Nga arkivi i facebookut, më 3 shkurt 2023
Një sqarim për reagimin e Ibrahim Kelmendit
TAIP ZEKA: (NË KONSULLATË) KAM SHKUE ME IBRAHIM KELMENDIN!
Nga Sheradin Berisha, më 3 shkurt 2023
IBRAHIM KELMENDI: “SHPIFJA E APOSTOL DUKËS”
“Shoku Sheradin, po më vjen keq që nuk e fshive edhe shpifjen e Apostol Dukës. Mua nuk më kujtohet ta kem pa atë fragment në atë libër, të cilin e kam shfletua, por nuk e kam lexua, sepse më patën neverit spekulimet e tij fantastike qysh në fillim të librit.” – kështu më shkruan (më 2 shkurt 2023) Ibrahim Kelmendi, pas ndërhyrjes sime në një debat me akuza, fyerje e sharje që zhvilloi me Shaban Muharremin, i cili në temën: “Qendra Jusuf Gërvalla – A kishte unitet midis Jusuf Gërvallës dhe Ibrahim Kelmendit (4)”, kishte afishuar një citat të shkëputur nga libri “VRASJE NË SHTUTGART, Kadri Zeka: 1953 – 1982”, të autorit Apostol Duka.
Është fjala për këtë citat:
“Shaban Muharremi
Apostol Duka: – Shkuat në konsullatën jugosllave?
Taip Zeka: – Kam shkue unë me Ibrahim Kelmendin, na kanë pranu, na kanë pritë me fjalë ngushëllimi, na kanë ndëgjue, na kanë thanë po, kufomat atje duhet me u varrosë, në Kosovë, se atje është vendi i tyre, por ajo punë dual e kundërta. Ma shumë kish provokime ndaj nesh, se pyetshin ose thoshin, tregoni, ju e dini se kush i ka vra dhe pse i kanë vra dhe nuk u lejuan kufomat të varroseshin në Kosovë.” (Apostol Duka, Vrasje në Shtutgart, Tiranë 2009, faqe 25-26)”. / Facebook, 02.02.2023/
***
Ibrahim Kelmendi për ta mohuar shkuarjen e tij me Taip Zekën në Konsullatën jugosllave më shkruan si vijon:
“Taip Zeeka ka ardh në Untergruppenbach disa ditë pas vrasjeve. Kërkesën për leje transferimit të kufomave në Kosovë e kishte bërë Suzana, e cila duhet të jetë motivuar nga një avokat, të cilin Bardhoshi e kishte mik. Pra, nuk kishim pse shkonim me Taipin në konsullatë, meqë ndërmjetës ishte avokati. Nëse do mendoja se do ndikoja pozitivisht në vendimmarrje pozitive të institucioneve jugosllave për të dhanë leje për transfer, do të shkoja, meqë nuk ka ekzistuar ndonjë rrezik në Gjermani të shkosh për një bisedë në konsullatën jugosllave në Stuttgart. Por, meqë nuk ka ndodhur, më irritoi rishpërndarja e asaj shpifjeje vetëm për ta shpërdor si “argument” për t’më diskredituar mua. Që do të thotë, është goditje nën brez.”
***
Përgjigjia ime:
E INKURAJOJ IBRAHIM KELMENDIN PËR LEXIMIN E LIBRIT “VRASJE NË SHTUTGART…”
E para: Apostol DUKA (tashmë i ndjerë) ishte një ushtarak, gazetar, poet, prozator, eseist, skenarist, publicist dhe botues i njohur në Tirana dhe jo vetëm;
E dyta: Apostol Duka në intervistën (bashkëbisedimin) me Taip Zekën (dhe jo vetëm), fjalët e tij i ka shkruar në mënyrë origjinale (pa ndërhyrje gramatikore e sintaksore), dhe rrjedhimisht autori i librit Apostol Duka nuk ishte: SHPIFËS as SPEKULUES, siç e cilëson Ibrahim Kelmendi në reagimin e tij; dhe
E treta: “Mua nuk më kujtohet ta kem pa atë fragment në atë libër, të cilin e kam shfletua, por nuk e kam lexua,..” thotë Ibrahim Kelmendi.
Tani për të inkurajuar Ibrahim Kelmendin që ta lexoj librin e shfletuar të Apostolit, specifikisht bashkëbisedimin e tij me Taip Zekën … (vëllaun e Kadri Zekës), në vijim do t’i referohem rrëfimit origjinal të Taip Zekës, të botuar në librin: “VRASJE NË SHTUTGART, Kadri Zeka: 1953 – 1982, Shtëpia Botuese “GEER”, Tiranë 2008.
SI E SHKROI APOSTOL DUKA LIBRIN “VRASJE NË SHTUTGART…”?
“Rasti është mbret i botës”, kështu thotë autori i librit Apostol Duka, për mënyrën se si i ka lindur ideja rastësore për të shkruar një libër për Kadri Zekën. Studiuesi Apostol Duka për të shkruar librin “VRASJE NË SHTUTGART, Kadri Zeka: 1953 – 1982”, (SHB “GEER”, Tiranë 2008), fillimisht i drejtohet familjarëve të Kadri Zekës.
Që në fillim të librit autori ka pasqyruar bashkëbisedimin e tij me vëllezërit e Kadri Zekës: Taip dhe Shaip Zekën, me Saime Isufin.., për të vazhduar pastaj bashkëbisedimin me bashkëpunëtorët e Kadriut: Mehmet Hajrizin, Hydajet Hysenin, Berat Luzhën, Fazli Avdullahun, Xhafer Shatrin, Hasan Malajn, Bejtullah Tahirin, Haqif Krasniqin… Dhe së fundmi publikohen shkrimet dhe fjalimet e Kadri Zekës, të botuar në shtypin (ilegal) të kohës…
Për vërtetimin e dëshmive të Taip Zekës dhe gjithë bashkëpunëtorëve të Kadri Zekës, që pasqyrohen në libër, autori Apostol Duka si garant për vërtetësinë e këtyre dëshmive, konsulentë i kishte, bashkëpunëtorët e Kadri Zekës dhe vëllait të tij Taip Zeka, siç janë:
-Berat Luzha,
-Shemsi Syla dhe
-Sherafedin Kadriu.
- Lexoni faksimilin e faqes së librit: tre emrat e lartpërmendur janë të kornizuar me ngjyrë të kuqe
Në intervistë me autorin Apostol Duka, vëllezërit Taip e Shaip Zeka flasin në hollësi për jetën dhe veprën e Kadriut: nga lindja, fëmijëria, shkollimi, studimet, puna e tij si mësues dhe gazetar në Radio Prishtinë, flasin për mbështjejen që i dha familja Kadri Zekës në veprimtarinë atdhetare deri në vrasjen e tij më 17 janar 1982. Ajo që është e dukshme, autori në intervistën (bashkëbisedimin) e zhvilluar me vëllezërit Taip e Shaip Zeka, nuk ndërhynë aspak në të folmen dialektore të tyre. Shkruan me besnikëri atë gjuhë dialektore që flasin ata.
KUSH E NJOFTOI TAIP ZEKËN PËR VRASJEN E KADRI ZEKËS?!
Taip Zeka gjatë intervistës me Apostol Dukën, tregon se, për vrasjen e vëllaut Kadri Zeka është informuar më 18 janar 1982 nga Ahmet Isufi (vëllau i Saime Isufit – Bules). Saime Isufi ishte gruaja e Kadri Zekës me të cilën e kurorëzoi martesën më 2 janar 1982 në Zvicër.
Në faqet 25 /26 të librit “VRASJE NË SHTUTGART, Kadri Zeka: 1953 – 1982”, Taip Zeka i drejtohet Ahmet Isufit me fjalët (citoi):
“Bre Ahmet, pse t’kanë ikë fare zani dhe gjaku i ftyrës. At’herë ai më tregoi se Kadriu me di (dy) shokë të tij asht vra n’Gjermani” – përfundon citati, (në faqen 25 të librit).
Ndërkohë Taip Zeka i ka informuar vëllezërit, nënën dhe babën për vrasjen e Kadriut me shokë.
PËRKUSHTIMI I FAMILJES ZEKA PËR TA SJELLUR TRUPIN E KADRI ZEKËS NË KOSOVË!
Pasi u siguruan (nga televizioni) se lajmi për vrasjen e Kadriut me shokët Jusuf e Bardhosh Gërvalla është i saktë, Taip Zeka në rrëfimin e tij thotë (citoi): “baba dhe nana ngulën këmbë që të niseshim sa më parë, për ta sjellur të paktën trupin e Kadriut në Kosovë”. (Citati nga faqja 25 e librit)
SHKUARJA E VËLLEZËRVE ZEKA NË GJERMANI DHE QËNDRIMI I TYRE NË BANESËN E FAMILJES GËRVALLA
Bashkëbisedimi midis autorit të librit Apostol Duka me Taip Zekën rrjedh si më poshtë:
“APOSTOL DUKA: U NISËT?
TAIP ZEKA: – Meniheri. Pasaportat i kemi pasë unë dhe vëllau Shaip, edhe Ahmet Isufi a ardhë me neve, jemi shkue n’Beograd dhe kem nxjerrë biletën për aeroplan dhe na kanë pyet para se m’u qu aeroplani, na kanë pyetë sigurimi shtetëror pse po shkonim dhe kush i kishte vra ata të tre. Nja një orë na kanë pyetë dhe na kan ‘ liru. Dhe kemi mrri me aeroplan n’Shtutgart, kemi merritë në venin e ngjarjes dhe kem’ ndenjë tek banesa e Isufit (Gërvallës) katër ditë. Problemi ka qenë me i sjellë kufomat kha, në Kosovë. Sigurimi gjerman na ka thanë të shkonim në ambasadën a konsullatën jugosllave dhe, nëse merrnim leje prej tyre, trupat mund të çoheshin lirisht në Kosovë.” (Lexo citatin me kornizë të kaltërt në librin “VRASJE NË SHTUTGART, Kadri Zeka: 1953 – 1982”, faqe 25/26).
***
TAIP ZEKA: (NË KONSULLATË) KAM SHKUE ME IBRAHIM KELMENDIN!
Dhe në vijim pyet:
APOSTOL DUKA: – SHKUAT NË KONSULLATËN JUGOSLLAVE?
Përgjigjet:
TAIP ZEKA: – Kam shkue unë me IBRAHIM KELMENDIN, na kanë pranu, na kanë pritë me fjalë ngushëllimi, na kanë ngjue, na kanë thanë po, kufomat atje duhet me u varrosë, n’Kosovë, se atje osht’ veni i tine, por ajo punë dul e kundërta. Ma shumë kish provokime ndaj nesh, se pytshin ose thoshin, tregoni, ju e dini se kush i ka vra dhe pse i kanë vra dhe nuk u lejuan kufomat të varroseshin në Kosovë…” (Lexo citatin me kornizë të kuqe, në librin Apostol Duka, VRASJE NË SHTUTGART, Kadri Zeka: 1953 – 1982, Shtëpia botuese “GEER”, Tiranë 2008, faqe 26).”
———
Ilustrimet:
- 1. Në foto (në ballinë): Taip Zeka dhe Ibrahim Kelmendi;
- 2. Kopertina e librit: “Apostol Duka, VRASJE NË SHTUTGART, Kadri Zeka: 1953 – 1982, Shtëpia botuese “GEER”, Tiranë 2008″;
- 3. Faksimili i faqes 25 i librit “VRASJE NË SHTUTGART, …”; dhe
- 4. Faksimili i faqes 26 i librit “VRASJE NË SHTUTGART, …”.
______________
IBRAHIM KELMENDI – KUNDËRTHËNËSI I LËVIZJES (1 – 3)
……………………………….
NË KORRIK 1981 IBRAHIM KELMENDI INFORMON DIPLOMATËT SHQIPTAR NË PARIS, SE, PO PUNON AKTIVISHT NË FORMIMIN E PARTISË KOMUNISTE MARKSISTE – LENINISTE TË KOSOVËS!