TË NDRYSHOHET KUSHTETUTA, NUK ËSHTË BIBËL AS KURAN!

Pashtriku, më 31.01.2023

TË NDRYSHOHET KUSHTETUTA, NUK ËSHTË BIBËL AS KURAN!

Nga Sheradin Berisha, nga Arkivi i Facebookut, 30.01.2022

Dy vjet më parë kam shkruar: “Sistemin me kushtetutë të Ahtisarit nëse nuk e ndryshon ajo të tjetërson! LVV nga viti 2010 ka hyrë në sistem atë për ta ndryshuar, jo veten për ta tjetërsuar!”

***

A mund të ketë stabilitet institucional pa ndryshimin e kushtetutës së Ahtisarit, sistemin zgjedhor dhe jo vetëm?! JO! Pse? Sepse për 14 vjet rresht janë bërë gjeneratorë të krizave institucionale në republikë!

Kushtetuta nuk është Bibël as Kuran që nuk ndryshohen! Ligjet në vetvete nuk janë statike, ato ndryshohen sipas një dinamike në raport me zhvillimin e shoqërisë!

Një ilustrim!

Me këtë kushtetutë i kemi dy shumica në Kuvend, që nuk i ka asnjë vend! Kemi shumicën e shumicës (shqiptarët) dhe shumicën e pakicës (serbët +) Shpesh ka ndodhur që shumica e pakicës (serbët) ta bllokojnë në votimin e ligjeve shumicën e shumicës (shqiptarët)!

Dhe kjo maskaradë do të përsëritet vazhdimisht derisa nuk ndryshohet ky monstrum ligjor!

_______

Thënie, Facebook, më 30.01.2021

Sheradin Berisha:

“Dy shumica në kuvend nuk i ka asnjë vend! I ka vetëm Kuvendi i Kosovës, ku shumica e pakicës (serbët) shpesh bllokojnë shumicën e shumicës (shqiptarët)!

***

Sheradin Berisha:

„A mund të ketë stabilitet institucional pa ndryshimin e kushtetutës së Ahtisarit dhe sistemit zgjedhor! JO! Pse? Sepse për 13 vjet rresht janë bërë gjeneratorë të krizave!“

_______________

ALBIN KURTI TASHMË ËSHTË MIDIS DY ZJARREVE! A DO TË DIGJET, A JO?

***

PRESIONI I GJITHANSHËM PËR THEMELIMIN E ZAJEDNICËS MUND TA RRËZOI QEVERINË!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura