VAXHID SEJDIU: SHOQATA ATDHETARE “LIRIA KOMBËTARE” NË ZVICËR – MBËSHTET FUQISHËM PROTESTËN E ‘SHBDPSHM’

(Zürich, 04. 06. 2012) – Ne, anëtarët e Shoqatës Atdhetare “Liria Kombëtare” në Zvicër përkrahim pa rezervë protestën e ish-të burgosurve dhe të përndjekurve politik (SHBDPSHM) në IRJM, duke shpresuar se kjo protestë do të shndërrohet në protestë gjithë popullore, me qëllim që edhe njëherë t`i bëhet me dije qeverisë sllavo-maqedone se terrori shtetëror nuk është rrugë e popujve civilizues dhe qeverive demokratike, por metodë dhe formë e veprimit politik të  diktaturës millosheviqiane. Po ashtu i bëjmë me dije edhe faktorit ndërkombëtar që të veprojë dhe të pengojë qeverinë e IRJM në zbatimin e projekteve antishqiptare në IRJM.
Diskriminimi i përditshëm i shqiptarëve në të gjitha fushat, injorimi i kërkesave të ligjshme të popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhuna dhe terrori shtetëror i njësiteve policore shtetërore, proceset e montuara politike: Ladorishta, Bit- Pazari, Kumanova, Tanusha, Breza e Malina, Sopoti, Brodeci, Radusha, Smilkovci etj., janë projekte të orientuara drejtpërsëdrejti mbi popullin shqiptar, me qëllim që t`i hapin rrugë diskriminimit të shqiptarëve, shfrytëzimit të tyre për të ushqyer klasën politike sllavo-maqedone si dhe dëbimit të shqiptarëve nga vatrat stërgjyshore.

___________________________________

Tekstet shkollore, enciklopedia sllavo-maqedonase, fyerja publike e shqiptarëve, kërkesat në manifestimet sportive për  t`i vrarë shqiptarët, shkrimet publicistike ofenduese dhe denigruese ndaj shqiptarëve, mohimi i të drejtave në arsim, shëndetësi, në punësim dhe në poret tjera të shoqërisë janë fakte që flasin për diskriminimin e përditshëm të shqiptarëve në IRJM.
Prandaj, në këto momente shumë të rënda për të gjithë ne, përkrahim me gjithë shpirt protestën, sepse kjo protestë është edhe protesta jonë, zëri i juaj është edhe zëri i mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër, zëri i juaj është dhe zëri i anëtarëve të Shoqatës Atdhetare “Liria Kombëtare” në Zvicër.
Shoqata Atdhetare “Liria Kombëtare” – Zvicër
Vaxhid Sejdiu – kryetar
Zürich, 04 Qershor 2012 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura