FAIK KRASNIQI: BERAT BUZHALA, KY BIR UDBASHI!

(Pashtriku.org, 02. 10. 2012) – Berat Buzhala, është shembulli më tipik dhe kësisoj më i keq i politikanit në Kosovë. Berat Buzhala, biri i një UDBASHI të ketë ndikim aq të madh në PDK por edhe në politikën e Kosovës, është një turp i madh si për PDK-ën poashtu edhe për skenën politike të Kosovës që i kanë mundësuar me vota të vjedhura të bëhet deputet dhe vetvetiu lind pyetja; kush është tradhtar dhe kush është patriot në këtë vend. Berat Buzhala – ky bir i bashkëpunëtorit të ish regjimit jugosllavo-serb. Fatkeqësi si ka mundur PDK-ja t’a bëj anëtar e pastaj deputet. Është e pakuptueshme një parti që themelin e ka nga lufta çlirimtare t’a merr një antishqiptar në mesin e vetë.
”Tragjedia më e madhe e një kombi është kur tradhtarët bëhen ”patriotë”, dhe patriotët nga tradhtarët cilësohen ”tradhtar.”
Newton: Çdo gjë është në gjendje ekuilibruese. Prandaj edhe numri i majmunëve dhe njerëzve do të duhej të jetë i njëjtë. Darvini: Në natyrë çdo gjë ka pësuar evolucion. Prandaj edhe majmuni është shndërruar në njeri. Einstein: Çdo gjë është relative. Prandaj edhe çdo krijesë me pamje njeriu jo medoemos duhet të jetë njeri. Kështu përmbushet edhe teoria e Newton-it edhe e Darvinit.

Berat Buzhala – ky bir i bashkëpunëtorit të ish’regjimit jugosllavo-serb, si ka mundur PDK-ja ta bëj anëtar e pastaj deputet?!

………………………………………………….

Ne shqiptarët sikur e kemi në traditë që shumë shpejtë t’i harrojmë vuajtjet tona, individuale apo kolektive qofshin ato, e sigurisht që gati-gati i harruam edhe ata shqipfolës që për shumë dekada i shërbyen armikut më të egër të popullit shqiptar që ka njohur ndonjëherë historia. Nuk është e nevojshme që të shkruajmë histori të gjata për të bëmat e poshtra të spiunëve dhe tradhtarëve shqipfolës, por është mirë që kryesisht të demaskohen. UDB-ashët shqipfolës, edhe atë me emër dhe mbiemër, e veçanërisht të demaskohen ata ish UDB-ashët që edhe sot e kësaj dite “notojnë” në ujëra të turbullta, bile disa nga ata janë të veshur edhe me pushtet, duke u pajisur kështu edhe me njëfarë imuniteti politik.
Kush është në të vërtetë Berat Buzhala?
Berat Buzhala, është shembulli më tipik dhe kësisoj më i keq i politikanit në Kosovë.
Berat Buzhala, biri i një UDBASHI të ketë ndikim aq të madh në PDK por edhe në politikën e Kosovës, është një turp i madh si për PDK-ën poashtu edhe për skenën politike të Kosovës që i kanë mundësuar me vota të vjedhura të bëhet deputet dhe vetvetiu lind pyetja; kush është tradhtar dhe kush është patriot në këtë vend.
Berat Buzhala – ky bir i bashkëpunëtorit të ish regjimit jugosllavo-serb. Fatkeqësi si ka mundur PDK-ja ta bëj anëtar e pastaj deputet. Është e pakuptueshme një parti që themelin e ka nga lufta çlirimtare t’a merr një antishqiptar në mesin e vetë.
Pse po e përul vehten PDK-ja me këtë person?
Njerëzit si Buzhala dhe shumë të ledhatuarit e tjerë duhet të kenë kujdes me prononcimet si kjo kundrejt kryeparlamentarit Z. Jakup Krasniqi. Në rend të parë Z. Jakup Krasniqi ishte aktivist i vjetër i çështjes kombëtare, luftëtar i lirisë, ideator me të tjerët për krijimin e PDK-së, tani person i cili ka përgjegjësi në krijimin e rrethanave për shqyrtimin dhe finalizimin e ligjeve duke e drejtuar institucionin më të lartë të shtetit Parlamentin në cilësinë e këshilltarit më të mirë të shtetit, që të vendos vlerat në shërbim të qytetarëve dhe shtetit.

Jakup Krasniqi është njeriu që më së shumti është maltretuar nëpër burgje, dhe tani në Kosovën e ”lirë” e ka të drejtën që një bir spiuni, një matrapaz, një manipulator t’i thotë Jakupit ik në shtëpi…?!?

…………………………………..

Jakup Krasniqi ka qenë një ndër shtyllat kryesore të UÇK-së. Jakup Krasniqi ka qenë një ndër themeluesit e dy partive kryesore në vend, të LDK-së dhe të PDK-së. Jakup Krasniqi është njeriu që kaloi 10 vite nëpër burgjet më famëkeqe të Serbisë pa u gjunjëzuar për asnjë moment. Jakup Krasniqi është njeriu që më së shumti është maltretuar nëpër burgje, dhe tani në Kosovën e ”lirë” e ka të drejtën që një bir spiuni, një matrapaz, një manipulator t’i thotë Jakupit ik në shtëpi, a e dini pse? Për të bërë çfarë të donë me Kosovën, të bëj çfarë të donë me gjakun e derdhur për liri. Berat bubuzheli kush ta dha atë drejtë të flasësh për Jakup Krasniqin, Hashim Thaçi apo kush? Kush je ti që mundohesh të njollosësh emrin e respektuar të Jakup Krasniqit? Kush je ti dhe ku e merrë atë guxim t’i thuash Z. Krasniqi që të shkon në shtëpi?
Prononcimi i tillë është një paftyrësi njerëzore, intelektuale dhe jomirënjohëse për situatën ku juve keni ardhur. Njerëzit që marrin pozita duke u ngritur nga të tjerët pa vlerat e krijuara vetë janë të dëmshëm dhe të pacip. Kufiri dhe pozita e secilit duhet të dihet. Jeni shumë i vogël në parti për t’u sjellur si kauboj Berat Buzhala. Në rend të parë nuk e ke gjatësinë e trupit pastaj edhe takatin. Kujdes dhe mos u fut aty ku nuk mundesh me dal.
Ti pak e njeh Jakupin dhe PDK-në se vonë je ti aty. Ke ardhur vonë ti si parashutë me gjithë ata kullerat e tjerë si Petrit Selimi e Ilir Mirena. Faj ka Thaçi që ua ka dhënë mundësinë…
Berat Buzhala është njeriu i fundit i cili mund të flas në emër të PDK-së. Ai është një profiter dhe një njeri i cili është katapultuar si “deputet”, sepse nuk ka asnjë votues të PDK-së, i cili me “dëshirë” do të votonte për të. Poashtu ky njeri nuk mund të konsiderohet as si “prurje” në PDK, sepse ky vetëm ka marr vota në atë grupin e votave që ka pas PDK-ja, që nga viti 1999. Prandaj ky nuk është “prurje”, por është “marrje”, sepse ky vetëm ka marr vota nga PDK dhe nuk ka sjell asnjë.
Thaçi e solli Buzhalën në PDK, e ky po ua tregon derën e daljes nga PDK-ja të tjerëve. E kam pas thënë edhe një herë se me Buzhalën ka “fituar” shumë PDK-ja! Tani po vërtetohet kjo. Buzhala merrë guximin t’ia tregoj derën e daljes nga PDK-ja Jakup Krasniqit!!! E ngren me një gisht e s’mund ta ulësh me dorë. Ky një ditë do t’ja tregoi edhe Thaçit derën e daljes nga PDK-ja, si Rama Fatos Nanos.
PS: A i duhet Kosovës, një parti me plotë njerëz të zhytur deri në fyt në korrupsion, në hajni, në krim të organizuar, me kryetarë të komunave, zyrtarë të lartë, është kjo brenga e shoqërisë në Kosovë. Me këta njerëz si Buzhala në pushtet, kurrën e kurrës nuk kemi për t’u bashkuar me Shqipërinë dhe as për të hyrë në Bashkimin Europian, e ti Berat Buzhala, po promovon, hajninë, shpifjet, shantazhin, zhvatjen, etj…..!
(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të ”ALEANCA KUQ E ZI”.)

……………………………………………………….

Berat Bubuzheli me buzhelët tjerë, fekaljet e prura

në radhët e PDK-së nga Hashim Thaçi!

______________________________________

(Ilustrimet i përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura