UKSHIN MORINA: NË UDHËKRYQIN E VLERAVE REALE TË LETËRSISË

 Tiranë, 26. 05. 2014 – E ndërsa ndalojmë pak në morinë e krijimeve të sotme, fare lehtë vërejmë, se janë të shumtë ata që vuajnë nga madhështia e dëlirit për t’u dukur në çdo eveniment letrarë që mund të zhvillohet anë e mbanë vendit, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Po kush janë ata që në të vërtetë kanë një krijimtari të mirfilltë poetike dhe që respektohen nga një numër i madh lexuesish? Sigurisht që s’mund të them që nuk ka, por që mund të them i sigurtë, që janë fare pak por që s’njihen nga lexuesi. Janë pikërisht ata që lexuesi s’ka mundur dhe s’ka pasur fatin t’i takojë ata drejtë për drejtë. Por ndërsa bëjmë një analizë të hollsishme lidhur me krijimtarinë e sotme, pyetja që më lind në këtë çast është;
– Kush mund të quhet krijues?
– Kush mund të quhet poet?
– Cilët?

– Ata që mbushin sallonet luksoze dhe shfrytëzojnë mjetet e informimit publik, apo ata që në çdo skut të vendit kanë krijuar shoqata letrare dhe reklamojnë paaftësin e tyre më çdo kusht?

E pra unë mendoj se as njëra, as tjetra prej tyre, por janë pikërisht ata poet/poete të cilat bëjnë art të pastër dhe që rrinë larg plagjiaturës e cila sot po kërcënohet dhe po zhvishet deri në asht. S’mund të kuptoj marrëzinë e shumë njerzëve që në statusin e tyre shkruajnë me të madhe, jam shkrimtar, novelist a poet dhe ndërsa shikon faqen e tij, s’mund të gjesh çoftë edhe diçka të vogël sa për ta vërtetuar atë që thotë?
– Si mund ta quaj vetën dikush shkrimtarë a poet i cili boton nga dhjetë kopje libri dhe del përpara lexuesit e thotë; – libri im i njëzetë?
Si mund të quhesh shkrimtar a poet pse turrësh në çdo skut të vendit për të mbushur sallat e shoqatave të krijuara si fantazma në çdo vend?
– Si mund të quhesh shkrimtar a poet, pse publikon foto mes njerëzve që as që e dijnë se përse janë dhe gjendur aty?
– Si mund të quhesh Kryetar Shoqate, kur në jurinë drejtuese vendosë përsona që vetëm lidhje me letërsin dhe artin nuk kanë?
– Si mund të quhesh Kryetar Shoqate kur pranë vetes s’e ka qoftë edhe një antarë të regjistruar dhe del duke kërkuar me shkop e me stjacë?
– A s’është kjo një marrëzi për këta pseudo krijues, që si njeh as shkalla e vet.

***
Janë pikërisht këto disa prej arsyeve që duhen shikuar dhe kontrolluar nga organet kopetente, se ku i gjejnë fondet e tyre për të organizuar dhe për të prodhuar pseudo art. Nuk jam kundra njerzëve të ndershëm që falë kontributit të tyre, kanë mundur të krijojnë shoqata reale të cilat përfaqësohen nga figura të njohura publike dhe realisht prodhojnë art, por jam kundra atyre që në emër të artit dhe të letërsisë prodhojnë dhe reklamojnë antivlera duke mbushun faqet e gazetave me shkrime pompoze, që në të vërtetë vetëm dizinformojnë opinjonin publik dhe e zhgënjen lexuesin e ndershëm.
Nuk jam kundra asnjërit që guxon të shkruaj poezi a prozë nga që arti është një pasqyrë e madhe qiellore dhe ka vend për të gjithë ne, por jam kundra pseudo poetve a shkrimtarëve që po në mënyrë të dhunshme po denigrojnë letërsinë duke propaganduar nëpër takime e shoqata të ndryshme, në gazeta dhe rrjete sociale, se art i vërtetë është pikërisht ai që ata paraqesin.
Unë e di që kritika letrare në Shqipëri e ka të pamundur të indentifikojë për shkak të numrit të madh të botimeve vlerat reale të artit, por që ajo duhet të bëjë më tepër punë kërkimore në zbulim të talenteve të reja dhe të informoj dhe të drejtojë lexuesin aty ku duhet. Lexuesi sot, as që di dhe njeh ndonjë poet të mirfilltë të dekadave të fundit, pos atyre poetëve dhe shkrimtarëve që u’a kanë afruar në tekstet letrare në shkolla.
Janë pikërisht këto disa prej arsyeve, që një poet a shkrimtar i mirfilltë të mbetet në hije duke mos pasur mundësinë e prezantimit për shumë arsyeje dhe që mbyten nga vërshimi i madh i botimeve sot. Duhet që kritika letrare si dhe njerëzit që merren me studime të tilla kërkimore, t’i zbulojnë ata dhe t’i botojnë si një pasuri dhe vlerë e madhe për kombin tonë. Por sa duket as që po investohet në këtë drejtim, duke e lënë thesare të reja nën mbulesën e pluhurit të kohës dhe duke ju dhënë mundësi abuzuesve të mbushin letrat me zhgarravina dhe pastaj fare e lehtë, fajin e kanë Shqiptaret që s’lexojnë. Jo shqiptarët lexojnë shumë, biles më shumë se çdo shtetas tjetër i botës, por që kur s’kanë ç’të lexojnë, atëherë padyshim që do të drejtohen nga letërsia e huaj. Ky është problemi dhe çelësi i kësaj enigme sot, që përmes politikave të ndryshme të rikthejmë vëmendjen nga krijuesi real dhe të distancohemi nga dizinformimi i pseudo krijuesve që po mbulojnë vendin si grami.

***
– UKSHIN MORINA –

 A LËNGON GJUHA E KOMBIT TONË NGA NDËRHYRJA NË STANDARTIN E SAJ?
HAPE: https://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=2743

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura