SPIRO BUTKA: DËSHMORËT E KOMBIT BRËNDA DHE JASHTË KUJTESËS HISTORIKE!

Tiranë, 15. 05. 2014 – Dita e nëntë e muajit Maj e çdo viti, lidhet me kujtesën historike të fitores, që arritën popujt e këtij rruzulli tokësor në Luftën e Dytë Botërore, kundër nazifashizmit Italo-Gjerman dhe militarizmit Japonez. Përkujtohen ngjarjet dhe historia merr jetë, për të ecur e sigurtë drejt përjetësisë, të veprës heroike të atyre milionave martir, që derdhën gjak, për çlirimin e popujve të robëruar dhe pavarësimin e atyre vendeve përkatëse, që u rreshtuan në atë luftë botërore, krahas SHBA-ës, Anglisë, Rusisë, Francës e shteteve të tjerë të çdo kontinenti. Kështu ndodhi dhe në kuadër të këtij përvjetori, ku politika e shumicës aktuale, në zbatim të planeve e projekteve qeveritare, për kremtimin e pesëdhjetë vjetorit të çlirimit të atdheut nga hordhitë nazi-fashiste, organizoi e nderoi të rënët dhe luftëtarët e asaj lufte botërore. Kundërshtarët opozitar, duke rendur pas njëanëshmërisë politike, vazhduan “Avazin e Mukës, duke nënvleftësuar e transformuar ato ngarje e ndodhira, në interes të atyre, që jo vetëm nuk luftuan për çlirimin këtij vendi, por përkundrazi, bashkëpunuan ngushtazi me okupatorin pushtues nazi-fashist, fakt ky që vërtetohet dhe sot e kësaj dite, nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Shqipëtare dhe ushtarakët e lartë të aleatëve, të atashuar pranë ushtrisë të popullit tonë gjatë asaj lufte botërore. Nisur nga verbëria politike për pushtet dhe miopia e vështrimeve historike, irritimi plot mllefe, u shkarkua të nesërmen e atij përkujtimi, duke përgojuar grushtin e nderimit partizan, simbolin e bashkimit të gjithë Shqiptarve të kudo ndodhur, në një shtet unikal brënda një kombi të vetëm. Historia e dhimbshme e asaj kasaphane hitleriane, u deklarua e mbyllur me Nyrenbergun e pas luftës, por nuk ishte thënë, që që ajo ti lihej së kaluatës, sepse u përsërit në fundin e mileniumit të njëztë, me përmasa e tragjedi pothuajse të njëllojta e identike, apo në mos më tepër, ku me plot gojën mund të thuhet, se për vetë kohën e zhvillimit, ngjajshmëria e atyre krimeve barbare, nuk u ndëshkua ashtu si u veprua pas asaj gjakderdhje botërore, por krejt ndryshe e në kundërshti me ato të drejta që përcaktohen në Kartën e Kombeve të Sanfrançiskos dhe Aktin Final të Helsinkit.

Hazir Malaj (1941 – 1998)

__________________________

Muaji Maj, që nga viti 1998 e në vazhdimësi, në ditën e nëntë të tij, përkujtohet tashmë dhe për një ngjarje tjetër të rëndësishme historike, për aktin sublim të dy dëshmorve të kombit Shqiptar Ilir Kunushevci e Hazir Malaj, të cilët gjatë kryerjes të detyrave luftarake për çlirimin e Kosovës, u vranë pabesisht nga dora gjakatare e bashkëpuntorve të Beogradit, ku për të keqen e vetes tonë, ai krim u krye jo në Kosovën e pushtuar nga Serbët, por brënda tokës Amë, shtetit të tronditur Shqiptar të sapo dalë pas trazirave marramëndëse të vitit 1997. Që nga ajo ditë e shënuar e 9 majit 1998, për çdo vit në Tiranë kryeqytetin e gjithë Shqiptarve të kudo ndodhur, përkujtohet rënja heroike e këtyre dy dëshmorve legjendar, të cilët edhe pse të ndarë me kufij imagjinar, bashkuan Shqipërinë dhe Shqiptarët në një luftë të përbashkët për çlirimin e Kosovës nga hordhitë nacionaliste Serbe. Të dy trimat e asaj lufte madhore, erdhën në përvjetorin e tyre të gjashtëmbëdhjetë, ashtu si më parë të gjallë dhe krenar, për atë akt madhështor e të lavdishëm, që kryen në interes të këtij populli e kombi ende të copëtuar në disa pjesë, brënda disa shteteve të ndryshme të Ballkanit Perëndimor. Salla gumëzhiu dhe u mbush plot me shokët e tyre të luftës, të ardhur nga disa treva etnike Shqiptare. Hymni kombëtar hapi siparin e këtij përkujtimi dhe akademija vazhdoi më tej me solemnitetin e duhur në kësi rastesh, ku nuk munguan ligjërimi i historianit Skënder Zhitia dhe përshëndetjet e Zv/Ministrit të Sigurisë Muhamet Latifi, të Zv/Komandantit i FSK-ës Gjeneral major Rahman Rama e Komandantit të Forcave Tokësore të RSH Gjeneral Major Zyber Dushku. U fol, u përshëndet, u ligjërua e u përkujtua veprimtaria e këtyre dy hrojve, në kuadër të kryerjes të detyrave luftarake të UÇK-ës, gjatë asaj lufte çlirimtare. Jeta dhe vepra e tyre ishte dhe mbeti në histori, një akt monumental shumë i rëndësishëm dhe simbol i bashkimit të gjithë Shqiptarve të trojeve arbërore Pellazgo-Ilirike.

Si në të gjitha përkujtimet e dëshmorve të tjerë edhe në këtë rast, nuk mund të gjënden fjalët e duhura, për të vlerësuar veprën e tyre madhore. Ajo sot për ne është e gjallë, tashmë midis Shqiptarve e konkretisht në Kosovë, ku populli asaj treve kombëtare, jeton i lirë e i pavarur në truallin e vet stërgjyshor. Brënda këtij realiteti luftarak të asaj ushtrie çlirimtare, janë dhe Ilir Kunushevci e Hazir Malaj, dy ish luftëtar të një kauze madhore e të shenjtë, të cilët ideali kombëtar edhe pse ishin ndarë me kufij imagjinar, i bashkoi përjetësisht në luftë për çlirimin e Kosovës, nga zgjedha koloniale e Begradit nacionalist. Jeta dhe vepra e tyre heroike, u lidh ngushtë me detyrat dhe nevojat jetike të UÇK-ës, në luftë të ashpër për jetë ose vdekje, kundër Forcave Ushtarake të Federatës së mbetur Serbo-Sllave. Nisur nga praktika luftarake e përparuar botërore, “se pa logjistikë të sigurtë, nuk mund të fitohet lufta”, të dy këta organizator e drejtues të këtij veprimi luftarak, duke parë se në frontin e luftës së Kosovës, në të gjitha zonat operative luftarake e veçanërisht në Llap, Mitrovicë e Drenicë, ndihej mungesa e armatimit dhe municionit, u angazhuan totalisht, për të realizuar me çdo kusht kërkesat e ngutëshme, brënda detyrave të caktuara nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-ës. Në kuadër të gjithë kësaj veprimtarie luftarake, ishte dhe lëvizja e kollonës së tyre me armatim e municion në drejtim të Tropojës në 9 Maj 1998, datë kjo kur këta dy trima të betuar para flamurit e hymnit kombëtar, u vranë pabesisht jo nga Serbët, por nga agjentët e tyre Shqiptar, të vënë në shërbim të Beogradit, në një pritë të studiuar, organizuar e realizuar qëllimisht e me paramendim, për ti vrarë e azgjësuar me çdo kusht.
U nisën nga Tirana në mbrëmje, për të udhëtuar natën, sepse nuk dëshëronin të ndesheshin me policinë Shqiptare që kryente detyra në zbatim të embargos. Në krye të kollonës udhëtonte me veturë vetë Iliri me Hazirin në krahun e djathtë, ndërsa në sediljet prapa tyre ishte ulur një oficer i SHISH të asaj kohe. Nga pas vinte automjeti me ngarkesë, i drejtuar po nga njerës të SHISH. E gjithë kjo lëvizje deri në orën 2.00 të datës 9 Majj 1998, kohë kjo që sapo ishte kaluar kthesa e rrugës për në Tropojë e për më saktë në vendin e quajtur Miliskajë. Pikërisht këtu përballen me pengesa në rrugë dhe me menjëherë e kuptuan, se dikush i kish tradhtuar e kërkonte jo vetëm kokat e tyre, por dhe ngarkesën me armatim e municion e mjetet financiare, që kish Ilir Kunushevci me vete. Krisma e parë e Shqiptarve të shitur, u zbraz pikërisht kundër Ilirit, të ulur në sediljen e drejtuesit të veturës. E ndjeu dhimbjen trimi i Podujevës dhe ashtu i plagosur e mori hakun me plumbin e parë kundër tradhtarit Shqipfolës. Hazir Malaj mjeku i njohur Tropojan, atdhetari e patrioti i përkushtuar i luftës çlirimtare, humanizmit njerzor dhe ndjenjës tradicionale të malësorit, e hodhi Ilirin mbi supet e tij dhe mori rrugën për në fshatin më të afërm, për ti dhënë ndihmën e ngutëshme mjekësore dhe për tu larguar sa më tepër nga vrastarët e pabesë, që vazhduan ti ndiqnin. Ndërkohë Shikasi i ulur ë ndenjëset e dyta të veturës, pasi theu xhamin e pasmë, në vend që së bashku me drejtuesin e shoqërusin e mjetit të ngarkuar me armë e monicion, të hapte zjarr kundër agjentëve të Beogradit, për të mbrojtur e mbuluar Ilirin e plagosur dhe Hazirin që e mbate mbi supe, u zhdukë si hije bashkë me të tjerët dhe në mëngjezin e datës 9 Maj 1998, u gjënden në mjediset e SHISH bashkë me automjetin e ngarkuar. Braktisja e dy heronjve në çastin kritik e momentin më të vështirë, tregon e qartëson dhe njëherë lidhjet e hijeve vrastare, me ata që u larguan në terrin e natës si hajna, pa u hyrë një gjemb në këmbë. Ky veprim i studjuar e i paramenduar bëri, që tu lihet dorë e lirë UDB-shve të Beogradit, jo vetëm për ti ndjekur gjatë tërheqjes dy legjendarët e asaj lufte, por dhe ti vrasin, duke i masakruar me breshërira të tëra armësh automatike.

Nga ajo natë e errësirës vrastare e deri në ditët sotme, kanë kaluar 16 vite dhe krimi i dyfishtë, jo vetëm që nuk është zbardhur, por për më keq të kohës në vazhdimësi, përhapen aludime e iluzione të tilla, për të transformuar ngjarjen e mbuluar ata që organizuan e kryen pritën për vrasjen e atyre dy herojve çlirimtar. Dielli nuk mund të mbulohet me shoshë thotë poplli ynë. Nisur nga faktet konkrete e bindëse, që argumentojnë kryerjen e atij krimi barbar, në mediat e shkruara, ato vizive e rrjetet social shoqërore të internetit, janë lakuar emra konkretë nga të dy anët e kufirit imagjinar, jo vetëm nga individ që u dhimbset kjo vrasje, por dhe nga agjensi zbulimi prestigjoze dhe organet përkatëse të hetuesisë tashmë të dy shteteve Shqiptare heshtin. Por përse vallë? Nuk u vranë dy njerëz të zakonshën, për të cilët dhe për ata nuk mund të heshtet, por u vranë dy trima, dy heroj, dy atdhetar të përkushtuar, dy patriot të vendosur, dy luftëtar të UÇK-ës, dy vëllezër të një gjaku, të cilët edhe pse të ndarë me dhunë nga trualli etnik Shqiptar, i bashkoi ideali shenjtë i luftës për liri e pavarësi kombëtare. Dosja e tyre u hap menjërë pas ngjarjes, por ajo u mbyll me urdhër, por të kujt? Ajo dhe pse mban sipër vetes pluhurin e harresës, ka fakte e argumente, që jo vetën vërtetojnë krimin e kryer, por dhe kush janë autoret e asaj vrasje makabre. Ilir Kunushevci dhe Hazir Maaj e morën hakun e tyre dyfish, një me dorën e Ilirit dhe tjetri nga besnikëria Shqiptare, që nuk fal në të tilla raste. Ata që organizuan e kryen atë pritë vrastare, ikën nga sytë këmbët, por më pas u shpërblyen me grada e ofiqe dhe sot edhe pse rrjedha e jetës i ka hedhur në koshin e plehrave, vijnë në përkujtimin e Ilir Kunushevcit e Hazir Malaj, ashtu buza gaz si hipokrit e me lotë krokodili në sy, duke u shoqëruar dhe nga ndojnë agjent i Beogradit, që rend nëpër sallë me aparat fotografik, për të gjuajtur e kurdisir sajesa të rreme, në favor të atyre që kërkojnë gjykime speciale për luftëtarët e UÇK-ës. Përkujtimet e këtyre dy herojve të kombit Shqiptar, janë shoqëruar vit pas viti nga kortezitë ceremoniale, të cilat janë organizuar e zhvilluar nën kujdesin e qeverive përkatëse të Tiranës e Prishtinës. Do të vijë dhe 9 Maji i vitit pasardhës dhe rutina e kremtimit do të vazhdojë, duke lënë në harresë, jo vetëm zbardhjen e atij krimi ndërshtetërore, por dhe lojën korteziale që bëhet me ata, që i kanë lënë këta trima në varrezat publike, në vend që të sistemohen si gjithë dëshmorët e tjerë në altarin e lirisë, ku prehen gjithë herojt e luftrave çlirimtare. Deri kur do të vazhdohet me këtë mënyrë të vepruari, e dinë ata që mbi bazën e gjakut të Ilir Kunushevcit, Hazir Malaj e mijëra dëshmorve të tjerë, livadhisin sot e gjith vitin, duke u krekosur me lulka në supe e poste qeveritare dhe kujtohen vetëm një ditë para përkujtimit për kurorat e tufat me lule, që duhen vendosur atje ku prehen ata heroj, për tu shfaqur para kamerave televizive si gjithmonë gjatë çdo përvjetori.
Kujtesa historikë është dhe mbetet një vatër burimore e pa shterur, sepse mbi bazën e memories së sajë, ngjarjet dhe ndodhitë kujtohen e rifreskohen, jo vetëm për të ngelur ashtu të gjalla brënda Shqiptarizmës, por dhe i tregojnë mbarë botës përparimtare e demokratike, si luftohet për të ardhmen, për të mos harruar të kaluarën. Brënda këtij këndvështrimi konkret të këtyre luftrave çlirimtare, nuk janë vetëm Ilir Kunushevci e Hazir Malaj, por dhe heroi i tri luftrave dhe dëshmori i kombit Pajtim Ahmet Roci nga Kukësi, trimi që derdhi gjakun si lumë dhe fali jetën e vet rinore, për çlirimin e trojeve etnike Shqiptare të Shqipërisë Lindore, të pushtuara nga Sllavët e vetëquajtur Bullgarofolës. Edhe ky luan i atyre tri përpjekjeve të mëdha, u vra pabesisht bashkë me dy trimat e tjerë, Lefter Koxhaj nga Skrapari e Ndriçim Koxhaj nga Librazhdi, prej duarve gjakatare të Bullgarofolsve Sllav dhe bashkëpuntorve të tyre Shqipëfolës. Por ajo që të indinjon së tepërmi në këtë akt monstuoz, nuk është vetëm pabesia e atij krimi, që u krye kundër këtyre tre heronjve legjendar, por për më tepër të asaj vepre makabre, del se organe të caktuara të errësirës obskurantiste të shtetit të vetëquajtur Maqedon, e vranë për herë të dytë, duke e groposur ashtu të plagosur, pasi e e gjetën të gjallë. Krimi hitlerian i strukturave të reja nazi-fashiste të shtetit të vetëquajtur Maqedon, vërtetohet sot e kësaj dite nga të zotët e shtëpisë, të cilët pranojnë se trimi Pajtim Roci, ishte në agoni e rënkonte, në kohën kur i muarën trupat në mëngjezin pas ngarjes. Këtu duhet të ndalet Drejtësia Ndërkombëtare e Hagës dhe ata që llomotisin për drejtësi e gjykime speciale, për tu treguar nazi-fashistëve Maqedonas, se cilët janë në realitet me ato krime masive, që kanë kryer jo vetën atë luftë, por në shekuj të tërë, të pandarë përjetësisht as dhe një hap nga nga vëllezërit e një soji, Serbët siamezë. Historia e heroit të tri luftrave Pajtim Roci, nuk mbaroi me kaqë, sepse ai u vra për herë të tretë nga Zv/Kryeministri Shqiptar pseudo demokrati Genc Pollo këtu në Tiranë, i cili gjatë diskutimit për miratim, nuk e nënshkroi dosjen e tij si dëshmor i kombit, nën pretekstin e ndonjë mungese të papërfillëshme, në një kohë kur dihet nga të githë, se heroi i tri luftrave ççlirimtare, është njohur e pranuar si pjestar i tri luftrave, shpallur dëshmor i Ushtrisë Çlirimtare Kombtare dhe dekoruar me Medaljen e Shqiponjës, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi.

Ashtu si Ilir Kunushevci e Hazir Malaj edhe Pajtim Roci, Lefter Koxhaj e Ndriçim Koxhaj, janë varrosur nëpër varreza publike në fshatrat përkatës, e jo në altarin e tyre të lirisë, ku prehen dhe dëshmorët e tjerë të Kombit Shqiptar. Arsyetimet e dhëna, për të justifikuar këtë mos realizim përbetimi, nuk mund të pranohen kurrsesi, ku me tepër theksohet se shkaktar janë familjarët, të cilët nisur nga dhëmbshuria shpirtërore, feja ose ndonjë ndjenjë tjetër individuale, dëshërojnë që bijve të tyre të mos u lëvizen eshtrat nga vendi ku janë varrosur. Dëshmori i Kombit është biri i gjithë popullit Shqiptar dhe si i tillë ai duhet të prehet në vendin e caktuar për këtë qëllim, në vorrezat e dëshmorve të Kombit. Duan apo nuk duan të dashurit e tyre, detyra e shtetit është që legjendarët e kombit ti sistemojë në varrezat e dëshmorve, sepse në këto mjedise ai jeton me mijra vjet, ndërsa duke qënë në varreza publike, jo vetëm që i nënvleftësohen vlerat që ka, por me kalimin e viteve, dekadave e shekujve, gradualisht humbet dhe varri i tij. Nisur nga gjithë këto kërkesa historike, të përcaktuara nga praktika jetësore e kësaj shoqërie njerëzore ku jetojmë, nuk është vetëm detyrim njerëzor, por dhe ligjor i përcaktuar në kushtetutë si dokumenti bazë dhe aktet nënligjore, për tu shkuar deri në fund të gjitha problemeve, që kanë të bëjnë me jetën dhe veprën e atyre luftëtarve çlirimtar, që sakrifikuan e derdhën gjakun për atdheun, popullin dhe krejt kombin. Në të kundërtë, atje ku nuk respektohen e nderohen të rënët e luftrave çlirimtare, nuk mund të pretendohet kurrsesi, se egziston shteti i lirë e i pavarur.
– Autori ishte Ish Z/v.Komandant i Operacionit “Shigjeta”, gjatë luftës së UÇK’ës. Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇK’ës Tiranë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura