TAFIL DURAKU: KËNGË E PASHUAR

(Pashtriku.org, 28. 10. 2012) – Çamëria është një krahinë, që përbënë pjesën më jugore të trevave shqiptare me një sipërfaqe prej 10. 000 km2. Shtrihet gjatë bregdetit Jon dhe zgjerohet në Lindje deri në vargun e maleve që e ndajnë prej pellgut të Janinës. Nga Veriu ka kufi lumin Pavel, kurse në Jug Gjirin e Prevezës. Pellasgo-Ilirët ishin banorët e hershëm të Çamërisë, kurse mbret i parë ishte Therporti me prejardhje Pellazge. Çamëria ishte pjesë e Mbretrisë Ilire. Fiset Ilire ishin Molosët, Dodonët, Kasopianët, Efyrianët etj. Heroi Pirro ishte heroi i shquar i Çamërisë, sukseset në luftëra e dërguan atë dhe ushtrinë e tij edhe deri në Itali. Besohet që Pirro të jetë i afërm i Aleksanderit. Qendrat e banuara kryesore të Çamërisë janë: Filati, Gumenica, Paramithia, Margëllëçi, Parga etj., të cilat me vendim të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913 që u mbajt në Londër, iu aneksuan Greqisë, ndërkaq vetëm rripi i saj Verior (me shtatë fshatra) me qendër Konispolin, u përfshi brenda kufijve të Shqipërisë londineze. (Kryeredaktori i pashtriku.org)

TAFIL DURAKU – KËNGË E PASHUAR

– Çamërisë shqiptare
shtat i hedhur
buzë tredeteve të mia
lashtësisë tënde ilire
brigjeve të bukurisë
je kënga ime
e dashur si zjarri
Çamëri
jugu im
shpirtëror
je malli im i pashuar
e kujtoj lavdinë tënde
zë shekujsh ilirie
ÇAMËRI
edhe vaji im kreshnikësh
është këngë epike për ty
thellësi lashtësie
e kujtimeve je
zëri im kushtrimtar
horizont jonik
i paparë
hartave të botës
Shqipëri jugore
e ashtit tim
gjithmonë
je kënga ime
e nuk vritesh
e jehon shekujve (I)liri
je dritarja ime
e jugut tim shekullor
nga shoh viset e mia tokë det horizonte
je zemra ime ÇAMËRI
buzëqeshje antologjike
këngë e pashuar e zë maldelenorë
Burojë, 1999

……………………………………….

Çamëria, përse kanë frikë grekët?

………………………………………………….

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura