VERA ISTREFAJ: FJALA E FISHTËS

Kukës, 12 Korrik 2019:

 

 

 

 

Fjala e Fishtës
Fjalë e Fishtës në shpirt si heshtë
e vërtetë dhe sot ka mbetë
“Se shqiptarët kanë ba be
mend me shit e mos me ble”

 

Ah o At çfarë konstatimi
thikë e mendjes zemrën mbërriti!

 

Hundëpërjetë shqiparët mes vetes
e bëjnë zero vlerën e jetës

 

Koha ikën vijnë zhvillime
jeta jonë ndër lëngime
në plagëzemër më mbërrin
fjala jote vetëtimë

 

Fjala jote peshë të vërtetë
s’e fundosen stuhi e dete

 

Në çdo faljë, në çdo nderim
fjala jote thek’ mendim
e ma shkund mendjen përgjumur
se kush shet është veç i humbur.

 

Udhëtoj në histori
Shoh ku ishim, ku jemi tani

 

Po ma shtrydh truri mendimin
ç’shiti shqiptari që humbi drejtimin
Ah, o At sa mirë e the
“Se shqiptarët kanë ba be
mend me shit e mos me ble”
Vera Istrefaj – Kukës, 12 korrik 2019
————————————

KUSH ËSHTË VERA ISTREFAJ
Vera Istrefaj është lindur në Kukës më 1 nëntor 1975. Që në vegjëli ka botuar vjersha dhe skica në shtypin e kohës.
Në vitin 1991 është paraqitur në një Almanak të krijuesve me 76 poezi dhe me një skicë.
Që prej asaj kohe ka botuar herë pas here brenda dhe jashtë Shqipërisë në shumë media të shkruara. Ka qenë pjesëmarrëse në shumë konkurse letrare ku edhe është nderuar me çmime.
Ka botuar librat:
“Shiu i fundit”,
“Nënqeshja e ëmbël”,
“Në akuj digjem”,
“U jepem udhëve”,
“Qielli i shpirtit tim”,
“Vese shpirti” dhe
“Lirikat e Pikellimes”
Është juriste në profesion dhe është aktiviste e shoqërisë civile, avokate e të drejtave të njeriut me nje eksperiencë 20- vjeçare.
Është koordinatore e rrjetit “Barazi në vendimmarje” për Qarkun Kukës.
Në vitin 2009 është nderuar me “Mirënjohje për kontributin e dhënë në komunitet” dhe është përzgjedhur një ndër 10 personat më aktivë në rang kombëtar.
Është e martuar dhe është nënë e dy djemve. Punon e jeton në Kukës, ku është kryetare e “Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artistëve të Shqiperise” – Dega Kukës

___________
VERA ISTREFAJ: UDHËTIM NËN NJË TIS MISTIK
https://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=8387

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura