SHTETI HOLANDEZ PËRGJEGJËS PËR 300 VDEKJE TË SREBRENICËS

Pashtriku.org, 20. 07. 2014 – Një gjykatë në Holandë ka vendosur se shteti holandez është përgjegjës për vdekjen e mbi 300 njerëzve në masakrën e Srebrenicës. Gjyqtarja kryesuese, Larissa Elwin, në gjykatën civile ka shqiptuar vendimin të mërkurën në qytetin holandez, në Hagë. Larissa Elwin tha se, Holanda është përgjegjëse për vdekjen e njerëzve të vrarë në korrik të vitit 1995, pasi u larguan nga një kompleks i OKB-së, e cila ishte një “zonë e sigurtë” e përcaktuar dhe e mbrojtur nga trupat paqeruajtëse holandeze. Gjyqtari vazhdoi duke thënë se paqeruajtësit holandezë të OKB-së duhet të kenë patur njohur se njerëzit e deportuar do të vriteshin pasi kishte prova se serbët kanë bërë krime gjatë luftës.
Ishin 300 burra në mesin e më shumë se 8.000 burrave dhe djemve, të cilët ishin vrarë nga trupat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga Ratko Mlladiç, pasi që forcat e tij ishin më shumë në numër se forcat e paqeruajtësve holandezë, të cilët u dorëzuan nën presion dhe i detyruan mijëra familje myslimane të largohen nga kompleksi holandez i OKB.

Rasti ligjor kundër qeverisë Holandeze ishte paraqitur nga nënat e Srebrenicës, të cilat përfaqësojnë rreth 6.000 gra të veja dhe të afërmit e viktimave.
Të afërmit e mirëpritën vendimin për gjetjen kufizuar të përgjegjësisë; megjithatë, ata e kritikuan se aty, sipas vendimit, nuk janë përfshirë të gjitha viktimat.
“Është e qartë se gjykata nuk e ka ndjenjën e drejtësisë,” tha Munira Subashiç, kryetarja e grupit, duke shtuar: “Si është e mundur të ndahen viktimat dhe të thotë një nënë që shteti holandez është përgjegjës për vdekjen e djalit të saj në njërën anë dhe jo në anën tjetër telave në kamp?”
Gjenocidi i Srebrenicës ishte kulmi i një politike të spastrimit etnik nga ana e forcave serbe të Mlladiçit për të krijuar një shtet të pastër serb në Bosnje. Gjatë luftës së viteve 1992-95 në Bosnje, rreth 100. 000 vetë u vranë nga trupat serbe.

Përktheu nga anglishtja: Mexhid Yvejsi, Gjakovë.

………………………………………
SHERADIN BERISHA: MASAKRA E SREBRENICËS NJË ‘ENIGMË’ MAKABRE! (FOTO+VIDEO)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=2992

……………………………………..

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura