VATIKANI I NAFTËS!

VATIKANI I NAFTËS!

Nga Ing.Ahmet Ҫollaku, Pashtriku 29 Prill 2023

„Ligësia është diçka që e dallon sapo e sheh: vepron përmes nurit.“ – Shkrimtari britanik, Brian Masters  (1939 – )

Mësuesi i fizikës Stavri Dhima e çojë në zero industrinë tonë të  naftës, e krijojë Vatikanin shqiptarë atë të shkatërrimit të industrisë së naftës. Sigurisht me votat e disa kardinalëve të sojit të vetë.  Ligësitë shkruhen në çdo libër të shënjtë, thuhet në bibël! SPAK-u i drejtësisë ta kishte kapur me kohë për veshë këtë Dhimën, ta pyeste si është ngulur aty pa kualifikimin e duhur.

Gjatë rrugës ai është vetë graduar dhe kurorëzuar. Në Shqipëri, maskarenjtë gradojnë njëri-tjetërin. Naftëtarët shqiptarë pranojnë të drejtohen nga mesuesi Stavri Dhima!

Në fushata elektorale a kriza politike, kjo qeveri ndez drita në majë të Shpiragut, thotë se Shqipëria do përmbytet me naftë. Shqipëria ka vërtetë shumë naftë por jo atje ku vë gishtin Dhima. Vetëm gjeologu Koço Plaku hidhte kapelen dhe thoshte, “këtu  ka naftë!” kurse Agolli ynë shkruan: Ata që në sheshe përgjuan, u gdhinë ministra.

Pa dyshim, dritat në Shpirag i ndez Papa i Shqipërisë, mësuesi Stavri Dhima, ardhur nga Libohova në vitet ‘66 të shekullit të kaluar.  Që atëhere ka kaluar shumë kohë, Stavri Dhima është bërë i madh, aq sa ka në dorë Shqipërinë, te ardhëmen e saj, atë që as vetë Zoti nuk e vendos.

Dhima ka mbaruar fizikën katër vjeçare, nuk mund të bëhet kurrë gjeolog nafte. Ka qënë kryetar i bashkimeve profesionale në Institute të Naftes, po më pas e mori në ministri ish Ministri Drini Mezini, ai e bëri drejtor në ministri, se helbete gjirokastritë, paçka se të dy pa shollë gjeologjike. Thonë se Dhima tani është në pension, po ama ai s’pushon së dhënuri intervista, sidomos me Xhungnë e cila shkrihet pas tij, më shkruan një koleg.

Ja si është ndërtuar Shqipëria jonë demokratike:  me BE, me NATO, me Sali Berishën që lakohet çdo ditë, me Ramën që lexon leksionet e naftës të Stavri Dhimës, me këtë detashment komisionierësh europianë që vinë këtu për zgjedhje. Populli im nuk ka më nevojë për fushata zgjedhjesh.

Kur pashë në foto shefen e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Gloverse të vëzhgojë situatën politike mua më ra të fiktë. “…Ne me siguri do të kemi 24 vëzhgues që do të jenë afagjatë dhe një shumë më i lartë afatshkurtër”, thotë ajo.

Po më lejoni të kthehem tek Dhima, Papa i vatikanit tonë. Një  koleg i drojtur më thotë,  nuk e njoh, i vetmi kontakt me të ka qënë kur më erdhi në zyrë në vitin 1992 dhe më propozoi të bëhesha i pari i PS në Institut por, unë nuk e pranova. Në opinionin e gjeologëve të naftës nuk gëzon fare respekt, pa dyshim ai s’ka haber për Shpiragun, dhe as kontakt me specialistët.

Një gjeolog i institutit që punon jashtë në një kompani të madh nafte me shkruan, në kohën kur ky Dhima u bë drejtor në Institutin Gjeologjik të naftës, ishte koha kur shumica e specialistëve ishin larguar, kurse dhjetë të tjerë, midis tyre dhe një komunist, po përgatiteshin për të ikur. Albpetroli për të stimuluar largimin tonë nxori një ligj që kush largohet me dëshirë përfiton tre vjet asistencë, (pagesë dhe njohje vjetërsi në punë). Ky lugat i zi jo vetëm që nuk na e dha atë që na takonte sipas ligjit, por në mënyrën më të poshtër tinzare thërriste në zyrë atë komunistin dhe i thoshte që të mos largohej, se ai dhe partia kishin menduar që  ti jepnin një pozitë të lartë, ndërsa për ne të tjerët që largoheshim ai gëzohej dhe fërkonte duart.

Pyes: më gjeni një naftëtarë të vetëm që ka mendim të mirë për Dhimën? Edhe kardinalët e selisë së tij nuk guxojnë ta mbrojnë. Të gjithë heshtin, veç Xhungës së TV-së.

Sipas një fillozofi ai ka hyrë atje jo si zotni, por si kolon, se ajo që na kushton shtrenjtë, nuk është uria por lakmia!

Një prift i thjeshtë me një mllef të fshehtë, si të më flasë kinezëshe përtej xhamit mundohet të më shpjegojë, se kur do bëhej drejtor instituti në 2001, Dhima që nga ministria zgjodhi një minoritar pa gradë shkencore, ndërkohë që ai ishte me gradën doktor dhe porofesor…  Familja ime, – vazhdon ai, – nuk ja fali, kaq mund të të them, të tjerat kuptoji vetë…

Papa Dhima, ka plotë kardinale qe i vine rrotull, i falen, nuk e kritikojnë. Dhima, që nga instituti apo minstria u ka dhënë shperblime, dekorata që ata të heshtin. Një miku im, që u bë copë në Amerikë, ka shumë nostalgji për Dhimën…

Nëse nuk ke mbaruar shkollë gjeologjike, s’ke bërë rilevime gjeologjike në teren, kurrë nuk mundet të bëhesh gjeolog, thotë Gjenerali i naftës Shqiptare Dhimiter Gjenerali. Dhimitër Gjenerali, tani dergjet i sëmurë dhe i braktisur në një hotel pleqsh në Tiranë. Asnjë nuk i shkruan, apo ta vizitojë Gjeneralin. Ai ka bërë 150 studime për nafën, dhe thotë se kjo naftë e zbuluar, është vetëm parathënia. Ai që po ikë në botën tjetër pa u rrëfyer. Shumë mëkate ka Shqipëria.

Ndërkohë Vatikani i naftës shqiptare Stavri Dhima, nuk di gjë, jeton apo nuk jeton Gjenerali. Apo të interesohet për të urtin Hasan Bakia, gjeologun që tani dergjet në reminacion, pikërisht ai që duhej të jepte intervista për Shpiragun… Shpirti shqiptarit është një përzierje poshtërsie dhe fisnikërie, thotë senatori frances D’ Esturnelë de Kosta. Mirë them me vete, poshtërsinë po e shikoj, po ku është kjo fisnkëri që detyron popullin të largohet! Rama një kameleon i pa parë.

Një tjetër me shkruan se është edhe një mesues fizike ngjitur me Dhimën, nga ata që nuk e duan shqipërinë, ndoshta edhe më i keq. Interesant, them me vete, u paskan dashur vetëm katër fizikantë një Nano, një Berishë dhe një Ramë ta shkatërrojnë këtë Shqipëri!

Një shok në konfidencë më thotë: Stavrin nuk e bej hasha se e kam mik, nuk e hedh poshtë… Ai di të vjedh, ne dimë të gënjejmë… Ti e njeh më mirë se unë. Unë di mirë se industria e Naftës është shkatërruar në prezencë të tij… I kemi thënë të gjitha, ti më shumë se unë, po s‘po shohim të bëhen nga ato që kemi thënë. Po ama, Shqipëria miku im nuk vdes, nafta dhe gazi nuk i mbarohet këtij vëndi, Galushi, Dumëreja e të tjera janë plotë… Ka që vdesin të pa ngrënë por ka dhe që vdesin nga të ngrënët e tepërt!

Unë e njoh mjaftë mirë Stavri Dhimën, Papën e fundit të naftës Shqiptare. Vite më parë është botuar libri, “Pirati bëhet Papë” i grekut Alexander Paradhisis. Më duket se ka një farë paralelizmi me Dhimën tonë, me të vetë quajturin ekspert të naftës shqiptare. Papa jonë, i naftës shqiptare, është gur i madh në kështjellën e Ramës, po ra nafta, bijen të dy. 

Për kërshëri, pyes të tjerë shokë dhe kolegë të mi naftëtarë. Stavri Dhima ka punuar në grupin tim, vetëm në dy tema. Ma dërguan  gjoja  si specialist, por në fakt ai erdhi si komunist, si fukës… Ka qënë vazhdimisht drejtues partiak, jo specialist, më shkruan njëri.

Një tjetër thotë, kur mbeta pa punë dhe ika refugjat në Gjermani nga 2005 deri 2014, ai ishte Drejtor i Naftës në ministri, herë me PS dhe herë me PD. Shkollimi tij është mësues fizike. Drini Mezini, ish ministër, edhe ky pa shkollë gjeologjike, në fillim e bëri Dhimën drejtor instituti, pastaj drejtor në ministri. Tani thonë se Dhima punon privat si ekspert, nuk e di se me kë kompani. Ka qënë rrufjan, ka punuar në ministri me të gjitha partitë. Kurse unë ngela refugjatë. Nuk di çfarë studimesh ka bërë në naftë… Ka dhënë ca intervista më shumë politike. Ndëkohë më kujtohet një thënie e një elitari shqiptar, Shqipëria u bë një çmendinë.

Është e qartë, Stavri Dhma, është një mesues fizike, puro komunist që, me servilizëm arriti të zërë poste deri drejtor i madh. Për postet duhet të derdhësh djersë, së pari të  jesh specialist. Ky mesues fizike, në institut merrte pjesë në tematika si vëzhgues. Sado që nuk ka haber fare nga gjeologjia del nëpër studio si Fani Spathi, flet si krye specialist gjeologjie se, ka bërë studime, se… Sa poshtë kanë rënë ministria, studiot e televizionit, dhe vetë Shqipëria! Thotë se bënë gjeologji. Po ai nuk ka bërë një ditë të vetme marshutë gjeologjike. Kur nuk ke shkollë gjeologjike dhe stazh fushor nuk mundesh të projektosh puse nafte. Kjo është postulate i parë. Ky tip propagandon në emisione televizive se bënë studime gjeologjike… Për të qarë! Pra, e kuptoni përse shqiptarët kanë marrë arratinë, përse në fshatin tim kanë ngeluar vetëm dy veta, një sakat dhe hoxha.

Ku do të fshihej Dhima, po të ishin gjallë gjeologët e pushkatuar, Koço Plaku, Milto Gjokopulli? Tani ky livadhis sepse gjeologët Gjenerali, Rama, Begaj, Pleqi, Shehu, Fili, Foto e ndonje tjetër, janë në pleqëri të thellë dhe mendojnë se nuk ia vlenë të merresh me këtë hibridë… Gabojnë rëndë. Unë mendoj se ata kanë fuqi sa të japin një mendim, se Shqipëria është në fund. Kjo heshtje fatale, më lë të kuptoj se ata fshehin ndonjë mëkat ose janë frikacakë. E çuditshme, nafta paska pasur shumë frikacakë. Apo marrin rrushfete a dekorata nga Vatikani, po s’tregojnë?

Po ka edhe “rrufjanë” që s’pyesin, këta janë dy super specialistë nafte, Caush Xhufi dhe Isuf Tushe, dëgjuar në Shqipëri dhe jashtë për kualifikimin e tyre ekstra. Këta kanë punuar në të njëjtin institut dhe e kritikojnë hapur Stavri Dhimën! Ti i thonë ata, ke përdorur një eksperiencë të gabuar në dhënien me konҫesion të vendburimeve ekzistuese të naftës. Shëmbull klasik është ai i pellgut Patos – Marinës – Kuҫovë, etj., ato janë katandisur në atë gjëndje të mjerueshme, dhe ju nuk i përmendni fare… Ju si “ekspert”, nga Drejtor i Institutit të Naftës, hypët më lart në detyrë, në Ministri, se atje të donte partia, por pse tradhëtove naftëtarët dhe mbështete privatizimin e aseteve në Industrinë e Naftës? Në 2005, pasi ishte larguar kompania “Premier Oil”, qeveria i fali me konҫesion vendburimin më të madh në Europë, Patos-Marinës, kompanisë të sapo krijuar me hajdutë të zgjedhur nga jashtë dhe brenda vendit nga klasa politike dhe Qeveria, e cila nuk kishte kapital investues dhe as eksperiencë. Atëherë, pse ju mbështetët vendimin e Qeverisë, kur e dinit mirë se ishte kundër kolegëve? Ju si “ekspert” dhe Drejtor Hidrokarburesh me siguri jeni marrë ose njohur me kontratat dhe termat e tyre të manipuluara, atëherë pse nuk i kundërshtuat por i miratuat ato? Ato i përgatiti Qeveria Nano dhe kanë dështuar plotësisht, kurse ju deklaroni prapë se ato janë më të mirat. Ku është e mira e tyre, kur ekonomia nuk përfiton gjë? Kompania Bankers Petroleum në pellgun Patos-Marinës-Kuҫovë dhe ato në vendburimet e tjera, nxjerrin deri 1.5 milion ton naftë/vit, më shumë se sa prodhohej në periudhën para vitit 1990 dhe shteti merr vetëm një lëmoshë rreth 2% Royalty Tax, mbi prodhimin që raportojnë kompanitë sipas qejfit tyre. A e dini ju se kjo taks, në SHBA, etj., është 12.5% dhe si e miratuat ju me Qeveritë që të vjeli kaq pak arka e shtetit?

Papa Francis ka në zap 73 kardinalë dhe 306 diplomatë. Ky i yni ka në hyqëm, shumë kardinalë, priftërnjë dhe të punësuarit në APBPETRROL, AKBN, e me radhë.

Stavri Dhima është nga ata mësues fizike që kur duhet të japin llogari thonë, unë s’mbaj përgjegjësi se nuk jam gjeolog, unë jam fizikant! Kështu ka ndodhur me një fizikant në ndërmarrjen time vite më parë. Një sharlatan që nuk skuqet kurrë.

Ky tip i këtij tranzicioni të tejzgjatur, ka në dorë Shqipërinë e Skënderbeut, e Nënë Terezës, moralin e gjeologëve Prof. Stanislav Zuber, Koço Plaku, Milto Gjikopulli, Dhimiter Gjenerali, Kadri Rama, Petraq Xhaçka, Tomi Kristo, Menyr Arapi, Tomi Kristo, Ziver Meko, e shumë të tjerë…

Heshtja e plotë që ka përfshirë pjesën më të madhe të ish-specialistëve dhe ish-drejtuesëve të Industrisë së Naftës rreth katastrofës që po bëhet në naftë, tregon qartë se ata janë të blerë nga qeveria duke i shpërblyer me pension special për të heshtur.

Shqipëria është një katrahurë. Nëse s’keni takat dhe para të ikni jashtë, vraponi për iftar tek Rama! Rama këtë herë do ju prese me çallmë!

_______________

ING.AHMET ҪOLLAKU: KUR ZHGRAPS KRYEMINISTRI YNЁ

***

ING.AHMET ҪOLLAKU: NAFTA NEKROLOGJI E FUNDIT

***

ING.AHMET ҪOLLAKU: KUR NAFTA SHQIPTARE VIDHET NË MES TË DITËS! 

***

ING.AHMET ҪOLLAKU: KUR NAFTA SHQIPTARE VIDHET NË MES TË DITËS!

***

ING.AHMET ҪOLLAKU: NAFTA NЁ SIRTARЁT E QEVRISЁ SHQIPTARE!

***

LETËRKËMBIMI ME ADMINISTRATAT TONA TË NAFTËS

***

GJENERAL, NA VODHËN NAFTËN!…

***

ZOTI RAMA, MOS FOL NË EMËR TË NAFTËTARËVE!

***

SHPIRAGU, KALI TROJËS

Total
0
Shares
2 comments
  1. Пришло время сделать подбор менеджеров по продажам Этот этап играет критическую
    роль в формировании успешного отдела продаж, и сотрудничество с опытными консультантами, такими как “Немкович Маркетинг”, может быть особенно полезным.
    Важно учесть несколько важных шагов:
    Определение критериев отбора:
    Вместе с “Немкович Маркетинг” определите критерии,
    которые соответствуют вашим потребностям и целям.

    Это включает в себя опыт, навыки, качества и особенности,
    которые вы хотите видеть у будущих менеджеров.

    Разработка вакансий: Создайте подробные описания вакансий и требования для кандидатов.
    Сотрудничество с опытными консультантами,
    такими как “Немкович Маркетинг”, поможет вам сформулировать эффективные вакансии.

    Поиск и отбор кандидатов: “Немкович Маркетинг” может помочь вам
    провести поиск кандидатов через различные источники, включая рекрутинговые агентства и
    онлайн-платформы. Они могут также провести собеседования
    и анализировать резюме, чтобы найти лучших кандидатов.

    Обучение и интеграция: После выбора менеджеров, обеспечьте им подходящее обучение и
    интеграцию в вашу компанию. Обучение и
    адаптация новых сотрудников помогут им начать эффективную
    работу как можно скорее.
    Мониторинг и развитие: Сотрудничайте с “Немкович Маркетинг”
    для мониторинга производительности менеджеров по продажам
    и их дальнейшего профессионального развития.

    Подбор компетентных менеджеров по продажам
    с поддержкой опытных консультантов,
    таких как “Немкович Маркетинг”, поможет вам
    создать сильный и результативный отдел продаж.

    b5JjiwV5-3

  2. Пришло время сделать подбор менеджеров по продажам Этот этап играет критическую роль в формировании успешного отдела продаж, и сотрудничество с опытными консультантами, такими как
    “Немкович Маркетинг”, может быть особенно полезным.
    Важно учесть несколько
    важных шагов:
    Определение критериев отбора: Вместе
    с “Немкович Маркетинг” определите критерии, которые соответствуют
    вашим потребностям и целям. Это включает в себя опыт,
    навыки, качества и особенности, которые
    вы хотите видеть у будущих менеджеров.

    Разработка вакансий: Создайте подробные описания вакансий и требования для
    кандидатов. Сотрудничество с опытными консультантами,
    такими как “Немкович Маркетинг”, поможет вам сформулировать эффективные вакансии.

    Поиск и отбор кандидатов:
    “Немкович Маркетинг” может помочь вам провести поиск кандидатов
    через различные источники, включая рекрутинговые агентства и онлайн-платформы.
    Они могут также провести собеседования и анализировать резюме, чтобы найти лучших кандидатов.

    Обучение и интеграция: После выбора менеджеров, обеспечьте им подходящее обучение и интеграцию в вашу
    компанию. Обучение и адаптация новых сотрудников помогут им начать эффективную работу как
    можно скорее.
    Мониторинг и развитие: Сотрудничайте с “Немкович Маркетинг” для мониторинга производительности менеджеров по продажам и их дальнейшего профессионального развития.

    Подбор компетентных менеджеров по продажам с поддержкой опытных
    консультантов, таких как “Немкович Маркетинг”, поможет вам создать сильный и результативный отдел продаж.

    b5JjiwV5-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura