BEQIR ELSHANI: FUNDOSJA E ANIJES TURISTIKE DHE PASOJAT NJERËZORE

Suedi, 21. 04. 2015 – Një anije turistike “Kosta Konkordia” (italisht: Costa Concordia) më 13 janar 2012 u fundos në perëndim të bregdetit italian, në të cilën 32 udhëtarë humbën jetën. Sipas shtypit botëror flitet për pakujdesinë e kapitenit të anijes luksoze, Francesko Shetino, anija e të cilit lundroi mbi shkëmbinj të ishullit Giglio në Toskanë. Ndërkohë që anija po fundosej, kapiten Shetino po darkonte me balerinën moldaviane. Në anijen “Kosta Konkordia”, për të cilën flitet se ishte dy herë e gjysmë më e madhe se anija e mirënjohur britanike “Titanik”, gjendeshin 3780 udhëtarë dhe 1100 anëtarë të ekuipazhit. Kjo fundosje e anijes luksoze të përkujton Luftën e Trojës, e cila u zhvillua për shkak të grabitjes së Helenës së bukur nga Parisi, i biri trojan, po kështu ngjau edhe me kapitenin italian, Shetino, për shkak se u dashurua në moldavianen e bukur, që e ka mahnitur kapitenin sylesh, kështu e quan shtypi italian, duke harruar detyrën e shenjtë të anijes plotë me udhëtarë. Për fatkeqësinë më të madhe, të dyja ishin të martuara: e para (Helena) ishte nusja e Menelaut, mbretit të grekëve, e dyta (Domnica) (ishte nusja e një burri nga Moldavia.
Ajo që më shtyri të shkruaj, është se synimi i anijes luksoze Konkordia, (shqip thuhet harmonia), ka qenë për të treguar harmoninë, bashkimin dhe paqen në mes kombeve europiane. Me sa kuptova, atë bashkim që diplomacia erupiane nuk mund ta arrij në vende të ndryshme të Europës, siç janë Kosova dhe Bosnja Hercegovina, vende në të cilat makina ushtarake serbe masakroi me miliona njerëz, pastaj pushtimi i Krimesë ukrainase nga agresioni rus, tani me dhjetëra qytetarë, po ashtu të zgjedhur na vende të ndryshme të Europës, mundohen që me anën e bredhjes turistike t’u hedhin hi syve popujve të shtypur në Europë.
Duket qartë se po të kishte ndodhur fundosja e anijes turistike “Kosta Konkordia” në kohën e mesjetës, nuk do të dënohej kapiteni, por do të dënohej gruaja moldaviane, kinse me qëllim e ka magjepsur kapitenin për të shkaktuar tragjedinë. Mbase mund të jetë ndonjë sirenë e vonuar, që ka dalë prej epokës homerike, dhe sakaq e ka magjepsur kapitenin italian. Mirëpo, për fat të keq, disfatën nuk e përjetoi protagonisti i magjepsur pas sirenës moldaviane, por e pësuan udhëtarët e pafajshëm. Duhet pasur parasysh se në mesjetë ka qenë e ndaluar që lundruesi të marrë me vete ndonjë femër apo prift, për shkak se sipas paragjykimeve të asaj kohe, sillnin fatkeqësi. Nuk thonë kot dijetarët, se ligjin e bëjnë të fortët, por edhe e shkelin të fortët. Duket qartë që nuk ka rëndësi koha e feudalizmit me kohën e sotme, atëherë kishte skllevër që shfrytëzoheshin nga pronarët, edhe sot ka skllevër, që gjithashtu shfrytëzohen nga pronarët modernë.

Një gjë dihet, nëse një bankë plaçkitet, e pësojnë të varfrit, jo të pasurit. Konkretisht, derisa pasanikët janë hajdutë zyrtarë, hajdutët jozyrtarë bëhen pasanikë, dhe si të tillë mund të dënohen. Sa fabrika kanë falimentuar në botë, mirëpo kurrë klasa politike nuk ka pësuar, por vetëm klasa punëtore ka mbetur në rrugë, sepse është pa pushtet, pa përkrahje, pa mjete të punës, (që më në fund, mund të hapte ndonjë punëtori për nevoja të veta), ndaj i mbetet gjithqysh të sigurojë bukën, ndërkohë që pushtetmbajtësit në duart e tyre i kanë të gjitha mundësitë politike dhe financiare. Kështu anija luksoze që kishte mbledhur turistët nga vendet e ndryshme europiane për të vizituar vendet turistike në bregdetin e Tirrenit për pak minuta në detin e qetë, si vetë mesnata, u shndërrua në fantazmë.
Dallimi në mes fundosjes së anijes estoneze ”Estonia” në detin Baltik më 28 shtator 1994, në të cilën u mbytën 852 udhëtarë në mes të anijes luksoze “Kosta Konkordia” në perëndim të bregdetit italian më 13 janar 2012, është se e para u fundos për shkak të motit të keq, kurse e dyta u fundos për shkak të pakujdesisë së ekuipazhit të anijes në krye me kapitenin. Dallimi tjetër është se derisa në vitin 1912 “Titaniku” në të cilën prej 1495 udhëtarëve shpëtuan vetëm 712, u përplas në akullnajë në veri të oqeanit Atlantik, ndërkaq fundosja e anijes “Kosta Konkordia” ndodhi pranë brigjeve në perëndim të Italisë, kur dihet që deti i Toskanës është basen kundrejt oqeanit Atlantik. Jo vetëm kaq, sepse kapiteni italian me gjithë ekuipazhin prej 1100 inxhinierësh dhe ekspertë të veprimtarive të ndryshme turistike duhet të turpërohen edhe prej Farit të Aleksandrisë, i cili para erës sonë është ndërtuar për të ndihmuar anijet të mos qëllojnë në vendet shkëmbore gjatë natës, kur të kihet parasysh shumë shekuj me radhë dhe me teknikë të lartë në shekullin 21, anija gjigante “Konkordia” dukej sikur donte të çante ishullin Giglio. Kështu udhëtimi romantik i kapitenit italian me balerinën moldaviane, për udhëtarët dhe për mbarë popullin u shndërrua në katastrofë të turpshme. Duhet pasur parasysh se të gjitha detet në Europën jugore janë pjesë e Detit të Madh, (kështu e quanin hebrenjtë detin Mesdhe), prandaj kudo që të ndotet mjedisi ujor, ndikon edhe në dëmtimin e mjedisit të mbarë detit Mesdhe. Përveç kësaj, derisa shekullin e kaluar vetëm kapiteni i “Titanikut” ka pasur tejqyrë, anija turistike “Kosta Konkordia” fabrikimi i së cilës në vitin 2006 ka kushtuar 450 milionë euro, i ka pasur të gjitha kushtet dhe mjetet vrojtuese me llamba, me radarë e me telefon të shumtë, pa llogaritur ekspertët e ekuipazhit të anijes që kishin telefona celularë në cep të anijes, të cilën me të drejtë mbarë shtypi botëror e quante anije luksoze.
Në fund, vlen të përmendet se shtypi botëror shkruante se superanija tani e vdekjes “Kosta Konkordia” kishte një ngarkesë të madhe të kokainës në udhëtimin e tij të fundit. Prandaj e vetmja gjë që anijes “Kosta Konkordia” i ka munguar agjenti, Xhems Bond, që me shkathtësinë e tij filmike i kalonte me dhjetëra ishuj në det. Prandaj ashtu siç është fundosur anija luksoze e harmonisë, bashkimit dhe paqes në mes kombeve europiane, po fundoset edhe demokracia e brishtë europiane.

– Kontakti me autorin: b_elshani@hotmail.com.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura