URIME DITËLINDJA ZËRI I LIRISË!

Shkruan: Pirro Minella Millona

URIME DITËLINDJA ZËRI I LIRISË!

….” “Feniksi” që ecën Vetëm dhe kurrë nuk ndalet, ka bërë punë të madhe për Atdheun me librat e tij ka arritur në çdo cep të planetit Tokë, për të vërteten e luftës të Kosovës…!!”

… I nderuari Profesor…. më lejoni në datëlindjen tuaj të them pak, shumë pak, disa të dhëna nga biografia juaj e pasur:

-Jeni lindur më, 21 maj 1959, ditë e ejnte në Arbnesh të Prishtinës.

Shkollën filloren e keni kryer në vëndlindje, Arbnesh të Prishtinës, kurse Gjimnazin dhe Fakultetin Ekonomik në Kryeqytet – Prishtinë.

Pra si profesion të dy jemi kolegë si ekonomista.

Për një kohë të gjatë jeni marrë me veprimtari kulturore-artistike.

Nëse më lejoni të rendis disa prej tyre:

Në vitin 1984 keni themeluar Ansamblin Artistik,”Hasan Prishtina”, të Prishtinës, të cilin e udhëhoqët deri më vitin 1996. Derisa ndoqët studimet pasuniversitare të Ekonomisë në Zagreb.

Por me të kthyer në Kosovë, në vitin 1986 burgoseni për veprimtari patriotike ilegale dhe dënoheni me gjashtë vjet burgim të rëndë, nga të cilët Ju i nderuari Profesor Nusret Pllana vuajtët pesë vite.

Menjëherë pas daljes nga burgu themeluat Ndërmarrjen private për prodhimin e qilimave “Teuta” në Prishtinë.

Por përndjekjet dhe burgimet nuk ju ndanë:

Dhe në vitin 1994 burgoseni për të dytën herë, por kësaj radhe si anëtar i Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës.

Ju ishit pjesmarrës i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe folësi i parë i Radios ”Kosova e lirë”.

Pas kthimit nga lufta, ishit redaktor përgjegjës i Radios ”Kosova e lirë”. U emëruat me detyrën Zëvendës Ministër dhe Ministër i Kulturës i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës 1999-2000.

Dhe sot i nderuari Profesor Nustret Pllana jeni aktualisht ligjërues i Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës.

Magjistraturën e keni kryer në Tiranë, në vitin 2005, me temën “Masakrat serbe në Kosovë 1989-1997”.

Por vazhduat rrugën e perfeksionimit tuaj shkencor dhe kështu mbaruat Doktoraturën në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, më 1 Shtator 2009, me temën: “Intervenimi i NATO-s në Kosovë”, pranë Departamentin të Shkencave Politike dhe Administrimit Publik.

Në vitin 2011 Ju botuat në gjuhën angleze, librin “NATO Intervention in Kosova”, me recensentët: Ambasadorin amerikan William G.Walker, Prof.dr.Christopfer G.L.Hall dhe Prof.Julia Norrgard.

Kurse libri juaj , “The Terror of Invading Serbia over Albanians 1844-1999”, është përkthyer në nëntë gjuhë: shqip, anglisht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, maqedonisht, serbisht, japonisht e suedisht.

Më lejoni i Nderuari Profesor Nustret Pllana të theksoj se deri tani ky libër është promovuar në këto qendra evropiane dhe botërore: Prishtinë, Tiranë, Tetovë, Shkupi, Oslo, Jovik, Stokholm, Kopenhagë, Katovicë, Budapest, Romë, Helsinki, Vjenë, Lion, Paris, Shtutgarti, Dortmund, Singen, Nyrnberg, Hechingen, Pforzheim, Hamm, Ludwigsburg, Helsingen, Heidelberg, Mannheim, Mynster, Gjenevë, Cyrih, Lugano, Ankara, Stamboll, Izmir, Bursa, New York, Washington, Florida, Detroit, Houston, Dallas, Çikago, Melbourne, Toronto, Bearry, Bruksel, Berlin, Bolzano, Treviso, Monte Belluno, Braunschweig, Londër, Mynster, Dyzeldorf e Montreal.

Për dijeni të lexuesve po theksoj se:

Libri “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999, ka arritur të futet në Bibliotekat më të njohura evropiane e botërore, si: në Bibliotekën Botërore të Kongresit Amerikan, në Bibliotekën Botërore Victoria të Australisë, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Bibliotekën Botërore të Bajernit të Gjermanisë, në Akademinë Ushtarake të Bundesverit gjerman, në Tribunalin e Hagës, në Bibliotekën Botërore të Britanisë së Madhe në Londër, etj.

Në vitin 2013 jeni nderuar me Mirënjohjen nga Biblioteka Botërore e Kongresit Amerikan dhe Biblioteka Botërore e Britanisë së Madhe në Londër, në vitin 2015.

Jeni autor i dhjetra punimeve shkencore.

Për figurën tuaj “gërmova” shumë, por po veçoj vetëm një që më ka lënë mbresë të veçantë:

“Feniksi” që ecën vetëm, prof. dr. Nusret Pllana”, me Autor Gazmend Islami.

Dhe po citoj : “Kishte gjithmonë burra dhe gra, që asnjëherë nuk u ndalen, duke punuar për çlirimin e atdheut!

U persekutuan u rrahën, mbajtën burgje të rënda, luftuan, disa ranë dëshmorë e disa mbetën gjallë!…

Të pakët kanë mbetur siç ishin, këta rreshta i shkrova, sepse kur e shoh një burrë, që një jetë të tërë, punoj e luftoj për atdheun e vet, dhe ende punon dhe nuk ndalet, më motivon të them me veten, lum na që e kemi, por mjerë na që nuk ia dijmë vlerën!

Po flas për Prof. Dr. Nusret Pllanën, zërin e “Kosovës së lirë”, zërin e atyre që gjthmonë në shpirt e kanë atdhedashurinë!

Nusreti ende dhe kurr pa u ndalur, ka bërë dhe është duke bërë punë të madhe për atdheun, librat e tij kanë arrit kudo dhe në çdo cep të planetit tokë, për të vërteten e luftës sonë….!!”

Gjithmonë një shpirtbardh dhe një shqiptar i madh e patriot, puna jote dhe vepra jote, janë fryma dhe shpirti i dëshmorëve….!

-Profesor më lejoni të përmënd pak episode nga veprimtaria juaj:

“Në Treviso të Italisë u promovua libri i vrasjes së 1432 fëmijëve shqiptarë nga Serbia fashiste!

Në Amfiteatrin e bukur të këtij qyteti, duke ju falënderuar kontributit të jashtëzakonshëm të Kryetarit të Shoqatës “Shën Nëna Terezë”, z. Bajram Desku dhe kryesisë së kësaj Shoqate, por me një bashkëpunim të mrekullueshëm të tyre, edhe me shumë Shoqata të tjera shqiptaro – italiane, u promovuan suksesshëm këto vepra publicistike e dokumentare “Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”, të autorëve:Hanëmshahe Ilazi e Nusret Pllana, “Mos harro kurrë”, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, libër xhepi ky, i përkthyer me kompetencë edhe italisht, nga znj.Fitije Picari, si dhe filmat dokumentarë: “Kush i vret fëmijët?!”, të autorëve: Nusret Pllana e Esat Shala, “Gjaku i nxënësit Isa Berisha – shenjë e kujtesës historike” të autorëve: Nusret Pllana e Erza Ramuka, vepra këto të cilat në fund e kishin një “porosi”: sensibilizimin e opinionit evropian e botëror për gjenocidin dyshekulor serb mbi shqiptarët dhe ‘mos – harresën në shërbim të kujtesës historike’.

Nga shumë dashamirë të artit e të kulturës, që kishin ardhur nga Italia, Sllovenia, Kroacia e Austria, me pjesëmarrjen e tyre në këtë promovim veprash dokumentare, përveç të tjerëve nderuan edhe personalitete si Kryetarja e Komunës Quinto di Treviso.

Ishin të pranishëm edhe shumë afaristë të dalluar në pjesën veriore të Italisë…..

Librin në fjalë është promovuar edhe në shumë shtete të Botës dhe është përkthyer edhe në shume gjuhë si: anglisht, gjermanisht, italisht, greqisht, sërbisht e tjerë…..

-Profesor Nusreti,  një kontribut shumë i veçantë i Juaji është, Dorëzimi i librave tuaj në Parlamentin Evropian në Bruksel, në shkurt të vitit 2018, por, këtë libër ia dhuruar më 25 maj 2022, edhe Papa Françeskut në Vatikan – Romë, por asesi nuk iu lejuan ta fusni në Parlamentin e Kosovës, e as të Shqipërisë londineze në Tiranë!!

Saktësisht 751 libra ” “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999, biles për kuriozitet ju përmëndët edhe peshën e tyre plot 4500 kg pikërisht në jubileun e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 550 vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar Skënderbeu.

-Profesor më lejoni t’ iu përmënd se, jemi takuar personalisht në 27 maj të vitit 2022, në Prishtinë, ku më dhuruat librin “The Terror of Invading Serbia over Albanians 1844-1999”. Ishte takim mbreslënës ku u njoha edhe me bashkëshorten tuaj Zelfien, që ju ndjek hap pas hapi, në misionin tuaj fisnik dhe aq historik.

Ky takim shumë shpejt u pasua edhe me takimin më datën 22 shtator 2022. Në Prishtinë, ku më dhuruar në gjuhën anglezen librin për format xhepi “Mos harro kurrë”, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj.

…Duke ju uruar Jetë të gjatë dhe lumturi në gjirin e familjes, urimi im të bashkohet me buqetën e Urimeve të miqve dhe të shokëve që ju rrethojnë….!

Total
0
Shares
2 comments
  1. OUUU, URIME DITËLINDJA ZËRI I LIRISË; HEJ, KURIME DRITËSHNDRITJA NDERI
    I VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHNDRITKA VËRRISË; PELLAZGO ILIRO MBARË SHQ-
    IPTARISË; OUH, MBARË SHQIPTARISË!! KY ZERI LIRISË, HY NDERI ILIRISË BURON
    NGA SHKËMBI MAJE MALIT; URON NGA RRËMBI RIGUFOJE IDEALIT, TINGËLLON
    DHE VRINGËLLON TRINGËLLIMA SIKUR CINGËRRIMA HEJ, BURBULLIMA RRUFE
    O, GURGULLIMA, DUKE RIZGJUAR NGA KLLAPIA E GJUMIT SHEKULLORË O KUKE
    RISHTRUAR NGA TAPIA TEMPULLORE, NGA ZËRI JU THËRRET O, KOSOVA E LIRË HEJ, JU THËRRET KOSOVA E LIRË; DUKE PËRHAPUR, PËRFLAKUR ANË E MBANË
    TROJET MBARË SHQIPTARIE; ZANEMZANË MBROJET SHKRIPKA LIRIE, ZËRI ME
    ZËMËR, NDERI PËR EMËR; QË FLAKËRON DHE VATËRON ZEMËR PËR ZEMËR AH,
    ËMËR PËR EMËR, TË ÇDO SHQIPTARIT, PRO SHKRIP ZJARRIT, SI VULLKAN OUUH
    SHI KULLGJAN, TË ÇDO ATDHETARI, BASHKËLUFTËTARI, DASHKË GRUBETÇARIT
    ME LOT MALLENGJIMI, VLONTE KALLËN TRIMI, PËR RIKTHIMIN, RIHIMNIN OUH,
    RIÇLIRIMIN, RIATDHESIMIN, RITRASHGIMIN, NGA THIRRJA EDHE SHTRIRJA ANË
    MBANË KONTINENËT E BOTËS, ZENËMZANË GODITË RENDET E SQOTËS, KOTËS,
    SI ZERI I LIRISË MBARË SHQIPTARISË-NDERI ILIRISË FARË SHNDRITKA NDERI OU
    ILIRISË NGA BUJARIA, KRUJARIA, VËLLAZËRO RIHIRO FARË RISHNDRITKA ILIRIA OUUU, PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA; HEEEJ, KRUJA PRELLAZGE GJERË
    BUJA PREKAZE; THIRRJA PËRGJEGJA NGA ZOTI ATDHEUT, GJERGJA KASTRIOTI
    SKENDËRBEUT, BASHKA DASHKA NDERGJEGJA GRANDEMA SHKRIPE ZJARRIN
    OUUU, ME ADEM KRYELEGJENDARIN AH, SI “FENIKSI” QË RILINDI NGA HIRI HEJ SHI, QË SHËNDRITI E RINGRITI NË LIRI O, ILIRI; DUKE RIPËRTËRI, FAMËN-NAMËN
    PËR LIRI, PAVARËSI, DEMOKRACI NEPËR TERË QENDRAT DHE ZEMRAT E SEDRAT
    TË GJITHA KONTINENTEVE DHE KONDITË TË VENDEVE, MBARË BOTËRORE OUH
    MBARË MË NJERËZORE; KY ZËRI I LIRISË MBARË SHQIPTARE, SHKRIPË ZARE AH
    NGA ATDHETARI, ATKRE PARI, RILINDASI, RINGRITASI, LUFTËTARI, TRUMBËTARI,
    I RILINDJES, RINGRITJES T’RIÇLIRIMIT, RILIRIMIT, RIHIMNIT, RITRIMNIT HIMNE O,
    TRIMNE, MBI PARGUR OU FLAMUR, MBI SHKABA DYKRENARE QË SHPALON DHE
    VALON KRAH PËR KRAH TË RIGUFOJË, TRIUMFOJË, TRIUMFATORI LIRIE O, ILIRIE
    TERË E GJERË PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIE OUUU, MBARË SHQITARIE!!.
    MANI USA

  2. Edhe Zeri i Lirise e lexon kete faqe patriotike:

    mentealternativa1.blogspot.com/2023/05/himara-eshte-shqiptare-dhe-kqz.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura