SPIUJTË E DYFISHTË,  DUKURI NORMALE TE SHËRBIMET INFORMATIVE DHE KUNDËRINFORMATIVE!

SPIUJTË E DYFISHTË,  DUKURI NORMALE TE SHËRBIMET INFORMATIVE DHE KUNDËRINFORMATIVE!

Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

As Fatmir Sheholli nuk bën përjashtim

Çdo shërbim i kundërzbulimit sukseset më të mëdha i ka arritur nëse ka pasur sukses në rekrutimin e spiujve  kundërshtarë në radhët e veta duke i shndërruar në spiuj me dy identitete . Natyrisht se ky rol është jashtëzakonisht i vështirë për ta luajtur prandaj shumica e tyre , ose janë zënë dhe pushkatuar sikur që ishte rasti i Mata Harit , valltares bukroshe që u zë dhe u pushkatua . Pastaj , është rasti i spiunit izraelit , Eli Kohen që u infiltrua në majat e institucioneve të Sirisë duke u propozuar edhe Minister i Mbrojtjes së Sirisë në kohën e armiqësive të mëdha midis Sirisë dhe Izraelit e që e dëmtoi jashtëzakonisht shumë Sirinë deri në kohën kur u kap në flagrancë nga Shërbimi kundërzbulus i Sirisë dhe , përkundër përpjekjeve të mëdha të Izraelit që ofroi kushte të jashtëzakonshme për faljen e tij , në praninë e kryetarit të Sirisë me vajzën ( ndonëse ishte i martaur në Izrael ) të ciliën Eli Kohen donte të martohej , si dhe udhëheqësve më të lartë sirianë , gjithashtu në prani të shumë qytetarëve të Damaskut , në sheshin kryesor u ekzekutua me varje në mesvitin e viteve të 60 –ta . Deri më tani , përkundër insistimit të Izraelit që të kthehen mbetjet mortore , Siraia nuk ka pranuar t’i kthej. Edhe agjenti i shquar anglez , Rip Kirbi , për një kohë të gjatë , si agjent i dyfishtë dërgonte informata në Rusi deri në çastin kur kishte rrezik të zbulohej prandaj , në çastin e fundit iku në Rusi. Falë informatave që ku i dërgonte në Moskë e që këta ia përcillnin Sigurimit të Shtetit në Shqipëri , shumica e grupeve diverzante që bënin përpjekje të hynin në Shqipëri kapeshin posa zbarkonin në bregdetin shqiptar apo lëshoheshin me parashutë në ndonjë vend malor. Pastaj , Ilaz Basna – Ciceroni që mashtroi të tjerët por , së fundi u mashtrua duke e paguar me para të falsifikuara e që përfundoi në mjerim . Spiuni më i rëndësishëm që punoi kundër Rusisë , si agjent i dyfishtë ishte Oleg Gordijevski që furnizonte  Londrën me materiale sekrete të Rusisë në një periudhë 10 vjeçare , deri në vitin 1985 duke i shkruar materialet e ndjeshme me ngjyrë të padukshme në veprat e Shekspirit . Shërbimet e zbulimit dhe kundërzbulimit britanez e kontrabanduan në gepek të automobilit në mënyrë që të shpëtojë nga arrestimi. Ishte dekonspiruar edhe Projekti Manhatan , prodhimi i bombës atomike nga një amerikan që informonte Bashkimin Sovjetik për ecurinë e prodhimit të bombës atomike. Para mijra vjetëve shtetet armiqësore siguronin informata përme agjentëve të dyfishtë duke ua rruar kokë që e përdornin për t’i shkruar informatat e nevojshme pas të cilës prisnin t’i rriteshin flokët dhe e dërgonin në mision spiunimi. Këto lojëra të spiunimit bëhshin midis SHBA –ve dhe Bashkimit Sovjetik , Anglisë dhe Rusisë , Kinës dhe Tajvanit , Izraelit dhe shteteve arabe dhe shteteve tjera që nuk kishin raporte të mira . Bëheshin edhe midis shteteve mike sikur rasti kur Izraeli spiunoi Shtetet e Bashkuara të Amerikes . Ka shumë e shumë raste tjera . Qendrat kryesore të spiunimit dhe rekrutimit janë ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike , konzulare , tregtare , kulturore etj . ku edhe bëhet rekrutimi .

Kohëve të fundit doli një informatë se Fatmir Sheholli paska qenë spiun i LDK-së paraluftës së fundit dhe spiunë i SHIK –ut , pas përfundimit të luftës duke deklaruar se shef e ka pasur Kadri Veselin sikur edhe Latif Gashin dhe Ilmi Reçicen , me të cilët siç thotë Fatmiri , kanë bërë punë të mira për Kosovën. Kush është nga Llapi dhe kush e njehë Fatmir Shehollin e ka të qartë këtë të vërtetë ndryshe , nuk do të kishte teori që Fatmir Sheholli të mbijetoi në Kosovë , pas përfundimit të luftës. Jam i sigurt se Fatmir Sheholli , materialet që i ka konsideruar të ndjeshme dhe të klasifikuara i ka dërguar edhe në ambasadat kryesore të shteteve të huaja në Kosovë. Është një rregull që thotë se : “ një herë spiun , gjithmonë spiun dhe se, nëse keni vazhduar apo bërë përpjekje ta mashtroni shërbimin amë që ju ka rekrutuar , pa asnjë dyshim keni përfunduar në arkivol , nëse nuk jeni larguar me kohë apo nuk keni ndryshuar identitetin ..”. Keni dëgjuar disa deklarata publike të Fatmir Shehollit ku e sulmon UÇK-në dhe , në veçanti Hashim Thaçin , pas së cilave vazhdoi të jetojë , pa asnjë problem në Kosovë ! Krejtësisht normale për një agjent të dyfishtë apo të shumfishtë , për të marrë diçka , duhet të japësh diçka ! Unë nuk shoh asgjë të keqe që Fatmir Sheholli qenka rekrutuar nga SHIK –u , nëse ishte rekrutuar por vetëm kam një dilemë nëse SHIK –u ka pasur kapacitete të mjaftueshme  dhe profesionalizëm të marrë informatat e duhura dhe ta mësojë Fatmir Shehollin se si të sillet me shërbimet e zbulimit dhe kundërzbulimit të Serbisë ! Fatmir Sheholli ka punuar në fushën e analizës së sistemit informativ të Serbisë që nënkupton se nuk ka qenë spiun i thjeshtë por se ka pasur njohuri të bollshme profesionale . Pas daljes nga burgu në vitin 1990 , tërë kohën kam qenë i përcjellur nga shërbimi sekret i Serbisë dhe i Kosova Metohisë , pjesë e së cilës ishte Fatmir Sheholli . Pas përfundimit të luftës këtë ma ka vërtetua edhe vet Fatmir Sheholli. Më kujtohet në rast kur Rade Noviçeviq , shef i UDB-së për Llap , pas dalje nga burgu  , pasi e kishte rrahur keq patriotin e madh , Xheladin Rekaliu më pyeti nëse në shtëpinë time , në qendër të Podujevës e që ishte përballë dhe në vëzhgim 24 orësh nga sigurimi serb , kanë qenë ndonjëherë Baca Adem Demaçi dhe Ahmet Haxhiu. Iu përgjigja , si nga rrufeja se jo që kanë qenë një herë por kanë qenë me dhjetra dhe qindra herë dhe se shtëpia ime ishte edhe shtëpia e tyre. Për këtë nuk më pyeti më asgjë !

Ku është fati që dikur SHIK –u të kishte kapacitet të rekrutojë agjentë të dyfisht sikur që AKI të mund të rekrutojë agjentë të tillë ?! Kjo drejtpërdrejtë ndikon në sigurinë e qytetarëve dhe të vendit . Në fund të fundit , çdo shërbin i zbulimit dhe kundërzbulimit e ka këtë qëllim . Por , në një mjedis ku edhe pordha politizohet ngrihen dilema të tilla e që e shpërfaq tërë mediokritetin dhe injorancën tonë në këtë fushë , jashtëzakonisht të ndjeshme dhe të rëndësishme për shtetin ! Prandaj , asnjëherë nuk e kam injoruar Fatmir Shehollin dhe është fat i madh nëse ai ka dhënë informata të duhura , nëse ka pasur qasje te këto informata të klasifikuara nga Serbia. Po sot , në institucionet e Kosovës , edhe ato më të larta keni individë që kanë bërë shumë më shumë dëme se që ka bërë Fatmir Sheholli , nga hetues policorë që kanë mbytur nën torturë  shumë patriotë shqiptarë , prokurorë dhe gjykatës , pronarë të mediave dhe gazetarë , historianë , sportisë dhe artistë dhe shumë profile tjera . Për fund , njëri ndër hetuesit kryesorë në procesin e montuar politikë kundër ushtarëve shqiptarë në Ilirska Bistricë e që janë dënuar para Gjykatës Ushtarake në Zagreb , ishte shqiptar dhe , pas përfundimit të luftës ka qenë bartës i një posti të lartë institucional , i mbrojtur nga UNMIK –u , sigurimi serb dhe nga disa politikanë shqiptarë . Në atë proces të montuar politikë , pa bërë asgjë ishin dënuar : Hysen Shurdhani , 12 vjet , Zenel Baçaj , 9 vjet , Shefki Barileva 7 vjet  , Brahim Mazreku , 6 vjet , Behxhet Sh. Shala , 12 vjet , Isa Jashari dhe Hysen Zymberi nga 5 vjet , Fatmir Ahmeti , 4 vjet dhe Rrahim Rama , 1 vjet !

18 korrik 2022 Prishtinë                                                              Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura