SHPIRAGU, KALI TROJËS

SHPIRAGU, KALI TROJËS

Nga Inxh. Ahmet Ҫollaku, Tiranë 05. 03. 2023

Kanë kaluar 21 vite nga 2001, kur Kompania OXY, me pusin Shpiragu – 1 deklaroi zbulim nafte dhe gazi, më pas edhe Kompania Shell në 2 puse të tjerë, Shpirag-2 dhe-4. Pra janë 3 puse pozitiv në një sipërfaqe shumë të vogël. Pusi Shpiragu – 3 është ndërprerë dhe nga 5 nuk ka raportime për rezultatet perfundimtare.

Në 5 korrik 2022, ministrja Balluku deklaroi: “sot, në fazën finale të eksplorimit deri në mars të vitit 2023, pritet të ketë një analizë të hollësishme të mënyrës sesi ky hidrokarbur do të dalë nga nëntoka. Pra, që Shell ka goditur tashmë një arterie shumë të rëndësishme, e cila është e përbërë nga nafta dhe gazi

Ndërsa Zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja, midis të tjerave thotë, “investimi në Shpirag ka një vlerë prej 600 mln eurosh dhe përdor teknologjinë më të përparuar për të nxjerrë naftë nga një thellësi mbi 5 mijë metra. Ka pasur rezultate intriguese, por akoma jo të konsoliduara … Ka filluar të nxirret një sasi nafte, por që nuk është komerciale. Në 2028 pritet që nafta të jetë plotësisht komerciale, të arrijmë pritshmëritë e Shell-it, për të nxjerrë 100 mijë fuçi në ditë”….

I madhi vendit, thotë: “unë uroj shumë, lutem përditë që zbulimi aq i rëndësishëm, që ka ndodhur në zonën e Shpiragut të rezultojë komercial Jam shumë i sigurtë dhe përgjigja do të merret në 2026” …

Më tej sqaron: “këto janë lajme që nuk i mbajmë dot dhe mos t’i ndajmë me të tjerët, por Shell-i ka kërkuar t’i lëmë kohën e duhur që eksplorimi i tyre të përfundojë. Nga fillimi i vitit 2023 ata do të fillojnë të bëjnë publike sasitë e gjendura…

Në shpimet për naftë nuk duhet të biesh në shtresa guri gëlqeror se krijojnë vështirësi për shpimin dhe Shell-i është përballur disa herë me thyerjen e kokave të pompës, që ka kosto shumë të lartë, por rezerva është atje”…

Në fillim në atë zone u vendos kompania Oxy, sipas rilevusëve shqiptarë, dhe punimeve sizmike, Shell-i, dinasti tjetër, këtë herë vjenë dhe instalohet këtu me ndihmën e patronazhistëve të Ramës, konkretisht të S. Dhimës me shokë.

Është holokaust kur korrupsioni politik përfshin njerëzit, teknikën dhe shkencën. Kjo kaskadë shpreh imoralitetin politik dhe teknik. Dallkaukët qeveritarë thonë se depozita është e madhe dhe do bëhen investime 6 – 7 miliardë Euro. Ka plotëbudallallëqe ne mendime dhe në fjalorin teknik.

Inagurimin e 2023, ata e çojnë në 2026, më pas në 2028, se gjoja pusi Shpiragu-5 ka përfunduar shpimin. Por rezultati nuk është ai që pritej. Pra është vënë në dyshim ana komerciale. Risku bëhet 50/50 dhe me sa duket parashikojnë largimin e kompanisë.

Me parrullën se në Shpirag ka naftë të madhe që përëritet shpesh këto 20 vite si lejt motiv, Shqipërisë i është vjedhur një pasuri më e madhe se nafta vetë, i është vjedhur KOHA.

Sikur këto vite Shqipëria të ishte eksploruar nga vetë shqiptarët, me siguri që do të ishin zbuluar disa vendburime nafte dhe gazi, sepse në Shqipëri nuk ka vetëm një Marinës, një Cakran apo një Gorisht. Me naftën shqiptare ndërtohen disa shqipëri, po pa patronazhistë, jo me Stavri Dhimën e kompani. Pyes disa shokë, ҫfarë mendimi kanë për këtë partiak që rrëshqet si një hardhucë?. Dhe di të zgërdhihet. Më ka bërë disa të mira më thotë njëri, prandaj të lutem mos e kritiko. Po këtë gjë ma thonë edhe dy të tjerë. Kjo më trishton dhe më vë në mendime. Shqipëria ka zbritur poshtë tek niveli i ulët i Stavri Dhimës.

Ka vite që ky mësues popullor lakohet vetë si ekspert nafte, shfaqet kudo i pari i naftës shqipëtare, shtiret si autorë i mirëfillt i pusit të Shpiragut, etj., duke mohuar rolin e padiskutueshëm dhe punën shkencore-interpretuese-projektuese të kolegëve të tij gjeolog në studimet në zonën e Shpiragut.

Po le të kthehemi tek tema jonë, Shqipërisë i është vjedhur KOHA që as vet Zoti nuk na e këthen. Ka apo nuk ka naftë në Shpirag? Nuk e di ҫfarë mendimi kanë shokët dhe kolegët e mi. Sipas mendimit tim duhet të jesh i ҫmendur të shposh 6,000 m thellë në Shpirag dhe të mos marrësh naftë, e gjithë kjo në një kohe mbi 20 vjeҫare. Për 20 vite shëmben perandori të vjetëra dhe ngrihen të reja, bëhen qindra luftra, si ajo e Trojës e me radhë,…

A ndodh kjo gjë në vëndet perëndimore? Kurrën e kurrës! Të mos harrojmë faktin se vëndburimet tona janë zbuluar nga specialistët shqiptarë, në një kohë rekord. 

Enver Hoxhën për naftën nuk e zinte gjumi, ai edhe në moshë të rritur, ndoqi “leksionet” në Fakultetin, Gjeologji-Miniera, bëri shumë politikë por dha edhe udhëzime apo direktiva teknike. Këto i keni në libërin e tij “Për Naftën”.

Me të ardhurat nga nafta jonë, ne do të investonim në kërkimet për naftë. Shtrohet pyetja, përse Shelli, ka rënë në një grackë të tillë? Me pusin e Shpiragut kuptoj injorancën e patronazhistëve shqiptarë dhe meftësinë e Shellit.

Duhet të jeshë edhe më budalla, thotë fillozofi që të ҫmosh një njeri nga rrobat ose nga pozita e tij shoqërore, Dikush është skllav i lluksit, një tjetër i kapriços, një tjetër i ambiicjes …

Në këtë Shqipëri perspektive për më shumë naftë, lakohet vetëm Shpiragu. Në Shqipëri kudo që të shposh do gjesh shenja nafte. Ku janë 37 sondat e thella të kërkimit naftës? 37! Me të ardhurat e saj, ne do të investoim në rritjen e prodhimit e naftës.

Miqë, na është vjedhur KOHA!

Vizitat e Ramës në Shpirag, janë vizita në fushata zgjedhore. Grekërit e vjeter thonë se goja i është dhënë njeriut për të gënjyer. Për pusin e Shiragut, duhet të flasin gjeologët e llojit “Gjeneral” që sot janë në pension.

Zonës së Shpirag – Sqepurit i janë qepur mjaftë gjeospecialistë, ata shfaqen herë në krye e herë në fund, sipas horoskopit të perspektivës duke këmbyer stafetat me njeri – tjetërin. Po ka edhe nga ata që vendosen sipas partive, patronazhistët teknik, me disa libreza. Pra, në naftë luhet një valle qesharake, po këtë herë në majë është Shelli. Se ku i gjenë këto para ky Shelli shqiptarë një Zot e di. Unë i kuptojë shqiptarët, por jo këtë Shell-in që investon dhe smerrë as gjë. Zoti në fillim të mërrë mëndjen pastaj paratë, thonë të zgjuarit. Kurse fillozofi thotë duhet të jesh budalla për të blerë një kalë, të kontrollosh samarin e morsat dhe jo vetëm kafshën!

Parlamenti shqiptarë asnjë herë nuk e ka marrë naftën në analizë, megjithëse është bombulë oksigjeni për ekonominë. Rrufjanët partiakë, nuk flanin për kohën bosh 30 vjeҫare pa asnjë zbulim.

Si mund të shkosh në Shpirag, kur kemi zona të tjera më perspektivë?. 

Në një situatë të tillë gjeologjike, siҫ duket në këtë foto, sizmika e humbet shumë efektivitetin e saj. Një koleg simpatik që punon jashtë më thotë se sizmika interpreton dhe vlerëson gjithçka. Miku im, i them unë, po të jetë ashtu, më përpara kemi Dumrenë, Papërin, dhjetëra zona të tjera . . . .   

Specialisti Dr. Isuf Tushe, i testuar në shqipëri dhe në perëndim, është tej mase i indinjuar dhe këtë e shpreh hapur në gjithë shkrimet e tij. Ja ҫfarë thotë ai ndërmjet të tjerave në një shkrim të botuar tani afër  në  disa gazeta shqiptare: “Kompania Shell, që disponon gjithë të dhënat duhet ta thotë fjalën e saj me kompetencë teknike të plotë, ajo flet shumë pak mbi realitetin dhe është shumë e vetëpërmbajtur në ato që deklaron. Edhe kaq sa thotë, me sa kuptohet, më tepër e shtynë qeveria, sepse i duhet për propagandë dhe mashtrime që të mbajë sa më gjatë pushtetin për të mbuluar masakrën e madhe që bëjnë konҫesionarët me koloninë e hajdutëve të kupolës politike në vendburimet ekzistuese të naftës, që i vjedhin dhe shkatërrojnë ҫdo ditë si mall pa zot”.

Auorët e Shpiragut kanë lëvizur në këtë studim si roje në një stallë lopësh, ca vinë nga partitë, ca nga miqtë. Thjeshtë Shell-i është futur në grackë, kurse qeveria kapet tek këta pseudospecialistë dhe bënë propogandë… Këto viktima të frikës dhe të sevilizmit partiakë, tani rrinë fshehur. Në pusin e Shpiragut luhet me lirinë dhe moralin shqipëtarë. Po kush e ҫojë Shellin në Shpirag? Kudo që të shposh në Shqipëri, pa dyshim, do të gjesh shenja nafte, po ndryshe është të zbulosh një vendburim si Marinësa apo Cakrani, a Gorishti.

Një shok më shkruan, se në Shpirag po vazhdon shpimi i një pusi të inklinuar (shtrëmbër) nga vëndi ku është sonda. Me sa di unë ende nuk po arrijnë në një përfundim se mund ta hapin për shfrytëzim. Unë jamë marë me studimin e puseve të këtij lloj dhe deri tani për mua ka disa pikëpyetje: A ka rezerva nafte dhe gazi? Gjatë studimit të pusit prej katër ditë u nxuar rreth 100 mijë metër kub gaz/24 orë dhe rreth 200 ton naftë, por edhe përqindja ujit ishte shumë e lartë, rreth 16%, gjë që më bënë të dyshoj. Pusi ndodhet në kontaktin naftë – ujë, apo nuk ka mjaftueshëm rezerva? Cila prerje e gëlqerorit punon? Por është e ҫuditshme se atje nuk ka njerëz të aftë, atje punojnë injorantët që ndjekin këto punime dhe nuk kuptojnë azgjë se ҫ’bëhet.

Pra, Shqipërisë vazhdojnë ti vjedhin KOHËN!

____________________

ING.AHMET ҪOLLAKU: DY PIKA NAFTЁ PЁR NJЁ EPITAF!

***

SHPIRAGUN E TËKURRË KOMPANIA, POR E ZMADHON POLITIKA DHE QEVERIA, KUSH DUHET BESUAR?

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura