SALI ONUZI: 70 VJET MË PARË – MË 17 NËNTOR 1944 – FORCAT E UNҪSH ҪLIRUAN TIRANËN

Tiranë, 17. 11. 2014 – Si sot, 70 vjet me pare, forcat e UNCSH luftonin ende per clirimin e Tiranes, te cilen ne mengjezin e 17 nentorit e cliruan plotesisht dhe perfundimisht, pas 19 dite lufte te pergjakshme e heroike, 19 ditesh te zjarrta. Lufta per clirimin e Tiranes eshte pa asnje dyshim kurora e gjithe Luftes se madhe ANCl qe beri populli shqiptar 70 vjet me pare per mese 5 vjet kundra pushuesve nazifashiste dhe bashkepunetoreve te tyre. Tirana ishte kryeqyteti i vendit dhe clirimi i saj kishte nje kuptim te madh politik e patriotik. Clirimi i Tiranes erdhi me nje beteje te madhe, me te vertete te madhe ushtarake.
Kishte 5 vjet qe populli shqiptar, i pari ne Europe, kishte hapur zjarr kunder hordhive te fashizmit me 7 prill 1939 dhe kishte zhvilluar nje lufte te fuqishme nacionalclirimtare kunder forcash pushtuese disa here me te medha ne numer, te armatosur me tekniken me moderne te kohes.Ne lufte e siper populli yne,nen udheheqjen e Partise Komuniste te Shqiperise kishte krijuar Ushtrine e tij antifashiste NCl qe kish zhvilluar nje varg betejash e luftimesh te pergjakshme e te suksesshme ne cdo cep te Shqiperise, nga Jugu ne Veri. Por ne vjeshte 1944 lufta ne Europe,ne Ballkan, po edhe ne Shqiperi, kishte hyre ne nje etape vendimtare. Gjermania naziste po terhiqej nga Ballkani dhe kjo po behej nepermjet Ballkanit perendimor. Ne Shqiperi qene hrumbulluar forca te medha pushtuese, te cilat mbanin fort rruget kryesore te terheqjes dhe qytetet kryesore, perfshi Tiranen qe ishte nje qender strategjike.
Clirimi i Tiranes do te ishte se pari, nje fitore e madhe politike per popullin tone dhe Luften e tij.Kjo e afirmonte me tej ate ne koalicionin e madh antifashist boteror. Kjo lufte, Lufta ANCl,do te vleresohej dhe do te kishte peshen e saj vendimtare per sigurimin e rivendosjen e pavaresise se Shqiperise. Pa te Shqiperia rrezikonte te humbiste shtetin e saj, identitetin e saj.Prandaj clirimin i Tiranes dhe gjithe Shqiperise nga forcat e UNCSH do te behej me cdo kusht.Nuk duhej te liheshin gjermanet te terhiqeshin. Madje urdheri i Shtabit te Pergjithshem percaktonte qe asnje gjerman te mos lejohej te delte i gjalle nga Shqiperia. Ky ishte nje qendrim dinjitoz i institucioneve te kohes qe udhehiqnin Luften Antifashiste Nacionalclimtare. Me te tilla qendrime burrerore dhe antifashiste te verteta, shqiptaret brez pas brezi mund ta mbajne koken lart para Historise, Botes moderne antifashiste dhe qyteterimit bashkekohor.

Ta linje ushtrine gjermane te terhiqej pa lufte ‘per te mos u demtuar” etj do te thosh t’i shmangeshe detyres se kohes, do te thosh te luftonin te tjeret per shqiptaret. Kishte dhe atehere zera te tille, ashtu sic degjohet edhe tani ndonje ze i cjerre qe pretendon Europen pa antifashizmin.Po Europa e sotme moderne i ka rrenjet ne kete antifashizem te Luftes se Dyte Boterore. Dhe eshte ky antifashizem, kjo lufte, lufta jone Nacionalclirimtare qe na lidh me Europen, na bashkon me te. Pa te, pa vleresimin e saj te drejte historik, asnje shteg nuk mund te gjendet per ne Europen e Bashkuar as sot e as neser.Kremtimet e medha e dinjitoze qe u bene sivjet me rastin e 69 vjetorit te zbarkimit te trupave aleate amrikano-britanike-kanadeze ne Normandi te Frances, e tregojne qarte drejtimin e rruges sone. Brezat e rinje te Shqiperise e te kombit tone e kane rrugen hapur tashme nga brezi qe beri luften e lavdishme Nacionalclirimtare
Per Tiranen ne ato dite vjeshte te vitit 1944 enderronin edhe forca te tjera poltike shqiptare, madje edhe kuislinge e bashkepunetore te regjur te nazifashisteve. Keta me ndihmen logjistike te pushtuesve qene instaluar rreth e qark Tiranes dhe prisnin (natyrisht pa lufte) te zevendesonin hitlerianet ne kryeqytet, te merrnin direkt ne dore pushtetin dhe te qeversinin po vete. Po gjithnje, pa lufte kunder pushtuesit.Ky per ta s’ishte armiku, por partneri. Pa lufte kunder pushtuesit ata nuk arriten asgje,pervec turpit dhe arratisjes nga atdheu. Forcat e Divizionit te Pare sulmues te UNCSH-se ne kuadrin e operacionit per clirimin e Tiranes i sulmuan dhe i shpartalluan keta kuislinge e bashkepunetore, nderkohe qe ngushtuan daren e rrethimit te Tiranes dhe shtuan depertimet ne qytet kunder garnizonit hitlerian. Historia e dha verdiktin e saj te drejte: fituan ata qe luftuan kunder pushtuesit.Kjo ishte nje fitore e merituar dhe tjetra ishte nje humbje e merituar. Tani, ne ditet tona degjojme zera sikur ne Shqiperi nuk paskesh pasur fare koloboracioniste e kuislinge, sikur te gjithe paskeshin luftuar, packa se disa edhe ne kane luftuar kane luftuar kunder forcave te UNCSH-se.
Clirimi i Tiranes ishte nje fitore e madhe ushtarake, nje sukses i madh ushtarak.Tirana si qender, si pikenyje kryesore mbahej e pushtuar nga nje garnizon ushtarak i fuqishem hitlerianesh. Ne cdo rast brenda ne qytet ndodheshin lart nga 1500 ushtare e oficere gjermane, pa llogaritur forcat kuislinge shqiptare 400- 500 syresh a me shume.Ne qytet hynin e dilnin gjithashtu mijera ushtare gjrmane te tjere qe terhiqeshin nga Greqia Maqedonia. Sasia e pergjitheshme e forcave armike per mbajtjen e Tiranes dhe sigurimin e rrugeve te levizjes per terheqejn e forcave te veta ne zonen Elbasan-Tirane-Durres, arrinte ne rreth 10 mije veta.
Keto forca te divizionit te 297 te Wermahtit hitlerian kishin zene hyrjet dhe daljet kryesore te qytetit, ishin vendosur ne ndertesat qe sundonin arteriet me te rendesishme te qarkullimit. Gjithkund kishin ndertuar fortifikata te rrethuara me tela me gjemba. Ne shume vende kishin ngritur fortina ( bunkere) me betonarme, kurse ne sheshin “Skenderbej” dhe ne kryqezimin e rruges “28 Nentori”, ne rrugen e Elbasanit dhe me rrugen e Barrikadave, aty ku eshte sot Monumenti i Partizanit, kishin ngulur ne toke tanke, kullat e te cileve rrotulloheshin ne cdo ane per te kontrolluar e per te goditur me zjarr cdo levizje rreth e qark.Armiku mbeshtetej ne dy grupe artilerie te vendosur nje ne Tiranen e re dhe nje ne Pallatin e sotem te Brigatave.Njezet-njezet e pese tanke e autoblinda kontrollonin pa pushim rruget e sheshet e qytetit. Perpara fortifikatave dhe ne hyrje daljet e qytetit hitlerianet kishin vendosur mina. Madje ata kishin minuar ndertesat kryesore, kazermat, centralin elektrik dhe objekte te tjera per t’i hedhur ne ere sapo te largoheshin.
Clirimi i Tiranes iu besua forcave te Korparamtes se I-re sulmuese. Pergatitjet filluan nje muaj e gjysem me pare, me zbulim, planifikim luftarak, grumbullimin e forcave rreth Tiranes , spastrimin e zones se operacionit dhe mbi te gjitha instruktimin e stervitjen e forcave partizane. Lufta per clirimin e Tiranes kishte per te qene nje lufte speciale,ku krahas heroizimit individual ( qe UNCSH e kishte ne nje shkalle shume te larte) mernin rendesi nje sere faktoresh te tjere si menyra e luftes neper rruget e qytetit, manovrimi i shpejte Iiforcave, lufta kunder tankeve, sulmi mbi fortifikatat, perballimi i sulmeve frontale te armikut etj etj.Lufta per clirimin e Tiranes nga pikepamja e artit ushtarak, do te ishte, sic edhe u zhvillua, nje lufte frontale, krejt ndryshe nga luftimet e tjera te UNCSH te zhvilluara me pare me taktiken e luftes partizane.Plani i Komandes se Pergjithshme te UNCSH nuk parashikonte asnje teheqje te thelle ose lenjen e qytetit ne rast te ndonje kunderveprimi te armikut pas mesymjes se forcave te UNCSH-se.
Ne sektorin e Tiranes u ngarkuan te vepronin forcat e Divizionit te IS (Br.1,4 dhe 23 S) Forca te tjera te Korparmates se IS: Br 2, 20,17 S u urdheruan te bashkevepronin veprimet e tyre luftarake me Divizionin e I, per te goditur e shkaterruar garnizonet dhe kolonat armike ne rrugen Struge- Librazhd – Elbasan-Tirane. Ne detyra te tjera moren urdher te vepronin Br. 10,11,12 dhe 24 S. Keshtu lufta per clirimin e Tiranes ka qene nje operacion i kombunuar, e planifikuar drejt dhe qarte. Ne fazen pergatitore te gjithe forcat zune rajonet e tyre dhe u pergatiten per luften ne qytet. Ne cdo kompani krijohen togat, riorganizohen armet shoqeruese, krijohen skuadra zbuluese dhe informative, organizohet rrjeti informativ deri ne komandaturen gjermane ne qytet etj. Partizanet cdo nate ndermerrnin aksione brenda ne qytet per te njohur terrenin dhe per te goditur. Dara e rrethimit te UNCSH-se eshte shume e forte. Hitlerianet struken ne llogoret e tyre.
Ndersa nuk kane armatimin dhe tekniken e armikut, forcat e UNCSH-se kane nje epersi tjeter te pallogaritshme, qe u mungonte hitlerianeve: kane moralin e larte,besimin e patundur ne fitore dhe mbeshtetjen e gjithaneshme te popullit.Aq e larte ishte gatishmeria e partizaneve dhe e komandave te tyre , sa me te filluar sulmi me date 29 tetor, per tri dite ato cliruan gjysmen e Tiranes. Ky sulm i rrufeshem i pengoi hitlerianet te vinin ne zbatim planin kriminal te hedhjes ne ere te objekteve te minuara si spitalin civil, spitalin ushtarak etj.
Fillimi i mbare u dha zemer e krahe partizaneve. Gezim dhe mobilizim i madh u ngjall edhe ne popullsine e qytetit. Ndersa kercet pushka, plakat, vajzat, te rinjte, pleqte dalin neper qoshe per te pershendetur e brohoritur. Populli merr pjese direkt ne clirimin e tij, ata u sjellin partizaneve ushqim, u tregojne rruget e rrugicat, u sjellin informacion e mbi te gjitha ngrejne barrikadat e fameshme ne rruget e Tiranes, i ngrejne me cdo objekt deri edhe me mobiljet e shtepise, krevatet e tyre. Kjo ishte lufta e popullit do te shkruante komandanti i Shtabit operativ Mehmet Shehu.
Brenda ne qytet lufta zhvillohet shume e ashper, sidomos ne qender dhe rreth Pallatit te Brigatave. Luftohet ne cdo rruge, ne cdo shtepi e ne cdo kat. Partizanet nuk permbahen. Hitlerianet luftojne qenerisht, por nuk gjejne rruge tjeter vec terheqjes me humbje te medha. Si kunderveprim qellonin pa pushim dite e nate , jo vetem partizanet, por gjithe qytetin, madje qelluan edhe maternitetin dhe spitalin civil ku vrane gra lehona, kalamaj e te semure. Disa dhjetera njerez nga populli mbeten te vrare, me qindra u palgosen.Por morali i popullit dhe i partizaneve nuk u thye. Historiografia, letersia dhe artet shqiptare mesiguri kane shume per te bere per te sjelle per brezat e sotem dhe te nesermen ate shpirt heroik Figura e partizanit Meke e Dritero Agollit dhe e Mete Aliut ne romanin “ Radiostacioni” te Ismail Kadarese jane shembuj te skalitur te krijimit artistik qe presin dhe shume te tjere.
Me date 11nentor, ora 16.00 fillon mesymja vendimtare e forcave te UNCSH-se per clirimin e qytetit. Tani lufta behet per qendren. Ne mengjezin e 12 nentorit Tirana, sipas deshmitareve , i ngjante nje vullkani te vertete prej nga shperthenin flake e zhurma te llahtarshme, rrapellima e te cilave degjohej deri ne Kruje e ne Durres. Kudo luftohet per te kaluar fushat e minuara, telat me gjemba dhe asgjesuar fortifikimete armikut. Partizanet hyjne deri ne llogoret e ushtareve naziste dhe perleshen fytafyt me to.Partizane e popull se bashku mbrojne objektet e qytetit:shpetojne centralin elektrik, hyjne ne godinen e Bashkise, clirojne dhe mbrojne Radio-Tiranen.
Kete heroizem jane detyruar ta pranojne edhe vete armiqte. Nje ushtar gjerman shkruan ne kujtimet e tij : “Te krijohej pershtypja qe Tirana perbehet vetem nga partizane….Nga malet zbrisnin partizane duke hedhur granta per tu ardhgur ne ndihme shokeve te tyre qe kishin mbushur qytetin. Dite e nate qendruam shtrire ne balte, nje dore te arma dhe me doren tjeter hanim ose pinim ndonje cigare. Sa me shume parizane vrisnim aq me shume shtohej numri i tyre” (Marenglen Kasmi: “Pushtimi gjerman i Shqiperise 1943-44” Tirane 2013)
Me 13 nentor, ne kulmin e luftimeve brenda ne qytet, nje kolone e madhe hitlerianesh, prej 5000 mije vetash, pasi kishte lene Elbasanin qe ndare ne dysh dhe po drejtohej gjysma per Tirane dhe gjysma per Durres. Grupi ‘ Steyrer” perbehej nga me shume se 2000 veta, i armatosur me 5 tanke, 27 topa dhe shume mjete te tjera, kish kapercyer Qafe Krraben.Edhe kolona tjeter e Durresit, pasi te mblidhte garnizonet e Peqinit, te Rrogozhines, Kavajes, Durresit dhe te Shijakut, nga Vlora do te hidhej ne sulm mbi Tirane, per te djegur,plackitur ,vrare dhe bashke me garnizonin gjerman te Tiranes per tu terhequr per Shkoder.Nje rrezik i madh e i jashtezakonshem!
Menjehere epiqendra e luftimeve sopstohet ne qafe Kerrabe e Mushqeta, ku qendrojne ne prite forcat e Brigates se 17 s, te Br.4, te, te 8 dhe te 1 s. Luftimet vazhdojne mbi 10 ore rresht dhe armiku bllokohet ne Mushqeta.Nderkohe br.24 s ne bashkeveprim me Br 10 s dhe batalionin “Gramshi” kane pritur e goditur kolonen armike qe vinte nga Durresi
Ne Mushqeta, kolona armike e rrethuar goditet nga te gjitha anet.Ne ora 17.00 te dates 15 nentor gati e tere kolona ishte asgjesuar: shumica te vrare, rreth 150 te plagosur. 150 rober dhe gjithe materialin e kolones. Keshtu Lufta per clirimin e Tiranes u vendos ne Mushqeta, e cila sipas fjaleve te reporterit te Div. I S, shkruar ne flaket e luftes, “eshte e rralle ne cdo pikepamje”
Ne megjezin e 17 nentorit,pas 19 dite lufte epike, cilrohet Tirana. Tirana eshte e tera ne gaz e hare.
Lufta e UNCSH per clirimin e Tiranesi kushtoi shume armikut . Sipas vete dokumenteve gjermane nga data 10-20 nentor jane vrare 1600 gjermane ( M.Kasmi:Pushtimi gjerman i Shqiperise.2013), 300 rober dhe shume material luftarak: 200 automjete,25 topa,100 mitraloze etjNe kete beteje te madhe rane deshmore 224 partizane ( te dhena nga Shoqata “Per deshmoret e Atdheut” te qytetit te Tiranes) dhe u plagosen 327 te tjere.
Ne luften per clirimin e Tiranes me kerkesen e Shtabit te Pergjithshem te UNCSH -se mori pjese dhe kontribuoi edhe aviacioni aleat, ai britanik duke bombarduar objekte ushtarake te armikut ne kryeqytet dhe rrethina.
Lufta per clirimin e Tiranes .tmerri qe kishin provuar hitlerianet, frika nga nje rethim dhe beteje tjeter si ajo e Tiranes, i beri te terhiqeshin edhe nga Prizereni, me 17 nentor, edhe nga Shkodra me 29 nentor, sapo brigatat e UCSH filluan sulmet e tyre. Kaq e madhe kishte qene Lufta e Tiranes,kaq e fuqishme kishte qene goditja e forcave te UNCSH-se, kaq e madhe kishte qene humbja e hitlerianeve ne Tirane, kaq i madhe kishte qene tmerri i tyre ketu.Keto jane fakte dhe realitete historike. Me 17 dhe 29 nentor ishin cliruar edhe dy kryeqytetet historike te Shqiperise, edhe ato vetem nga forcat partizane shqiptare.
Natyra e ngjarjeve te medha historike eshte tille qe ,sa me shume kohe kalon, ato vetem se rriten e zmadhohen ne kujtesen popullit e ne histori. Detyra jone sot eshte t’i kujtojme me respekt e te perkulemi para vepres se tyre te pavdekshme. Para gjakut te tyre.Keto realitete dhe fakte nuk mund te zhbehen sot , nuk mund te zvogelohen e te harrohen sot, sic shpresojne disa mjerane, duke u perpjekur te nderrojne e harrojne datat dhe faktet Po ceshte me e rendesishmja keto data, 29 nentori dhe 5 maji, as nuk mund te nderrohen e harrohen, edhe pse duke qene realitete te nje kohe epike e legjendare ato jane ngulitur thelle ne shpirtin e popullit, ne ndjenjat e tij. Lufta NCl ishte nje lufte antifashiste dhe njekohesisht nacionalclirimtare.Ajo nuk mund te tjetersohet.
Rrofte 17 nentori, dita e clirimit te Tiranes!
Lavdi heronjeve dhe deshmoreve te Luftes ANCl!

……………………………………………………………….

17 NËNTOR 1944 -TIRANA – RADIOSTACIONI

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura