SPIUNI I BUJANOVCIT

SPIUNI I BUJANOVCIT

Nga Bedri Halimi, Pashtriku – 19 Mars 2023

Kur në vitin 1981 si nxënës i shkollës së mesme “Jovanka Radivojeviq Kica” në Prizren u arrestova si pjestarë i një grupi ilegal, gjatë veprimtarisë me:

1. Iliaz Shalën,

2. Shefqet Asllanin nga Ferizaji që jetonte në Prizren,

3. Sheradin Berishën e

4. Shani Berishën,

5. Rufat Ajazaj,

6. Shefidin Mallzomajn e

7. Fahredin Mazllomajn, në një rast kisha takuar përmes Iliaz Shalës një person nga Bujanovci me emrin Zeqir Iliazi, që punonte në fabrikën “Printeks” të Prizrenit.

Iliaz Shala nga Billusha e Prizrenit, Zeqir Iliazin nga Bujanovci e kishte njohur përmes Shefqet Asllanit nga Ferizaji. Zeqir Iljazi sipas Iljaz Shalës e Shevqet Asllanit punonte në fabrikën “Printeks” të Prizrenit.

Me rastin e përpilimit të aktakuzës si dhe mbajtjes së seancës gjyqësore ndaj këtij grupi (më 7 – 8 janar 1982), Zeqir Iliazi nuk u paraqit në seancë. Emri i tij në njëfarë forme ishte zhdukur. Ky emër, pra, Zeqir Iliazi, përmendej në Aktakuzë, siç do të përmendej edhe në Aktgjykim.

Mirëpo nga Prokurori Jakup Gurmani si dhe nga kryetari i trupit gjykues Orhan Rekathati, emrin e Zeqir Iliazit e përmendnin në dy versione: diku Zeqir Iliazi e diku Iliaz Zeqiri. Kjo ishte bërë me qëllim për të krijuar huti, gjoja se këtë person, organet e ndjekjes (UDB-a) nuk paskan arritur ta identifikojnë, e rrjedhimisht edhe ta zënë.

Pra e konsideronin person në kërkim. Këtë përson pra, nuk paskan pasur mundësi ta gjenin UDB-ashët, në Prizren si:

1. Vesel Krasniqi,

2. Zenel Celina,

3. Salajdin Kastrati,

4. Daut Morina,

5. Musa Jorganxhiu,

6. Jovo Roksandiq etj.

Megjithatë gjërat nuk kanë mundur të mbetën në vazhdimësi të pazbuluara, kështu që nuk mbeti i pa zbuluar as spiuni i Bujanovcit, i mshefur nga vetë UDB-ja, herë si Zeqir Iljazi herë si Iljaz Zeqiri.

Edhe diçka: shyqyr që s’kanë mundësi njerëzit ta mashtrojnë edhe Zotin, ashtu siç mund ta mashtrojnë njeriun. Ani me qenë shqiptarë (si ky spiuni i Bujanovcit demek), eh çfarë lake të Xhajiqit i kishin heq Zotit. Të Xhajiqit thash pra, jo rastësisht, sepse spiuni (Zeqir Iljazi) ishte tifoz i Cërvena Zvezdës (së Beogradit).

Ndërkohë që unë e bëra rrugëtimin në burgjet e Pejës, Prizrenit, Zagrebit, Gospiqit, Pulës, Rijekës e Goli Otokut, ky far Spiuni i Bujanovcit i kishte dy gra, dhe bënte kokrrën e sefasë në Printeks të Prizrenit gjatë asaj kohe…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura