TRAKT KUNDËR TRADHTISË

TRAKT KUNDËR TRADHTISË

Para 41 vitesh, konkretisht në maj të vitit 1983, është shkruar dhe është shpërndarë njëri prej trakteve më të lexuara dhe më të shpërndara të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës. Trakti titullohej:

Me nëntitull: Lexoje dhe dërgojua atyre që ky trakt do t’i bëjë t’i vënë gishtin kokës

Trakti është shpërndarë në emër të Lëvizjes për Republikën Shqiptare në Jugosllavi dhe është shumëzuar 3 herë radhazi në 30 mijë kopje, në 40 mijë kopje dhe së fundi në 30 mijë kopje.

Ky trakt është shpërndarë masivisht në Kosovë. Në shumë vende spiunëve u është ngjitur në derë.

Por e veçanta e tij është se ky trakt është shpërndarë edhe me postë. U është dërguar nga jashtë spiunëve të ndryshëm.

Një spiun, pak si torolloak, i komunës së Istogut, pasi e merr traktin, i ankohet një mërgimtari: Pse ma kanë dërguar vetëm mua e nuk ia kanë dërguar edhe filanit që është shumë më i rrezikshëm se unë…

Sipas një dëshmitari okular, këtë trakt diplomati atdhetar Kujtim Hysenaj, ia kishte lexuar gjithë stafit të asaj kohe të Ambasadës Shqiptare në Paris. /xhafershatri.info/

________________

Në 40 vjetorin e rënies

PUNA ORGANIZATIVE E NUHI BERISHES SHTRIU NDIKIMIN E LRSSHJ-së NË KOSOVË DHE NË VISET TJERA SHQIPTARE

Nga Gafurr Elshani

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura