Durrës, 9 qershor 2019: Shpeshherë dhe jo rrallë, por ndoshta pse jo por edhe gjithmonë, sidomos te pushteti e te politika: pas retorikës për të vërtetën dhe të drejtën fshihet e maskohen gënjeshtrat dhe padrejtësitë; pas patriotizmit deklarativ fals fshihet e mbulohet tradhëtia; dhe pas premtimeve fshihen mashtrimet.
Prandaj kurrë nuk duhet besuar verbërisht as pushtetit dhe as politikës.Prandaj duhet kujdes dhe vigjilencë publike e mprehtë kundër tyre, dhe jo vetëm vigjililencë por edhe rezistencë, kundërshti e qëndresë ndaj tyre
Po ta shikojmë me urtësi, me durim dhe duke e mirëpeshuar historikun e kryetarëve, të kryeqeveritarëve dhe të kryepolitikanëve e të qeveritarëve të Shqipërisë në këto 100 vite shtet, si dhe të Presidentit të Kosovës sot, ajo e cila bie ne sy është fakti se vetëm patriotizëm dhe nacionalizëm ata nuk kanë pasur asnjëherë, përveçse: patriotizëm fals, spekulativ, mashtrues dhe më shumë janë sjellë e kanë vepruar në dëm të interesave kombëtare, dhe kanë qenë të interesuar vetëm për pushtet personal e privilegje, për interesa pasurore e familjare te tyre.
Kjo është kaq e vërtetë saqë edhe nderkombëtarët dashamirës të shqiptarëve, edhe politikanë, diplomatë e miq të shqiptarëve shumë herë i kanë deklaruar me habi pikërisht këto se për çfarë dallohen politikanët shqiptarë.
Pseudopatriotët ose patriotët e rrejshëm janë pushteti dhe shtetari demegog e mashtrues, të cilët mundohen të mashtrojnë , të bindin e të kenë si mbështetje politike popullin patriot, patriotët e vertetë, familjet e dëshmorëve, të herojve dhe të veteranëve duke përdorur fjalë e retorika publike e mediatike patriotike në momentet kur ia do interesi personal, ambicia dhe egoizmi për pushtet, dhe sidomos ata bëhen patriot në kohën kur pushtetarit e politikanit iu ka grisur maska e mashtrimit dhe e kur i ka dalë boje hajnija e korrupsioni, tradhëtia e zullumi dhe kur kanë filluar atyre t’u lëkunden autoriteti, përfitimi dhe pushteti.
Ata të cilët e pengojnë progresin, zhvillimin, demokracinë, ngritjen e shtetit ligjor, integrimin e brëndshëm kombëtar dhe atë europian; ata prej të cilëve shqiptarëve u shkaktohen padrejtësi, varfëri dhe që i detyrojnë bashkëkombasit e vet që të largohen nga atdheu; ata të cilët janë zhytur në krim, zullum, korrupsion , hajni dhe në tradhëti; dhe kur pikërisht këta të tillët flasin për patriotizëm dhe për Komb, Atdhe e për Bashkim Kombëtar ata bëhen aq shumë të besdishmëm , të bajatshëm sa që të irritojnë dhe shkaktojnë neveri e vjellje shpirtërore.
Këtyre individëve që rasti, apo edhe demokracia manipulative, kur atyre ua ka mundësuar ngritjen lart në majën e shtetit e të pushtetit, dhe kur atyre u del boja si mashtrues dhe keqbërës publik, si matrapazë e mashtrues politik dhe publik, dhe kur konsumohen tërësisht, ata fillojnë ta gënjejnë veten se do të mashtrojnë popullin duke thirrur në ndihmë retorikën patriotike false, fillojnë dhe thërrasin për ndihmë idenë e Bashkimit Kombëtar.
Këti lloj politikani e pushtetari edhe sot p.sh. si Kryeministri i Shqipërisë, E. Rama dhe Presidenti i Kosovës. H. Thaçi këta dështakë kombëtar: egoizmin, mashtrimin dhe intrigat e tyre, pabesitë dhe tradhëtitë publike nuk mund t’i fshehim më pas ideve patriotike, kombëtare, fisnike e demokratike.
Këta dy patriotë vetëm të fjalëve për Bashkimin Kombëtar, janë perçarësit kombëtar, pasi duan të ndajnë Kosovën e më pastaj “ta bëjnë” Bashkimin Kombëtar; dhe i kërkojnë kryeminisrit Haradinaj që të heqë taksën e mallrave për Serbinë, por nuk heqin traun ndarës Shqipëri-Kosovë, taksën e “Rrugës së Kombit”, taksën antiKosovë.
Patriotizmi i rrejshëm i tyre për interesa personale dhe për famë e lavdi sot janë bërë dramë e fatkeqësi për shqiptarët.
Me patriotizmin e rrejshëm dështakët mendojnë se do të mund të shpëtojnë nga ankthi dhe paniku që i ka mbërthyer për pabesitë, papërgjegjshmëritë dhe korrupsionin e traumat që ata u kanë shkaktur shqiptarëve.
Kujtesa dhe historia kombëtare shënon për të mos harruar, dhe mos ta mashtrojë veten askush se do t’ia hedhë e ta mashtrojë gjithmonë popullin, por me popullin ai pashmangshmërisht do të përballet me vendimin, me gjykimin dhe do të ndëshkohet prej tij.
Këta të tillët kur dështojnë në të gjitha drejtimet, duke shfrytëzuar pushtetin i drejtohen patriotizmit fals duke shpresuar se retorika e patriotizmit të rrejshëm të tyre do t’i shpëtojë dhe do t’ua mundësojë që të vazhdojnë e të mbijetojnë në pushtet dhe në politikë.
Fatkeqësia më e madhe që e prêt këtë soj politikani është kjo: se ata nuk e mendojnë largimin nga politika, sepse nuk e dëshirojnë largimin nga pushteti, pasi logjikën ua ka errësuar egoizmi dhe instikti i egër, dhe kjo bën që ata si realitet për ta të jetë vetëm pushteti; dhe pra, ata nuk e mendojnë as edhe tjetrën, atë se: njerëzit dhe populli nuk i falin ata që gënjejnë, mashtrojnë, intrigojnë dhe që zhgënjejnë.
Bashkimi Kombëtar nuk kryhet nga patriotët e rrejshëm e që për më tepër kur ata janë vetë shqetsimi dhe problemi kombëtar.
Problemet nuk i zgjidhin ata të cilët janë problemi dhe nga ata që vetëm sa shkaktojnë probleme vazhdimisht, në mënyrë të pandreqshme dhe të pakorigjueshme. Zgjidhja e problemit fillon fillimisht me largimin e tyre nga politika dhe pushteti.
Po e mbyll këtë shkrim me atë se cfarë kam porositur në Librin tim “TRIUMFI I KOMBIT”( viti 2008) se: “Nacionalizmi, Triumfi i Kombit, ka të bëjë me krijimin e Shtetit të Bashkuar Kombëtar, me lirinë e pavarësinë kombëtare, me të drejtat civile e juridike, politike e shoqërore; ka të bëjë me pacënueshmërinë territoriale, me unitetin dhe me qëndrueshmërinë politike, ligjore e sociale brëndakombëtare dhe me njohje e respekt reciprok në marrëdhëniet ndërkombëtare.Nacionalizmi modern është i lidhur me demokracinë, dhe demokracia është në funksion të nacionalizmit, pasi poqese demokracia funksionon keq, atëhere shumica e njerëzve bëhen të korruptuar dhe në një gjëndje të tillë shoqërore zor se triumfon e drejta, e vërteta, ligji, e mira, dhe patriotizmi, sepse paturpësia dhe amoraliteti politik që vijnë nga keqfunksionimi politik dhe nga degradimi i demokracisë e nga korrupsioni shfrytëzojnë jetën, sakrificën,mundin dhe fatin e të tjerëve për interesa personale”.