Skënder S.KAPITI: Kryeministri Kurti “shmangu” “Çelësin e Tiranës” së Bregoviqit

Durrës, 13 shkurt 2020: Liderët politikë dhe pushtetarët e Kosovës gjatë këtyre 20 viteve u panë në përpjekje e garë me njëri-tjetrin se kush të marrë sa më shumë mirënjohje, tituj e dekorata nga Presidentët e Shqipërisë, kryeministrat e saj dhe nga kryetarët e bashkive e të komunave në Shqipëri. Këto pastaj përdoreshin prej tyre si “trofe” para opinionit dhe votuesve kosovarë, duke iu treguar atyre dhe për t’ua mbushur mëndjen: se ja sa të vlefshëm jemi sa që edhe shteti Amë po na dekoron. Këto dekorata, tituj e mirënjohje, me to ata shfrytëzonin respektin dhe admirimin e madh që kanë shqiptarët e Kosovës për Shqipërinë, duke e shfrytëzuar këtë për interesa personale dhe egoizmi për pushtet dhe autoritet në Kosovë.
“Çelësi” i qytetit të Tiranës mos ishte si “kurth” ndaj Kurtit?
Albin Kurti po sjell edhe një risi tjetër të madhe në politikën shqiptare. Cila është ajo? Ajo është fakti se deri më sot si politika e Tiranës ashtu edhe ajo e Prishtinës kanë bërë prona dhe të drejta të tyre edhe shkëmbimet e dekoratave mes tyre, vetëm për faktin kryesisht se kanë pasur e kanë poste e detyra politike e shtetërore në shtetet shqiptare. Janë dhënë edhe dëshmi veteranësh të UÇK-së individëve pa asnjë kontribut për luftën por vetwm për hatër njohjesh personale, miqësirash e tarafesh por edhe për “motive”korruptive. Nuk kishin dhe as nuk kanë të ngopur me tituj nderi e mirënjohjesh reciproke duke marrë merita dekoratash e titujsh të panevojshme e të pamerituara dhe vetëm për “hatër” të të qënit politikan e pushtetar në kuadër të shkëmbimit reciprok të tyre.
Pas takimit me kryeministrin Rama, Kryeministri i Kosovës ishte paraparë që të bënte një vizitë në Bashkinë e Tiranës ku atij do t’i jipej nga Kryebashkiaku Veliaj Çelësi i Tiranës . Por mos ishte ky një “kurth” për z. Kurti për ta “nderuar” atë, pasi më parë Bashkia e Tiranës e kishte nderuar edhe Bregoviqin.Dhe pse p.sh. nuk e nderua z. Kurti më parë dhe u prit sapo u bë kryeministër i Kosovës, dhe pikërisht tani dhe kur edhe ishdekoruesi i Bregoviqit, Edi Rama por sot si kryeministër i Shqipërisë në takimin me Kurtin deklaroi se: s’ka makroshengen shqiptar pa minishengen ballkanik.
Ky takim në Bashki nuk u realizua për arsye të asaj se Kurti nuk kishe kohë për shkak të axhendës së ngjeshur në Kosovë. Mirëpo është kjo, apo “supozimi” i një refuzimi të mundshëm nga Kurti për të marrë Çelsin, pasi këtë Çelës paraardhësi i E. Velisë, Edi Rama ishkryebashkiaku i Bashkisë së Tiranës, sot kryeministër i Shqipërisë ia ka akorduar edhe Goran Bregoviqit gjë e cila pati bërë jehonë të madhe pozitive në Beograd:
“Edi Rama këndon dhe vallëzon me Kallashnikovin serb: Shikoni se si Bregoviqi e kalli Tiranën”, është titulli i të përditshmes serbe, “Kurir”.“Atë çfarë nuk e kemi ditur dhe tash është bërë edhe më shumë interesante është fjalimi i kryebashkiakut Edi Rama, i cili fliste se si në ilegale në kohën e Enver Hoxhës e dëgjonte muzikën e Bijelo Dugmës, pjesë e së cilës ishte Bregoviqi”, shkruan “Kurir”.
https://telegrafi.com/kurir-ja-si-e-kalli-bregovici-tiranen-dhe-ramen-me-kallashnikovin-serb-video/
Bregoviç u kthye në frymëzuesin e miteve serbe, frymëzuesin e masakrave në Kosovë, sidomos me këngët “Kallashnikov”, Juriiiis(Sulm)… Pucaaaaaj(Qëllo-zjarr)! Veçanërisht kënga “Kallashnikov” u bë këngë e preferuar e çetnikëve të Sheshelit, “tigrave” të Arkanit etj etj, këngë që shpërthente nga kasetofonët e automjeteve të ushtarëve dhe paramilitarëve serbë, që bënin vrasje, përdhunime dhe spastrim etnik në Kosovë. Madje ishte ky këngëtar që kërkonte ndalimin e bombardimeve të NATO-s mbi Serbi dhe mblidhte ndihma për Serbinë në koncertet bamirëse si në Greqi apo në vendet e tjera.
https://ëëë.forumishqiptar.com/threads/113110-Thuaj-Jo-Bregovi%C3%A7it%21
Dhe vjen edhe pyetja se a mund ta pranosh Çelësin e Bashkisë së Tiranës kur atë e ka marrë edhe Bregoviqi. Shëmbulli më i mirë për ilustrimin e faktit që ndoshta ishte edhe si një “refuzim” i Kurtit për të marrë Çelësin e Tiranës, pasi këtë shëmbull e ka dhënë edhe Fituesja e Çmimit Nobel suedezja znj . Doctare e cila e ktheu mbrapsht Çmimin Nobel akorduar asaj nga Akademia e Shkencave të Suedise, për faktin se ky Çmim iu akodrdua edhe Peter Handkes, mbështetësit të kriminelit serb Millosheviç për krimet e genocidin mbi shqiptarët, ashtu sikurse edhe ishkryebashkiaku i Tiranës Edi Rama ka vepruar me frymëzuesin e masakrave serbe, me Goran Bregoviqin.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura