SHVL’ UÇK: DREJTUESIT E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS PËRBALLË TENTAKULAVE TË OKTAPODIT SERBO-SLLAV

Tiranë, 27. 07. 2013 – (Rreagim i Shoqatës të Veteranve të Luftës së UÇK-ës Tiranë) – Kosova u çlirua nga rregjimi kolonial i Beogradit nacionalist në 21 Qershor 1999, por Serbia nuk do të heqë kurrë dorë nga lufta, për tu rikthyer një ditë përsëri në Kosovë. Kjo është motoja unikale e shtetit, kombit dhe popullit të indoktrinuar Serb, që edhe pse bota u ka hapur dyert për tu rinovuar, ata të gjëndur brënda teorisë marramëndëse çubrilloviçiane, vazhdojnë të punojnë për Serbinë e Madhe. Lufta vrastare e iniciuar prej tyre në vitet 1998-1999, edhe pse në fillimet e sajë, nuk u kuptua dhe trajtua sa e si duhet nga bota politike, në vazhdimësinë e vet, bindi OKB-ra dhe Bashkësinë Europiane, për drejtësinë e Shqiptarve në luftë për liri e pavarëi kombëtare. Kosova hap pas hapi gjeti vetvetveten, por lufta ashtu si nisi, për Serbët dhe Serbinë nuk ka të sosur, sepse ajo dhe sot e kësaj dite, vazhdon të zhvillohet, në forma e mënyra të padukëshme. Këto rrugë janë të njohura dhe prezente, që në kohën kur Serbët dyndën në gadishullin e zjarrtë të Ballkanit, në fillimet e shekullit të gjashtë. Erdhën me dhunë dhe po në atë rrugë nisën kolonizimin me luftë, reprezalje dhe gjakderdhje masive. Luftrat gjakatare në disa mileniume njëri pas tjetrit, u shoqëruan me paqe të përkohëshme si kjo e ditëve të sotme, brenda së cilës zhvillohet një luftë më e rrezikshme se ajo me mjete vrasëse, jo për të zhdukur fizikisht njeriun, por për të turbulluar ndërgjegjen njerëzore, në kontinent e në botë, për Shqiptarët dhe luftën e tyre çlirimtare.
Dikur, shumë vite të shkuara, Beogradi në vazhdimësi të luftës mediatike, propagandoi nëpër Europë dhe krejt Botën, se Shqiptarët, nuk janë njerëz si gjithë të tjerët, por me bisht si majmunët. Më kuriozët e kësaj shoqërie njerëzore, dyndën nëpër trevat Shqiptare, por asgjëkundi nuk e ndeshën sajesën e Serbve, që kishin ngatërruar vendin se ku e kishin bishtin Shqiptarët. Kështu dhe në ditët e sotme, edhe pse e humbën Kosovën, vazhdojnë të luftojnë për të realizuar fantazirat nacionaliste, duke nxjerrë gështënjat nga zjarri me duart e të shiturve e të blerëve në tregun e zi politik, Botëror, Europian dhe për më keq në atë Shqiptar. Sipas deklarimeve të medieve të huaja, Beogradi në rrethinat e tij, ka një shtëpi misterioze, e cila harxhon me qindra milion dollarë kohë pas kohe, për të diskretituar e denigruar Shqipërinë e Shqiptarët. Këtë e ka bërë në çdo kohë e situatë, por përparësi i dha gjatë luftës dhe pas humbjes përfunditare të sajë në Kosovë. E nisi që në embrionet e para të kësaj lufte, duke i akuzuar luftëtarët çlirimtar si terroristë, iridentistë, nacionalistë, komunist të Tiranës, fondamentalist islamik e të tjera epitete, të sajuara në mënyrë të qëllimëshme. Për të arritur synimet e planifikuara, ndërseu kundër Shqiptarve, politikan të korruptuar të tipit Lamberto Dini në Itali, Vedrine në Francë, Papandreu në Greqi e të tjerë të lindjes e perëndimit, të cilëve u mbushi xhepat me verdhushkat e fabrikuara nga ari i nxjerrë në Trepçen Shqiptare.
Duke parë se nuk arriti atje ku synoi, nisi të akuzojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, drejtuesit dhe luluftëtarët e sajë për krime lufte. Në fillim nëpërmjet kreut të akuzës në Hagë Karla del Ponnte, e cila duke marrë udhëzimet në Beograd në takimet që ajo bënte me krerët Serb, dërgoi pas hekurave në Hagë Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Lah Ibrahimi, e të tjerë të pafajshëm si ish pjestar të asaj lufte çlirimtare. Del Pontes i plasi bomba në dorë dhe tërheqja politike që ajo bëri, shkaktoi ilaritete dhe trazira profesionale në kursin e drejtimit të sajë, gjatë qënjes si numri një i akuzës të drejtësisë botërore. Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Lah Ibrahimi e luftëtarët e tjerë, të karakterizuar nga zgjuarsia dhe mënçuria Shqipëtare, pritën në qetësi dhe fituan. Del Ponte dështoi, por Serbia vazhdoi më tej luftën e sajë. Për ti dhënë rëndësi dhe ngjyrën e duhur politike akuzave të sajuara, hodhi në veprim Dick Marty, deputetin Zviceran në Parlamentin Europian, i cili sipas planit kordinativ me Beogradin dhe Del Ponten e shkarkuar, përsëriti të njëjtat sajesa, të hartuara enkas në Beograd për këtë Eurodeputet, por këtë herë, duke akuzuar dhe shtetin Shqiptar, rreth një shtëpie të verdhë në rrethin Matit. Luftën Serbia e vazhdoi më tej, tani nga një kontinent tjetër, me mjekun Craig Juriseviç, i cili ashtu si Del Pontja, prallisi në një libër të tijë për luftën e Kosovës, ato që porositi Beogradi. Paradokse Serbe midis rrjetit të tyre agjenturor, që përfunduan në një tragjedi komedi humoristike. Nuk mbeti pas dhe reaksioni Europian, i cili u instalua ashtu heshtazi brenda EULEK-sit në Kosovë. Bëri si bëri dhe arrestoi me radhë Rustem Mustafën, Latif Gashin, Zabit Gecin, Isuf Sherifin e të tjerë dhe përgatiti kurthin për të vënë pas hekurave Azem Sylën, ish Komandantin e njohur të UÇK-ës, por dhe në këtë rast, dështimi i shoqëroi brenda dhe jashtë Kosovës, duke shkaktuar pakënaqësira të pa dëshërueshmre në opinionin publik Shqiptar të kudo ndodhur.

 

Luftën e padukshme Beogradi e vazhdoi si gjithnjë, nëpërmjet rrjeteve agjenturore sekrete të sofistikuara, brenda dhe jashtë organit ekzekutiv të Europës plakë të instaluar në Kosovë, pas largimit të UNMIK-ut. U riprangosën Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e luftëtar të tjerë, të cilët përfundimisht, drejtësia botërore pas një gjykimi të hollësishëm, i nxori të pafajshëm, duke u kërkuar dhe ndjesë për parregullsinë e pasaktësitë e akuzave. Prapësirat e EULEK-sit Euro Serb nuk u ndalën, por ndoqën atë që kishin bashkërenduar më parë midis njëri tjetrit, gjatë takimeve zyrtare për Kosovën dhe “top sekret” për ata vetë. Me bujë të madhe e glorifikime të tejskajshme, u riarrestua Fatmir Limaj për rastin Kleçka dhe pas tij nuk zgjati shumë e u prangosën Sami Lushtaku, Sulejman Selimi e disa luftëtar të tjerë, nën pretekstin e keqtrajtimit të disa tradhëtarve të shitur te Beogradi gjatë luftës së Kosovës. I njëjti avaz për akuzat e ndërsjellta, si në të gjitha rastet. Keqtrajtim të individëve të veçantë nga Ramush Haradinaj në Dukagjin, Fatmir Limaj në Kleçkë, Azem Syla për Bllacën dhe së fundi shokët e Adem Jasharit për keqtrajtime në Drenicë, në bastionin kryesor të asaj Ushtrie Madhështore Çlirimtare, që u kurorëzua përfundimisht e plotësisht si fitimtare, jo vetëm nga populli Shqiptar i kudondodhur, por nga e krejt bota përparimtare e kryesuar nga SHBA-ës.
Lufta midis dy kontinteve, për të poseduar Kosovën si një nyje tepër të rëndësishme strategjike në brëndësi të Ballkanit, është dhe vazhdon të mbetet në epiqëndër të përpjekjeve gjeopolitike kontinentale e botërore. Nisur nga këto interesa imediate të kohës që jetojmë, diplomacia si mjeti zgjidhës i rrugëve të mundëshme, ndërhyn e vepron me mënyra e forma të ndryshme, brënda konjukturave të polititikës aktuale, për të realizuar synimet e veta përkatëse. Ky këndvështrim, na qartëson për ditë e më shumë, se SHBA-ës në luftë mbështetën fuqimisht Kosovën dhe zgjidhjen e kërkuan nëpërmjet veprimeve të UÇK-ës, ndërsa Europa si gjithmonë nuk u nda nga Serbët. Duke qënë pjesë e Aleancës Atlantike, ajo me qëndrimin në dy karrike, i ndihmoi Serbët dhe Serbinë dje në luftë dhe ashtu po vazhdon e sot në paqe, me anën e EULEK-sit Euro Serb. Ndryshe nuk ka si kuptohet e gjithë kjo veprimtari e ethëshme e atij organi anti ligjor të papranueshëm prej dy dokumenteve bazë për të drejtat njerëzore, të popujve e kombeve, Kartës të Sanfranciskos dhe Aktit Final të Helsinkit. Në çdo vend të Botës çlirimtarët nderohen e respektohen, jo vetëm nga populli i vet por dhe të gjithë popujt e tjerë, sepse vepra e tyre është e shenjtë dhe e tillë do të mbetet deri në përjetësi. Mirpo Europa, duke vazhduar rrugën e vet, ndjek dhe zbaton thënjen “bëni si them unë e mos bëni si bëj unë”. Kështu ajo, duke kërkuar qimen në kashtë në Kosovën martire, mbyll njërin sy e njërin vesh dhe bën sikur harron të shohë trarët e mëkateve kriminale të Serbisë.
Është pikërisht ky qëndrim jo i drejtë dhe antiligjor, i Europës së vjetër e të re, i cili ka hapur dyert dhe i ka krijuar hapësira Serbve e Serbisë, të zhvillojnë luftën e padukëshme kundër Shqiptarve të Kosovës, për të denigruar luftën e drejtë të UÇK-ës dhe transformimin e kësaj lufte sipas interesave të politikës Serbo Sllave të Beogradit. Në vazhdimësinë e këtij terrori propagandistik kundër vlerave monumentale të asaj lufte heroike, Serbia dhe Serbët, po bëjnë të pamundurën, për të realizuar qëllimet, që kanë projektuar në planet tyre ogurzeza, duke përdorur Shqiptarët kundër Shqiptarve. Teori dhe praktikë e njohur e atij nacionalizmi Serb, që nga koha, kur ata nisën kolonizimin e atyre trojeve etnike Shqiptare. Vepro dhe manovro brënda politikës paqësore, pa hequr dorë nga lufta konkrete, kundër UÇK-ës në tërësi dhe drejtuesve e luftëtarve të sajë në veçanti. Duke i qëndruar besnike thënjes “Gënje sa më shumë, për të mbetur diçka si e vërtetë”, Beogradi nisi tërthorazi sulmet, kundër ish organizatorve, drejtuesve dhe udhëheqësve të asaj lufte, duke përdorur tani si pushkë kundër Shqiptarve penën Shqipëtare, hera herës në Prishtinë dhe kohë pas kohe në Tiranë. Brënda këtyre trazirave mediatike, u ringritën si dhe më parë, akuzat kundër Ramush Haradinaj, njërit prej emblemave të asaj lufte madhore, nga i vetëquajturi analist Fatos Lubonja, që më mirë do të ishte të quhej anarshist, sepse jo vetëm për këtë rsat, por dhe në shumë të tjerë, ky nihilist i njohur i mediave Shqiptare, nuk njeh ngjyrë tjetër tjetër veç asaj të zezë. Theksohen këto përcaktime, sepse sipas këtij sharlatani mediatik të njohur, luftëtari dhe drejtuesi i mirënjohur i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj, është vrasës i Serbve e Shqiptarve të Kosovës, duke vënë në dyshim vendimet e fundit të gjykatës ndërkombëtare të Hagës, ku trimin e Dukagjinit, jo vetëm që e nxorën të pafajshëm, por dhe i kërkuan ndjesë për ato padrejtësira që i shkaktuan.
Analisti i çakorduar, duke vazhduar më tej detyrat që i janë ngarkuar nga segmente të caktuara të Beogradit, ngre dyshime për drejtësinë e asaj gjykate, për lirimin e Ramush Haradinaj. Dhe për ti bërë të besueshme këto akuza, hamëndëson me marrëzinë e tij karakteristike, se e gjithë kjo histori është mbyllur, nga që Ramush Haradinaj me njerëzit e tij, paska kërcënuar dëshmitarët dhe detyruar ata, për tërheqjen e padive përkatëse. Turbullirat mendore të këtij njeriu anormal, janë pjesë e karakterit të tij dhe si të tilla, ato shkojnë dhe më larg, kur këtij analisti antinjerëzor, i vjen keq për Sërbët, dhe harron që janë po këta Serb, që vetëm në Serbrenicë e Vukovar, vranë mizorisht mbi 250 mijë njerëz të pafajshëm. Anarshisti Lubonja në vazhdën e marrësisë së tij, shpreh keqardhje për popullin Serb, i cili në unison e plotë si shtet e komb, gjatë asaj lufte vrastare, mori jetët e 2040 luftëtarve të UÇK-ës, 30 mijë Shqiptarve të pambrojtur, përdhunoi mizorisht mbi 20 mijë femra dhe dogji e shkrumboi deri në themele 250 mijë shtëpi të Shqiptarve autokton. Dhe duke shkuar më tej, në konkretizimin e fakteve reale, e ballafaqojmë analistin mjeran, se familja patriotike e Haradinajve luftëtar, në atë luftë çlirimtare për jetë a vdekje, veproi si një repart i tërë luftarak dhe në luftë e sipër për liri e pavarësi, derdhi aq gjak, sa opinionisti në fjalë, nuk ka pirë ujë gjatë jetës së vet.
Nuk është vetëm Ramush Haradinaj objekt dhe subjekt i shkarravinave të këtij mediatiku të çoroditur, por i gjithë populli Shqiptar, sepse paturpësisht Fatosi i Lubonjave, duke na paraqitur kulmin e marrëzive të tij, arrin deri atje sa i klasifikon Shqiptarët si komb skizofrenësh, vetëm e vetëm, sepse sipas tij glorifikojnë figurat e luftës për liri e pavarësi kombëtare. Atëhere, sipas këtij arsyetimi Lubonjas, duhet të cilësojmë të gjithë popujt e botës skizofren, duke nisur nga Amerikanët për Gjergj Uashingtonin që luftoi për bashkimin e SHBA-ës, Italianët për Garibaldin në bashkimin e Italisë, Kemal Ata Turkun në reformimin e Turqisë, e shumë popuj të tjerë që janë përfshirë në këto përpjekje. Duke akuzuar Ramush Haradinaj, Lubonja si i trazuar mëndërisht, aludon më tej, për ikonën historike të kombit tonë, Komamdantin Legjendar Adem Jasharin e familjen e tij, që simbolizojnë në krejt botën rastin më unikal, ku i madh e i vogël, nuk kursyen as pikën e fundit të gjakut, por luftuan deri në vetëflijim, duke i treguar mbarë botës, se cilët janë Shqiptarët e përse luftojnë. Çoroditjet e Fatos Lubonjës, janë njohur e njihen brenda dhe jashtë vendit tonë, si në tregun gazetaresk ashtu dhe në atë të marketingut mediatik. Ai nuk është Juda i vetëm i kësaj veprimtarie diversive Shiptare kundër Shqiptarve. Janë dhe disa individë të veçantë, këndej dhe andej kufirit imagjinar, që me porosi të Beogradit, po i dalin në mbrojte, për ato akuza, që ai i paska deklaruar “si një patrioti i madh, që i do të mirën popullit e vendit të vet”.
Më i avancuari ndër këta nihilist të pakoregjushëm, është një farë Arben Idrizi, i cili gjatë mbështetjes që i bën Fatos Lubonjës, kriminalizon gjithë udhëheqjen e drejtuesit e UÇK-ës, duke rreshtuar krahas Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçin, Azem Sylën, Fatmir Limën, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Hilmi Reçicën, Xhavit Halitin, Sami lushtakun, Rustem Mustafën, Daut Haradinaj, Latif Gashin e luftëtar të tjerë, të cilët gjatë asaj lufte çlirimtare, jo vetëm rrezikuan veten dhe familjet e tyre, por derdhën gjakun si lumë të njerzëve më të afërtë, për të arritur fitoren përfundimtare. Paudhësitë e këtij marraqi të çekuilibruar, shkojnë dhe më tej me profecitë e djallëzuara, ku sipas tij krim paska kryer dhe Adem Jashari, ikona e përveçme dhe unikale e kësaj shoqërie njerëzore, sepse sipas këtij të sëmuri mendor, ai paska vrarë njerëzit e tij. Duke përgojuar aktin sublim të asaj familje heroike të historisë sonë kombëtare, i indoktrinuari politik i Beogradit, shkon më tej se Juda vetë, kur thekson se “E ky mit, a gjoja mit, pretendohet të qëndrojë në themelin e shtetit tonë”. Mendime krejtësisht anormale, të një bastardi të shitur, të cilat i kalojnë kufijtë e një poshtërsie njerzore. Marrëzitë e këtij idioti të këtyre kohrave, i ndjek nga pas Naser Aliu, një tjetër moderator i lajthitur, që duke mbrojtur sharlatanizmin e Lubonjës, u thotë Shqiptarve se “Zeri i Lubonjës është zëri i ndërgjgjes Shqiptare”. Nëse do të ishte i tillë ky zë i Lubonjës, rrugët për në UÇK-ës gjatë asaj lufte çlirimtare ishin plotësisht të hapura dhe Fatosin nuk e ndaloi njeri, që të vinte e të luftonte krahas vëllezërve Shqiptar të Kosovës. Mirpo Naser Aliu apo Ali Naseri, nuk vepron sipas mëndjes së tij, sepse atë e ka mangut. Ndryshe nuk ka si kuptohet, që ky njeri “kaq i mënçur”, rend nëpër shkretëtirën e trurit të hallakatur që ka në kokën e vet dhe kërkon, adresën e Zotit, të shkencës dhe vetë natyrës. Aq i mangët është ky mjeran në mendime e arsyetime, sa gjatë shkrimeve të tij, ngatërron historinë e Kosovës dhe luftën e sajë për liri e pavarësi, duke veshur si profet Ibrahim Rugovën, atë që tradhtoi pikërisht këtë luftë e u puth me Sllobodan Millosheviçin, ndërsa për ata që dualën malit e luftuan për jetë vdekje, Nasereviçi i Beogradit të djeshëm e të sotëm Serbo-Sllav, arrin të deklarojë “Se kemi krijuar bindje të rrejshme, se UÇK-ës e çliroi Kosovën”. Teori e njohur e Ibrahim Rugovës, i cili në pasluftë, deklaroi “Faleminderit Zot që na solle NATO-n e na çliroi”.
Aleanca Atlantike, dihet që dha një kontribut të madh dhe mbajti peshë të rëndësishme në luftën që u zhvillua në Kosovë, por asnjeri nuk ka të drejtë të hiperbolizojë atë. Ishte lufta e dyfishtë e UÇKës në tokë si forcë kryesore, e NATO- s në ajër dhe bashkëpunimi ndërmjet tyre të udhëhequr nga SHBA-ës, ajo që finalizoi e konkretizoi fitoren e asaj lufte. Aleanca me këtë ndërhyrje luftarake, u përballua me probleme politike dhe ushtarake të koklavitura, por ajo duke u nisur nga parimet e drejta të kohrave të reja, u dha zgjidhjen e duhur në përputhje të plotë me aktet normative ndërkombëtare të Kartës së Kombeve të Sanfrançiskos dhe Aktit Final të Helsinkit për të drejtat njerzore të popujve dhe të Kombeve. Duke e mbartur vështrimin tonë në ditët e sotme, për të parë atë ecuri luftarake të asaj kohe, me syrin e analistve politikë e ushtarak, cilido individ e ka të qartë, se aleanca pas shuarjes të periudhës të luftës së ftohtë, të botës pa blloqe të kundërt, ndryshoi pamja politike dhe qëllimi ushtarak i sajë, duke u vënë në shërbim të plotë të lirisë, demokracisë dhe stabilizimit të paqes botërore.
Me ecurinë e vet politiko-ushtarake, aleanca brënda synimeve të veta të ardhmërisë, duke ju referuar rastit konkret të veprimit në Kosovë, realizoi qëllimin e sajë të afërt apo të largët strategjik. Por NATO, nuk mund të ndërhyjë në asnjë mënyrë, nëse një popull e komb nuk lëviz e të hidhet në veprim, për të marrë fatet e veta në duart e tij. Aleanca Atlantike nuk do të ndërmerte qoftë dhe një hap, për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë, nëse Shqiptarët si popull etnik i atyre trojeve, nuk do të ishte ngritur në luftë për liri e pavarësi. Ishin përpjelkjet luftarake të U.Ç.K.-ës dhe sakrificat e Shqiptarve të atij vendi, ata që sollën NATO-n në Kosovë, duke realizuar një bashkëveprim të drejtë për drejtë, të shoqëruar me një heshtje të arsyetuar nga diplomacia vepruese e padukëshme. Para dhe gjatë sulmeve ajrore e sidomos tani në pas luftë, si rrallë herë, elementë destruktiv si Lubonja, Arben Idrizi e Naser Aliu e të tjerë, që vazhdojnë të ushqehen financiarisht nga Beogradi, e trajtojnë atë luftë si një konflikt ndëretnik, të imponuar nga një varfëri e tejskajshme ekonomike. E tjerin këtë lëmsh, për të justifikuar më tej padronët e tyre, jo vetëm për krimet që ata kryen, gjatë atyre ditëve të përgjakëshme, por më tepër e bëjnë atë, për të tjetërsuar vlerat e pallogaritura të asaj lufte heroike, të popullit Shqiptar të Kosovës, për liri e pavarësi kombëtare.
Por e vërteta qëndron krejt ndryshe, në anën e fituesit dhe ata janë U.Ç.K.-ës, SHBA-ës dhe NATO. Lufta e Shqiptarve të Kosovës, ishte dhe mbeti një luftë e gjatë politike, me synime të qarta e të sakta, për realizimin e misionit historik kombëtar, fillimisht të pjesshëm e më vonë atë përfundimtar, objektiv që u realizua nëpërmjet asaj lufte që u shkrua me gjakun e atij populli, për të mbetur historikisht si Epopeja e Lavdishme e U.Ç.K-ës. Aleanca Atlantike nëpërmjet veprimit të vet strategjik, realizoi objektivin gjeopolitik, ndërsa U.Ç.K.-ës nëpërmjet këtij ndryshimi cilësor të rielievit politikë në gadishull e kontinent, brënda strategjisë të më të fortit, arriti të të realizojë ëndrrën shekullore të popullit të vet, çlirimin njëherë e përgjithmonë dhe përfundimtar të tij, nga vargonjtë e hekutrt të skllavërisë koloniale Serbe. U shpjeguan paksa qëllimet dhe veprimet e asaj lufte të përbashkët, për këta tipa njerëzish, që ashtu hashtazi si sëmundje e butë, po tentojnë të terrorizojnë historinë luftarake të Jasharajve Legjendar, Haradinajve heroik dhe krejt dëshmorve të tjerë, që dhanë jetën për lirinë e pavarësine e atij populli që i lindi, i rriti, i edukoi, burrëroi dhe pagëzoi me emrin e nderuar të luftëtarit çlirimtar.
Brenda këtyre anomalive mendore, noton dhe i shkunduri Halil Matoshi, i cili ashtu si dhe prototipat e mësipërm, në 27 Korrik 2013 profetizon se “Një ditë kur lufta të jetë shumë vite larg, në të shkuarën, e kur heronjtë e luftës do të kenë fare pak fuqi politike, të gjithë do të thonë se shumica ishin të kqinj dhe vrasës.” Halili kujton se i tërë njerzimi, është ashtu si e mendon ai, pa arsye e vetëdije, dhe në të ardhmen, ata që luftuan për çlirimin e Kosovës, do të trajtohen krejt ndryshe, ashtu si i pjell mëndja këtij të shaplamosuri që në djep. Deklarimet e tij nuk janë pa gjë, dhe i shkojnë për shtat Beogradit e shërbëtorve të tij, si në rastin konkrett të gazetares iluzioniste Kimete Berisha, e cila duke u vënë në rrolin e Dona Marinës, sipas instruktimit që ka marrë nga ustallarët e vet Serbo-Sllav, hedh helmin midis dy korifejve të asaj lufte, Hashim Thaçit e Ramush Haradinaj, duke aluduar se, Fatos Lubonja është ndërsyer kundër Ramush Haradinaj, nga Hashim Thaçi, fantazira këto të sajuara jashtë Kosove dhe që ngjasojnë me ligësinë politik të kohës së shkuar të Rankoviçit. Thaçi dhe Haradinaj janë e do të mbeten luftëtar të një ideali, të atij për të cilin dha jetën në kufirin imagjinar Luan Haradinaj, vëllai nga gjaku familjar i Ramushit dhe vëllai nga gjaku arbënor i Hashim Thaçit. Nuk është krahasim letrar ky, por një e vërtetë e pamohueshme, e cila u deklarua para disa ditëve nga vetë Ramushi, lidhur me propozimin e shtypit amerikan për laurimin e Thaçit si Nobelist, ku luftëtari i Dukagjinit me gjerësinë shpirtrore u shpreh, “se realizimi i atij vlesrësimi, do të jetë një nder i madh për Kosovën”. Këta janë luftëtarët e vërtetë të UÇK-ës dhe jo ata për të cilët ju kameleon të Beogradit, i akuzoni pa kurfarë morali dhe etike njerëzore.
Mes këtyre tymnajave të ngjyrosura serbo-sllave, këto ditë doli në skenë dhe Dilaver Goxhaj alias Shpëtim Golemi, i cili duke e vënë veten në rrolin e Jovan Bregut, në kërkim të një magazine historike brënda UÇK-ës, u hodh në sulm kundër ish liderëve të luftës dhe paqes në Kosovë, veprime këto tepër të njohura për këtë individ kondrapedal, të improvizuara kohë pas kohe si në luftë dhe tani në paqe, por këtë herë kundër Xhavit Halitit, një nga luftëtarët progresivë të asaj lufte, shumë e shumë vite të shkuara, kohë kjo kur liliputi i Golemit, nuk mund të fliste, se e njihte ose e dinte kush ishte Xhavit Haliti. E nis sulmin kundër atij, për një deklarim të këtij të fundit në 7 korrik të vitit 1998, lidhur me veprimet luftarake të UÇK-ës, që kishë gati një vit që kish dalë hapur në Kosovë, kundër Ushtrisë Federative Jugosllave, e cila nga bota politike dhe ushtarake e asaj kohe, jo vetëm që nuk nënvleftësohej, por flitej me superlativa si për një fuqi ushtarake, që duhej marrë në konsideratë, gjatë përballjes me atë. Nisurr nga këto opsione përcaktuse të doktrinës ushtarake të kohës të asaj lufte, dhe për vetë faktet që UÇK-ës në 7 Korrik të vitit 1998, ishte në njohje e sipër nga perëndimorët, Xhavit Haliti, duke qënë një nga politikanët më në zë të asaj luftej, ka deklaruar sipas Dilaverit, se “E dyzuar ka qënë lufta çlirimtare e Kosovës nga Serbija. Lufta u organizua, u fillua, u zhvillua nga UÇK-ës, por pa ndërhyrjen e NATO-s, vështirë se lufta jonë do të mund të përfundonte me fitore në Qershor 1999.” Ky deklarimi i Xhavit Halitit, sipas Dilaver Goxhaj, qënka përsëritur dhe më 7 korik 2013, tekstualisht si në 7 korrik të vitit 1998, thënje kjo ku nuk mund të vihet shenja e barazimit, sepse në 7 korrik të vitit 1998, as që flitej për ndërhyrje të NATOS, e jo më ta bëje atë defakto. Xhavit Haliti e deklaron këtë se ka qënë i sigurtë, se NATO do të ishte partnere e UÇK-ës, sepse ai kish një jetë të tërë, që i ishte përkushtuar asaj detyre, ndërsa Dilaveri, “i harruari në një garazh” të një Shqiptari në Maqedoni, kuptohet që u kujtua pasi e nxorën nga ai garazh, ku e kishin futur dhe po del sot si shpëtimtar i UÇK-ës, sepse sipas tij po e denigron Xhavit Haliti, një nga organizatorët kryesor të asaj ushtrije, që po na e mbron sot demagogu i vetëquajtur Shpëtim Golemi. Xhavit Haliti dha atë përgjigje, si përfaqësues i asaj politike, që u vërtetua gjatë vazhdimësisë të asaj lufte, ku UÇK-ës, për të realizuar qëllimin e vet strategjik, ndërtoi ura lidhëse e lidhi aleanca të suksesëshme e të qëndrushme, veprim ky tejet i arsyetuar për kohën dhe vendin që u konkretizua.
Por komandantit të baterisë kundërajrore, i liruar nga ushtria Shqiptare me gradën e kapitenit, nuk i dhimbset UÇK-ës, sepse synimi i tij është ashtu si gjithmonë, të sulmojë e godasë krerët e asaj ushtrie, për të mbivlerësuar veten, veprim këtë që nuk e ka ndarë nga shkarravinat nëpër gazeta e librat e tijë në pasluftë. Kështu si nëpër mjegull, ai e analizon thënjen e Xhavitit, duke folur për origjinën angleze të termit “dyzinë”, dhe më tej duke e vënë veten në rrolin e një njohësi të thellë të Klauzeviçit dhe pedagogjisë ushtarake Amerikane, e sulmon dhe e ofendon rëndë Xhavit Halitin, duke e akuzuar se “ti nuk i je afruar kufirit gjatë luftës”, ose dhe më keq akoma kur shtron pyetjen “se ku ishe ti Xhavit efendi kur luftonim ne për liri.” Një pyetje tepër tinëzare dhe me shumë ligësi, e sajuar në mënyrë të qëllimëshme në media, ku ai brenda pyetjes që shtron, fut dhe veten, për të përfituar kapital politik në interesin e ngushtë personal. Përgjigjen këtij rrufjani të kurdisur kush e di se ku, po ja japin po me një pyetje konkrete. Ku ishe ti Dilaver Goxhaj, kur kundër Xhavit Halitit, shërbimi sekret Serb organizoi atentatin për eliminimin fizike të tij, nga ku fati e shpëtoi, për ti shërbyer më tej me devotshmëri atdheut dhe kombit të vet? Të gjitha këto rrjedhin jo, vetëm nga ligësia shpirtërore e tij, por dhe nga hallakatjet mendore si sëmur psikik pas deliritt të madhështisë, kur hiqet si më dituri nga gjithë të tjerët. Nuk është hera e parë që ky “demagog”, shtron pyetje e kthen përgjigje në opinionin publik dhe si një rrufjane mediatike, që me pesë rreshta të shkruara prej sajë, tenton të përplasë dy nga drejtuesit kryesorë të luftës, Hashim Thaçin me Ramush Haradinaj, për akuzat e lajthitura të Lubonjës, kontrapedali Dilaver Goxhaj e përballë Xhavit Halitin me Adem Demaçin, për të hapur një luftë përçarëse, brënda asaj politike në Kosovë, që u ngrit e u ndërtua me mundin e gjakun e mijrave dëshmorve legjendar të atij populli heroik.
Duke e vënë veten, herë në rrolin e politikanit të madh dhe kohë pas kohe në rrolin strategut ushtarak, ai shet dogma e sofizma, që e zhveshin lakuriq para opinionit publik Shqiptar të kudondodhur, për ato mendime të turbulluara, që paraqet në shtypin e përditshëm. Ai sulmon Xhavit Halitin për atë deklarim politike, që edhe pse ishte një mendim individual, nuk varej nga ai, por nga Aleanca Atlantike dhe e gjithë bota përparimtare. Ndërsa vetë Dilaveri, edhe pse heq veten si strategun e gjithë globit, në një intervistë të dhënë gazetës “Shekulli”në 20 dhe 21 Gusht 2000 “si njëri nga të mëdhejtë e UÇK-ës”, arrin të nënvleftësojë dhe për më tepër të injorojë Luftën Madhështore të UÇK-ës, gjatë realizimit të Epopesë së Lavdishme nga ana e sajë. Duke vënë veten në rrolin Jovan Bregut, në përgjigjen, që i jep gazetarit për pyetjen se, “Në sa beteja keni marrë pjesë dhe mbresat tuaja të pa harruara? “, ëndëruesi karrjerist, duke ecur bashkërisht me ndjenjat e tij cinike, arrin deri atje sa gjatë përgjigjes së tij rëndon dhe ofendon së tepërmi haptazi UÇK-ës, udhëheqjen e SHP të sajë, duke thënë se “së pari duhet të korigjojmë një lapsus tuajin. UÇk-ës nuk zhvilloi asnjë betejë, pasi në termologjinë ushtarake me fjalën betejë, nënkuptohet pjesmarrja në luftim e një sasie shumë të madhe forcash, division e lart me të gjitha llojet e armëve. Me këtë dua të them, se UÇK-ës ka zhvilluar vetëm luftime, si dhe planizoi e organizoi një operacion të emërtuar Shigjeta, por që në praktikë, nuk mundi të arrinte përmasat e një operacioni, si rrjedhojë e disa faktorëve objektivë, të cilat janë objekt studimi i analistëve e studiusve ushtarak”. Një kontrabedal kronik në mendim e veprim. Në këtë intervistë mohon betejat dhe operacionin e UÇK-ës, ndërsa në librin “Rruga që më çoi në UÇK-ës”, shkruan dhe diskuton për betejën e Rahovecit, ashtu si vepron më tej në librin e tij autobigrafik, “Një kolonel midis Tiranës dhe Prishtinës”, ku shkruan se operacioni “Shigjeta” më tepër është drejtuar nga shtëpia dhe familja e tij në Tiranë. Duke ilozionuar për luftën në luginën e Preshevës, është po Dilaver strategu, që tregon injorancën gjeniale të tij, kur deklaron se, “po të më kishin pyetur mua, Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi, me dy tre ditë luftime, do të ishte çliruar Kosova Lindore”. Kjo thënje të lë të kuptosh mjaft mirë, se deri ku shkon megallomania e një karrjeristi të sëmurë pas delirit të madhështisë, që është ngritur në këmbë e sulmon Xhavit Halitin, njeriun që luftoi në fushën e vet, ashtu si e mësoi koha dhe vendi në të cilin u zhvillua ajo luftë çlirimtare.
Këto janë disa nga problemet kardinale të asaj lufte, për të cilat i ballafaquam këta megalloman të pa koregjushëm, duke u treguar si është e vërteta dhe realiteti ynë Shqiptar për ne Shqiptarët si Shqiptar historikë apo natyral, të kësaj toke etnike Iliro-Shqiptare. Arshivat e luftës dhe ato të paqes, kanë mjaft dokumenta, prova, fakte e argumente, tekstuale, zanore e filmike, për të ballafaquar prototipat e kësaj kategorie. Dhe mirë do të ishte, të organizohej një debat televiziv, për tu treguar vendin, për kë punojnë dhe kujt i shërbejnë me këto marrëzira, që po propagandojnë andej e këndej në shtypin e përditshëm. Problemi i tjetër, për të cilin i ha meraku dhe i brenë nga brenda këta handikap të pa përgjegjshëm, është dhe ai që kërkon përgjigjen e vet. Këta pseudoanalistë, krahas sajimeve për kohën e luftës, ashtu si në të shkuar e sipër, për secilin ish drejtues e udhëheqës të asaj lufte, tani në paqe, po i akuzuojnë si të korruptuar deri në atë shkallë, që duhet të japin llogari para organeve përkatëse të drejtësisë. Është e drejta e tyre, që të mendojnë e shkruajnë për shqetësimet korruptive, që ata kanë për këta ish drejtues të luftës, tani në paqe drejtues të këtij pushteti. Por shteti ligjor, është dhe mbeten besnik i ligjeve në fuqi, sepse edhe nëse mbyllen sytë nga pushtetarët për zbatimin e ligjit, tre hallkat drejtuese të shtetit, pushteti legjislativ, gjyqësor dhe ekzekutiv janë të gatshëm për të ndërhyrë e vepruar menjëherë për zbatimin e ligjit. Atëherë shtrohet pyetja, përse këta shkrues anarshistë, propagandojnë me bujë të madhe këtë korrupsion dhe nuk i drejtohen organeve kompetente të drejtësisë në Kosovë? Dhe nëse nuk kanë besim te drejtësia e atij shteti, sot janë dhe dy hallka të tjera drejtësie, ajo e Stratsburgut dhe ajo botërore në Hagë, të cilat me të drejtat e tyre ligjitime, mund të ndërhyjnë për të zbatuar drejtësinë. Por, këta individë problematikë, e dinë dhe njohin mirë ligjin, se nëse ngre akuza korruptive, duhet ti mbrosh e vertetosh ato para organeve të drejtësisë, sepse në të kundërt, nga akuzues kthehesh i akuzuar. Kësaj i druhen këta rrufjanë të indoktrinuar nga Serbo-Sllavia, e cila edhe pse u tërhoq nga Kosova si humbëse e asaj lufte, nuk po jep sinjale, se po heq dorë nga synimet e saj nacionaliste. Shqiptarët e kudo ndodhur, brenda dhe jashtë kësaj Shqipërie njerzore, besoj se kuptojnë, se cilët janë këta analist politikë dhe pse i përhapin këto metastaze Serbo-Sllave. Dhe ashtu si pa dashur, kthehemi te deklarata Millosheviçit në Hagë, ku ai pranoi, se “ Ne u larguam nga ai vend, por atje kemi 50 mijë agjent, prej të cilëve , pjesa më e madhe janë Shqiptar”. Luftëtar të ushtrive çlirimtare jini vigjilent, sepse kjo është arma kryesore e fitimtarve, për të realizuar detyrat për mbrojtjen e lirisë e pavarsisë kombëtare në kohë paqe.
KËSHILLI DREJTUES DHE KRYESIA E SHVLUÇK TIRANË
Email: shvluck.tirane@yahoo.com

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura