ALBIN KURTI TASHMË ËSHTË MIDIS DY ZJARREVE! A DO TË DIGJET, A JO?!

Nga arkivi i facebookut, më 13.12.2022

Lexoni e pastaj komentoni!

ALBIN KURTI TASHMË ËSHTË MIDIS DY ZJARREVE! A DO TË DIGJET, A JO?!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 13. 12. 2022  

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sërish Kryeministrit Albin Kurti ia përkujton themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe (Zajednicën). 

Ai ka thënë se Asociacioni duhet dhe do të zbatohet. Rrjedhimisht Kosova e ka për obligim formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe nëse nuk zgjidhet kjo çështje, do të ekzistojë një cikël i vazhdueshëm krize,, ka deklaruar Zoti Escobar.

***

Më 15 nëntor 2022 në fb time kam shkruar:

“Nëse Albin Kurti nuk e pranon zbatimin e marrëveshjes: Thaçi – Daçiq, të datës 19 prill 2013 për Zajednicën, shumë shpejt mund të rrëzohet. Përgatitjet për largimin e tij kanë nisur qysh në verën e këtij viti!”

Ndërkaq më 23 Nëntor 2022 sërish në fb kam shkruar:

ALBIN KURTIT PO I VJEN FUNDI SI KRYEMINSTËR!

Nga ky mishmash i ricikluar dhe plotësisht i kontrolluar Kosova del e dëmtuar, jo Serbia! Pse? Sepse gjithçka po negociohet për statusin politik të serbëve në këtë republikë!

Në këtë kuadër rreziku vjen nga ‘Zajednica’ dhe ’44 minishtetet kishtare serbe’!

Klikoni e dëgjoni 👇👇

https://fb.watch/g_7t_u5KjZ/

Albin Kurti nëse vazhdon kështu i ka muajt e numëruar, për të mos thënë javët… Pse? Sepse kjo republikë është krijesë e marrëveshjeve ndërkombëtare që kulmoi me pakon e Ahtisarit, jo me gjakun e Adem Jasharit. Po ta kishim në themel gjakun e Adem Jasharit do të ishim vërtetë shtet i pavarur dhe sovran! Prandaj ky mishmash që ka krijuar pakoja e Ahtisarit, do të kulmoj me një marrëveshje tjetër ndërkombëtare, në dëmë të Kosovës!

KRYEMINISTRI KURTI MIDIS DY ZJARREVE  

Kryeministri Albin Kurti tashmë është midis dy zjarreve:

1. Të pranojë themelimin e Asociacionit, sipas marrëveshjes së nënshkruar më 19 prill 2013 nga Kryeministri Hashim Thaçi, Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton; dhe ky Asociacion do të jetë një Autonomi Vetëqeverisëse e Serbëve; apo 

2. Të refuzojë themelimin e kësaj Autonomie, e cila cënon përgjithmonë integrietin dhe sovranitetin unitar të kësaj republike ahtisariane!

Albin Kurti duke qenë midis dy zjarreve, mund do të digjet në të dyja rastet!

Nëse kryeministri Albin Kurti pranon themelimin e Zajednicës si Autonomi dëmton unitetin territorial të Kosovës si dhe bjerë ndeshë me Albin Kurtin e Opozitës, nëse refuzon bjerë ndeshë me marrëveshjen ndërkombëtare për themelimin e Asociacionit të nënshkruar më 19 prilli 2013 në Bruksel nga treshja: Thaçi – Daçiq – Eshton, për çka dhe diplomati amerikan Escobar dhe jo vetëm, i bëjnë presion për themelimin e saj! Për më tepër këtij presioni i shtohet edhe presioni i brendshëm politik dhe jo vetëm! Dhe mbi të gjithë është plani franko – gjerman që parashikon themelimin e këtij asociacioni!

Duke pasur parasysh gjithë këtë presion të shumëanshëm, Albini si e pranoj si e refuzoj Asociacionin është i shkuar! Për mendimin tim ai duhet të shkoj duke i thënë JO kësaj autonomie kanceroze!

­­­­­­­­­­­­­­­­­­______________

RREZIQET NGA ZAJEDNICA, KISHAT DHE MANASTIRET SI “MINISHTETE SERBE” (VIDEO)

***

PRESIONI I GJITHANSHËM PËR THEMELIMIN E ZAJEDNICËS!

https://pashtriku.org/presioni-i-gjithanshem-per-themelimin-e-zajednices/

Total
0
Shares
1 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura