NËNË TEREZA (POEZI)

NËNË TEREZA (POEZI)

Nga Argjira Ukimeri – Ma.sc. Pedagoge, Prizren, 19. 06. 2023

Nënë Tereza

Nënë e Universit

Prehet lartë në Qiell

Prehet afër Diellit

*

Shpirti i saj i ndritur

E ndriçon Atdheun

Bashkë me Ibrahimin

Bashkë me Skënderbeun

*

Së bashku me Ademin

E me qindra dëshmorë

Në lule të Parajsës

Për ta thurë kurorë

*

Nënë TEREZA

Kjo Nënë e uruar

Kujdeset për të gjithë

Edhe në botën e amshuar

*

Pusho Nënë e dashur

Në Kopshtin e Perëndisë

Fanar i pashuar

Në tokën e Ilirisë

Argjira Ukimeri – Ma.sc. Pedagoge

Prizren, 19. 06. 2023

______________

NË 145 VJETORIN E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (POEZI)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura