SI U THEMELUA NJËSITI I PARË I UÇK-së NË ZONËN OPERATIVE TË SHALËS

SI U THEMELUA NJËSITI I PARË I UÇK-së NË ZONËN OPERATIVE TË SHALËS

Nga Nexhat Dedia, Mitrovicë 3 Maj 2023

Të nderuar të pranishëm,

Ju përshëndes nga zemra duke ju dëshiruar shëndet e mbarësi në jetë.

Jemi mbledhur sot, për të shënuar një jubile të vërtetë historik, një vit jubilar kundër harresës për ngjarjet që bënë kthesën e madhe historike duke ndryshuar rrënjësisht pikëpamjet dhe botëkuptimet e një botë të tërë demokratike.

25 vjetori i themelimit të njësitit të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Shalës, 18/05/1998, është një datë e një rëndësie të veçantë prandaj, me lejoni që fillimisht për organizimin e kësaj ngjarjeje, t´i falenderoj nga zemra:

  • Kuvendin Komunal Mitrovicë.
  • O.V.L. dega në Mitrovicë.
  • Keshillin Organizativ.

Kur kujtoj që para 25 viteve, në këtë fshat të Shalës së Bajgorës, me themelimin e njësitit të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ndez edhe shkëndia e parë e krenarisë sonë Kombëtare, është vërtetë një emocion i veçantë.

Për mua është po ashtu një nder i veçantë të paraqes para jush një kronologji, jo vetëm si folës, por edhe si dëshmitar dhe si një nga protagonistët e ngjarjeve të mëdha historike që u kurorëzuan me vlerën tonë më të madhe, me lirinë.

Dhe këtë arritje dua t’ua dedikoj juve të dashur qytetarë, sepse ishit pikërisht ju ata që, duke vënë në rrezik vetën dhe familjet tuaja, na ofruat mbështetjen e pakursyer. Ishte, pikërisht, mbështetja juaj ajo që neve na e shtoi guximin dhe na e përforcoi bindjen se të gjitha këto sakrifica do të kurorëzoheshin vetëm me liri dhe liria erdhi më të vërtetë. Ju na dhatë forcë dhe zemër duke na e bërë edhe njëherë të qartë se ishit pasardhës të vërtetë të traditës shaljane dhe të patriotëve si:

  • Isa Boletini, Adem Voca, Ahmet Selaci e shumë trimave të tjerë.

Ishit ju, që vazhduat traditën e

  • heronjëve tonë të nëntokës, që me grevën e tyre në vitin 1989 shkaktuan një ortek të fuqishëm solidariteti dhe ngritën në këmbë një popull të tërë duke shkundur rëndë themelet e Jugosllavisë së atëhershme dhe njëkohësisht edhe indiferencën e gjithë botës që na rrethonte. Në vitin 1989 në Stan Tërg, nga nëntoka e artë e Kosovës, filloi fundi i një diktature shekullore.

Pas kësaj greve, lindi nevoja e organizimit politik të popullit të Kosovës. Vitet e 90-ta, në Kosovë filloj një organizim paralel me atë serbo-jugosllavë dhe udhëhiqej një politikë paqësore e cila përgatiti opinionin botëror për padrejtësit që po i ndodhnin popullit të Kosovës.

Kjo periudhë karakterizohet me largimin e punëtorëve nga vendet e tyre të punës, helmimi i nxënësve në shkolla, mediat e shkruara dhe elektronike u sanksionuan, ushtarët ktheheshin në arkivole prandaj të rinjët nuk guxonin të qëndronin në shtëpitë e tyre, sepse policia serbe i kërkonte kohë e pa kohë për shërbim ushtarak ose për armë, ata detyroheshin të flinin nëpër male ose tek të afërmit e tyre bënin çdo gjë që të ndryshonin vend, identitet apo të migronin në vendet tjera, kështu lindi një eksod shumë i madh i shpërnguljes nga moshat e shtyra deri tek fëmijët e sapo lindur për në migrim.

Migrimet e mëdha shuan shpresat për jetesë këtu. Nënat prisnin fëmijët për t’u kthyer, motrat prisnin vellëzerit, fëmijët prisnin prindërit, vajzat dhe djemt prisnin të dashurit e tyre, kështu që kjo ishte edhe një periudhë shpopullimi të Kosovës nga Serbia me pasoja shumë të mëdha demografike për vendin, lotët nuk kishin të ndalur.

Politika paqësore në Kosovë, në fund të viteve 90-ta e humbi kuptimin e vet si rezultat i dhunës, represionit, burgosjeve, persekutimeve, ndjekjeve, vrasjeve që ushtrohej mbi popullsinë e pambrojtur të Kosovës.

Në këto rrethana grupe atëdhedashësish, që vepruam fillimisht si grupe ilegale, në hapësira dhe territore të ndryshme gjithandej nëpër Kosovë u kuptua se lirinë askush nuk ta falë, por ajo fitohet me tytën e armëve dhe me gjak.

Ndërkaq, ngjarjet e shkurtit dhe marsit të vitit 1998 në Likoshan, Qirez, Prekaz, Llaushë, Vojnikë, etj., forcuan bindjen dhe ndikuan që kudo në Kosovë të kapen armët për çlirim nën moton; “JA VDEKJE, JA LIRI”.

Ngjarjet e mëdha historike përcaktohen nga efekti që ato kanë mbi rrjedhën e historisë, 5 Marsi i Adem Jasharit e ka një përmasë të tillë.

Personalitete të mëdha historike janë ata që veprojnë në përputhje me nevojat e historisë.

– E Figura e Adem Jasharit i ka këto përmasa.

Ai e kuptoi, më së miri nga të gjithë ne, se çfarë kërkonte momenti historik.

Ai e dëgjoi thirrjen e historisë.

Kosova nuk mund të mbyllte shekullin e 20-të duke qenë e robëruar.
Liria nuk mund të shtyhej për më vonë.

Shekulli i ri duhej t’i gjente shqiptarët e Kosovës, të lirë, si gjithë popujt tjerë të Evropës, që po linin pas një shekull të përgjakshëm e plot vuajtje.
Adem Jashari e dinte se hapi i parë drejt çlirimit është mposhtja e frikës, sepse frika është instrumenti kryesor i sundimit të tiranëve dhe diktatorëve.

Diktaturat fillojnë të shemben kur njerëzit nuk kanë më frikë prej tyre.

Këtë gjë e dinte dhe regjimi fashist i Milosheviqit, prandaj u sul mbi Adem Jasharin me një potencial të paparë ushtarak, me tanke e topa.

Për ta trembur Adem Jasharin, për ta thyer e gjunjëzuar.

Por u gabua!

Në historinë e luftërave nuk ishte parë një dramë e tillë, asnjëherë.

Një ushtri e tërë kundër një njeriu dhe një familje.

Vetëm në luftën e Adem Vocës në Sumë të Shalës më 1945, kishte ndodhur e njëjta ngjarje, por, dhe më e kobëshme, sepse i shuan që të gjithë!

Llogaritë e serbo-sllavëve dështuan me vrasjen e Adem Jasharit dhe familjes se tij, menduan se rezistenca po merrte fund, por në anën tjetër Ushtria Çlirimtare po rritej dita ditës në mbar vendin.

Vrasja e fëmijëve u shërbente për të vrarë të ardhmen e një populli.

Politika vrastare e një regjimi siç ishte ai serb, duke mos zgjedhur as pleq, as gra, as fëmijë, as intelektualë, as njerëz me nevoja të veçanta,

ushtarët serb të bekuar dhe përkrahur nga kisha ortodokse serbo-sllave vranë, masakruan, dhunuan, dëbuan, etj.

Pra ky është një popull për studim, i cili rritet dhe begatohet vetëm mbi krimet që i shkakton popujve të tjerë!

Adem Jashari rezistenën e kishte llogaritur, që me çdo çmim do t’i bashkonte shqiptarët si njëhere moti në kohën e Skënderbeut në vitin 1444 në Lezhë, sepse vetëm të bashkuar do ta fitojmë lirinë.

***

Kështu ndodhi edhe në regjionin e Shalës së Bajgorës, ku lindi dhe u organizuan celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ne ishim ata që erdhëm nga diaspora në Shqipëri, menjëherë pas luftës së Jasharajve (më 5 – 7 mars 1998), diku kah fundi i muajit mars 1998, takuam shumë njerëz të lëvizjes kombëtare si: Sefë Morinën, Alush Shalën, Azem Sylën, Sokol Pogën e shumë të tjerë që është e pamundur të përmenden në një akademi si kjo.

Gjatë qëndrimit diku për rreth tri javë në Shqipëri, bëmë përgatitjet e nevojshme për t’u rreshtuar në radhët e UÇK-së, aty për ku edhe ishim nisur. Në fillim u strehuam në banesën e Haki Drenicës në Krumë të Malësisë së Gjakovës, së bashku me Ganiun takuam Kadri Veselin i cili na sugjeroi që posa të arrijmë në Kosovë të dalim dhe ta themelojmë njësitin e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shalë të Bajgorës, dhe të fillojmë organizimin ushtarak në këtë pjesë të Kosovës. Pas pak ditësh në mes të datës 23 – 24 prill 1998, arritëm në Kosovë, në fillim vepruam në Drenicë, gjegjësisht në Likovc, Plluzhin e shumë fshatra të tjera të Drenicës deri sa u takuam me Jakup Nurën. Për një kohë qëndruam dhe vepruam në Prellovc nën komandën e Jakup Nures. Grupi ynë i cili përbëhej prej 7 vetash lëvizëm për në fshatin Liqej, te axha i Avni Imerit dhe aty takuam Rrahman Ramën ku morëm vendim se grupi ynë duhej të ecim tutje. Tani kishte ardhur koha që haptas të dalim edhe në Shalë dhe të fillojmë organizimin e mirëfilltë ushtarak.

Më 18 maj 1998 nga Drenica kemi mbrritur në fshatin Mazhiq të Shalës së Bajgorës, dhe me 18 maj 1989, është themeluar njësiti i parë i UÇK në Shalë të Bajgorës. Në fillim u mor vendim që të vendoseshim në fshatin Dedi, ku ishte një rreth më i sigurtë dhe besonim në mbështetjen e popullatës.

Mirëpo, falë bujarisë dhe traditës patriotike të familjes së Niman Fejzës, njësiti ynë u vendos në fshatin Zabërgjë, pikërisht në shtëpinë e tij në të njëjtën datë.

Bërthama e parë, e cila do të organizohej në rajonin e Shalës së Bajgorës, përbëhej prej shtatë vetash. Dhe kjo ishte përsëritja historike e eposit të Shtatë Shaljanëve.

Këtë berthamë e përbënim: Avni Imeri, Agim Zeka, Gani Imeri, Emin Begu, Xhafer Bajrami (Zogu), Nexhat Dedia dhe Ferki Aliu, tashmë deshmori i vetëm nga ky grup, dhe njëri nga kreatorët e kësaj celule.

Pas vendosjes në Zabërgjë, grupi yne filloi kontaktet me veprimtarët e fshatrave të Shalës. Detyrë parësore ishte grumbullimi i armëve dhe vullnetarëve. Qysh në ditët e para grupit tonë i bashkangjiten, Ragip Jashari, Shekip Fazliu, Bekim Shyti dhe Rasim Shyti (Kumara), ku na dhanë motiv shtesë për të vazhduar luftën.

Në këtë kohë Zabërgja shndërohet në qendër rekrutimi të vullnetarëve, kështu që në atë kohë të gjitha rrugët të shpienin për në Zabërgjë. Njëherit, Zabërgja ishte edhe burim i vetëm i furnizimit me bukë, kripë e bujari, pa përjashtuar përkrahjet nga të gjitha anët. Zabërgja tashmë u shndërrua në qendër stërvitore jo vetëm për njësitet e Shalës por edhe për njësitet e Zonës së Llapit.

Zabërgja nga një fshat i vogël dhe pak i njohur (si vullkan i heshtur, përnjëherë shpërtheu dhe u shëndrrua në një kështjellë), për të cilin mori vesh Beogradi dhe mbarë Europa.

Pikënisja ishte në Zabërgjë, ndërsa shumë shpejtë të gjitha fshatrat e Shalës i hapën dyert dhe zemrat për luftëtarët e lirisë, shtruan sofrën e bukës dhe të besës.

 Gjatë kesasj periudhe takuam shumë njerëz nëpër fshatra të ndryshme, për të krijuar njësite dhe rekrutuar vullnetarë të rinj.

Një nga kujtimet e mia që nuk do ta harroj është gëzimi i një të moshuari që kur u takuam, me lot në sy, më puthi emblemën e UÇK-së dhe më tha, po e citoj: “Nuk kam menu kurr se do ta pres ditën që dikush ka me ja kthy pushkën shkaut, po ja që e prita dhe jam me i knaqun se kurrë më parë. Sot me dek, ma nuk me metet marak, se, e pash uniformën dhe çizmen tonë shqiptare” përfundon citati.

Emocione të tilla neve na u përcollën nga persona të të gjitha moshave, Gjatë gjithë luftës populli dhe ushtria ishin si një trup i pandarë, këtë e vërteton pushimi i të gjitha ideologjive partiake e politike të cilat u vunë në shërbim të ushtrisë dhe luftës.

Falë bujarisë dhe mikëpritjes Shaljane, Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti një shkallë shumë të lartë organizimi dhë me nderë luftoi dhe veproi deri në mbarim të luftës.

 Si përfundim në këtë rajon ndodhën ngjarje të lavdishme gjatë kësaj lufte. Ky rajon arriti t’i ngrisë lavdinë gjithë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe njohjen ndërkombëtare si njësit i organizuar ushtarak pas zënjes rob të tetë ushtarëve serbë dhe shkëmbimit të tyre me nëntë ushtarë nga radhët e UÇK-së, ngjarje e cila e faktorizon UÇK-në si ushtri të rregulltë e dalë nga zemra e popullit.  

Atë ditë ishte edhe disfata e parë e Serbisë ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Është e pa pranueshme që meritat e këtij rajoni dhe ngjarjen e zënjes rob të tetë ushtarëve serb t’i marrin njësitë nga trevat tjera, po ashtu të botohen edhe në libra të pavërteta se gjoja një akt i tillë kishte ndodhur në rajonet tjera.

Si përfundim Historia i dha të drejtën dhe lavdinë Adem JASHARIT dhe luftës për liri të Ushtrise Çlirimtare të Kosovës.

Shqetsuese për mua është burgosja e çlirimtarëve, njollosja e tyre, fatkeqësisht nga faktori ndërkombtarë dhe ai serb.

Vendosja e popullatës sllave në rajonin e Ballkanit ishte një ogur i zi për iliro-arbërit e vetëm që ishin këtu. Populli serb i mbështetur nga Rusia, kanë bërë gjenocid të pandërprerë me shekuj të tërë mbi popullsine shqiptare, dhuna, debimet, spastrimet etnike të territoreve të tëra siç ishin ato nga Nishi, Prokupla, Kurshumlia, Vranja e shumë e shumë territore të tjera, spastrimi etnik i doli në shesh për faktorin ndërkombëtar vetëm në luftën e fundit mes serbise dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një ndër brengat më të mëdha janë edhe të zhdukurit që ende nuk dihet për fatin e tyre.

Përpjekjet për copëtimin e Kosovës, ende nuk kanë përfunduar, por, ne jemi ata që ditëm si popull të organizohemi në luftë të armatosur dhe prapë ne duhet të jemi të gatshëm sa herë që na therret atëdheu.

Misioni ynë duhet të jetë bashkimi kombëtar në kufijtë natyral që kishte shqiptaria.

Përulje në përjetësi për bashkëluftetarët tanë që flijuan jetën e tyre për liri, atyre që dhanë gjymtyrët nga vetja e tvre, të gjithë atyre që dhanë kontribut për lirinë e vendit dhe martirëve që ndanë kafshatën e gojës nga fëmijët e tyre për ushtrinë tonë të lavdishme.

I lehtë u qoftë dheu i Kosovës Dëshmorëve!

Total
0
Shares
2 comments
  1. HEU, SI U THEMELUA NJËSITI I PARË UÇK-SË SHALES BAJGORES T’MITROVICËS
    EU, RIKTHIMI NGA MËRGATA, RIZGJIMI PËR SHËRGATA, KUMTIN MË TË LUMTIN
    QË RIGUFIMI OR TRIUMFIMI KRYELEGJENDËS-HYEREGJENDËS PËRGJEGJA NGA
    GRANDËMA NGA ZOTI KËTI DHEU, DASHKA-BASHKA ADEMA KRYELEGJENDARE
    SA HERË ËSHTË NEVOJA OU THIRRJE ATDHEUT, KRAHERË Q’RRESHTË PËRVOJA
    SHTRIRJA ATKREUT; KRYELEGJENDA+HYREGJENDA QË MUNDËN FRIGËN ORE E
    TUNDËN SHTRIGËN, NGA PREKAZA DRENIZARE-PRELLAZGA KRENIFARE ËH, NA
    RINGRITI O NA RILINDI PERSËRI-TERSEPRI LEGJENDA SHTATË SHALIANE HEEEJ
    REGJENDA SHPATË SHKABËZANE DHE ZUNË 8 KRIMINELË SERBË ROBË LUFTËS
    QË NDËRKOMBËTARËT NË SHTABIN UÇK-SË DUKE KËRKUAR PËR T’I LIRUAR ME
    URGJENCË KRIMINELËT SERBË POR, UÇK KËRKOJË T’BËHËJ NDËRRIMI ROBËVE
    TË LUFTËS MES KOSOVËS DHE SERBISË; POR, SERBIA NUK DONTE T’PRANONTE
    UÇK-NË SI USHTRI ÇLIRIMTARE PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS DUKE REFUZUAR DHE
    URDHËRUAR UÇK-JA QË, NËSE NUK I LËSHONI ÇLIRMTARËT UÇK-SË O, JU I KENI
    KINDAPUAR NË KUFIRIN SHQIPTARO SHQIPTARË, ATËHERË EDHE NE URGJENTË
    PO I PUSHKATOJMË KËTA KRIMINELË LUFTË Q’I KEMI NXENË DUKE VRARË DHE
    MASAKRUAR CIVILË TË PA ARMATOSUR SHQIPTARË AUH, ATËHERË SERBIA MË
    KRIMINALE E DETYRUAR QË T’PRANOJË KUSHTIN E UÇK PËR NDËRRIM ROBËVE
    TË LUFTËS MES SERBISË FASHISTE DHE UÇK-SË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS DHE,
    PËR GARAMCION GARANTUAN VETË NDËRKOMBËTARËT E KRYQIT TË KUQ A QË
    U KTHYEN 9 LUFTËTARË TË UÇK-SË SHËNDOSHË MIRË A U LIRUAN 8 KRIMINELË
    SERBË SIPAS KONVETATVE NDËRKOMËTARE PËR NDËRRIMIN ROBËVE LUFTËS!.
    KËSHTU TRIUMFI KRYLEGJENDËS ADEM RYELEGJENDARIT NJË FAMILJE KATËR
    GJENERATE-VATËR KRENE FATE; DUKE LUFTUAR, TRIUMFUAR Q’E MUNDI, TUNDI
    SHTRIGËN, TË LIGËN OH, FRIGËN OU, ME FLIJIMET, KRIJIMET SAKRIFICA OU MBI
    NJERËZORE, NGA DRENICA VRIE BREZORE; RIZGJIMI, RIHIMNI TROJET E MBARË
    SHQIPTARISË DHE RIKTHIMIN E MBARË DIASPORES SHQIPTARE SI EDHE DUKE I
    RIZGJUAR KAHDO VENDET DHE KONTINENTET BOTËS, PRANIMIN, ATDHESIMIN,
    TRASHËGIMIN, PËR LIRI, PAVARËSI, DEMOKRACINË TERË KOSOVËS MARTIRE AH
    UÇK+USA+NATO+TERË TROJET TONA+DIASPORA SHQIPE+BOTA DEMOKRATIKE
    QË FITUAM E RIÇLIRUAM ATDHEUN NGA FASHIZMI KANIBALË, KASTROFALË AH,
    RUSO SERBO JUGOSLLAVE, QË NUK NGOPËN AS KOPËN ME GJAK-PRAG SHQIP-
    TARISË HEEEJ, GJAK O, PRAG TË SHQIPTARISË!! TË FALA REFUGJATË T’LUFTËS
    TERRORIZUAR TERË TËRBIM, MËRGIM, PA KTHIM, MARRSHIM, GJERË AMSHIM!.
    MANI USA

  2. My brother recommended I might like this blog. He used to be entirely right.
    This put up truly made my day. You can not
    believe just how so much time I had spent for this info! Thanks!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura