Durrrës, 8 Prill 2020: Kurtofobët e politikës së vjetër janë zero para verdiktit kombëtar shqiptar
Albin Kurti tashmë gëzon respektin më të madh publik dhe gjithkombëtar si asnjë politikan tjetër shqiptar. Ai ka simpatinë dhe mbështetjen e madhe jo vetëm të shqiptarëve nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, Maqedonia nga shqiptarët e Malit të Zi, Presheva dhe diaspora. Ky fakt i kishte verbuar politikën dhe politikanët injorante, te korruptuar dhe dështakë të cilët e kishin marrë peng shtetin dhe shoqërinë në Kosovë, por edhe ata nga Shqipëria prej të cilëve Shqipëria është prej kohësh në krizë gjithinstitucionale por që tashmë nuk duket pasi vëndi përballet me kërcënimin e koronavirusit.
Por verbëria,idiotesia, inati, krimi, smira dhe korrupsioni në Kosovë nuk priti as që të kalojë pandemia, por ata u aktivizuan në një grusht parlamentar shteti kundër qeverisë Kurti. Pra aq të lig u treguan sa që shfrytëzuan krizën e pandemisë për të rrëzuar qeverinë legjitime Kurti. Mirëpo kjo atyre do t’u kthehet patjetër kundër, pasi kurthi dhe grushti që ata ngritën do të bjerë e godasë fuqishëm mbi kokat e tyre.
Pucistët anti-Kurti janë një pakicë mjeranësh kurtofobë të politikës së vjetër. Pro Kurtit janë shumica dhe forca e madhe dhe e pasfidueshme shqiptare.Këtë tashmë e dinë shumë mirë kurtofobët, pasi opinion gjithshqiptar e uroi dhe e përshëndeti fitoren e VETËVENDOSJES, Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit me 6 Tetor 2019.
Në këtë kohë pandemie globale, politika duhej të “vetëkarantinohej” edhe ajo përkohësisht deri sa të kalonte pandemia. Këtu vetëkarantinim për politikën ka kuptimin e asaj se duheshin lënë përkohësisht papajtushmëritë, ngatërresat e kundërshtitë politike mes pushtetit dhe opozitës dhe t’i përkushtoheshin kapërcimit dhe mposhtjes se koronavirusit. Mirëpo politika kosovare, elita politike e vjetër e verbuar tejskajshëm për interesa personale e pushteti e gjeti pikërisht momentin më kritik të pandemisë për rrëzimin e qeverisë Kurti në kulmin e suksesit të saj në shërbimin kombëtar për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, ashtu edhe në përballimin e pandemisë.
Gjithmonë e vjetra ka frikë dhe është kundër ndryshimit , kundër më të mirës dhe progresit. Kjo është fobia, e cila është edhe urrejtje e atyre që janë kundër të resë,kundër talentit dhe dhuntisë së më të mirëve të cilët kërkojnë ndryshimin dhe përmirësimin drejt më të mirës.
Kurtofobë janë të gjithë politikanët e elitës së vjetër politike kudoshqiptare te konsumuar të cilët janë të korruptuar e të akuzuar për abuzim dhe shpërdorim me demokracinë, politikën, pushtetin dhe me shtetin e që nuk duan ndryshimin; janë ata të cilët janë kundër parimit, vizionit dhe politikës së Kurtit; janë ata të cilët janë inferiorë përballë aftësive e talentit të tij intelektual e politik; kunder Kurtit janë ata politikanë dhe ajo politikë e atyre të cilët nuk kanë as moral e as parime politike e demokracie; janë ata të cilët montuan në demokracinë e brishtë shqiptare sistemin e korrupsionit dhe të hajnisë.
Në Kosovë kurtofobë janë sidomos ata të cilët kanë bërë marrëveshjet e rënda në dëm të Kosovës; ata të cilët kanë nënshkruar marrëveshjet për formimn e Bashkësisë së Komunave serbe (pra minishtetin serb brënda Kosovës), Demarkacionin me Malin e Zi dhe ata të cilët janë pro marrëveshjes për ndajren e Kosovës; janë ata të cilët asnjëherë nuk e akuzuan dhe as nuk e paditën Serbinë për genocid e as për krime lufte; kunder Kurtit janë ata të cilët nuk i kanë kërkuar Serbisë dëmshpërblimin e luftës.
Dhe këta janë ata që nuk e duan por e urrejnë Albin Kurtin, pra këta janë kurtofobët.
Janë ata të cilët pranuan dhe lejuan ndarjen e Mitrovicës.
Pra janë kurtofobë politika e vjetër shqiptare, janë ata të cilët nuk janë si Kurti i cili nuk është i konsumuar politikisht dhe as nuk ka kundër tij akuza tradhtie, krimi, hajnije e korrupsioni.
Kunder Kurtit janë ata të cilët u bashkuan në një front për rrëzimn e tij dhe qeverinë e drejtuar prej tij nga padurimi verbues, urryes dhe nuk e duruan Kurtin si Kryeministër më shumë se 50 ditë qeverisje, dhe madje as nuk pritën as kalimin e pandemisë së koronavirusit. Kundër Kurtit janë ata politikanë të cilët për interesa personale pushteti e korruptive si dhe injorantët që nuk e kuptojnë dhe nuk e mbeshtesin politikën e Kurtit të reciprocitetit, si politikë imponuese ndaj Beogradit për njohje pa kushte të Shtetit të Kosovës. Dhe prandaj të tillët politikanë antiKurti do të dështojnë, janë të destinuar për të marrë disfatën si meritë.
Mocioni mosbesimit të LDK-së i mbështetur dhe përkrahur nga opozita PAN që çoi në rënien e qeverisë Kurti, tashmë Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe Politiken e re i ka vënë përballë politikanëve dhe politikës së vjetër si kurrë më parë, pasi në krah politikës së vjetër u rreshtua edhe pandemia e virusit por edhe LDK-ja si politika më e vjeter, e kështu që kualicioni i së keqes mori konfiguracionin e plotë PLAN (PAN+LDK).
Por me Kurtin janë shqiptarët kudo, janë pjesa e shëndetshme e politikës kosovare dhe e asaj gjithëkombëtare shqiptare. Dhe kryesore është fakti se me Kurtin sot janë shumica e shqiptarëve, fakt ky që e tkurr, izolon dhe e frikëson politikën e vjetër.Me Kurtin dhe me politiken patriotike, antikrim e antikorrupsion te Kurtit janë shqiptarët dhe Kosova sepse për Kosovën kanë mbi 100 vite që luftuan e dhanë jetën mijra e mijra dëshmorë.
Postime të Lidhura
FAHRI DAHRI: VIKTIMIZIMI I ÇAMËVE – RRJEDHOJË E URREJTJES SË KISHËS ORTODOKSE GREKE
Itali, 18. 03. 2016: Para një muaji, duke lexuar shtypin e ditës, u ndala tek artikulli me titull:…
VAKSINIMET E RREME PËR ELITËN!
Te zgjimi është shpëtimi! VAKSINIMET E RREME PËR ELITËN! Nga Sheradin Berisha, Facebook, 10 shkurt 2022 Kush gënjen…
DR.JAKUP KRASNIQI: AJO NUK ISHTE HARTA E SHQIPËRISË SË MADHE, ISHTE HARTA E TIFOZËVE TË KOMBËTARES SHQIPTARE
Prishtinë, 18. 10. 2014: Në ndeshjen e kombëtareve të Serbisë e të Shqipërisë, të zhvilluara në stadiumin e…
MEHMET BISLIMI: DEGJENERIMI I MODERNES TE ‘FAMILJA MODERNE’ DHE ‘KAFENEJA JONË’
(Pashtriku.org, 15. 10. 2012) – Pikë reference e këtij shkrimi është qartësimi i brendisë së konceptit të modernes,…