ISMAIL GASHI: DËMET NGA OFANZIVA E PARË SERBE – NË TREVËN E LYPJANIT (VERË 1998)

Pashtriku.org, 08. 07. 2012 – (Raport i shkruar më 15 tetor 1998) Po kalojnë tashmë tetë muaj, 28 shkurt 1998, që kur kanë filluar përballjet luftarake në mes forcave serbe dhe luftëtarëve të lirisë, UҪK’së – në afro 40 për qind të teritorit në Republikën e Kosovës. Edhe treva e Lypjanit nuk i ka shpëtuar e as nuk i ka ikur mobilizimit të forcave të rezistencës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, por as nuk ju ka shpëtuar sulmeve nga ofanzivat shkatërruese serbe. Kështu që, më 23 gusht 1998, kur mjediset e Lypjanit u goditën nga granatimet serbe, e që pasuan me 24 gusht të këtij viti, ditët kur disa fshatra u sulmuan nga kambësoria serbe, nga të cilat u plaçkitën dhe u dogjën shumica e objekteve familjare të banimit dhe begatia tjetër e popullatës shqiptare, e cila u ndoq nga dhuna serbe prej vendbanimeve të veta stërgjyshore. Gjithsej u dogjën 423 shtëpi banimi, dhe po aq janë demoluar, u vodhën e shkatërruan.
Fshatrat e trevës së Lypjanit që u goditën nga forcat serbe janë: Baica e Kloshit, Shala, Krojmiri, Resinoci, Mirena, Leletiqi, Magura, Vërsheci, Qylaga, Poturoci, Robari i Madh, Zllakuqani, Varigoci dhe Bregu i Zi. Gjithsej 14 fshatra e lokalitete, kryesisht me banorë shqiptarë. Këto fshatra që janë djegur, shkatërruar e plaçkitur, pas granatimeve ushtarake e policore serbe janë: Baica e Kolshit 90 shtëpi, Shala 315 shtëpi, Resinoci 80 shtëpi, Vërsheci 140 shtëpi, Leletiqi 46 shtëpi, Magura 350 shtëpi, Qylaga 85 shtëpi, Poturoci 110 shtëpi. Të gjitha këto fshatra pas granatimeve janë zbrazur tërësisht nga popullata shqiptare. Fshatrat që janë granatuar, por nuk janë plaçkitur në masë nga militarët serbë, janë: Krojmiri – 170 shtëpi, Mirena afro 100 shtëpi, Ribari i Madh – 250 shtëpi, Varigoci – 30 shtëpi dhe Bregi i Zi me 110 shtëpi.

_________________

Shikoni një videomaterialë nga djegjet – shkrumimet e fshatrave shqiptare

dhe masakrimet e kryera nga barbarët serbë, gjatë ofenzivës së verës 1998!

…………………………………………….

I.DJEGJET E SHTËPIVE SIPAS FSHATRAVE
1. Baica e Kolshit nga 90 shtëpi, 67 janë djegur, kurse të gjitha të tjerat, janë thyer, dëmtuar e plaçkitur.
2. Shala, nga 315 familje, objekte banimi, 127 shtëpi banimi janë djegur, shumë të tjera janë plaçkitur. Janë djegur edhe 42 Oda familjare, 110 Plevica-pleme e garazha, tri shitore dhe objekte të tjera përcjellëse.
3.Krojmiri – Janë granatuar vetëm pesë 5 objekte – shtëpi banimi.
4. Resinoci – Janë djegur e shkatërruar 12 objekte, shtëpi banimi.
5. Mirena – Janë granatuar vetëm tri shtëpi.
6. Leletiqi – nga 46 shtëpi banimi, të gjitha janë plaçkitur, dëmtuar e djegur. Këtu ende, deri tash, nuk mund të depërtohet dhe nuk vërehen shenja jete.
7. Vërsheci – Kishte 125 objekte banimi familjar. Të gjitha janë plaçkitur, dëmtuar dhe djegur, si dhe shumica e objekteve përcjellëse. Edhe në këtë fshat nga forcat e përqendruara dhe lëvizjet e njerëzve, jo shqiptarë, nga shkatërrimet dhe lëvizjes së forcave serbe, nuk mund të depërtohet e të jetohet aty.
8. Magura – Vendbanim ku nuk është granatuar, për shkak të banorëve serbë dhe joshqiptarë të tjerë. Por me ardhjen dhe vendosjen e policisë paramilitare serbe aty, është ndjekur popullata shqiptare dhe kanë filluar plaçkitjet, vjedhjet e kalljet e banesave e shtëpive shqiptare. Deri më tash janë djegur 30 shtëpi e banesa shqiptare dhe shumë të tjera janë janë demoluar, thyer e plaçkitur. Këtu ende qëndron policia dhe paramiltarët serbë, postblloku policor dhe kontrolli i rrept. Popullata shumë rrallë dhe një numër i vogël janë kthyer. Shkolla shqipe ende nuk punon, sepse aty në objektin shkollor, janë vendosur policia serbe, thuhet se kanë dëmtura inventarin, dokumentacionin dhe mjetet shkollore të kësaj shkolle.
9. Qylaga – Janë djegur 8 shtëpi, e shumë të tjera janë vjedhur. Popullata është kthyer në kufizim, sepse edhe këtu qëndron një postbllok i rrept policor i cili pengon dhe nuk lejon kthimin e shqiptarëve në shtëpi të tyre.
10. Poturoci – Në këtë fshat nuk ka pasur granatime, e as depërtime të theksuara forcash militare. Këtu një grup serbësh vendas, të prirë nga militarët poashtu vendas, dogjën dy Mullinjët elektrik, me qindra mijë kg. mielli dhe gruri në rezerva, dhe u palçiktën automjete, dy maune, të gjitha pronë e veprimtarit e humanistit Ruzhdi Shabani.
II. FSHATRAT E GRANATUAR QË NUK KANË PËSUAR DËMTIME
Fshatrat e granatruara në periferi të kësaj treve komunale, por që nuk kanë pësuar dëme të mëdha materiale, janë: Ribari i Madh, Zllakuqani, Varogoci e Bregu i Zi. Këtu ka pasur lendime të njerëzve, si në Ribar të Madh, tre civilë shqiptarë janë lënduar e në Breg të zi katër të tjerë.
Deri më sot, 15 tetor 1998, nuk kemi shënime të sakta, sa janë dëmtimet materiale në vlerën financiare shkaktuar objekteve të banimit dhe objketeve të tjera, si dhe vlerave të shumëta matariale, inventar, orendi amvisnie, vegla bujqësore, dëmtime në bagëti e shpend’tari dhe automjete e pasuri të ndryshme fmiljare. Ka pasur shumë shkatërrime materiale edhe në objketet përcjellëse të familjarëve shqiptarë. Popullata e ndjekur, që nga fillimi i ofanzivës, pas mesit të korrikut, tash pjesërisht ka filluar të kthehet, por me shtytje e urdhër të policisë serbe. Kthime të tilla ka nga pak në Shalë, Baicë, Krojmir, Resinoc e Mirenë – në Magurë ka kthim të pakët, pasi aty ende qëndrojnë policia serbe – Zllakuqan, Ribar të Madh, Varigoc e Breg të Zi. Por nuk janë kthyer fare, e as nuk ka asnjë kusht për kthim e as siguri për shqiptarët në Vërshec, Magurë e Qylagë.
Subjektet shqiptare duhet shpejt të formojne komisione lokale, për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve, vjedhjeve e plaçkitjeve që ka shkaktuar dhuna policore ushtarake serbe. Por, paraprkisht të rgjistrohen vrasjet e palgosjet dhe arrestimet e shqiptareve nga kjo dhunë mesjetare ortodokse. Në këto kushte të rënda lufte, ende nuk punojnë tri shkolla të plota tetëvjeçare me gjashtë paralelet e ndara fizike shqiptare, që bashkarisht kapin mbi 2000 nxënës shqiptarë dhe 146 punëtorë arsimorë. Këtu duhet përmendur edhe punktin e Shkollës së Mesme ”Ulpiana” në Shalë me 240 nxënës e 25 mësimdhënës.
SHKURT PO JAPIM EDHE KËTO SHENIME
1. Të vrarë në këtë periudhë kohore janë:….. 18 qytetarë – civilë shqiptarë
2. Të plagosur janë:………………. 54 qytetarë – civilë shqiptarë
3. Të arrestuar e të burgosur janë… 2 qytetarë – civilë shqiptarë.

Shenoi: Ismail Gashi
Lypjan më, 15 tetor 1998

——————————————-

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura