SPIRO BUTKA: LAVDI VEPRËS HEROIKE TË HEROIT LEGJENDAR TË TRI LUFTRAVE ÇLIRIMTARE GJENERAL TAHIR SINANI

Tiranë, 30. 07. 2013 – U mblodhëm në 29 Korrik 2013 në odën e famshme të familjes së nderuar të Sinanajve, për të përkujtuar me nderim e respekt të madh, rënjen heroike në fushën e betejës të trimit, atdhetarit, patriotit dhe heroit të tri luftrave të kombit Shqiptar, Gjeneral Tahir Sinanit. Erdhën shokë të luftës dhe familjar të dëshmorve të tjerë të asaj lufte, që ranë ashtu si Tahir Sinani e falën gjakun e tyre, për të skuqur një flamur atë kombëtar. Lindën nëpër rrethe të ndryshme, por lufta i bashkoi me një qëllim të vetëm, atë të bashkimit të kombit në një shtet të vetëm Shqiptar. Vëllezërit e tij, Besniku dhe Skënderi na e sollën Tahirin mes nesh në odë ashtu si ish Tahiri i gjallë në luftë e në paqe, nëpërmjët ekranit të monitorit, me dokumentarin e skenarizuar nga Nuhi Bytuçi. Oda u mbushë plot emocione, kur djali i heroit sheh babën e vet në rradhët e UÇK-ës, duke luftuar pa u ndarë as dhe një hap nga shokët e tij të luftës. E sheh me mall të madh, por nuk ka mundësi ta përqafojë. Dy vëllezërit e tij ndjekin lëvizjet dhe fjalët e Tahirit, pa lëvizur nga vendi dhe herë pas herë nderojnë shokët e luftës të ardhur në këtë përkujtim shoqëror. Lufta reale e paraqitur në ekranin e vogël të përball me ato vite……. e vite të shkuara, më shumë se një dekadë.
Këtë luftë Shqiptarët nuk e dëshëruan, por ajo u imponua nga vetë Serbët, të cilët, nisur nga orekset e nacionalizmit të tërbuar për “Serbi të madhe”, u lëshuan si bisha mbi popullsinë e pa mbrojtur të asaj treve etnike Shqiptare. Kjo luftë nga vetë natyra e zhvillimit të sajë, ishte një dukuri e rrallë historike, jo vetëm për kombin Shqiptar, por për krejt njerëzimin anë kënd rruzullit tokësor. Kjo për shumë arsye, të veçanta e të përgjithëshme, por për më tepër atë ushtarake, të gërshetuar me imtësi e ngushtësisht me veprimet politike, lëvizjet diplomatike, burimet ekonomike, shfrytëzimin e faktorit psikologjik, si dhe krijimin e hapësirave të reja dimensionale, të sejlljes së faktorit ndërkombëtar, në mbështetje direkte të kësaj lufte. Ajo luftë ishte e drejtë, parimore, legjitime, bashkohore, profesionale dhe e mbështetur në traditën luftarake të vet popullit që e organizoi dhe zhvilloi atë. Ishte një luftë, nga ku bota mësoi, se kufijtë dimensional për zhvillimin e sajë nuk mbetën tabu, por ata u ndërtuan në përputhje të plotë me interesat humanitare e demokratike të krejt njerzimit. Vija e parë e sajë ishte në Kosovë, por pozicionalisht, ajo u shtri në krejt truallin e trungut amë, varioi në Bruksel dhe fundi i sajë arriti deri në Uashington.

Si të gjithë luftrat e tjera të Shqiptarve dhe kjo pati kulminacionet e veta, nga ku lindën nisma e u muarrën kthesa favorizuese, në interes të zgjidhjes të situatave dramatike të krijuara nga Serbët në Kosovë. Qëndresa heroike e Jasharajve në Prekazin e Drenicës luftarake, me në krye Legjendarin Adem Jasharin, jo vetëm që ngriti peshë gjithë Shqiptarët e kudo ndodhur, por jehona e sajë ushtoi e tronditi një botë të tërë, duke i treguar mbarë njerzimit se cilët janë Shqiptarët e përse flijohen ata. Mizoria Serbe nuk u ndal, por eci më tej, nga njëra masakër në tjetrën, deri sa arriti në Reçak, ku bota u shtang, kur pa nga afër e nga larg, kufomat e njerzëve të pafajshëm, të masakruar nga vetë kriminelët më të rregjur të Beogradit Serb. Shqiptarët u ngritën në këmbë dhe u bënë një e të pndarë. Lufta mori përmasa më të dukëshme në të gjitha fushat përkatëse. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbrohej dhe sulmonte njëkohësisht, duke i treguar mbarë botës se populli Shqiptar nuk kishte të ndalur në rrugën e nisur. Që nga Nëntori i vitit 1997, kur dualën haptazi me uniformën e sajë, trimat e pamposhtur Rexhep Slimi, Daut Haradinaj e Muj Krasniqi, ajo u forcua së tepërmi, duke shtuar për ditë e më shumë rradhët e sajë.
Pjesë e kësaj ushtrie të vogël në numër, por të madh në shpirt e në veprim, u bë dhe trimi nga Tropoja, Tahiri i Malit të Sinanajve. Nuk do të ndalem sot, se kur lindi e u rrit stërnipi i Mic Sokolit, sepse ato gjeneralitete dihen e kushdo mund ti gjejë e të njihet në vende perkatëse, të caktuara për këtë qëllim. Unë do të shkruaj për veprën heroike të këtij luftëtari patriot, i cili në tri luftrat e fundit të Shqiptarve la gjurmët e veta brënda historisë kombëtare. Në vitin 1998, u bë pjesë e UÇK.-ës. Ashtu i thjeshtë e i heshtur, u rreshtua brenda rradhëve të sajë, me një armë në krah, pa kërkuar asgjë për drejtim e komandim. E nisi luftën si mësimdhënës i asaj shkolle ushtarake, që U.Ç.K.-ës kish ngritur në ato male, duke u bërë njësh me luftëtarët në fushën e luftimit. Punoi pa u lodhur ditë dhe natë, për tu mësuar luftëtarve të asaj ushtrie çlirimtare, njohuritë për njohjen dhe përdorimin e armatimit dhe mënyrat e veprimeve në fushën e luftës, për të gjitha llojet e luftimeve. Të dyja këto i gërshetoi me njohjen reale e konkrete të armikut, organizimin e tij, kompletimin me teknikë e armatim, si dhe taktikën që ai përdorte kundër UÇK.-ës.
Duke dhënë ndihmesën e vet në këtë fushë, Tahir Sinani tregoi vlerat e tij, jo vetëm si luftëtar, por dhe si edukator i shëmbullit personal. Detyrat që ai realizoi gjatë kësaj periudhe, lanë gjurmë të dukëshme në organizimin, drejtimin dhe komandimin e trupave. Nisur nga kjo ecuri etij, UÇK-ës në vazhdim të ristrukturimit të sajë, me urdhër të komandantit të UÇK-ës Azem Syla dhe Shefit të Shtabit të përgjithshëm Kolonel Bislim Zyrapi, Tahir Sinanit i ngarkohet detyra për organizimin e forcave speciale të UÇK-ës, detyrë të cilën, e kreu me këmbngulje e devotshmëri, deri në realizimin e plotë e përfundimtar të sajë. Specialët e UÇK-ës, ashtu si dhe të gjithë luftërarët që u stërvitën, nga ushtaraku i përgatitur në nivelet e duhura të mësimdhënjes, njohën më tej dijenitë, mënyrat e komunikimit dhe ndërtimin e raportev luftëtar- pedagog, vartës-epror, luftëtar-komandant, raporte këto të ndërtuar brënda një qëllimi e ideali, që vetë Tahiri diti si tua shpjegojë e fusë në gjak atyre luftëtarve, që në luftë e sipër u sakrifikuan për atdheun, Kombin, Shqipërinë, ashtu si dhe vetë trimi Tahir Sinani.
Koha eci brënda rrjedhave të veta, ndërsa lufta u ashpërsua akoma më tej. U ndje nevoja për ndryshime cilësore në zhvillimet e mëtejshme luftarake. Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-ës në drejtimin e Kolonel Bislim Zyrapit, i ngarkoi Tahir Sinanit detyrën e komandatit të Br.121. Luftëtarët e kësaj njësie, njohën nga afër dhe nga larg Komandantin e tyre Tahir Sinani. E njohën nga afër, sepse ai edhe, pse komandant i tyre, nuk e lëshoi pushkën nga dora, por luftoi krah për krah me ata. Njohja nga larg, nuk ka të bëjë me largësinë, por me me qënjen e tij në rrolin e drejtusit të një njësie taktike, të një brigade me detyra të shumta, por që u realizuan me sukses nga komandanti i saj, tropojani Tahir Sinani. Brigada 121-të e UÇK-ës, në drejtimin e këtij heroi, zhvilloi shumë luftime mbrojtëse e sulmuese kundër ushtrisë Serbe, por asnjëherë nuk u tërhoq nga pozicionet e zëna të luftimit. Kjo jo vetëm nga qëndrimi luftarak e burrëror i efektivit të sajë, por dhe si rezultat i organizimit, drejtimit, komandimit dhe i zhvillimit me zgjuarsi, maturi e profesionalizëm të lartë, nga ana e komandantit të sajë, Tahirit, trimit të Mal Sinanit.
Viti 1999 nisi me tërë ashpërsinë dimërore, por krahas këtyre rëndesave të motit, situatat luftarake, në front e thellësi, u përkeqësuan më tepër se kurrë. Beogradi u hodh totalisht kundër Shqiptarve, me synimin e zhdukjes së tyre, e në pamundësi të realizimit të kësaj mënxyre, shpërngulja me dhunë drejt trungut amë. Teori dhe praktikë e njohur në shekuj e Sllavëve, Serbëve dhe Grekëve, për të shtyrë kufijt e zgjeruar shtetet artificialisht. Nisur nga kjo gjëndje, bota lëvizi nga vendi dhe ndërhyri nëpërmjet ajrit me forcat ajrore të NATO-s. Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-ës, nën drejtimin e Kolonel Bislim Zyrapit, lëshoi kushtrimin për mobilizimin e përgjithshëm. Ndërkohë, në luftë e sipër Tahir Sinani ngarkohet me detyrën e Komandantit të ZOP. Lufta, kohë pas kohe përcolli luftime të përgjakëshme, midis palëve ndërluftuese. UÇK-ës dita ditës forcoi pozitën e sajë politiko ushtarake, duke u njohur e pranuar nga ndërkombëtarët. Brënda kësaj ecurie politike e luftarake, luani i Tropojës heroike nxori më tej vlerat e tij si drejtues e komandues, tashmë në drejtimin dhe komandimin luftrarak të një njësie operative, Zonës Operative të Pashtrikut. Luftëtarët, eprorët, komandantët e reparteve dhe njësive taktike, njohën drejt përsë drejti dhe tërthorazi, cili ishte Tahir Sinani i vërtetë, brënda kuadrit të gjitha sferave të organizimit, drejtimit, komandimit e zhvillimit të luftimeve, duke i gërshetuar këto ngushtë me idealin kombëtar.
UÇK-ës në bashkëpunim direkt me NATO-n, i dha fund luftës dhe më 10 Qershor 1999, forcat ndërkombëtarë hynë bindshëm në Kosovë, por me një veçori, rrugën drejt Prishtinës, ua hapi e siguroi UÇK-ës, si forca e vetme në rrolin kryesor si trupave tokësore. Paslufta në Kosovë u përcoll me lotë gëzimi, por dhe me hije dyshimi, për derisa u shpall shteti i Kosovës, nga parlamenti i populli i sajë. Pa u tharë ende gjaku i atij populli, krisi pushka në Luginën e Preshevës. Shqiptarët e Kosovës Lindore edhe pse të pakët në numër, u hodhën në luftë për të drejtat e tyre. Kushdo mund të mendoj ndryshe, por e drejta qëndron fuqishën në krahun e tyre. Krejtësisht e bindëshme dhe plotësisht e ligjëruar, nga dy dokumente bazë, Karta për të drejtat e popujve e Kombeve e Sanfrançinskos dhe Akti final i Helsinkit. Nisur nga të gjitha këto, trimi Tropojan, hodhi sërish pushkën në krah dhe u nis atje ku e lypi Atdheu. U rreshtua në rradhët e UÇPMB-it, atje ku kish nevojë ajo. Si dhe në luftën e Kosovës, Tahir Sinani dha ndihmesën e vet, në organizimin, drejtimin, komandimin dhe zhvillimin e sajë. Lufta në luginën e Preshevës, kishte veçoritë e veta, me të kundërtat tepër të dukëshme brënda të gjitha sferave inkurajuese. Raportet e pa përshtatëshme për ecurinë e zhvillimit dhe mungesa e mbështetjes direkte nga faktori ndërkombëtar, solli marrëveshjen e Konçulit, akt i cili sanksionoi më tej uzurpimin e padrejtë të atyre komunave Shqipëtare, nga Serbia. Tahir Sinani në atë luftë u nis me ballin lartë, por u kthye me shpirt të brengosur.

Shekulli i ri, që në ditë e para të tij e hapi siparin me luftë dhe nuk u ndal, por me të hyrë në vitin e tij të dytë, populli i Shqipërisë Lindore u hodh totalisht në luftë, për çlirimin e trojeve etnike Shqipëtare, nga nga një shtet i paqënë e i panjohur historikisht. Në Londër, nuk u përmënd emri Maqedoni, e traktati i Londrës pas shpërbërjes së Jugosllavisë, humbi fuqinë e vet vepruese. Ato toka, Jugosllavia duhej ti kthente Shqipërisë, sepse asaj ja kishte marrë padejtësisht. Shqiptarët duruan, por dhe durimi ka kufi. Prandaj dhe u hodhën totalisht në luftë. Pushkëve të tyre ju përgjigj dhe Tahir Sinani, heroi për të cilin shkruajmë sot në këtë ditë përkujtimore. U rreshtua në rradhët e UÇK-re si komandant i Br.116 dhe luftoi krah për krah vëllezërve Shqiptar, të Kumanovës, Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës e qyteteve të tjerë të asaj krahine etnike Shqiptare, të uzurpuar padrejtësisht nga të vetquajturit bullgaro folës maqedon. Lufta në këto troje etnike Shqiptare, u zhvillua e rreptë dhe me plot të papritura në favor të Shqiptarve. Theksohet kjo sepse fitorja ishte pothuajse në prag, por ndërhyrjet nga ana e ndërkombëtarve, e sabotuan atë qëllimisht, në mënyrë të veçantë Europianët, të cilët nxorën nga sirtari marrëveshjen e Ohrit. Pasoja ishte e njëjtë, si ajo që solli Konçuli. Tahiri në të tri luftrat u nis me një qëllim e ideal të vetëm, atë të bashkimit kombëtar. Zhgënjimi e shoqëroi nga Kosova në Preshevë. Arritjet luftarake në Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë e komuna të tjera të trevave etnike të Shqipërisë Lindore, krijuan imazhet për një fitore të mundëshme, por ëndra ju ndërpre në mes. Ra duke menduar për arritjen e qëllimit dhe pret që të tjerë ta vazhdojnë nismën e tijë. Kështu mendojnë dhe shokët e tij, pjestar të atyre luftrave, që nuk ju ndan hap pas hapi në këto veprime luftarake kombëtare.
Tri luftrat e fundit të Shqiptarve, ishin dhe mbeten pjesë të rëndësishme të historisë kombëtare. Kapitujt e tyre, u shkruan me gjakun e 2020 dëshmorve të UÇK-ës, 30 dëshmorve të UÇPMB-cit, 90 dëshmorve të UÇK-re dhe 71 dëshmorve nga trungu Amë, pjesë e të cilit është dhe gjaku i GjeneralTahir Sinanit, legjendës Tropojane, që shokët e luftës e kanë përjetësuar në këngë si legjendën e tri lftrave Shqiptare në fundin dhe fillimet e shekujve që ndëruan njeri tjetrin. Këta janë ata që sakrifikuan duke luftuar në krah të njëri tjetrit. Këta janë ndërgjegja, nderi dhe krenaria e kombit Shqiptar dhe duhen rrespektuar si të tillë. Këta janë ata trima që në jetë jetëve do të quhen luftëtarë të ushtrive çlirimtare dhe pjestar të epokave të lavdishme të tyre. Këto ishin luftrat e tyre, që duke qënë në rradhët e atyre ushtrive, bashkë me gjithë luftëtarët e tjerë, i dhanë një emër të madh, jo vetem vetes, por gjithë Shqiptarve kudo që janë, brënda e jashtë kufijve natyral të Shqipëris reale e historike.
*) Spiro Butka – Ish drejtues në Operacionin “Shigjeta” gjatë luftës së UÇK-ë. Aktualisht Kryetar i Kryesisë të SHVL të UÇK-ës Tiranë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura