PROF.ASOC.DR.VANGJEL KICI: A MUND TË RISHTETËZOHET NAFTA DHE GAZI I SHQIPËRISË? PO MUNDET!

Toronto (Kanada), 24 shkurt 2020: PO! Nafta dhe gazi mund të rishtetëzohen, por kjo kërkon përpjekje dhe sakrifica, siç kanë bërë popujt e tjerë. Qeveria bashkpunon me të huajt kundër rishtetëzimit të naftës. Ajo duhet detyruar ta bëjë këtë rishtetëzim (nacionalizim). Vetëm zhvillimi i sektorit shtetëror të naftës mund ta shpëtojë kombin tonë.
***
Pas vitit 1990, sektori shtetëror i naftës u shkatërrua. U mbyllën: Instituti i Kërkimeve të Naftës dhe të Gazit, Sektori i Gjeofizikës, Instituti Teknologjik i Naftës, Ndërmarrjet e Shpim-Kërkimit të Naftës, uzinat mekanike të naftës etj. U shkatërrua një numër i madh i sondave të shpimi. U shkatërruan uzinat e përpunimit të naftës etj.
Doli vendimi i qeverisë për nxjerrjen e gjithë Shqipërisë në ankand tek kompanitë e huaja, për kërkime dhe shfrytëzim nafte dhe gazi. Vendburimet ekzistuese të naftës dhe të gazit iú hoqën popullit dhe iú dhanë të huajve, me marrëveshje hidrokarbure korruptive. Prandaj, gjatë 30 vjetve të fundit, popullit tonë po i grabitet e gjithë nafta dhe gazi.

Shumë blloqe tokësore dhe detare u dhanë me koncesione tek kompanitë e huaja, për kërkime dhe shfrytëzim nafte dhe gazi. Shumë nga këto kompani nuk kryen fare punime kërkimi për naftë dhe gaz, por vetëm i bllokuan kërkimet në blloqet e akaparuara (monopolizuara) prej tyre. Prandaj, gjatë 30 vjetve të fundit, në Shqipëri nuk është zbuluar asnjë vendburim i ri nafte dhe gazi. Pse ndodhi kjo? Mbaroi nafta dhe gazi i Shqipërisë? Jo, nuk mbaroi aspak. Pespektiva e gjithë Shqipërisë, për naftë dhe gaz, është shumë e madhe, por kjo ndodhi për shkak të bllokimit të qellimshëm të kërkimeve. Për të vërtetuar këtë bllokim, përveç fakteve të tjera, mjafton të japim këtu vetëm dy shembuj:
1. Pse nuk shpoi Kompania SHELL Upstream Albania asnjë pus kërkimi në antiklinalin gjigant karbonatik, të mbuluar nga depozitimet flishore në Bllokun 4? Atje struktura antiklinale gëlqerore është shumë e cekët, dhe e pregatitur me punime komplekse gjeologo-gjeofizike. Një shpim, me çuarjen e sondës atje dhe punët pregatitore, mund të realizohet brenda dy javësh (si proçes shpimi mund të realizohet brenda dy ditve!!). Atje është shumë e mundur të zbulohet një vendburim gjigant nafte dhe gazi (strukturë me gjatësi mbi 60 km!!). Ky vendburim do të jetë afërsisht sa të gjitha vendburimet e naftës të marra sëbashku, të zbuluara deri tani në gëlqerorët!!! Autori i këtij shkrimi e njeh mirë këtë strukturë, sepse ka punuar në terren me grupin e rilevimit gjeologjik. Ai ka studiuar edhe stratigrafinë e rajonit, dhe ka kryer analizat mikropaleontologjike të pusit të shpuar.
2. Pse nuk shpoi Kompania Pennine Petroleum Corporation asnjë pus kërkimi në antiklinalin gëlqeror, të mbuluar nga depozitimet flishore në Bllokun Velça? Atje struktura gëlqerore antiklinale është e cekët. Atë e japin shumë qartë punimet seismike. Atje është shumë e mundur të zbulohet një vendburim i ri nafte dhe gazi, në jug të vendburimit të Gorisht-Koculit. Si këta shembuj ka edhe shumë të tjerë.
Në këto kushte, çfarë duhet të bëjmë?
ï‚Ÿ T’i kërkohet me këmbëngulje qeverisë nacionalizimi (shtetëzimi) i naftës dhe i gazit të gjithë Shqipërisë, fillimisht përjashtuar vendburimet e dhëna me koncesione. Këto le të zgjidhen gradualisht, nëpërmjet Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Por kjo punë nuk bëhet duke fjetur…Punëtorët e rafinerisë së naftës në Ballsh, dhe ata të pompave në Poçem, janë futur në grevë urie, kurse naftëtarët e tjerë, sidomos pensionistat, dhe ata të përjashtuar nga puna, nuk i mbështesin fare këto protesta. Prandaj qeveria në Shqipëri e hedh vallen sipas qejfit….
ï‚Ÿ T’i kërkohet me këmbëngulje qeverisë anulimi i vendimit, për nxjerrjen e të gjithë Shqipërisë në ankand tek kompanitë e huaja, për kërkime dhe shfrytëzim nafte dhe gazi. Kërkimet në tokë, për naftë dhe gaz, mund t’i bëjnë vet shqiptarët. Vetëm deti mund të jepet me koncesione të rregullta tek kompanitë e huaja.
ï‚Ÿ T’i kërkohet me këmbëngulje qeverisë anulimi i të gjitha marrëveshjeve hidrokarbure, të nënshkruara me kompanitë e huaja, për kërkimin e naftës dhe të gazxit në Shqipëri. Ky anulim mund të bëhet shumë lehtë, me argumentin e fuqishëm se ato kanë shkelur me të dyja këmbët Ligjin e Naftës në Shqipëri, duke mos kryer fare punime kërkimi, gjatë disa viteve rresht. Këto kompani, po të hidhen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, duhet t’i paguajnë Shqipërisë gjoba të majme!!
ï‚Ÿ Të kërkohet kredi nga bankat e huaja. Sasia e nevojshme e kredisë le të përcaktohet nga një grup i posaçëm i specialistve dhe ekonomistve të naftës. Para tre vitesh, 1 miliard dollarë i mori qeveria ‘Rama”, dhe i bëri rrush e kumbulla për ndërtim rrugësh me korrupsion, për turizmin dhe agroturizmin etj., që nuk i sollën asgjë ekonomisë shtetërore. Po të ishin investuar këto pará në sektorin shtetëror të naftës, të ardhurat do të ishin shumë të mëdha. Do të ishte bërë një revolucion i vërtetë në ekonomi. Prandaj, po të jetë nevoja, le të marrim edhe 1 miliard dollarë të tjera kredi, për rivënien në punë të sektorit shtetëror të naftës. Nafta garanton shlyerjen e borxheve.
ï‚Ÿ Të rihapet ish Instituti i Kërkimeve të Naftës dhe të Gazit, me Sektorin e Gjeofizikës, Instituti Teknologjik i Naftës, Ndërmarrjet e Shpim-Kërkimit të Naftës, uzinat mekanike të naftës etj.
ï‚Ÿ Të blihen disa sonda shpimi (autosonda për shpime të cekëta dhe sonda për shpime të thellësive mesatare) etj.
Pra, nafta dhe gazi t’i rikthehen popullit. Si model le të kemi Norvegjinë. Kështu do të shpëtojmë vendin nga borxhet e mëdha, do të forcojmë ekonominë shtetërore, do të rrisim shumë mirqënien e popullit…Në të kundërt, jemi katandisur në buzë të katastrofës kombëtare!! Pse e shkruaj këtë? Sepse nuk u shkatërrua vetëm sektori shtetëror i naftës, por pas vitit 1990 u shkatërrua e gjithë pasuria kombëtare.
U shkatërrua industria (uzinat, fabrikat kombinatet…) me justifikimin e padrejtë, sikur gjoja ato ishin të gjitha me teknologji të prapambetur, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Për shembull: Uzina e telave të bakrit në Shkodër ishte moderne. Uzina e re, e rafinimit të bakrit në Rubik (që nxirte floririn, argjëndin etj.), ishte moderne. Uzina e Plehrave Azotike dhe ajo e Uresë në Fier ishin moderne, etj. etj.
U shkatërrua bujqësia, që ishte e kolektivizuar dhe e mekanizuar. Ish kooperativat bujqësore, pa i shkatërruar, mund të ktheheshin në ferma private të fshatarve, të shkëputura nga shteti. Kështu i bëri Republika çeke, Sllovakia etj. Shembujt nga vendet Lindore qeveria jonë i kishte, por ajo nuk donte.

U shkatërruan minierat….
U shkatërrua nafta…U shkatërruan edhe shumë gjëra të tjera, që unë nuk po i shkruaj….
Tani shteti shqiptar është plotësisht i shpronësuar dhe krejt i pafuqishëm, sepse është zhvilluar një luftë e brendëshme e pamëshirshme kundër tij!! Kjo luftë është bërë nga qeveritë e njëpasnjëshme shqiptare, pas vitit 1990. Sot shteti shqiptar nuk prodhon dhe nuk eksporton asgjë, prandaj ai nuk ka asnjë të ardhur. Ai mbahet vetëm me taksa dhe kredi (borxhe) nga bankat e huaja, ku ne jemi zhytur thellë. Shteti shqiptar prodhon vetëm varfëri, papunësi, emigrantë, trafikantë droge, krime… Shtetet e ndryshme europiane, dhe ato botërore, i kanë të dyja format e pronësisë: Edhe pronën shtetërore, edhe pronën private, që janë në konkurencë me njëra tjetrën, kurse tek ne u privatizua plotësisht prona shtetërore, dhe ky është krim. Në rast fatkeqësish, siç janë tërmetet, zjarret, përmbytjet, sëmundjet epidemike, luftrat…, shteti shqiptar është krejt i pambrojtur. Privatët e pasur shqiptarë, të pasuruar me korrupsione dhe me forma të tjera, shikojnë vetëm interesat e tyre. Ata nuk duan t’ia dinë për varfërinë dhe fatkeqësitë e popullit tonë, siç ndodhi me shkatërrimet nga tërmeti. Ne mbetëm historikisht duke kërkuar ndihmë nga bota. Dhe kjo ndodh kur jemi shumë të pasur me burime natyrore, por të keqqeverisur. Vetëm zhvillimi i sektorit shtetëror të naftës dhe të gazit mund ta shpëtojë kombin tonë. Të gjitha të tjerat janë mashtrime, siç është zhvillimi i turizmit dhe i agroturizmit, zhvillimi i drurve frutorë arrorë etj. Ato janë fitimprurëse për ekonominë, por nuk janë aspak vendimtare për fatet e kombit, siç i konsideron padrejtësisht qeveria.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura