Pashtriku.org, 22. 11. 2014 – (Rektori Hasani pret t’i vijë ftesa për gjykim, sipas padisë private të ngritur nga mr.Shemsi Reçica. Ndërkohë policia po heton diçka interesante ndaj Enver Hasanit.) – Prishtinë, 16 mars 2009 – Një padi tjetër penale është ngritur ndaj rektorit të Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani. Edhe kjo bëhet nga një profesor universitar, kësaj radhe, nga mr.Shemsi Reçica, mësimdhënës në Departamentin e Filozofisë të Fakultetit Filozofik në UP, i cili, më 6 mars 2009, në Gjykatën Komunale në Prishtinë ka ushtruar padi penale private për fyerje dhe kërcënim nëpërmjet mesazheve telefonike (sms), të cilat ia ka dërguar në celularin e tij rektori Hasani.
Gjithçka ka filluar pas një shkrimi të profesor Shemsi Reçicës, të botuar në gazetën “Zëri” më 25.12.2008, “Rraskapitja e Universitetit Publik”, ku prof.Reçica kishte adresuar kritika për menaxhimin e Universitetit të Prishtinës, i cili, sipas artikullit, është në gjendje të mjerueshme, ndërsa një kritikë i bëhet edhe mënyrës së paraqitjes së Rektorit Hasani në një nga emisionet televizive.
Pas botimit të artikullit, rektori Hasani fut në lojë “armën” e xhepit, telefonin celular, nëpërmjet të cilit i shkruan Reçicës, ndërsa kopje të përmbajtjes i dërgon kolegut të ngushtë të Reçicës, dr.Fadil Malokut. Në përmbajtje ka fyerje, sharje dhe nëçmim.
Për rektorin Hasani, profesor Reçica është një “Lopë”. Ndërsa, ky niveli i “Lopës” është një kandidat për mbrojtje të doktoraturës, gjë që përzihet në përmbajtjen e mesazhit që rektorin e dërgon në gjykatë.
“Shemsi LOPA, si je me disponim tani ne fillim te vitit? Zakonisht anarkistet kane telashe me fillimvitet, siç e thot Baba Bakunin!”, fillon mesazhin e tij telefonik, rektori Hasani.Rektori Hasani i shkruan Reçicës, se kur e ka në mendje të mbrojë temën e doktoraturës, të cilën Reçica e kishte dorëzuar që herët (në vitin 2002).
Nuk dihet pse vetë rektori është përzier në çështjen e doktoratës së Reçicës, por del të jetë i përfshirë, sipas mesazhit.
“Ma sollen kerkesen tende per doktorate te v.2002, por nuk e kuptova tekstin. Ama e di qe don me u ba doktor. Tash si m*t I MADH qe je, kallxoj Babes kur po don me doktorrue”.
Profesor Reçica ka thënë për “Epokën e re” se rektori Hasani pa të drejtë dhe jashtë kompetencave të tij e ka lexuar disertacionin e doktoraturës së tij. Reçica ka shfaqur frikë se rektori Hasani mund të shfrytëzojë pozitën si rektor për të penguar edhe më shumë ecurinë normale të procesit të doktorimit.
Në pjesën e fundit të sms-it, fjalori i rektorit “rëndohet” kah një natyrë tjetër. Ai përdor fjalë banale që, natyrisht, me botimin e tyre e rëndojnë shumë etikën e gazetës. Ato nuk preferohet të lexohen nga të miturit nën 16 vjeç.
Në këtë pjesë të mesazhit, rektori Hasani i përgjigjet kritikave të Reçicës bërë në atë analizën e tij në “Zëri”, për mënyrën e artikulimit të fjalëve gjatë emisionit televiziv ku ishte i ftuar.
Reçica kishte shkruar atje se Hasani nuk qëndron mirë me gjuhën shqipe dhe se kishte belbëzuar në emisionin televiziv. I vetëquajturi “Baba” i shkruan Reçicës, që e quan “Lopë” edhe për gjuhën (shqipe), por edhe për gjuhën si mjet për një punë tjetër.
“Baba” rektor, ndërkohë që e kategorizon profesorin e Universitetit që e kryeson vetë (Reçicën) si një pederast, nën anën tjetër, shfaq dëshirën e vet për seks oral me profesorin, por ku do të inkuadroheshin edhe dy zyrtarët më të lartë të AAK-së. (Gazeta përdor trepikëshin për disa nga terminologjitë e seksit oral)
“Nashta po ma kupton GUHEN shqipe se nuk po muj me fol gjith si intelektualet e qiftit tan (gati kesh kah tham me te q i je ty, po nuk jam si ti peder se ma kisha dasht me te q i je q i nuk merr vesh, thuej Ramush Haradinit me intervenue se fort po ja thojshe e nashta merrna vesh me Ramushin e na pushit at senin dyve pernjehere qe mos me u lodh ti. q i nuk don Ramushi, i thojna Blerim Shals me na nimue”, përfundon oferta e rektorit Hasani bërë profesorit Shemsi Reçica.
Përveç se, në telefon të profesor Shemsi Reçicës, rektori Hasani, këtë mesazh telefonik, kopjen, ia dërgon së paku edhe një profesori universitar, Fadil Malokut. Mesazhi që Malokut i ka shkuar nga Rektori Hasani, po ashtu është i dokumentuar si provë në padinë penale private kundër rektorit të UP-së.
Rektori Hasani është paditur nga disa profesor. Gjykata komunale e Prishtinës ka vendosur kundër tij në “rastin Paca”, ndërsa Gjykata e Qarkut me vendim të prerë ka vendosur po kundër tij në “rastin Aliu”.
Hasani ishte akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikim të dokumentit zyrtar, të cilin (rasti Paca) ia servon gjykatës si provë.
Rektori Hasani i ka bishtëruar prononcimit për “Epokën e re” lidhur me rastin e ri (Reçica). Në VEND të kësaj, ka provuar rrugë për bllokimin e botimit të tekstit në gazetë. Por, “viktima” e tij, Shemsi Reçica, është vënë në kërcënim nga dy mesazhe tjera të “babës”.
Mesazhet kërcënuese me një fjalor që do ta komentojnë të tjerët dhe jo gazeta, janë shkruar pak minuta pasi që rektori Hasani ishte intervistuar në Kuvendin e Kosovës si kandidat për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. “Lopë a me kisha ba padi a…”.
Rektori Hasani pret t’i vijë ftesa për gjykim, ndërkohë që policia po heton diçka interesante ndaj Enver Hasanit. (Nga: Jetlir Zyberaj – Epoka e Re)
***
“Epoka e re” vazhdon të sjellë fakte të reja rreth skandalit të radhës të rektorit të Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani
“BABA” SËRISH NE AKSION
Rektori kryen veprën e dytë penale ndaj profesor Reçicës, e kërcënon ashpër, ia shan nënën dhe sërish: seksi oral!
Prishtinë, 17 mars 2009 – Kur profesori universitar mr. Shemsi Reçica kishte bërë padinë private penale ndaj rektorit Enver Hasani, më 5 mars 2009, nuk e kishte vrarë mendjen se i kishte hapur vetes telashe edhe më të mëdha nga ato që ia kishte hapur vetes pas botimit të analizës kritike ndaj gjendjes në Universitet.
Më 10 mars 2009, rreth orës 11 e 15 minuta, gazeta ka provuar ta plotësojë anën profesionale, duke intervistuar anën tjetër të tregimit, rektorin Hasani, por në ato momente, sipas një nëpunëseje në rektorat, rektori ishte duke u intervistuar në Kuvendin e Kosovës për gjyqtar të Gjykatës Kushtetutës.
Gazeta ka treguar arsyen e takimit me rektorin dhe i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për një kopje të padisë penale private të Shemsi Reçicës ndaj rektorit. Këtë e kishte kërkuar rektori nëpërmjet telefonit të nëpunëses.
“Pas leximit rektori do t’ju kontaktojë”, ka thënë ajo.
Por, Hasani i ka bishtnuar prononcimit për “Epokën e re”. Në vend të kësaj, ai ka provuar rrugë për heshtjen e kësaj teme në gazetë, ndërsa vetë nuk ka heshtur. Është nisur në aksion të ri me armët e vjetra. Paditësin Shemsi Reçica, “Baba” e ka vënë nën gjuajtje me dy mesazhe të tjera, jo rafal, por tek-tek. Dhe, këtu fillon vepra e re penale: kërcënim i të paditurit ndaj palës tjetër, paditësit.
Ky kërcënim i ri nga rektori i UP-së ndaj mësimdhënësit të UP-së, Shemsi Reçicës, këtij të fundit i lë vetëm një rrugë, ndryshe nga ajo e padisë së parë private penale: policisë dhe prokurorisë.
Mesazhet kërcënuese janë shkruar disa minuta pasi rektori Hasani ishte intervistuar në Kuvend për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Atje ai ishte shprehur për sundimin e ligjit dhe kishte marrë pikë maksimale. Intervistimi në Kuvendin e Kosovës, zyrtarisht ka zgjatur nga ora 10 deri në orën 12 për të gjithë kandidatët.
Rektori Hasani ka lexuar kopjen e padisë, ka formuluar mesazhin e parë dhe në orën 12 e 34 minuta e ka shtypur “send” për në celularin e paditësit Shemsi Reçica.
“Baba” rektor i shkruan mr. Reçicës, gjithnjë si një “Lopë”, për fuqinë e tij të madhe në shoqërinë e Kosovës dhe menjëherë ia këput shpresën për gjyqin, të cilin do ta humbë Reçica, dhe pas kësaj, këtij i mbetet vetëm pasioni i stërpërsëritur në mesazhet e “Babës”, seksi oral, por edhe kërcënimi për mpirjen e dhëmbëve, sepse “Baba” është kundërshtari më i fortë që e ka hasur Reçica. “Baba” nuk harron as këtë herë ta mbajë afër vetes për çdo rast dyshen e AAK-së, Ramushin dhe Blerim Shalën. (Reçica vetë ka qenë nënkryetar i komunës së Lipjanit nga radhët e AAK-së)
“Lope, a paske ba padia a? Qyqan i mutit je. I tille kije me qene tan jeten. Ama kije me hup gjyqin e masandej kije me vazhdue me pushit k@rin tem, te Ramushit dhe te Blerim Shales. Kije me marr vesh sa i fort asht Baba ne kete shoqni. Kam me ti pi dhambet. Ti nuk ke pas kundershtar ma te fort. Je mesue me pishpirika more m*t”, përfundon gjuajtja e parë e “Babës” rektor.
Mr. Shemsi Reçica nuk i kthen mesazh. Ndërkohë, “Baba” ka kryer ndonjë orvatje për bllokimin e tekstit në gazetë, dhe, pas këputjes së dermanit për gjyqin, Reçicës ia këput dermanin edhe për mundësinë e botimit në “Epoka e re”. Sepse, “Baba” ka fuqi aq të madhe, saqë edhe në ëndërr do t’i shfaqet Reçicës, madje për këtë ia jep edhe besën se kjo do të ndodhë. “Baba” është gati për të shtypur “send” dhe këtë e bën në orën 14 e 35 minuta. Natyrisht, i drejtohet si zakonisht me “Lopë”, por këtë herë “Baba” rektor e shan në nënë profesorin Reçica.
“Lope, a nuk po ta boton EPOKA E RE? Kjo tregon qe ti jetikisht e ke me dal ne media me mue ne duel. Nuk kam me ta dhane kete knaqesi more m*t. I vogel je ti per Baben. Kam me ta qije nanen. Ne anderr ke me me pa po ta jap besen more injorant muti”, përfundon mesazhi i dytë i rektorit të Universitetit të Prishtinës.
As pas këtij mesazhi, Reçica nuk bën zë. Rektori s’ka haber nëse gjuajtjet patën efektin shkatërrues. Dhe e thirr në telefon profesorin, ndërkohë që ky, Shemsi Reçica, ishte me gruan dhe vajzën duke udhëtuar me makinë. “Baba” pyet dhe Reçica përgjigjet: po, po, i mora që të dy mesazhet. “Baba” ua shpjegon kuptimin: Me zë të lartë i zotohet se do ta bëjë llom deri në përmasa deformimi dhe, e zakonshmja: e shan në nënë! Reçica turpërohet nga familja dhe e fik telefonin…
Nga: Jetlir Zyberaj – Epoka e Re
***
Ky artikull është botuar në: http://www.studentet.info
Origjinali i këtij artikulli gjendet në:
http://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=1918
…………………………………………………………….
SKANDALOZE: KRYETARI I GJYKATËS KUSHTETUESE TË KOSOVËS, ENVER HASANI – U KËRKON STUDENTEVE SEX PËR NOT!!!
Pashtriku.org, 21. 11. 2014 – “E dijë që ai gjatë orës gjashtë-shtatë e ka thirrë. Osht kthy në orën tetë e gjys n’mbramje, kur osht kthy, tu qajtë edhe tu bërtitë ka hy n’banjo, edhe une kom mendu që i ka vdekë dikush ose ka ndodhë ni gja shumë shumë e rondë. Kur kom shku, ajo me veshje, me garderobë ka hy n’banjo, e ka marr tushin, e qet n’kokën e saj, edhe të vjellura, edhe gjatë tan kohës qanë edhe bërtet…” – këto janë disa nga fjalët e thëna të studentes së Universitetit të Prishtinës, në videon e titulluar: “Tronditse rrefimi i ksaj vajze per krytarin e gjykates Kushtetuse Enver Hasani (SEX PER NOT)” që u publikua mbrëmë vonë – në rrjetin social ‘youtube’. Në këtë video – studentja rrëfen disa akte skandaloze për Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver HASANI – i cili njëkohësisht është profesor në Universitetin ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë. Vajza gjatë rrëfimit të detajeve skandaloze që i paska përjetuar sa ka qenë duke jetuar bashkë me koleget e saja gjatë studimeve (madje duke mos u kursyer nga fjalori banal), nuk e shfaq fytyrën, nuk e tregon emrin e saj apo të shoqeve të saja përveç emrit të Kryetarit dhe Profesorit Enver Hasani.
Edhe më herët ka pasur fjalë të shumta në nivelin e thashethëmeve se në Universitetin ‘Hasan Prishtina’ ka pasur raste ku profesorë të ndryshëm kanë shantazhuar studente, duke kërkuar prej tyre shërbime seksuale për nota dhe gjëra tjera, megjithatë, asnjëherë deri më tani nuk janë vërtetuar rastet e tilla me fakte.
Në vijim dëgjoni rrëfimin në VIDEO:
***
Tronditse rrefimi i ksaj vajze per krytarin e gjykates Kushtetuse Enver Hasani (SEX PER NOT)
============
Botuar në: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=3351