Skënder Sadri KAPITI: Disa pyetje për turkofobët: Si e shikoni partneritetin strategjik antishqiptar Serbi-Greqi?!

Durrës, 30 tetor 2019: Turkofobët janë serbo-grekofilë. Ja pse?
Greqia dhe Serbia historikisht janë aleatë strategjikë mes tyre. Aleanca strategjike e tyre prej 200 vitesh ka në shënjestër historikisht shqiptarët, Shqipërinë dhe Kosovën. Greqia ka në shënjestër edhe Turqinë.

Këta turkofobë pse bëjnë sikur nuk e dinë dhe pse injorojnë dhe djallëzisht bëjnë sikur harrojnë se aleanca antishqiptare serbo-greke është e vjetër dhe ka filluar në fillim të shek. 19-të, kur njëkohësisht hartuan projektet, grekët “Idenë e Madhe” dhe serbët “Nacertanien”, projekte për asimilimin, zhdukjen e shqiptarëve dhe gllabërimin e trojeve të tyre, projekt dhe strategji antishqiptare që e vazhdojnë edhe sot.
Edhe luftrat ballkanike shovinistët sllavoserbo-grek i bënë vetëm për të grabitur trojet shqiptare. Kuse Turqia ua mundësoi shqiptarëve lirinë dhe shtrirjen e tyre kudo në trojet e tyre etnike mbi 100 mijë kilometra katrore, ua mundësoi atyre lirinë të drejtat për të pasur postet dhe detyrat më të larta në Peradorinë osmane.
Në fund të shekullit të 19 shqiptarët në Ballkan ishin kombi i dytë për nga numri i popullsisë dhe nga territori. Po të kishte ushtruar genocid Turqia sipas trillimeve të ndonje turkofobi nuk do të kishte qenë ky realiteti shqiptar si popull dhe si territor në Ballkan nw fundshekullin e 19-tw dhe fillimit tw atij tw 20-tw.
Por tragjedia më e madhe në histori shqiptarëve u erdhi kur filloi të bjerë, kur ra dhe pasi ra Perandoria osmane, pasi shqiptarët u gjënden përballë rrezikut e kërcënimit të zhdukjes si komb.
I pyesin turkofobët se kur dhe kush e cfarosi mbi gjysmën e popullsisë shqiptare , dhe kur dhe kush ishin pushtuesit , barbarët dhe genocidistët që kryen holokaustin, dëbimin dhe pastrimin entnik kundër shqiptarëve, dhe që vazhdojnë akoma edhe sot antishqiptarizmin e egër . A nuk janë serbo-grekët të cilët edhe aleancvën strategjike e kanë pasur ,e kanë dhe do e kenë vetëm kundër shqiptarëve në Ballkan.
Pra aleanca serbo-greke është aleancë antishqiptaro-turke. Vetëm të verbërit dhe mercenarët serbo-grekofilë nuk e dinë këtë, por edhe bëjnë sikur nuk e dinë.
Kundër marrëdhënieve të mira shqiptaro-turke janë edhe disa shqiptarë të besimit katolik turkofob të cilëve u ka mbetur koha e para 100 viteve, të kohës otomane.
Antishqiptarizmin dhe antimuslimanizmin shqiptar kriptokristianët me emra muslimanë e maskojnë me turkofobizmin të cilin shumë “intelektualë” shqiptarë e kanë marrë si mësim e frymwzim historie,kulture dhe letersia nga ajo sllavo-bizantine dhe komuniste ruso-bolshevike.
Jo vetëm ortodoksët grekofonë e ata shqiptarë të blerë , por ka edhe media e mediatikë, gazetarë, analistë dhe opinionistë turkofob të cilët u shërbejnë agjendave dhe kauzave antishqiptare greko-serbe, pasi dhe për këtë janë deklaruar edhe politikanë grekë, që shteti grek ka dhe jep edhe fonde sekrete me të cilat rekruton agjentë politikë e mediatikë në Shqipëri për t’u shërbyer kauzave të tyre antishqiptare,dhe në shërbim të kauzës së tyre është edhe qëllimi për të prishur marrëdhëniet e mira dhe strategjike të Shqipërisë me shtetin dhe me popullin turk, gjë të cilën e bëjnë pseudopatriotët mercenarë turkofobë.
Po ju pyes juve turkofobëve shqiptarë se pse nuk shkruani ndonjë fjalë për rrezkun e aleancës serbo-greke për shqiptarët, kur kjo aleancë është një aleancë thellësisht fetaro- ushtarake antishqiptare gjë të cilën e deklaron vetë ministri grek i mbrojtjes Panos Kammenos kur thotë se “Greqia e Serbia janë të bashkuara në besimin ortodoks”
Mësova nga gazeta “Koha Jonë” për një pakt strategjik të Greqisë me Serbinë.
Dhe shpesh në disa media lexojmë që turkofobët shqiptarë si nga Shqipëria por sidomos nga Kosova shajnë, mallkojnë, intrigojnë, shpifin , vjellin helm e vrer kundër Turqisë dhe kundër marrëdhënieve miqësore e strategjike Shqipëri-Turqi.
Deri aty arriti verbëria e ndonjërit sa që edhe refuzimin që BE i bëri hapjes së negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE,na e gjeti se na paskan qenë marrëdhëniet e mira të Tiranës me Stambollin.
Dua të ndalem vetëm në një lajm të fundit e t’i pyes turkofobët por edhe ndonjë turkofobicë që: na e shpjegoni pak se kundër cilit vënd do ta nënshkruajnë së shpejti marreveshjen strategjike Greqia e Serbia.
Dhe ju turkofobët vecanërisht të Kosovës na thoni se si ndjeheni kur me këtë rast Kryeministrja serbe e falenderoi Presidentin grek “ për pozicionin që Greqia mban ndaj Kosovës”.
U alarmuan turkofobët e Tiranës dhe të Prishtinës pse p. sh. Erdogan deklaronte si dhe Ju drejtohej shqiptarëve me fjalët : vëllezër shqiptarë, por pse nuk i shqetëson fakti kur Ministri grek i mbrojtjes iu drejtua delegacinot serb me fjalët : “vëllezër serbë, grekët janë me ju”, pra qw do te thote se greket jane gjithmone me serbwt kunder shqiptareve.
Ju turkofobëve dhe turkofobeve të Kosovës po ju kujtoj se a nuk ishte Greqia ajo që kundërshtonte bombardimet e NATO-s kundër regjimit kriminalo-genocidist serb ; a nuk ishin grekë ata që shkoni edhe vullnetarë kundër Kosovës; a nuk ishin po grekët që nuk lejuan aeroportet e tyre për bombardimin e Serbisë edhe pse Greqia ishte antare e NATO-s; a nuk janë edhe sot politika greke e cila regjimin e Milloshevicit dhe vetë atë e quan vilktimë; a nuk është shteti, qeveria,politika dhe diplomacia greke kundërshtare dhe që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës. Dhe krejtësisht e kundërta: a nuk ishte Turqia kontribuesja më e madhe pas SHBA-ve në NATO kundër Serbisë; a nuk është shteti modern turk mbështetësi më i madh pas SHBA-ve për Antarwsimin e Shqipërisë në NATO; i ndihmës për shtetndërtimin e Kosovës dhe njohësi i dytë më i shpejtë i Pavarësisë së Kosovës pas SHBA-ve. Dhe janë mëse të mjaftueshme këto fakte verbuese për turkofobët serbo-grekofillë antishqiptarë.
Prandaj turkofobizmi i juaj është hipokrizi pseudopatriotizmi dhe mercenarizmi serbo-grekofil, është vetëm urrejtje kundër muslimanizmit shqiptar.
Për çfarë i duhen marrëdhënit strategjike Greqisë me Serbinë, kur Greqia është antare e NATO-s së bashku me Shqipërinë dhe me Turqinë.Pse Greqia do bëjë marrëveshje strategjike me Serbinë kur Serbia ka aleatë strategjikë Kinën dhe Rusinë që jane fuqitë më të mëdha botërore kundër BE dhe NATO-s. Si është e mundur dhe çfarë fshihet pas logjikë së turkofobëve dhe të na e spjegojnë strategjinë pseudopatriotike me turkofobizmin e verbër të tyre, kur Turqia është forca e dytë e NATO-s pas SHBA-ve; dhe cila është kërcënim për shqiptarët, alanca strategjike Serbi-Greqi apo aleanca strategjike Shqipëri-Turqi.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura