UDB-a DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË (8)

UDB-a DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË (8)

Nga Nafi Çegrani, Pashtriku 5 Maj 2022

FIGURA E SHQIPTAR IT  GJOKË MARTINIT

Shqiptaro-amerrikanet u mbodhen se bashku per te perkujtuar spastrimin e pare etnik ne Europe te ndodhur mbi popullsine came ne trojet e veta nga bandat e armatosura te qeverise greke. Organizata Camerria me qender ne Detroit ne bashkepunim me publicistin Zef Pergega, organizuan me 26 qershor 2016 nje Akademi perkujtimore kushtuar genocidit te tmerrrshem mbi camet e pafajshem 72 vjet me pare, inicur nga politika shoviniste greke. Aktiviteti, si deshmi historike dhe si kujtese kombetare qe te mos shuhet e te mos harrohet nga brezat deri ne zgjidhjen e plote, u zhvillua ne Teqen Bektashiane ne Detroit, ne kete vater fetare e atdhetare qe prej vitit 1954, kur ajo hodhi themelet e bashkimit te emigranteve nga Baba Rexhepi.

Salla e kultures ishte e stolisur me flamujt e Amerrikes dhe te Shqiperise si dhe nje foto ekspozite ku vihej ne pah me foto masakrat greke mbi camet si dhe fotot e ndryshme pasqyronin disa nga aktivitetet e komunitetit dhe te organizates Camerria nder vite ne Amerrike kushtuar ceshtjes se saj.

Njeri nga moderatoret Arjan Rexha, me cilesine e kryetarit te deges se organizates Camerria ne Detroit i ftoj te pranishmit qe kishin ardhur edhe nga Cikago dhe qytete te ndryshme te Detroitit te degjonin hymnet kombetare te te dy shteteve dhe te mbanin nje minut heshtje ne kujtim te viktimave dhe heronjeve te kombit tone te rene nder vite per lirine e trojeve tona. Me pas Z. Rexhaj u dha fjalen tre udheheqeve fetar te pershendesnin kete takim.

Dervishi Elindon Pashaj ne fjalen e tij nder te tjera tha: “…Falenderoj organozatoret qe zgjodhen Teqen Bektashiane per organizimin e ketij aktiviteti shume te rendesishem qe i kushtohet njeres nga ngjarjeve me te dhimbshme te kombit tone. Per 60 vjet qendra jone i ka sherbyer kombit dhe komunitetit dhe te gjitha trojeve shqiptare e sidomos ceshtjes se lirise se Kosoves. Baba Rexhepi e themeloi kete qender per te gjithe shqiptaret. Duke e ngritur zerin bashke i tregojme botes se zeri yne per ceshtjen tone eshte i drejte dhe duhet degjuar. Ti Shqiperi me jep emrin shqiptar. Kete duhet ta manifestojme dhe ta trashegojme me dinjitetin me te madh. I lutem te madhit zot ti meshiroje te gjithe ato shpirtera qe nuk e kursyen jeten per lirine e tokes shqiptare!”

Imam Shuaip Gerguri ne pershendetjen e tij tha: “…Eshte koha qe te jemi te lidhur fort me njeri-tjetrin. Te mendojme dhe te veprojme si nje trup i vetem qe ta sherojme nje nga gjymtyret e ketij trupi. Ne trup eshte nje organ, e ajo eshte zemra, ne rast se ajo nuk eshte ne rregull i gjithe trupi demb. E kjo zemerr eshte Tirana eshte Prishtina qe te dyja duhet te punojne me fort se ne e merritojme bashkimin kombetar. Kjo pjese e ndare eshte edhe Camerria qe po lengon prej dekadash. Ne na vene kushte per kete ceshtje e ne falim det u falim toke fqinjeve vetem per karrike. Qeveritaret duhet e te mendohen kur e japing fjalen ne emerr te popullit pa e pyetur ate. Ne te gjithe vendet demokratike te botes vendimet e medha merrren duke pyetur popullin!”

Dom Ndue Gjergji tha: “…Ne po e e vuajme edhe sot pushtimin 500 vjecar turk. Luftuam dhe vone e fituam lirine. Me kete perkushtim e ne bashkim forcash te luftojme qe te bashkojme pjese e trungut tone te ndare padretesisht. Koha eshte duke punuar per kombin tone e ne te punojme per te. Me shume per Camerrine dhe shqiptaret ne trojet e veta ne Mal te Zi. Te japim kontributin tone sidomos per kulturen. Ne dime me fol por pak dime te punojme. Asnje nuk duhet te qendroje pasiv derisa te zgjidhim kauzen tone te drejte. Rrofte bashkimi yne kombetar!”

Ilir Ademi, kryetar i organizates Camerria ne Cikago mbajti kumtesen: ” Perkejket tona per nderkombetarizimin e ceshtjes came” Referuesi u fokusua ne prezantimin e kesaj ceshtje ne tribunat universitare e shkencore si dhe tek kongresistet e senatoret amerrikane. Ne duhet ta bindim qe Greqia ta pranoje kete genocit, i cili eshte i deshmuar tashme ne shume punime shkencore e historike e ne libra te shume si nga autoret vendas dhe te huaj dhe njeri prej tyre ne anglisht eshte Robert Ellsie. Ne nuk jemi kundra popullit grek, por u eshte mohuar e drejta dhe gjuha 4 milion shqiptareve ne Greqi. Ademi shpalosi projekte per te ardhmen me qellim sensibilizimin e ceshtjes came.

Luigj Gjokaj, sekretar i shoqates “Malesia Madhe” dhe activist i hershem per ceshtjen came ne fjalen e tij solli fakte mbi angazhimin e diaspores ne Detroit per Camerrine, duke cituar dy akademite e organizuara, njera ne Detroit me 20 korrik 2016 dhe tjetra ne New-York me 18 shtator 2016 nga Gjok Martini dhe Zef Pergega dhe demostrata me 7 nendor 2016 e organizuar nga Gjok Martini ku vete Luigji ka marre pjese. Ai solli shembuj nga demostratat e sidomos nga ato te malesoreve kur me 1978 ne New-York u be nje proteste nga greket per te kerkuar Verio Epirin dhe po ate dite nga shqiptaret kundra regjimit komunist ne Shqiperi. Por kur shqiptaret e moren vesh se greket kane dale ne demostate per grabitjen e tokave tona shqiptaret u perleshen me ta duke harrur qellimin pse kishin dale ne deemostrate!.

Zef Pergega, me cilesine e organizatorit dhe moderatorit te ketij aktiviteti mbajti nje kumtese mbi rolin e diaspores per ceshtjen came dhe verimtarine e Bilal Xhaferrit me revisten e tij “Krahu i Shqiponjes”.

Drejtori i Tv Shqiptareve te Amerrikes Gani Vila mbajti kumtesen mbi masakrat cnjerezore te grekeve ne jugun e Shqiperise dhe vecanerisht ne Progonat, ku u vrane per nje dite 375 shqiptare, 25 prej te cileve i perkisnin fisit te tij. Sipas tij ne keto masakra jane vrare te krishtere e muslimane dhe asnje qeveri nuk ka vepruar me pasterti per cestjen Came. Vila ishte nje kritik i rrepte edhe ndaj qeverise se sotme te Edi Rames, i cili para pales greke ka mbyllur genocidin e ndodhur nga viti 193-1944. Partia e Punes ketyre krimeve u vuri kapak dhe askush nuk guxonte te fliste. Pse duhet te krijhet parti came?! Dekleratat e kryeministrit se partia socialiste edhte e vetmja qe e ka vene kete cestje ne udhen e zgjidhjes nuk eshte as serioze as normale, por eshte nihiliste. Une do te punoj vete si person me familjen me televizionin qe sa te mundem te paraqes material e dokumente per ceshtjen came!”

Takimin e pershendeti edhe biznesmeni Ndue Ftoni njeheresh pronar i ACTV, Alen Hoxha, Prof Anton lajcaj, Shkelqim Ademi si dhe Besim Dervishi.

***

(Pamje nga demonstratat në Amerrikë !)

Nga disa biseda që kishe personalisht me të birin e Gjokë Martinit, atdhetarin Agron Martinin,  i cili rrëfen se babai tij edhe para ardhjes si emigrant në Detroit, ishte mjaft i frymzuar nga historia e bujshme dhe patriotike shqiptare. „Ai gjithmonë kishte mall për Kosovë dhe ëndërr  Pavarsinë e saj. Andaj edhe me aktivitetet dhe pjesëmarrjen e babait në demonstrata të mobilizuar me patriota të denjë shqiptaro-amerrikanë,  ngrinti zërin për interesat e kauzës kombëtare shqiptare!“ -, thotë  me një krenari të veçantë Agron Martini, duke vazhduar më tej . “ Duhet të nënvizoj edhe atë se ngjarjet në  Kosova që nga 1981 dhe me Pavarsinë e saj, kanë ndikuar shumë në kalitjen e ndjenjave patriotike dhe atdhedashurisë të babait tim. Dinjiteti i tij i pathyer përballë intrigave dhe prapaskenave të spiunazhit jugosllav në Amerrikë, herë-herë ndjehej si i zhgënjyer. Por, me vullnet dhe forcë patriotike ecte rrugës së tij, duke u prri rradhëve të para në demonstratat shqiptaro-amerrikane qofshin ato në Njujork, Detroit, Boston apo edhe Çikago!”-përfundon   Agroni. 

Bill Klintoni për Gjokën ishte dhe mbeti yll i

shqiptarisë!)

( Gjokë Martini një patriot i madhë shqiptaro-amerikan, i njohur si person, që në veten e parë qe i bëri dëm të madh Ekonomisë serbo-jugosllave, duke djegur Jugon, krenarin jugosllave, brenda auto “show-të”në Cobo hall, Detroit, ku bëhet për çdo vjet ekspozimi i veturave më te reja të kompanive më të mëdha botërore ).

Imagjinoni të bëni një vepër  të tilë sot, mund te dënoheni, së paku 5 vjet burg. Vetura e re Jugo, projekt i “OPPB Zastava”, e cila përveç veturave prodhonte armë të sofistikuara, si dhe pjesë për makinerinë ushtarake te APJ, u djegë shkrumb e hi.

 Këtë e bëri malësori Gjoke Martini, i ngujuari i mëvonshëm i Daytonit, së bashku me tërë familjen në shenjë proteste të mospjesëmarrjes së Kosovës në Konferencën e paqes në ish Jugosllavi, u ngujuan ne brendinë e objektit ku mbahej konferenca. 

Ishin  këto shenjat e para te luftes politike dhe diplomatike te malësorëve të Michiganit, të prirë nga luani i demokracisë Gjoke Martini për pavarësimin e Kosovës.

***

( Tekst i huazuar për Gjok Martinin dhe bashkeshortes së tij Luçes , të cilët, teksa percillnin miqte e shumte ne dasmen e djalit te tyre te vetem Agronit. Ishte nje dasem e vecante. Aq e vecante sa kurre ne jeten time nuk kam pare nje gezim a hare, nje mikpritje e persosmeri organizimi, sikur ta kishte organizuar vete Gjok e Luçe Martini me familjen e tyre shembullore. 

Cdo gje ne vendin e vet. Cdo gje ne kohen e vet. Cdo gje e persosur deri ne perpikmeri. Pritja e miqve, muzika e zgjedhur si per mikun e zemres nga miku im i hershem, muzikanti dhe kengetari i talentuar Lindon Gjelaj qe ka organizuar me dhjetra koncerte e perballuar me shume sukeses me qindra dasma shqiptare ne mbare Ameriken. Eshte jo vetem regjizori artistik, por edhe dhenderi i Gjokes 
Rreth njemije dasmore dukej sikur ishin jo vetem te ftuar por edhe zoter te dasmes, jo vetem miq por edhe regjizore te saj. Secili i ndjente veten ne shtepine e tij, pavaresisht se kishin ardhur nga cdo cep i Amerikes … Dikush kishte adhur nga Alaska e larget, dikush nga Teksasi. Te tjere nga Florida apo kryeqyteti i Botes Nju Jorku. Nuk kishte as nje dallim feje, as krahine, as idéje. Ishim pothuajse te gjithe shqiptare. Gjithe Amerika ishte ne kete dasem. .. “
Nje rastesi…. Aspak. Ishte jo vetem fillimi i nje jete te re bashkeshortore te nje djali te vetem, vella i tri motrave… Ishte edhe nje dasem qe pasonte nje sfide ndaj vdekjes te te zotit te dasmes Gjok Martinit, ketij lisi te madh, pa dyshim lisi me i madh i komunitetit shqiptar ne SHBA. 
Ka ne SHBA shqiptare shume me te pasur se Gjok Martini. 
Ka ne SHBA shqiptare qe kane para shume me teper se Gjok Martini. 
Ka ne SHBA shqiptare me poste shteterore e rybe shume me te madhe zyrtare se Gjok Martini… 
Ka ne SHBA shqiptare gjithfaresh e shumefaresh…. 
Por … por nuk ka deri me sot asnje shqiptar ne SHBA qe te kete luftuar e punuar pa u lodhur e pa u kursyer per ceshtjen shqiptare, per te drejtat njerezore e kombetare te shqiptareve, per lirine e demokracine ne Shqiperi, per lirine e pavaresine ne Kosove, per te drejtat e lirite e shqiptareve ne Maqedoni, Mal i Zi e Cameri si e sa Gjok Martini. 

Nuk ka nje proteste apo greve, nje demontrate apo miting nga Detroiti e deri ne Uashington, nga Nju Jorku e Cikagoja e deri ne Kaliforni, nga Teksasi deri ne Alaske… ne cdo cep te SHBA-se ku te mos kete marre pjese e prire Gjok Martini, prijesi i shqiptarizmit, miku i Klintoneve. Miqve me te medhenje te shqiptareve ne histori . 
 … Dhjetra breza atdhetare te sprovuar kudo therriste lirie dhe demokracia, te drejtat njerezore e kombetare te shqiptareve kunder turkut e serbit, kunder grekut e fashizmit, kunder komunizmit e neokomunizmit. Vetem 14 vjec ka qene Gjok Martini ne vitin 1960 kur u detyrua te largohet nga murtaja komuniste dhe te merrte rrugen e e mergimit… Kater breza atdhetare e demokrate e luftetare per liri te sprovuar ne SHBA sot kane dasem, gezim te shumefishte. 

Fuqia e gezimit, dashuria prinderore per djalin e hazretit, kulti i dasmes kishin sfiduar semundjen vdekjeprurese, kishin mposhtur vdekjen. Ishte kjo fuqi qe kishte mbledhur shqiptare nga cdo skaj i Amerikes ne dasmen e Agron Martinit me bijen fisnike te Gjurashajve. 

Ka qene viti 1995 kur fati me solli nderin te njihja kete familje te nderuar per here te pare. U njoha me Gjoken dhe Agronin fillimisht. Na bashkoi nje demonstrate e shqiptareve te Amerikes ne Uashington ne perprahje te te drejtave kombetare dhe njerezore te shqiptareve te Kosoves kunder terrorit dhe kolonializmit serb. E kam pershkruar ne hollesi ate njohje kur bashke me familjen time qendruam bashke per gati 24 ore nga Nju Jorku para Shtepise se Bardhe e para Kapitol Hillit e mbrapaktheu ne Kryeqytetin e Botes… 
Agroni ka qene atehere nje femije 12- 13 vjec, tek tundte nje flamur shqiptar dhe kushtronte si nje i rritur “Liri – Demokraci”, “Freedom!”, “ Kosova Republike” perkrah Babe Tahir Kerrnajes e Bace Adem Dervishit, ndjese e lavdi pacin, perkrah atdhetareve te sprovuar Gjelosh Kalaj e Ahmet Zherka, Ismail Gjonbalaj e Toni Juncaj, Kole Gojcaj e Sadik Rugova, Riza Milla e Leke Lulgjuraj. Rrok Dedvukaj e shume te tjere. 
Pak kohe mbas do te njihesha me Gjovanen 14- 15 vjecare dhe vogelushen Gjovalina , qe ndihmonin babain e tyre te papertuar te shtypnim shkrimet dhe te faqosnim “gazeten “ Albanin Herald” te Gjoke Martinit. 
Nuk ka germe te asaj gazete, nuk ka fotografi te saj, nuk ka numer te saj ku te mos jene gjurmet e gishtave dhe te punes se palodhur te secilit prej femijeve te Gjok Martinit…. 
Shqiptare te nderuar si i jati… Amerikane te nderuar si i jati… Nuk mund te jesh shqiptar i mire pa qene edhe amerikan i mire. Nuk mund te jesh kurrsesi amerikan i mire pa qene edhe shqiptar i mire si Gjok Martini dhe familja e tij. 
Eshte nje urim qe perdoret kryesisht per burrat. Nje shenje nderimi per mendjen pjellore shqiptare qe e gjen te misheruar me se miri ne virtutet e e larta jo vetem te bashkeshortes se Gjokes, Luçes por edhe te pjestares me te re te kesaj familjeje Angjelines. 
Luçja e mban Gjoken ne driten e syrit ashtu si vellezerit e motrat, niperit e mbesat e shumta te tij qe bejne si bejne, sillen nga sillen e vijne e perqafojne e puthin sikur te ishte prindi i vet. Nuk ka se si ndodhe ndryshe. Nese Gjok Martini eshte shtylla e shtepise. Luçja eshte motori, rregullatori i kesaj familje harmonile si rralle tjeter. 

Dashuria e respekti i merituar i Gjokes dhe Luçes fjalepake e puneshume, mikprites e te respektuar si rralle shqiptare te tjere. Vallzimi i saj si nje flutur megjithe peshen e viteve dhe qenien gjyshe e shumefishte, i jep edhe me shume Drite, sic do te thote vete emri i Luçes, dhe bukuri kesaj dasme te bukur ne cdo aspekt te saj ku shkrihen e gezojne plot kater breza shqiptaresh. 
Ajo u ben pershtypje te gjithe gazetareve dhe krijuesve te pranishem si gazetari hulumtues i shume gazetave ne te gjitha trojet shqiptare e ne diaspore Qazim Doda, drejtori i Televizionit te Komunitetit Shqiptar ACTV, Armando Shtiza me numrin me te madh te shikuesve shqiptare ne SHBA, botuesi dhe prodhuesi i Albdreams Rush Dragu, botuesi i revistes “Kuvendi” Pjeter Jaku, biznesmeni, gazetari, muzikanti dhe analisti i pavarur Zef Lleshi nga Mirdita, krijuesja dhe poetja e talentuar Elinda Marku, studjuesi, rapsodi, shkrimtari, gazetari Besim Muhadri ish- deputet i Kuvendit te Kosoves, qe makinacionet dhe allishverishet politike te pozites se sotme kosovare e nxorren te tepert megjithe 13 librat e botuar te tij dhe faktin se eshte duke mbrojtur titullin e Doktorit te Shkencave. 
Kjo dashuri e respekti i ndersjelle midis Gjokes dhe Luçes eshte nje shembull jo vetem per krejt familjen por edhe per kedo qe i njeh. Nuk thone kot qe miku mikut i ngjan pesedhjet para. Edhe familja e Luces jane nje familje atdhetare. Vellai i saj multimilioner Z. Pal Shkreli eshte nje nder biznesmenet me te sukseseshem shqiptare ne SHBA. Eshte veshtire ta dallosh midis dasmoreve te shumte 
Misionar i Zotit dhe i Kombit ! 
Shume prej tyre jane ne kete dasem…Nuk mund te mos bjere ne sy edhe nje Misionar i Zotit, nje misionar i miresise dhe paqes, nje misionar i mirekuptimit dhe vellazerise midis shqiptareve Dom Alfred Kalaj, biri i mesuesit mirenjohur Mark Kalaj dhe nipi i atdhetarit dhe mikut me besnik te Gjok Martinit, Gjelosh Kalaj. Dom Alfred Kalaj gezon nje respekt dhe admirim tek besimtaret e tij jo vetem ne Detroit e Micigan. Pse ? 
Sepse kurre ai nuk e ngaterron misionin e Zotit me politiken percarese apo misionin e Djallit, sic ndodhe me ndonje prift tjeter aty ne Detroit . “ Qofte mallkue kush sjell ngaterrime nder keta vellazen shoq me shoq”, do te shruante Misionari i Zotit dhe i Kombit Dom Ndre Mjeda para gati nje shekulli ne rrugen e bekuar te te cilit ecen edhe Dom Alfred Kalaj… Zoti e bekofte! 
Kur menduam se dasma kishte marre fund dhe dasmoret pershendeteshin me te zotet e dasmes na vjen surpriza tjeter… Gjoka dhe familja e tij na njoftojne se ishim te ftuar ne “kafen” me rrethin e ngushte familjar te nesermen. 
Behemi mbi 400 te ftuar ne kete “kafe”- dasem po aq te madhe sa ajo e nje nate me pare. E njejta mikpritje. E njejta hare. E njejta muzike e gezim qe shperthen muret e salles se “Royal House” te Warrenit dhe perhapet ne efir ne nje hare pa fund te nje dasme qe jo vetem shenoi fillimin e lumtur te nje jete te re bashkeshortore por krijoi edhe shume miqesi e njohje te reja ndershqiptare … !”

====== 

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova përfaqësohet nga një ish shërbyes i interesave jugosllave dhe kjo po reflekton në pa-aftësinë e politikës së jashtme të Kosovës.

Tash duhet të kuptohet realiteti i ri që është krijuar në Kosovë, pra një liri e plotë dhe një gjysëm-pavarësi, por e drejta e vetëqeverisjes është e garantuar edhe me kushtetutë.

Me popullin e Kosovës mund të luhet shumë lehtë, sepse mungesa e transparencës i bën diplomatët që të luajnë çfarëdo loje dhe të mos ngacmohen nga populli. Edhe pse shkoi një dekadë nga çlirimi i vendit, populli akoma është nën mjegullën e politikës së dirigjuar nga jashtë, përzgjedhja e diplomatëve deri tani u bë ne bazë te interesave të klaneve politike.

Parashtrohet pyetja se si ka mundësi që një njeri i cili ka punuar kundër interesave të atij populli për disa dekada, tani të përfaqësoj po atë popull të cilin e urrente aq shumë.
Shqiptarët e Amerikës janë të indinjuar thellë me përzgjedhjen që e bënë institucionet e kosovës ku përfaqësues zgjodhën z.Avni Spahiu.
Z. Spahiu kishte harruar se pikërisht kundër shqiptarëve të amerikës kishte hargjuar shumë energji duke raportuar për veprimtarinë e tyre anti-jugosllave apo siq i quante ai armiqësore.
Kur dikujt i thua armik atëhere vet karakteri njerëzor nuk duhet të lejoj që të insistosh për të përfaqësuar interesat e tij, por është shumë interesante se dikush e zgjodhi këtë njeri për t’i përfaqësuar pikërisht këta njerëz që i kishte pasur armiq për dekada me radhë.

Artikulli që la plagë në komunitetin shqiptarë të Amerikës:

“  … Në një raport të tij i cili ishte botuar në të përditshmen  “ RILINDJA” e datës 18. Janar 1984, tejet jo-profesional z. Spahiu kishte shkruar për një demonstratë të komunitetit shqiptaro-amerikan që ishte organizuar për të ngritur zërin kundër robërisë së Kosovës i cili në titull shkruante:” Armiku-me parulla të njohura,” duke vazhduar me nëntitull-“ Ekstremistë nga mërgata armiqësore shqiptare sulmuan dy reporterë të TV Beogradid.”
Autori i këtij shkrimi atëhere shërbente përpos punëve të fshehta edhe si një korrespondent i përhershëm i gazetës “RILINDJA” e cila shpërndahej më mijera ekzemplarë anembanë botës. Për pa-aftësinë e këtij reporteri nuk duhet të komentohet shumë sepse duhet te kihet parasysh edukimi i tij që nuk ka pasur të bëjë asgjë me gazetarinë dhe ka shërbyer ndoshta vetëm pse ka pasur dhunti për gazetari, mirëpo nuk lejohet në asnjë mënyrë që të etiketohet dikush si armik vetëm pse kërkohet liri për një popull të robëruar.
Në atë raport z. Spahiu vazhdon duke e minimizuar numrin e demonstrueve nga 2,500 veta në 150-200 pjesmarrës duke vijuar më poshtë: Demonstruesit brohoritën parullat e njohura armiqësore- Kosova republikë-, -Kosova e lirë-, e të tjera.

Ndue Palok Camaj, njëri nga përgjegjësit për sigurinë e asaj demonstrate 
Me 17 Janar 1984 në demonstratën e organizuar nga klubi “Jusuf Gërvalla” kemi qenë mbi 2500 pjesmarrës në shenjë solidarizimi me kërkesat e drejta të popullit shqiptarë nën Jugosllavi. Ishte dy vjetori i vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, poashtu atë javë heroikisht kishin rënë në luftë me hordhitë serbe Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala. Demostrata ishte solidarizim i plotë me kërkesat legjitime të popullit shqiptarë në Kosovë.
Gjatë demonstratës vërejtëm një grup prej tre vetash të cilët na filmonin pa lejen tonë. Së bashku me disa bashkëatdhetarë të tjerë ishim caktuar që të merreshim me sigurimin dhe mbarëvajtjen e demonstrates. Ne siguronim që në radhët e demonstruesve të mos infiltroheshin elemente të UDB-së. Unë dhe Prel Caku-Camaj iu afruam atyre tre njerëzve të pa-njohur dhe pasi i legjitimuam kërkuam nga ata që të mos filmojnë, ata na khyen përgjigjen e tyre duke na folur serbisht se nuk ndalin punën e tyre dhe kërkuan ndihmë nga policia amerikane që e vëzhgonte demonstratën, edhe nga policia amerikane morrën përgjigje negative se nuk do të kenë ndonjë përkrahje. Me të kuptuar se ata tre ishin gazetar nga Beogradi siq u paraqitën tek policia ne ua konfiskuam kasetën që kishin filmuar dhe dhe si kundërpërgjigje ndaj rezistencës së tyre ne ua thyem kameren . Njëri prej tyre shkoi prapë tek policia dhe kërkoi ndihmë por prapë u injorua sepse unë ua bëra me dije policëve se ne nuk lejojmë filmime pasiqë UDB-ja i persekutonte familjet e atyre shqiptarëve që ngrehnin zërin kundër pushtimit të Kosovës. Personi që kërkoi ndihmë nga policia që të shpëtohen kolegët e tij  Goran Musiç dhe Goran Miliç kishte qenë një shqiptar dhe quhej Avni Spahiu.

Pas pak ditësh na erdhi një gazetë “RILINDJA” që botohej në Prishtinë dhe e pamë artikullin e shkruar për atë demonstrate, autori ishte njëri nga ata tre gazetarët apo oficierët e UDB-së e që quhej Avni Spahiu.
Pas 25 viteve, ky denoncues që na akuzoi si armiq e antijugosllav sot përfaqëson shtetin e Kosovës në Washington DC.

E ndiejmë veten tepër të irrituar si unë ashtu edhe mbarë bashkëkombasit e mi të cilët që nga viti 1981 e deri me 1999 organizuam me qindra demonstrata dhe greva anembanë Amerikës, ndihmuam materialisht dhe me në fund edhe me ushtarë dhe me mjete të nevojshme për luftën çlirimtare. E tash po ai vend të cilin e deshëm dhe vazhdojmë ta duam aq shumë të na dërgojë një përfaqësues i cili kishte ndjellur urrejtje aq shumë kundër nesh nuk mund të quhet ndryshe përpos nënçmim i mërgatës shqiptare në amerikë.

Shpresoj se populli dhe institucionet e Kosovës do të korrigjojnë këtë lajthitje sepse ai vend nuk e meriton që të përfaqësohet nga njeriu që ka hedhur baltë mbi gjakun e dëshmorëve tanë.

Ahmet Zherka, njëri ndër udhëheqësit e demonstratës

Demostrata ishte e organizuar nga klubi “Jusuf Gërvalla” dhe promotor i saj ishte Radio “Zëri i Malcisë,” me pleq e të rinjë iu pëgjigjën kushtrimit sepse ishte për lirinë e Kosovës. Në shenjë proteste për vrasjen e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës që kishte ndodhur ato ditë dhe dhunës që ushtrohej mbi popullin e pushtuar të Kosovës ne filluam të jemi edhe më agresiv ndaj Jugosllavëve siq ndodhi edhe me rrahjen e gazetarëve të tyre e pastaj edhe thyerjen e xhamave të konsullatës Jugosllave, pra çfarëdo që na vinte për dore e bënim kundër tyre ndaj të cilëve edhe sot e mbaj akoma të gjallë urrejtjen e madhe.

Një njeri që e ka ndërgjegjen e pastërt nuk mundet t’i ketë dy bindje për një të vërtetë, përderisa ne ma ka quajtur armiq, ne duhet të mbesim armiq për të. Ai njeri do të ishte dashur t’u kërkonte të falur shqiptarëve të amerikës sepse ky komunitet ka dhënë një kontribut të pa shembullt në sensibilizimin e Çështjes së Kosovës në të gjitha instancat e qeverisë amerikane dhe fitoi përkrahje të pa-rezervë në luftën për çlirimin e Kosovës.

Mirënjohja e gabuar dhe ballafaqimi i Avni Spahiut me të kaluarën
Pikërisht me 17 shkurt 2009 në City Hall (bashkinë) në New York, nga një grup njerëzish që nu kishin aftësi të kuptonin se cfarë janë duke bërë, z.Avni Spahiut iu dha një mirënjohje për kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës, çfarë falsifikimi i historisë që na e bën të ndjehemi të turpëruar para të tjerëve.
Z. Spahiu u pyet nëse ka mundësi të jepte ndonjë koment rreth veprimtarisë se tij kundër mërgatës shqiptare të amerikës e si argument iu dhurua një kopje e artikullit të cilin e kishte shkruar vetë ai, por përgjigja e tij tregon se ai nuk ka të ndalur duke e sharë këtë komunitet edhe njëhere me fjalët më të ndyera që nuk i takon një diplomati t’i përdorë në fjalorin e vet.
Atij iu ofrua poashtu një mundësi që të kërkonte falje publike për veprimtarine e tij antishqiptare duke u arsyetuar se ka qenë i detyruar të bëjë veprime të tilla, por ai në asnjë mënyrë nuk pranoi të kërkonte falje duke vazhduar me nënçmim te papërshkruar.
Shqiptarët e amerikës kanë dhënë një kontribut të çmueshëm në sensibilizimin e faktorit ndërkombëtar për situatën në Kosovë, ata po ashtu e kanë ndihmuar ekonomikisht dhe gjatë luftës edhe me armatim dhe ushtarë.
I bie prap përgjegjësia atij klani që e ka emëruar këtë njeri dhe nuk e ka marrë parasyshë të kalaurën e tij. Artikulli i z. Spahiu kishte pasur aq shumë influencë derisa edhe Kryesia e KK të LSPP të Kosovës një javë më vonë kishte mbajtur mbledhje enkas për ta dënuar veprimtarinë armiqësore të emigracionit shqiptarë në SHBA.

Zgjidhje e turpit
Nëse merret parasyshë se Kosova duhet të përfaqësohet nga një intelektual, atëhere duhet parë realiteti dhe të dergohet ndonjë intelektual i mirëfilltë, poashtu nëse merret parasysh atdhedashuria atëhere nuk mund të diskutohet për një njeri të tillë i cili tërë dashurinë e tij e kishte harxhuar për ata që e mbanin Kosovën të robëruar, pra përgjegjësia e klanit që e ka emëruar është shumë e madhe dhe duhet të përdoret çdo mundësi për të përmirësuar këtë gabim.

***   
Nuk është në rregull e as normale, por nganjëhere është realitet harresa kolektive për heronjtë e heshtur kombëtarë, por edhe ata të komunitetit, njëri ndër ta legjenda e gjallë e demonstratave dhe rrënuesi i kompanisë jugosllave Zastava, Gjokë Martini.

Kjo mospërfillje e figurave të komunitetit, sa dëshpruese, është edhe zhgënjyese, për të gjithë ata organizatorë të galla darkave dhe festave nacionale, të cilët harrojne të ftojnë dhe ta përshëndesin legjendën e gjallë, ideatorin dhe botuesin e gazetës “Albanian Herald” Gjokë Martinin.

Vërtetë ka mund të ndodhë që çështja shqiptare do të vonohej po të mos kishin rrezistuar idealistët dhe veprimtarët e komunitetit, njëri ndër ta i paharrueshmi Gjokë Martini, i cili me shumë të tjerë u përballë me agjentët, agjitatorët dhe propaganduesit e regjimit jugosllav.

Shqiptarët sot si pasojë e këtyre pushtimeve kanë vërshuar anë e kënd botës, por as nuk e kanë mendjen e as nuk kuptojne se duhet të rikujtojnë ata që protestuan me mjete paqesore, por edhe luftarët e lirisë të batalionit Atlantiku që luftuen regjimin kriminel te Serbisë. Veprimtaria e tyre shtrihej në vendin e origjinës dhe në çdo cep ku ata kanë mërguar.
Ne duhet të përmendim dhe të rikujtojmë të gjithë ata që luftuan pushtimet e hershme, por edhe të rejat, duhet të rikujtojmë të bëmat e tyre në çdo ngjarje festive, që qytetarët e vendit nga vijmë dhe të rinjtë të kuptojnë si erdhëm në këtë dite ku jemi sot, dhe kush udhëhoqi dhe trokiti në dyert e zyrtarëve amerikan, duke ndriquar të gjitha ato ngjarje dhe të gjithë ata heronjë të heshtur që hapën dyert e administratës amerikane deri në këto ditë.
Çka mund ti themi kësaj harrese të çuditshme, duke mos akceptuar si akt apo si fat tonin normal! 

andministratës me të lartë amerikane dhe rrugen e kongresit. Në këte të dytën pati një angazhim të madh Ekrem Bardha, i cili në fjalën e tij tha:

 “Une nuk e njihja Pjetër Ivezajn. Miku im Gjok Martini me telefonoi dhe me tregoi të gjithë ngjarjen. I thashë se kemi një mik amerikan kongremenin e Michigenit William Broomfield dhe kështu u lidhëm me te, për të mos u ndarë derisa liruam Pjetër Ivezaj. Nuk mud të lejohej të trajtohej, siç i trajtonin shqiptarët në vendlidjen e tij. Dua të them para jush se historia e kësaj ngjarje nuk është shkruar me vërtetësi. Rasti i Pjetër Ivezajt ishte guri i themelit të ndryshimit. Pa Amerikën nuk mund, as nuk do të mundemi të bëjmë asgjë. Janë dy apo tre shkrimtar amerikanë që në librat e tyrë e kanë pasqyruar me dinjitet dhe saktësi gjithë punën e diasporës për lirimin e Pjetër Ivezajt, ndërsa ne kur shkruajmë e shtrëmberojmë historinë për qëllime të ndryshme. Për vete nuk pranoi të thuhet “uni” po ishim shumë të angazhur në këtë çeshtje. Heroi Pjetër Ivezaj meriton një histori reale ashtu siç e meritojnë të gjithë në diasporë.!”

Fran Ivezaj, e pa të domosdoshme që ta sensibilizonte çeshtjen e vellaut të tij, në shtypin amerikan. Kështu ai komunikonte me gruan e Pjetrit në Maleëi dhe me njerëzit e intelektualet malësor, të cilët u kthyen në burim informacioni që me pas Frani i rrëfente para kamerave dhe gazetareve që mbushin faqet e para dhe ekranet televizive.

Një përkushtim shqiptari në këtë luftë për fitore ka patur edhe patrioti dhe eksponenti i diasporës Gjok Martini edhe si pjesmarrës në demostrata dhe në takime me kongremene demokrat. Bota u ndez ndaj një përbindeshi jugosllav që sillej si engjell në sytë e Amerikës.

Në listën e patrioteve  të spikatur në rastin Ivezaj, Luk Junçaj përmendi emrat e disa prej tyre si, Ekrem Bardha Gjok Martini, Toni Junçaj, Kujtim Qafa, Rrok Dedvukaj, Kol Gojçaj, Gjovalin Gegaj, Gjon Kelmendi e dhjetra të tjerë. Nga New-Yorku ai kujtoi Zef Camaj, Tom Gjokaj, Mark Lulgjuraj, Gjek Gjonlekaj, Pashko Camaj, Vesal Camaj, Gjelosh Lek Camaj, Gjeto Sinishta, Jim Xhema, Sejdi Bitici etj.

“As Greqia as Serbia nuk i respektojnë ligjet demokratike kur vjen në pytje e drejta e shqiptarit. Uroj që vuajtjet, përkushtimi dhe gjakui i dedhur, duke përfshirë edhe aktin heroik të Pjeter Ivezajt, të shërbejë për bashkimin e trojeve etnike në një shtet të vetëm!”- tha kujtim Qafa. Në këtë aktivitet foli edhe Luigj Gjokaj.

“Liria e bashkimi nuk vijnë pa sakrifica e vujtje. Drejt tyre kemi shumë punë përpara. Gjesti fisnik i malësorit Pjetër Ivezaj të na shërbejë për frymëzime të reja drejt realizimit të aspiratave tona!”- tha Rrok Dedvukaj, ish i burgosur politik në Mal të Zi.

Pranveren e vrarë  e  vitit 1981

Lufta e mërgates anti-komuniste ishte në dy fronte: kundër pushtimit jugosllav dhe kundër diktaturës shqiptare. Korrëm fitore dhe jam i lumtur që jetova e punova, për ti parë këto ditë të bardha të kombit tim.  Ajo me emocionalja e jetës time ka qenë vizita ime në Kosovë, tek varrët e Jasharajve, tek ata kulla legjendare me dritare me krisma lirie. Shkova në Shqipëri e në vendlidje me një krenari të pakufishme për vendin tonë. Pashë se populli shqiptar po shkonte drejt bashkimit!”

Televizioni i Shqiptarëve të Amerikës me regji të Gani Viles dhe skenar te Rafael Floqit, kishte përgatitur një dokumetar prej një ore, kushtuar aktit të guximshëm të Pjetër Ivezajt. Grupi i këtij televizioni shfrytëzoi rreth 160 ore xhirime të kryera edhe nga mediat amerikane, për të arritur në këtë dokumentar televiziv të realizuar në mënyrë artistike dhe me vlera transmetuese në çdo ekran profesional.

…dhe radio “Zëri i Atdheut” ndiqej nga agjenturat e udbs jugosllave, njashtu si veprimtaria mediatike e

Zërit të Amerikës  në mënyrë sistematike ndiqej program I saj edhe nga diplomacia dhe spiunazhi jugosllav, përçka Beogradi merrte infomata, analiza dhe elaborate te detajuara dhe p՞ udhëheqësit e saj, madje personalisht edhe rreth personalitetit të Elez Biberajt etj. vetëm nga fakti se kjo veprimtari ua hapte syt՞ shqiptarëve gjeti në Amerikë, Turqi, Kosovë dhe trojet tjera etnike ku jetonin shqiptarët, ka qenë për shqiptarët rrezja dhe antenna e parë e kërkesave të tyre të drejta në të gjithë botën shqiptare. Roli i saj predominant është i qëlluar, sidomos kur populli ynë ishte mbërthyer në kularin e hekurt të regjimit të Tiranës dhe Beogradit. Rastin e Ivezaj, kjo valë e trajtoi me një seriozitet të padiskutushëm, në komentet, analizat, lajmet dhe intervistat me përsonalitete të larta amerikane dhe shqiptare.

Me 3 tetor 1986 Departameti Amerikan i Shtetit njoftoi se Jugosllavia kishte arrestuar një shtetas amerikan 30-vjecarin ngaSterling Heights i Michiganit, Pjetër Ivezaj, mësues në shkollat e Detroitit.

Tani që kanë kaluar 25 vite Zëri i Amerikës e përcjellë këtë ngjarje me dy intervista dhe një koment simbolik

Konsulli i Nderit Ekrem Bardha solli momente dhe impresione nga koha e fillimi të mbështetjës amerikane për këtë burgosje politike të  Ivezajt

“Broomfield ishte shumë i mërzitur për këtë rast, pra një shtet i favorizuar nga Amerika, siç ishte Jugosllavia,  të denonte padrejtësisht një shtetas amerikan. Roli që luajti kongresistiBroomfield ishte shumë i veçantë. Ai pati edhe ndihmen e kolegeve të tij. Broomfield e njihte mirë situaten në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni. Koleget e tij amerikan e besuan dhe më njëherë ai organizoi tri seanca në kongres për këtë çeshtje, ku kërkoi masa të rrepta, për të prerë marrëdhënjet diplomatike dhe tregtare me ish-Jugosllavinë!”

Kryetari i shoqatës “Malësia e Madhe” Gjergj Ivezaj, tha ndër të tjera se Pjeter Ivezaj nuk u arrestua për ndonjë vepër penale në SHBA, por për faktin se ushtroi të drejten e tij me kushtetutë dhe së kërkonte të drejtat demokratike që në atë kohë u mohoheshin shqiptarëve të Kosovës. Shumë politikan amerikan filluan ta kuptojnë ku ishte problemi, sepse e vërteta e shqiptarëve në Jugosllavi ishte mbuluar nga një pluhur propagante e pushtetit të kohës. Intervenimi amerikan për çeshtjen Iveaj, ndikoi tek shqiptarët. Atyre filloi tu kthehet besimi se Amerika ishte një mik i tyre dhe diaspora krijoi një kurajo tek vetja se mundi i tyre nuk po shkonte kot!

VIJON …

________________  

UDB-a DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË (7)

Nga Nafi Çegrani, Pashtriku 4 Maj 2022

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura