U BOTUA LIBRI ‘POLITIKA NORDIKE DHE NJË RRËFIM I NUFRI R. LEKËS PËR VEPRIMTARINË E TIJ NË KUADËR TË ORGANIZATËS LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS(LPK)’

Pashtriku.org, 08. 07. 2014 – (Parathënie) – Në maj të vitit 2012 revista “Drini”, në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, i bëri një kërkesë veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare me banim në Oslo të Norvegjisë, z. Nufri R. Lekës, që nëpërmjet një interviste të rrëfejë për veprimtarinë e vet patriotike në diasporë.Pasi kërkesa e revistës “Drini” ishte që intervista të bazohej në dokumente/referenca të verifikueshme, intervista e botuar doli e gjatë. Rrjedhimisht, me iniciativat dhe propozimet e ish-bashkëveprimtarëve dhe miqve të Nufri R. Lekës, revistës “Drini”, lexuesve të revistës “Drini” etj., u vendos që kjo intervistë me dokumentet/referencat përkatëse të përkthyera në gjuhën shqipe të botohet në këtë libër si një rrëfim i komprimuar dhe i dokumentuar i Nufri R. Lekës për veprimtarinë e tij në kuadër të Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Së këndejmi, lexuesit e këtij libri e kanë mundësinë të lexojnë edhe një rezyme historiko-politike të shteteve nordike, që të informohen më konkretisht dhe më thellë për politikën nordike. Kjo rezyme historiko – politike e shteteve nordike është shkruar enkas për revistën “Drini” nga Fatmir R. Lekaj, politolog, por për të parën herë botohet në këtë libër.

Gjergj Kabashi, drejtor i revistës “Drini”, 2013.

***


– LEXONI LIBRIN NË FORMATIN ‘PDF’-

POLITIKA NORDIKE DHE NJË RRËFIM I NUFRI R. LEKËS PËR VEPRIMTARINË E TIJ NË KUADËR TË ORGANIZATËS LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS(LPK)

https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/Politika-nordike%20-%20LPK.pdf

====================================

(Përgatiti pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura