SPIRO BUTKA: SHQIPTARËT E SHQIPËRISË LINDORE MIDIS VËRTETËSISË HISTORIKE DHE AKTIT FINAL TË HELSINKIT

Tiranë, 21. 07. 2014 – Ballkani në të gjitha kohërat, është etiketuar më tepër si gadishulli i zjartë, sepse shtrirja e tij pozicionale gjeopolitike midis dy kontinenteve dhe zotërimi i pasurive të shumta natyrore, e kanë bërë të lakmuar nga pushtues të ndryshëm të lindjes e perëndimit. Prej kohës kur lindi shoqëria njerzore, e deri kur Turqit Osman, u dyndën në thellësi të tij, quhej e njihej botërisht si gadishulli Pellazgjik e Ilirik, për vetë faktin historik të ekzistencës të popullit me të njëjtin emër, i cili përfshinte teritoret midis Detit të Zi, Detit Egje, Detit Jon, atij Adriatik dhe në veri shtrirja shkonte deri në vijën e lumit Danub. Lashtësia historike nëpërmjet rrjedhave të sajë, duke rreshtuar fakte e argument bindës, tregon se ndërgjegja njerzore e kohrave të shkuara e rradhitur në të tashmen, ka njohur dhe njeh për fillesë të njerzimit gadishullor, Pellazgët si banorët e parë të këtij gadishulli. Koha me të shkuarën e sajë, evoloi më tej në brëndësinë e vet dhe zhvillimi gadishullor hap pas hapi mori statukuonë e vet, duke u quajtur Iliri. U mbizotrua nga fise Ilire që shtriheshin në trojet pellazgjike, brënda gjeografisë gadishullore. Lashtësia rreshton krah njëri tjetrit Dardanët, Japodët, Liburnët, Dalmatët, Disidiadët, Ardianët, Lubriatët, Dorsejt, Pleriatët, Labeatët, Paionët,Taulantët, Albanët, Penestët, Enelëtt, Desartët, Kaonët, Mollosët, Thesprotët, Arbërit, Mesopët, Maqedonët, Thrakasit, Epirotët dhe në jug pothuajse në ishut e Mesdheut, jetonin Helenët e ardhur si muhaxhirë nga brigjet Egjyptiane. Gjuha e të gjithëve ishte ajo pellazge, e cila sipas Herodotit, babait të historisë së lashtë, njihet si e folura barbare.
Vazhdimësia kohore, eci drejt rrjedhave të së ardhmes dhe gjëndja në gadishullin Ilirik, u pasua me dyndje të ndryshme rrefugjatësh nga veriu, jugu, lindja e perëndimi, me kahje të ndërsjellta, duke u përzjerë me raste të rralla midis njëri tjetrit. Muhaxhirët e ardhur nga anë të ndryshme të horizontit, duke spekulluar në mikpritjen e vendorve Ilirian, bënë të pamundurën, për të arritur synimet e qëllimta, për uzurpimin në mënyrë graduale të tokave pjellore ku vendoseshin. Trazirat brënda gadishullit, u shumuan së tepërmi dhe përleshjet midis autoktonve e të ardhurve, përkeqësuan më tej gjëndjen e nderë gadishullore. Të gjitha këto, përshkruhen më së miri, në poemat e famëshme të Homerit, ku në mënyrën më kuptim plotë, vërtetohet se Pellazgët pasohen nga Ilirët dhe se gjuha që flisnin këta të fundit, tregon me vërtetësi, prejardhjen e origjinës së tyre nga Pellazgët. Krijimi letrar i Homerit, lidhet ngushtazi me vërtetësinë historike të Herodotit, ku si njëri ashtu dhe tjetri, pranojnë me ndërgjegjësi individuale, se e folura e këtij gadishulli është ajo barbare e Pellazgëve pararendës dhe e Ilirëve pasues autokton. Shoqëria njerzore, evoloi më tej si gjithmonë dhe brënda sajë, populli i gadishullit Ilirik vazhdoi ecurinë e vet, krahas popujve të tjerë të kontinentit dhe të mbarë botës. Shekujt përcollën njëri tjetrin dhe numërimi i viteve nga zero, si për të gjithë rruzullin tokësor, trokiti dhe për gadishullin e zjarrtë. Nisi një epokë e re, pjesë e së cilës jemi dhe ne që jetojmë në këto kohëra moderne.

Kalimi nga një epokë në tjetrën, perifrazoi ecurinë njerzore në sitemin e ri shoqëror, të mbizotëruar nga rryma të ndryshme fetare. Zhvillimit i parapriu ambicja ekonomike, për tu pasuruar nëpërmjet pushtimit të vendeve me tokave pjellore. Këto ndryshime, u mbarsën me konflikte e përballje të shumta luftarake, ku si rezultat i përfitimit të pasurive, lindën perandori të fuqishme me shtrirje të mëdha në gjerësi e gjatësi gjeografike. Ndarja e Krishtërimit në dy pjesë, me përkatësi Romën dhe Bizantin, thelloi më shumë etjen lakmimtare për pushtime të mëtejshme. Lufta si pjellë e vet njerzimit, ishte dhe mbeti pjesë e pandarë e ecurisë historike. Brënda këtyre trazirave luftarake, që vinin sa nga lindja e perëndimi aq dhe nga veriu e jugu, u përfshi dhe gadishulli Ilirik, si një epiqëndër e rëndësishme ekonomike dhe nyje strategjike lidhëse midis dy kontinenteve. Vitet ecën njëri pas tjetrit, duke u renditur në shekuj dhe në mileniumin e gjashtë në gadishullin Ilirik, u dyndën për herë të parë Sllavët me synimet e tyre pushtuese, për të Sllavëzuar gadishullin e zjarrtë, deri në bregun lindor të Adriatikut. Ëndra e tyre u ndërpre ne mes nga një perandori tjetër, ajo Turke, e cila me ndërhyrje të përgjakëshme, arriti të pushtojë gadishullin. Si më parë Sllavët, Osmanët nisën të turqizojnë gadishullin. Nisur nga malet e thepisura të gjëndura në brëndësi të kësaj ujdhese, gadishullin e pagëzuan në gjuhën e tyre me emrin Ballkan. Ilirët e asaj kohe, në vazhdimësi të ruajtjes të identitetit autokton dhe gjuhësor, e identifikuan veten për më tej si Shqiptar. Pushtimet e njëpasnjëshme, ndërgjegjësuan njerëzimin dhe lufta për liri e pavarësi mori zhvillime të reja, në realizim të aspiratave popullore. Ballkani Ilirik nisi të bëhët arena e përleshjeve të njëpasnjëshme, midis Shqiptarve autokton, muhaxhirve Sllav e Grek, të ardhur nga Uralet e brigjet e Nilit dhe Turqëve pushtues të Kostandinopojës. Sllavët identifikoheshin në vazhdimesi të Perandorisë Ruse, ndërsa helenët Grek ëndërronin për një megalidhe Bizantine. Gjakderdhjet përcuallën njëra tjetrën, me sulme e ndërhyrje nga shumë drejtime. Lufta simbolizoi veteveten, si i vetmi mjet shpëtimi nga zgjedhat e ndryshme pushtuese. Shqiptarët e gjëndur midis synimeve grabitqare të Sllavëve e Grekëve, pranuan në heshtje dogmën fetare të Perandorisë Turke, për të mos u asimiluar nga Sllavët e Grekët. Nisur nga kjo zgjedhje Shqiptare, Sllavët e identifikuar tashmë si Serb, duke manovruar brënda teorisë Sllave, të dirigjuar nga Carët e Kremlinit Rus, nisën bashkëpunimin me të gjithë popujt e Ballkanit Ilirik, për të luftuar kundër Perandorisë Turke, fenomen ky që u konkretizua me betejën e Fushë Kosovës. Edhe pse kualicioni dështoi, lufta si vetmi mjet shpëtimi, u bë domosdoshmëri jetike për Shqiptarët. Kryengritjet e njëpasnjëshme, rrodhën deri në mesin e shekullit e 15-të, kohë kjo që identifikonë riorganizimin e shtetit Shqiptar, me në krye Gjergj Kastriot Skëndërbeun. Nën udhëhëqjen Prijsit të Kastriotve, Shqiptarët e bashkuar 25 vjet rresht, jo vetëm që i rezistuan pushtimit Osman, por me përpjekjet e tyre luftarake, e mbajtën këtë perandori larg dyndjes për në Europë.
Emërtimi Maqedoni përflitet se rrjedh nga Greqishtja e vjetër, por e vërteta e historisë gjuhësore, pohon të kundërtën e këtij pretendimi absurd të Helenve Grek, të njohur tashmë si fallcifikator të historisë dhe të Cirilistëve Bullgarofolës Sllav, të sajuar si të tillë brënda historisë të kësaj kohe. Në realitet vizioni i këtij termi vendor në gjeografinë e lashtë, personifikohet së tepërmi, gjatë zbërthimit të togfjalëshit Pellazgo-Ilir të lashtësisë Shqipe magje-doni, që do të thotë dëshëroni magje, pra mjetin për gatimin e bukës. Ky argumentim gjuhësor, vërtetohet më tej dhe me faktin konkret, të pozicionimit gjeografik të këtij vendi, në epiqëndër të Ilirisë së lashtë, të cilën historia e njeh me kufij verior deri në brigjet jugore të rrjedhjes të Danubit dhe në lindje me ujrat e Detit të Zi dhe atë Egje. Nuk flitej bullgarosllavishtja e vet quajtur maqedonishte, sepse në atë kohë të lashtë historike, nuk egzistonte asnjë shtet Sllav në atë tokë te rrethuar nga disa detra. I gjithë gadishulli Ilirik, fliste gjuhën Pellazgjishte, Shqipen e vjetër, të quajtur e të etiketuar si barbare, nga historianët e lashtësisë Herodoti e Tuqiditi. Madhështinë e kësaj vërtetësie historike të tyre, e saktëson akoma më shumë, Homeri, krijuesi i poezisë së lashtë, me vargjet e sinkronizuara me tingujt e kësaj gjuhe, në poemat e famëshme Iliada dhe Odisea.
Egzistenca e Maqedonisë, është një realitet i pamohushëm brënda tërësisë historike të shoqërisë njerzore, por jo ashtu si e dëshërojnë, Sllavët Cirilikë dhe Helenët Grek. Ajo është pjesë përbërse e Ilirisë Shqiptare dhe nuk mund të kundërshtohet nga asnjë argument historik. Vetë lashtësia e asaj kohe, në rrjedhat e veta gradualisht pohon, se Maqedonia njihet në antikitet, nga vetë historia e lashtë, në vitet e themelimit të sajë nga mbreti Amintas III-të, afërsisht në vitet 393-370 p.e.s. Antikiteti i mëtejshëm, rreshton brënda historisë mbretin Filip në vitet 359-336 p.e.s. dhe më pas Aleksandri i Math në periudhën 356-323 p.e.s. Kufizohej në veri me Dardaninë, në lindje me Thrakën, në Jugë me Epirin dhe Thesalinë, ndërsa në perëndim me Penestët, Enkelët, Kaonët e Molosët. Homeri në poemat e famëshme të tij Iliada dhe Odisea, nuk i zë fare me gojë Maqedonët, por përmënd Ilirët, Thrakasit, Edonët, Pajonët, Dardanët e Frygët, që sipas tij ata janë vetëm Ilir. Kufijt e Maqedonisë Ilire ndryshuan, si rezultat i pushtimeve të shumta, gjatë mbretërimit të Aleksandrit të Math Shqiptar, i cili kur fliste para ushtrisë së tij, shprehej në gjuhën Ilirishte, pra Shqipen e vjetër. Këtë e vërtetojnë historianët e lashtë Herodoti e Tuqiditi dhe poeti i lashtë Homeri. Straboni, përmend emrin Maqedoni, por ai thekson se më parë ajo është quajtur Emathius. Grekët e njohin Maqedoninë por sipas ineresave politike, që ata kanë e synojnë për pushtime të tjera për llogari të Megalidhesë. Harta më e vjetër e këtij gadishulli, ajo rreth viteve 582-612 p.e.s. tregon shtrirjen e Ilirisë në anën e djathtë të rrjedhës të Danubit. Vazhdimi më tej i sajë, tregon se lagej me Detin e Zi dhe Egje, ndërsa në jug përfshinte komplet teritoret e Greqisë së sotme deri ne Kretë, nga ku sot shkrimet e vjetra të gjetura nga arkeologët e huaj, zbërthehen vetëm nëpërmjet gjuhës Shqipe, të shkruar me alfabetin e vjetër Grek, gjë që të çon drejt arsyetimit, se ai mund të jetë i Pellazgëve dhe është përvetësuar më pas nga Grekët hileqar e dinak. Sllavët mohojnë rrjedhën Ilire të Maqedonisë, por historia e tyre verteton të kundërtën. Ata kanë ardhur në gadishullin Ilirik në shekullin e VI- të, pra disa shekuj pas pagëzimit të epokës të Krishtërimit. Shumë dijetar si Vasmeri, Ribezzo, Tagliavini e sidomos Norbert Jokli konkludojnë, se ”gjuha Shqipe është shumë e afërtë me Ilirishten dhe Thrakishten”. Këtë e vërteton më tepër historiani Gjerman J.Thunman i cili thekson se, ”Ilirët dhe Thrakasit flasin një gjuhë, janë të një gjaku, e nuk kanë ndasi midis tyre”. Thunman i quan ”Shqiptarët pasardhës tradicional të Ilirve dhe Thrakasve”. Vetë studiusit Sllav e pohojnë, me gojën e tyre, qënjen Ilirike të Maqedonisë. H.Bariq në veprën e tij ”Ilirskje jeziçne studie”, pohon se ”Toka përreth lumit Cërna (Erigon) në lumin Vardar (Aksas), është quajtur Maqetia, ndërsa toka në jug të sajë, është quajtur Emathia. Të dyja janë pjesë perëndimore të Edonisë Ilire”.
Maqedonia e sotme nuk ka të bëjë me atë antike. Shtrirja gjegrafike e sotme me atë antike, nuk përkasin me njëra tjetrën. Shkupi si kryeqytet i Maqedonisë së sotme, historikisht njihet si kryeqëndra e Dardanisë Ilire dhe jo i Maqedonisë Antike. Edhe gjatë pushtimit Turk, Shkupi ka qënë kryeqëndra e Vilajetit të Kosovës, periudhë kjo që në historinë e vet nuk njeh asnjë lloj Maqedonie. Studiusi M.J.Andronoviqi, te libri i tij ”Sllavët e Maqedonisë janë Serbë”, shkruan se ”as në kohën e Nemanjiqëve, nuk përmëndet kurrfarë Maqedonie”. Duke shkuar me tej në shkrimet e veta, ai thekson se ”Me një fjalë, Maqedonia nuk ekziston, as populli Maqedon, as shteti Maqedon.” Autori tjetër Serb I.Ivaniq, duke mbështetur Andronoviqin, shprehet se”Jam i bindur, se nuk ekziston ndonjë popull Maqedon i gjakut Sllav dhe as ka ekzistuar ndonjëherë ai.” Pretendimi i sotëm për Maqedoninë e sotme është një vazhdimësi e politikës koloniale Serbe e Bullgare, të cilat të dyja së bashku, dirigjohen nga Moska. Monarkia Jugosllave, për ta qeverisur plotësisht mbretërinë e vet, e pat ndarë atë në 7 Banovina administrative dhe Maqedonia e sotme, u quajt prej tyre Banovina e Vardarit. Nisur nga këto fakte e argumente, historija vërteton, se me dyndjen e Sllavëve në Ballkan në shekullin e VI-të, nisi tjetërsimi i Shqiptarve, ku prej asaj kohe, u programua gradualisht shprehja gjegrafike Maqedoni, pa popull maqedon. D.Tashkovski në librin e tij ”Radjanje makedonaiskenacie” shkruan se ”Tradita te të gjithë popujt, luan rrolin vendimtar në përcaktimin e kombësisë, por për Sllavët e Maqedonisë, ajo ka munguar dhe nuk ekziston. Më tej ai thekson, ”Me dalldisjet romantike, se na qënkan trashëgimtar direkt të Maqedonsve antik, lidhet jo vetëm vetëdija nacionale e Sllavëve të Maqedonisë, e shprehur dhe zbukuruar me fantazi, por dhe bindja se vërtet janë si të lashtët.”
Lufta dhe paqja në gadishullin Ilirik, eci hap pas hapi krah njëra tjetrës dhe pështjellimi midis tyre, asnjëherë nuk përfundoi rezultativ, veçse duke shkaktuar tragjedira tronditëse, nga ku gjithmonë fushat e betejave, u mbushën plot me kufoma të njezëve të pafajshëm. Perandoritë nuk kishin të ngopur me pushtimet e tyre koloniale. Koha brënda historisë të kësaj shoqërie njerzore, përcolli dy epoka njëra pas tjetrës, me qindra dekada e shekuj dhe mijra vite, por lakmia ekonomike e shoqëruar nga politika e diplomacia, nuk hoqën dorë nga synimet, për zgjerimet e mëtejshme të kufijve perandorakë. Shoqëria njezore kontinentale dhe ajo e gadishullit Ilirik, përzjenë njëra tjetrën nëpërmjet dyndjeve të njëpasnjëshme me kahje e drejtime nga më të ndryshme. Sllavët u muduan të shtriheshin në të katër pikat e horizontit, por më tepër patën sukses në drejtimet e kundërta, Lindje dhe Perëndim. Në lindje kapërcyen dhe Beringun, ndërsa në Perëndim, nuk shkuan më tej se atje ku kishin arritur. Dy perandori të tjera, Austro-Hungaria e Hamburgërve në qëndër të Europës dhe ajo Osmane e Sulltanëve, u shtrinë në hapësira dominuese të dy kontinenteve dhe ndalën në heshtje revanin Sllav drejt Gadishullit Ilirik, të pagëzuar tashmë Ballkan, pas pushtimit të tij nga Turqit Osmallinj. Rusia Cariste u shqetësua së tepërmi, nga ecuria e politikës osmane, gjatë zgjerimit të kufijve dhe zaptimit të plotë të gadishullit Ballkanik nga Sulltanati Turk. Pushtimi tërësisht i gadishullit Ballkanik nga Perandoria Osmane dhe synimi i metejshëm i sajë drejt Europës Qëndrore , iritoi sa perëndimin aq dhe lindjen Europiane, sidomos dy perandoritë atë Sllave të Carit Rus dhe Austro-Hungarinë e Habasbërve. Lufta Ruso-Turke, megjithse ende e pashpallur, pothuajse u bë e njohur, me lëvizjet e parakohëshme diplomatike, të dërguarve të Carit e atyre Vjenez.
Shpalljes të asaj lufte, i parapriu Marrëveshja e Budapestit, bisedimet e së cilës, u bënë me interesa të ndërsjellta nga ana e Rusisë, për lëshime ndaj rivales Austro-Hungarisë, në mënyrë që kjo e fundit të qëndronte asnjëanjëse, gjatë zhvillimit e në përfundim të asaj lufte. Habsburgërt e Vjenës, u zotuan për asnjëanësi dhe si shpërblim në pas luftë, u sigurohej pushtimi i Bosnje-Hercegovinës. Rusët krahas afirmimit të shtetit Bullgar, për herë të parë hodhën në tregun politik të asaj kohe, krijimin e Rumelisë, për ti paraprirë asaj të Maqedonisë të sotme. Austro-Hungarezët, në kundërpeshë të politikës Sllave për pranimin e këtyre pretendimeve, ideuan krijimin mëtejshëm të shtetit Shqiptar. Megjithse ajo marrëveshje, u konsiderua si hapi i parë diplomatik ndërkombëtar, për njohjen e Shtetit të Shqiptarve, krahina të tëra Shqiptare mbetën jashtë kufijve të atij shteti. Kështu Epiri(Çamëria), ju premtua Greqisë, Kosova Serbisë dhe Malit Zi viset veriore të Shqipërisë. Trevat lindore Shqiptare, u përfshinë brenda shtetit fantazëm Sllav të emërtuar rishtas Rumeli. Fill pas këtyre makinacioneve politike, më 24 Prill1877, Rusia i shpalli luftë Turqisë. Lufta Ruso-Turke, nuk ishte vetëm e atyre dy palëve ndërluftuese, por e gjithë kontinentit dhe më tej, sepse zhvillimet e shoqërisë njerëzore, kishin arritur stade të rinj dhe për pasojë, politika duhet te ecte përpara, për ti siguruar tregje fitimprurës ekonomisë në veprim, duke shkelur në shumicën e rasteve dhe rregullat e caktuara diplomatike të konjukturave kohore.
Pas disfatës të Turqisë në këtë luftë,Rusët, aleatë dhe mbështetësit e tyre, u lëshuan si të uritur, për të realizuar synimet e ngushta ekonomike, brënda gjeoplitikës së re, të krijuar në pasluftë. Për të sanksionuar përfitimet e arritura nga kjo përpjekje vrastare, me inisiativën e fituesve, më 3 Mars 1878 u mbajt Traktati i Shën Stefanit, i cili i shkëputi Perandorisë Osmane rreth 80% të zotërimeve në gadishullin Ballkanik. Rusia i mori Besarabinë dhe disa krahina të Kaukazit. Ish principata Sllave e Bullgarisë, tashmë u afirmua si shtet Bullgar, me kufij marramëndës në lindje Detin e Zi, në Jug atë Egje, në veri lumin Danub dhe në perëndim deri malet e Voskopojës, ku u përfshin Bilishti, Korça, Pogradeci, Struga, Dibra, Kërçova, Gostivari, Tetova, Shkupi, Kaçaniku e treva të tjera Shqiptare. Serbisë ju aneksuan viset veriore e veri-lindore të Kosovës deri në afërsi të Mitrovicës. Mali i Zi mori Ulqinin, Kranjen, Anamalin, Hotin, Grudën, Tuzin, Kelmendin, Plavën dhe Guxinë, duke e rritur sipërfaqen tre herë më shumë. Pjesa tjetër e Shqipërisë i mbeti Turqisë, por synimi i Rusisë Cariste, mori kahje drejt një hegjemonizmi në Europën Jug-Lindore dhe në Ballkan. Terrori i pas luftës mori përmasa dramatike dhe Serbët e Malazesët, shkuan më tej se ato që përfituan. Kjo situatë e tensionuar, u ndoq nga perëndimi Europian, në veçanti nga konsulli Angles Blunt, i stacionuar në viset e Manastirit, i cili pa nga afër shpërnguljet masive të Shqiptarve nga trojet etnike. Në këtë trazirë politike, të krijuar pas traktatit të Shën Stefanit, Shqiptarët u ngritën në revolta për të drejtat e tyre, duke krijuar në Stamboll Komitetin Kombëtar të Stambollit. Europa u trazua së tepërmi pas kësaj ndarje të re politike dhe për pasojë vendimet e ShënStefanit, u kundërshtuan në veçanërisht nga Anglia, Austro-Hungaria e të tjerë, që u shqetësuan nga rritja e ndikimit Rus në Ballkan.
Për të rishikuar padrejtësitë e Shën Stefanit, më 13 qershor 1878, u mblodh Kongresi i Berlinit me pjesmarrjen e Fuqive të Mëdha, Anglisë, Gjermanisë, Francës, Rusisë, Austro-Hungaria dhe Italisë. Serbia, Greqia, Bullgaria, Rumania e Mali i Zi, dërguan delegacionet e tyre, për të mbrojtur teritoret e okupuara. Shqiptarët dhe pse ishin afirmuar si Shtet i pavarur në Lidhjen e Prizrenit, nuk u pranuan për të diskutuar, për kufijtë e Shtetit të tyre autokton. Abdyl Frashëri, kryetar i delegacionit Shqiptar në takimin e shkurtër me Bismarkun, i shtroi këtij të fundit kërkesat e Shqiptarve, por Otto Bismark megallomani politik i kohës, u shpreh se ”nuk ekziston komb Shqiptar”. Kongresi i Berlinit nuk favorizoi popujt për çlirimin nga vargojt kolonial, por mori vendime, për të sistemuar synimet ekspasioniste në gjeopolitikën e re Botërore të atyre viteve. Punimet e Kongresit të Berlinit zgjatën një muaj, duke përfunduar kështu më 13 Korrik 1878. Rusisë ju kufizua oreksi i projektuar në Shën Stefan, duke ja zvogëluar tri herë më pak, pretendimet për pushtime në Ballkan e në Azi. Principata Bullgare kaloi në kufijt, midis lumit Danub dhe maleve Ballkan. Me viset në jug të maleve Ballkan, u krijua provinca autonome e Rumelisë Lindore. I gjithë teritori Shqiptar i ngelur, mbeti nën sundimin e Turqisë. Kongresi i Berlinit njohu pavarësinë e Rumanisë, Serbisë, Malit të Zi, duke ua shkurtuar teritoret e sajuara nga Shën Stefani. Greqia u zmadhua, por jo me Epirin.Më tepër përfitime patën Fuqitë e Mëdha, Anglia e Austro-Hungaria, të cilat përkatësisht e para mori Qipron dhe dyta Bosnje-Hercegovinën. Historia në kohën e vet rreshtoi këto tri ngjarje të mëdha, që shoqërohen me vendime të ndryshme, pa përmëndur asgjëkundi ekzistencën e Maqedonisë, si popull , si vend, e aq më tepër si shtet.
Megjithse Berlini mori vendime, në interes të ndasive të reja e të vjetra politike, ai nuk mbylli plagët e krijuara, por hapi të tjera, akoma më të mëdha, nga ku bota e tronditur së tepërmi, nisi lëvizjet diplomatike, për të mos lënë zgjerimin e mëteshëm të tyre, që në fillimet e shekullit të sapo hyrë. E sotmja historike, dekonspiron Berlinin e asaj kohe, për ato vendime politike të pa drejta që mori, jo vetëm për Shqiptarët, por dhe ndaj popujve e shteteve të tjerë Europian. Shqiptarët e lënë në harresë të qëllimëshme në Berlinin e Bismarkut muhues të realitetit historik, vunë në zbatim mënçurinë e tyre dhe ashtu gjakftohtë, në 28 Nëntor 1912 shpallën Shtetin e tyre tërësisht Shqiptar, duke lehtësuar jo vetëm veten e tyre, por dhe miqt e dashamirësit në frymarjen mbështetëse politike. Pushtuesit Serbo-Sllav dhe ata Helen Grek, të ardhur në gadishullin Ilirik si muhaxhir varfanjak, pas uzurpimit me dhunë gradualisht të territoreve Shqiptare, me ngritjen e Flamurit në Vlorë nga patriotët Shqiptarë me në krye Ismail Qemalin, u hodhën në veprime të përbashkëta, për të mbytur që në djep, rilindjen e Shtetit të Shqiptarve autoktonë Ilirik. Nisur nga këto ecuri primitive e politikave pushtuese, gjatë zaptimit e kolonizimit padrejtësisht të teritoreve të popujve autokton, Europa lëvizi nga vëndi, për të zbutur sado pak fajet e rënda politike, që ajo vetë i kish mbështetur, me vendimet që kish marrë në kongreset, konferencat e traktatet e mëparshëm.
Ndërsa Budapesti i hapi rrugë Shën Stefanit, për interesa të njëanëshme të dy perandorive, Berlini shpejtoi proçedurat e mëtejshme, për sistemimin e lakmive të fuqive të mëdha. Kryeqëndra Gjermane manovroi brënda kongresit një mujor, jo vetëm të plotësojë dëshirat e egoizmit politik të fuqive madhore, por ti sanksionojë paksa ato, për të zbutur në një farë mënyre konfliktet pasardhëse. Koha historike eci në rrjedhën e vetë, por pasojat Berlineze nisën ndikimin e tyre, me acarimin e mëtejsmëm të klimës politike në Europë e Botë. Budapesti, Shën Stefani dhe Berlini, me vendimet e një anëshme, që morën njëri pas tjetrit, kujtuan se gjetën zgjidhjet e duhura, por në të vërtetë koklavitjet e tyre, e detyruan politikën Europiane të mbledh në Londër Konferencën e Ambasadorve, për të gjetur zgjidhjet e arsyeshme të vazhdimësisë, brënda sanksionimeve politike, të lindura gjatë përplasjeve të palëve, për pushtime koloniale. I etiketuari Traktati i Fshehtë i Londres, u mblodh në 29 Korrik 1913, por vendosmëria e tij zgjati pothuajse deri në vitin 1915. Fuqitë e Mëdha, të lidhura me krushqi politike midis njëra tjetrës, ruajtën deri diku statukuotë përkatëse, për të dominuar mbi të tjerët, në të gjitha sferat e jetës, të kësaj shoqërie njerzore. Shqipëria u bë objekt diskutimesh të zgjatura, për projektet që u paraqitën, për coptimin e sajë. Ambasadori Rus, propozoi projektin e Shqipërisë midis lumejve Mat e Vjosë, për ti siguruar Serbisë vrastare, dalje në detin Adriatik në portin e Shëngjinit. Thellësia e zotërimeve Serbe, sipas planit Rus përfshinte gjithë Shqipërinë Lindore, së bashku me Pogradecin. Ky projekt zgjeronte së tepërmi Malin e Zi, duke i bashkëngjitur Shkodrën me rrethinat e sajë, ndërsa Greqia do të merte Korçën, Gjirokastrën dhe Delvinën. Projekti Austro-Hungarez, linte jashtë Shqipërisë tokat që i dha Malit Zi Kongresi i Berlinit, por kufijtë e shtetit Shqiptar ruanin mbi 2/3 e Kosovës, Shkupin, Ohrin, Manastirin, Janinën, Çamërinë deri në Prevezë. Ky projekt, u mbështet nga Gjermania e Italia. Greqia paraqiti pretendimet e veta për të zotëruar Thesalinë, Korçën, Follorinën, Janinën, Çamërinë, Gjirokastrën dhe Himarën
Projekti i paraqitur nga delegacioni Shqiptar, i përbërë nga Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Isë Boletini me përfaqësues ambasadorin Faik Konica, propozonte që ndarja e kufijve, të bëhej mbi baza të identitetit kombëtar. Londra politike e njohu Shtetin Shqiptar, por me kufij të cunguar, duke lënë jashtë trungut Amë mbi 2/3 e trojeve etnike. Drejtësia kontinentale në Londër, arsyetoi shtetësinë e Shqipërisë, por popullin e saj e ndëshkoi rëndë politikisht, duke ndarë në disa shtete e popuj. Ishin të drejta apo antligjore ato vendime të Londrës, kjo qartësohet nga mendimi filozofik i përfaqësuesit Britanik Lordit Eduard Grei, i cili në pastrim të shpirtit të vet sqaron se,”Duhet të mos harrohet, se gjatë përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje, synimi kryesor ka qënë, që të ruhet marrëveshja midis fuqive të mëdha”. E thënë ndryshe, të mos prekej interesi i perandorisë Sllave. Duke shkuar më tej, në rrëfimet e tij, ky Lord pohon me plot gojën se,”Unë e di fare mirë, se kur kjo ndarje e Shqipërisë, të bëhet e njohur, zgjidhja në shumë pika, do të jetë shkak për shumë kundërshtime, nga kushdo që e njeh vendin dhe historinë e atij populli”. Në atë Konferencë Londineze, nuk u fol dhe nuk u përmënd asgjëkundi emërtimi Maqedoni, ndërsa Monarkia Serbo-Kroate, i përfshiu territoret e uzurpuara Shqipëtare në Banovinën e Vardarit. Më 15 Janar 1915, Lordi Eduard Grei, i gjëndur midis shumë dilemave, u dha fund diskutimeve, duke sanksionuar krimin politik, ndaj një populli e kombi të tërë, më i lashti se gjithë të tjerët në kontinent.
Përplasjet luftarake gadishullore ballkanike, me pushtime të qëllimëshme Serbe, Sllave dhe Helene, në zgjerim të kufijve të tyre për Serbi e Greqi të madhe, e futën kontinentin në rrugë pa krye. Beogradi i tërbuar nacionalist, i yshtur qëllimisht nga Rusia Cariste, provokoi dhe hapi Luftën e Parë Botërore, kasaphanën vrastare që mori miliona jetë njerzish të pafajshëm. Hapi i parë i saj u hodh, me vrasjen e trashëgimtarit të fronit të Perandorisë Austo-Hungareze, Princit Franc Ferdinant, nga Serbo-Boshnjaku Gavril Princip, më 28 Qershor 19114. Lufta Nisi më 28 Korrik 1914 dhe përfundoi më 11 Nëntor 1918, me fitoren e Aleancës Tripalëshe të Anglisë Francës dhe Rusisë, përballë perandorive Gjermanike të Prusisë dhe Austro-hungarisë. Vrasja e Princit si trashëgimtar froni ishte dhe mbeti shkaku i trukuar i asaj lufte, sepse në të vërtet ajo luftë pati motivet e veta politike, ku ndër të tjera mund të radhiten, rivaliteti për hegjemoni, politika agresive ndaj njeri tjetrit e konfliktet midis shteteve për pabarazi ekonomike, humbja e parësisë ekonomike nga Anglia e Franca dhe dalja në skenë e fuqive të reja si SHBA, Japonia e Gjermania. Pasojat e kësaj lufte ishin katastrofike, sepse në periudhën prej 4 vite e disa muaj, humbën jetën disa miliona njerës, ku më të përmndurat janë masakrat që kreu Gjermania në Belgjikë në tri qytete Andenne, Taninë e Lenven, me vrasjen 804 njerzëve.
Lufta e Parë Boterore, shpërbëri katër perandori, Austro-Hungarinë, Prusinë,Turqinë, Rusinë dhe krijoi shtete të rinj si Çekosllovakia, Finlanda, Estonia, Letonia, Polonia e Mbretëria Srbo-Kroate, të cilat fituan pavarësinë. Serbët, Sllavët dhe Grekët të mbështetur nga filiolët e tyre, u hodhën në veprim, për të realizuar ato synime, që Konferenca e Ambasadorve në Londër, nuk u a kish miratuar. Lufta e Parë Botërore e uli siparin e vet, por përpjekjet luftarake të Serbo-Sllavëve dhe Helenëve Grek, për pushtimin e tokave të tjera Shqipëtare, vazhduan më tej, derisa politika Europiane u rimblodh në Versaje të Parisit dhe mori vendime të prera. Traktati i paqes u nënshkrua me njëanshmëri në 28 qershor 1919, nga Britania e Madhe, Franca dhe Belgjika nga njëra anë dhe nga Gjermania nga ana tjetër. SH.B.A-ës nuk i miratuan ato vendime. Gjermania u ndëshkua rëndë në fushën politike, ekonomike dhe ushtarake. Austro – Hungaria u nda në dy shtete në Austri dhe Hungari. Balkani mori pamje tjetër pothuajse Sllave dhe Helene, duke paraparë një mini Shqipëri. Në 18 janar 1919 Traktati i Versajes i gjendur përballë ngërçit politike, vendosi që punimet e tij të vazhdojnë më tej. Presidenti i SHBA-ës Uillson, paraqiti para drejtësisë ndërkombëtare 14 pikat orjentuese, për menazhimin e traktatit të paqes, lundrimin e lirë në dete, barazinë e tregëtisë ndërkombëtare, vendosjen e barazisë midis fuive të mëdha, kufizimi i armatimeve, rregullimin e çështjeve koloniale, zbrazja e territoreve të pushtuara nga Rusia, vetvendosja e kombeve, vendosja e kufijve mbi baza etnie. Austrisë dhe Hungarisë ju dha mundësia për zhvillime autonome. Rumania, Serbia, Greqia dhe Mali i Zi lanë teritoret e pushtuara, Polonia fitoi pavarësinë, ndërsa Francës ju dorëzuan teritoret e Alsans-Lorenës. SHBA i kërkoi Versajes, krijimin e një organizate ndërkombëtare, për të gjetur gradualisht hapësira të reja, në zgjidhjen e konflikteve brënda një tavaolinë të përbashkët botërore. Presidentiti Uillson, dërgoi në Shqipëri, konsullin e SHBA-ës në Torino Jozef Haven, i cili vizitoi Vlorën, Tepelenën, Gjirokastrën, Përmetin, Leskovikun, Delvinën, Durrsin, Tiranën, Krujën e Shkodrën dhe pas kësaj SHBA-ës deklaruan, se Kufijtë e Shqipërisë janë të paprekshëm. Traktati i Versajes dhe pse zgjati në vijimësi, si akt politik vendimtar e përcaktues, nuk përmëndi asgjëkundi ndonjë shtet apo popull Maqedon. Shqipëria lindore, vazhdoi të përjetojë kolonizimin Serb, brënda Banovinës të Vardarit, pa njohur asnjë lloj Maqedonie.
Paqja e arritur kërkoi qetësinë duhur, por kjo e fundit nuk u arrit, sepse Gjermanët e pakënaqur nga vendimet e Traktatatit të Versajës, ashtu si dinë vetë Gjermanët, përgatitën Luftën e Dytë Botërore, duke ja besuar organizimin, drejtimin dhe zhvillimin e sajë, kreut të Nazizmit Gjerman Adolf Hitlerit, i cili e futi Botën e tërë, në një kasaphanë akoma më vrastare se ajo e para. Shkaqet e kësaj lufte kanë të bëjnë me rritjen e nacionalizmit e militarizmit, vendosjen e saktë të kufijve, lindjen e nazizmit në Gjermani e fashizmit në Itali dhe pakënaqësia e Gjermanisë nga vendimet e Versajës. Në lindjen e largët, Japonia militariste e drejtuar nga ushtarakët e sajë, kërkonte hegjemoni botërore, duke ju kundërvënë politikës të SHBA-ës dhe Anglisë në Paqësor. Konflikti i lindur përcaktoi palët, pothuajse që në fillimin e tij, duke i ndarë pjesmarrsit në Pro dhe dhe Kundër nazist. Origjina e luftës u kuptua që në fillimet e sajë, e cila tregoi shkakun e pasojave të Gjermanisë pas Luftës së Parë Botërore. Më 1 Shtator 1939, gjermania pushtoi Poloninë e pas asaj më 1940 Francën. Më vonë pushtoi me rradhë, shtetet e Europës Qëndrore e ato të Gadishullit Ballkanik. Britania e Madhe ngeli e vetme pa aleatë, me sytë e drejtuar nga SHBA-ës, sepse Bashkimi Sovjetik i atëhershëm, kishte lidhur marrëveshje me Gjermanët. Në 21Qeshor 1941, Gjermania shkeli traktatatin e lidhur me Kremlinin dhe sulmoi Rusinë Sovjetike. Japonia e Largët pasi pushtoi Kinën në Korrik 1937, hodhi hapa të mëtejshëm, duke sulmuar SHBA-ës në ishujt e Paqësorit dhe Britaninë e Madhe në Oqeaninë e largët. Treshja naziste- fashiste- militariste, në vitin 1942, mori të çarën e parë, nga ku Italia, pranoi kapitullimin e vet pa kushte. Zbarkimi në Normandi i forcave Aleate, deklaroi hapjen e frontit të dytë kundër Gjermanisë naziste dhe Japonisë militariste. Lufta midis SHBA-ës, Britanisë Madhe e Bashkimit Sovjetik nga njëra anë dhe Gjermanisë e Japonisë nga ana tjetër, mori fund më 9 Maj 1945, me kapitullimin pa kushte të Gjermanisë Hitleriane, por fundi i sajë u sanksionua, në 6 dhe 9 Gusht të po atij viti, kur Japonia militariste, si rezultat i përdorimit të dy bombave atomike nga SHBA-ës në Hiroshima e Nakasaki, pranoi kapitullimin përfundimtar.
Bota i mblodhi politikanët e vet, sërish në Paris më 29 Korrik 1946, për të shqyrtuar shkaqet dhe pasojat asaj lufte vrastare. Gjermania si shkaktare, mori dënimin kapital, duke u ndarë si fillim në 4 pjesë dhe politikisht në dy shtete, në atë lindore e perëndimore. Reparacionet e luftës ngarkuan jo vetëm Gjermaninë naziste, Italinë fashiste e Japoninë militariste, por dhe shtete si Finlanda, Rumania, Bullgaria e të tjerë vende, që u bënë bashkëpuntor të tyre. Në atë Konferencë Paqeje, Greqia u hodh në sulm kundër Shqipërisë, duke e akuzuar si bahkëpuntore me Italinë, në një kohë kur ka fakte e argumente bindës, për bashkëpunimin e sajë me Gjermanët, për masakrimin e popullit të Çamërisë Shqiptare. Lufta mbaroi duke arritur një paqe, që u shoqërua me luftën e ftohtë. Në Parisin e vitit 1946, ashtu si dhe në Versaje, nuk doli në skenë ndonjë popull apo shtet maqedon, veçse ashtu heshtazi Kroati me dhëmbë floriri Josif Broz Tito, si një hienë e njohur politike, bashkë me Cernekovskët e kësaj VMRO vrasëse të sotëshme, vunë në zbatim veton politike Ruse dhe nxorën në skenë një republik fantazëm, të ndërtuar articialisht me toka Shqiptare, duke e emërtuar Maqedoni, me një emër të qënë e të njohur nga historianët e rinj e të lashtë, vetëm 2500 vit të shkuara, kohë kjo që tregon se ata Maqedon nuk ishin Sllav, por Ilir dhe vetëm Ilir, si këta të sotshmit që janë Shqiptar dhe vetëm Shqiptar. Çudia marramëndëse Serbo-Sllave vazhdoi në vite, krahas me intrigimin mashtrues të tyre, ku si rezultat i të dyjave së bashku, përsëri ashtu si pa u ndjerë, ecën pa u lagur nga luftrat në Slloveni, Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, u shkëputën nga Beogradi me mirëkuptim të ideuar nga Kremlini, duke i paraprirë konfirmimit të një shteti fantazëm, të emërtuar dhe sot e kësaj dite, si Ish Republika e Maqedonisë. Për këtë paturpësi politike, vazhdojnë të prrallisin disa pseudodemokrat Europianë në lindje e perëndim, të cilët të lidhur ngushtë me afera të fshehta korruptive ekonomiko-financiarë, me bullgarofolsit e vetquajtur maqedon, u rekomandojnë Shqiptarve bashkëjetesë me popujt e tjerë, brënda Europës së bashkuar, në një kohë kur ata vetë, i hapin e mbyllin kufijtë e vet, pa i marë leje e pa njoftuar fare organet kukull të Bashkimit Europian.
Në fundin e shekullit të kaluar dhe fillimet e mileniumit të ri, Serbo-Sllavët hapën tri luftra njëra pas tjetrës kundër Shqiptarve të Kosovës, Kosovës Lindore dhe atyre të Shqipërisë Lindore, duke synuar sanksionimin e pushtimit përfundimtar të tyre. Kosova me UÇK-ës e saj të lavdishme, luftoi rreptësisht kundër Forcave Ushtarake Federative Jugosllave, për të fituar pavarësinë dhe e përjetësoi atë me gjakun e mijëra dëshmorve, invalidve dhe viktimave. Ajo luftë u pasua me dy të tjera, lufta e UÇPMB-cit në Preshevë dhe ajo e UÇK-re në trojet etnike të Shqipërisë Lindore. Lufta në Luginën Strategjike, aq shumë e dëshëruar nga Beogradi, u tradhëtua nga marrëveshja e Konçulit, por tradhëtia e sajë u vazhdua dhe më tej, në atë Ohrit, duke u snksionuar sundimi i Bullgarofolsëve, në ato treva etnike Shqipëtare. Marrëveshjet u quajtën midis Shqiptarvë e Serbo-Sllavëve, por në realitet ato ishin e mbetën, midis ndërkombëtarve e Serbo-Sllavëve, sepse, ashtu ishin planifikuar në Londër më 1913, për të mos u prekur ineresat e fuqive të mëdha. Megjithse Ohri mbolli tradhëtinë, ato treva enike nuk mund të tjetërsohen, duke i fantazuar si Sllave, sepse historia e tyre ka folur dhe flet vetëm Shqip. Nuk mund të ndërtohet një shtet fantazëm, kur nga veriu në jug e lindja në perëndim, qëndrat më të mëdha administrative, Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Krusheva, Dibra, Ohri, Struga, Manastiri, Priljepi e Veleshje, shtrihen në gjerësi e gjatësi gjegrafike Shqipëtare dhe nuk kanë asnjë lidhje historike me Sllavët e vetquajtur Maqedon. Brënda zhvllimeve të kësaj shoqërie njerzore, Bullgarofolsit kanë rendur gjatë rrjedhave të historisë, me prapashtesa të ndryshme mbiemri, herë me ”evski, në shumicën jetës me ”viç” dhe në këtë shtet fantazëm më tepër me ” ovski”, gjë që tregon se ecuria e tyre pa etni përkatëse, është afirmuar nga ka fryrë era e politikës mbështetëse, ku janë simbolizuar konkretisht si Serb, të inkuadruar brënda Serbisë ose si Bullgar të rreshtuar në kuadër të Bullgarisë.
Në fillimet e vitit 2001, në trevat etnike të Shqipërisë Lindore, Shqipëtarët Ilirikë, u përleshën për jetë e vdekje, me të vetëquajturit Maqedon. Lufta mori rrugën e nisur dhe fitorja po u buzëqeshte Shqiptarve. Pseudodemokratët Europian, të pangopur historikisht me gjak Shqiptari, manovruan me tradhëtarët e brëndshëm të politikës Shqiptare dhe ndërhynë menjëherë, duke i paraprirë, zgjatjes të mëtejshme të jetës të këtij shteti e populli fantazëm. Historia në ecurinë e vet, e ka njohur opinionin publik me dëbimet, torturimet, përdhunimet dhe vrasjet masive të organizuara e drejtuara, në mënyrë të qëllimëshme nga Bullgaro-folësit e vetquajtur Maqedon, por më konkretisht, Bota dhe Europianët, u njohën në këto kohëra të afërta demokratike të fillimit të këtij mileniumi, me krimet monstruoze të Sllavëve me prapashtesa ”evski” dhe ”Ovski”, të instaluar si pushtues në tokat etnike Shqipëtare, të uzurpuara me urdhër të Kremlinit dhe të bekuara nga autorët këtij akti kriminal politik Europian, të gjëndur brënda këtij kontinenti, tashmë të mbuluar me një vello fallco demokratike. Gadishulli ka historinë e vetë, e cila njihet nga i madh e i vogël në Botë e Kontinent, si ka ecur dhe është zhvilluar në rrjedhojat e zhvillimit të shoqërisë njerzore. Ajo është e tejë mbushur me masakra masive e krime barbare, të kryera kundër Shqiptarve nga pushtuesit Sllav e Grek, me qëllimin e vetëm, zhdukjen e Shqiptarve, për të krijuar Serbinë e Madhe dhe Megalidhenë Greke. Lufta e kungulleshkave midis Fantazmës Maqedone dhe Helenëve me origjinë të largët Egjyptiane, është pjesë e farsës politike aktuale të përbashkët Sllavo-Greko-Europiane, për të mbajtur gjallë fantazmat e ëndrrave perandorake Sllave e Bizantine. Habia edhe çudia e popujve, të dyja së bashku në qetësi e sipër, po presin që drejtësia ndërkombëtare, të thotë fjalën e sajë, ashtu si e tha për Kosovën, duke i treguar Beogradit, se kufijt këtej e tutje nuk janë ata që lindin nga kolonizimet, por ata që njehë e vërteton vetë historia e popujve. Shqiptarët, kremtuan jubileun e njëqint të krijimit të shtetit dhe pritja e këtij përvjetori, kërkoi drejtësinë e vonuar të vitit 1913, ku kufijtë e një kombi ndër më të vjetrit në Europë, u masakruan nëpërmjet krimit politik, të afirmuar në Londrën Europiane. Eduard Grei dhe pse firmosi atë akt kriminal, la të hapur rrugën, për të ndrequr padrejtësitë e së kaluarës. Vetë fakti, që Bota nëpërmjet NATO-s, ndërhyri në Kosovë në mbështetje të UÇK-ës, për çlirimin e asaj treve atnike Shqipëtare, tregon se ndërgjegjësimi politik i hapi rrugë, zgjidhjes graduale të problemit Shqiptar, por këta të fundit kurrsesi, nuk duhet të ngrejnë duart lart nga qielli, e ti drejtohen zotit si Gandisti Rrugova ”Faleminderit Zot që na solle NATO-n e na çliroi”. Politika e përbashkët, e paqes dhe e mjeteve realizuse, duhet të ulen, për ti dhënë fund njëherë e përgjithmonë, zgjidhjes përfundimtare të kufijve mbi baza etnike, të propozuara nga SHBA-ës vite të shkuara, e jo mbi ato oreksiale politike të mbështetura nga perandoritë e vdekura. Gjaku i derdhur nga Shqiptarët, gjatë shekullit të kaluar, i hapi mileniumit të ri, dritën jeshile, por jo për ti nxjerë gështënjat nga zjarri, me duart e të tjerëve, por duke u hedhur në zjarr vetë të parët, për ti treguar mbarë botës, se jemi të vendosur përfundimisht, për të zgjidhur çështjen tonë kombëtare. Politika dhe politikanët e kudo ndodhur, të mos ngrohin karriket e ftohin kokat, por të ulen e të bisedojnë, për të gjetur zgjidhjen e duhur. Traktati i Londrës në vitin 2013 mbushi 100 vite dhe për pasojë, ai ose duhet shpërbëhet si i pafuqishëm, ose duhet ratifikuar me roferendume popullore. Londra mund të ulet përsëri në atë tavolinë, për të korigjuar veten, sepse në atë konferencë si dhe në takimet e mëparshme e të mëvonëshme, në ato tavolina politike, nuk mori pjesë asnjë vënd i quajtur Maqedoni. Pyetja duhet shtruar, se nga lindi kjo Maqedoni e paqënë me toka Shqiptare, në mes të Shqiptarve? Mënçuria Europiane edhe pse është vonuar, është në kohën e duhur, kohë të cilën po e kërkon historia për të reaguar me drejtësi. Rrugët janë shumta për të gjetur zgjidhjen e duhur, por mungon dëshira e mirë nga politika dhe autorët e sajë. Lirinë nuk ta fal askush, ajo fitohet duke luftuar, në rrugë e forma të ndryshme. Goja dhe pena janë mjetet e nevojshme brënda politikës e diplomacisë, që punojnë vazhdimisht për të plotësuar kërkesat e idealeve të shënjta kombëtare, por kur nuk arrihet realizimi i tyre, rruga e vetme për zgjidhjen përfundimtare, duhet të plotësojë amanetin e të rënëve. Ajo nuk i lypet e kërkohet as mikut, e aq më tepër armikut. Atë e zgjedh secili popull, ashtu si kanë vepruar dhe të tjerë para nesh. Koha që kemi përpara, është flori, por nëse ajo nuk kushtëzohet, nga vetë ata që u nevojitet kjo liri, ajo humbet vlerat e sajë.
SPIRO BUTKA – Ish Zv/Komandant i operacionit “Shigjeta” në luftën e Kosovës. Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇK-ës Tiranë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura