VIRTUOZI ANASTAS KONDO
Nga Ingj. Ahmet Ҫollaku, Tiranë 17. 10. 2022
“Zakonisht njerëzit janë të prirur të besojnë në atë që dëshirojnë.” Cezar
Anastas Kondo është në emër tingellues, një central që u shua shumë shpejtë. Ky kollos la emër në profesion në paleontologji, në shoqëri, ku shquhej mbi të gjithë, më pas edhe në sistemin qeveritar të asaj kohe, po sidomos në art. Shumë punë bëhen në grupe, po të zgjuarit na thonë se arti është punë individuale. Ai kishte lindur për art, prandaj ngelet aty i shquar, ato punët e tjera janë punë të rëndomta, part time.
Anastas Kondo ka shkruar reportazhe, përshkrime, tregime, një roman dhe skenarë. Ai shquhet në gjininë e prozës së shkurtër, diçka si i madhi Dhimitër Shuteriqi. Në prozën e shkurtër ai përshkruan mbresa nga jeta e tij personale, pa dyshim në sfondin e gjallë shqiptare, gjithmonë në situata dinamike dhe optimiste. Në shumë shkrime të tij ndihet era e naftës dhe naftetarët vizatohen si heronj.
Shkrimet e tij janë përshkrime realiste, ngjeshur me meditime personale ku lirizmi megjithëse i paktë ndihet i magjishëm, si parfum. Nëse doni të shkruani diçka, po nuk gjeni një figurë letrare, do jetë më mirë të mos shkruani… Lexoni Anastas Kondon që ta kuptoni këtë gjë.
Pra, ai mbahet mend si shkrimtar, gazetar dhe skenarist i disa filmave ndër të cilët përmendim “Misioni përtej detit”, “Dimri i madh”, “Kur zbardhi një ditë”, “Partizani i vogël Velo”, etj.
Disa nga veprat e tij janë vlerësuar edhe me çmime kombëtare, përkthyer edhe në gjuhë të huaja. Ndër vëllimet me tregime përmendim “Ura”, “Kur mbaron e vdes burri”, “Portat e diellit”, “Pse e vranë Odisenë”, “Kio”, “Njerëz dhe gurë”, “Kur zbardhi një ditë”, “Mire u pafshin ne Saigon”, e tjera…
Anastas Kondo, kreu detyra të larta. Natyrisht historianët, do ta gjykojnë me vëmendje arshivin e tij, si shkrimtar, publiçist apo skenarist, pa dyshim edhe si funksionar i lartë partiak dhe shtetëror. Kudo që ai punoj dhe krijojë, i qëndron shprehjes se minutat vlejnë më shumë se parat.
Anastas Kondo është autor i disa teksteve e studimeve shkencore në mikropaleontologjinë Shqiptare, shkencë që kërkone përdorimin e mikroskopit.
Nuk e di kush më ngacmojë ta kujtoj këtë viganin nga dreg deti, nga vend lindja e Petro Markos.
Me saktë për Anastas Kondon më nxitën kujtimet që lidhen me naftën, dhe me rinin time të hershme. Kujtimet dhe mbresat e rinisë janë në luftë me skelerozën.
Fillimisht Anastas Kondon e njoha në shkollen e mesme, “Teknikumi Naftës” në Kuçovë. Ai ishte mes nxenëseve që erdhën, nga Politeknikumi Shtatë nëntor.
Anastas Kondo edhe në rini ishte kollos dhe vigan, gjithnjë i veshur shik, i vëmendshëm dhe i gatshëm për diskutim. Vishte gjithmonë rroba të reja.
Ish personal, kollos, tepër i zhdërvjellët, kërkus dhe shumë kurrajos. Një personalitet rus thotë, sekreti jetës është në kurrajon e çmendur. Unë do të thosha, guximi qëndron mbi zgjuarsinë.
Kjo paraqitje personale dhe valenca e kurajos, bënte që njerëzit për rreth ta admironin. Admirimi ka dashuri dhe zilijë. Zëri tij bariton, mbushte labirinthet e bukura të Teknikumit, ndërtuar nga italianët.
Anastasin e admironin të gjithë. Për të kuptuar personalitetin dhe karakterin e tij na ndihmon E. Rooseveelt, kur thotë se askush nuk mund tu bëj të ndjeheni inferior pa miratimin tuaj…
Ai lexonte, vazhdimisht lexonte, se i qëndronte aforizmit, ca blejnë libra po të zgjuarit i lexojnë. Me këtë kod ai sundone njerëzit, të thjeshtit dhe zyrtarët, të talentuarit apo të rëndomtit. Kjo bënte që hija e tij të ecte para tij, të tërhiqte vëmëndjen edhe të të mëdhenjëve. Pra ai ishte shumë hapa para nesh.
Kam disa kujtime me Anastasin, po, pa dyshim nuk dua të abuzoj. Këto kujtime janë shumë pak, janë grimca, po janë ndjesi, kujtime që qëndrojnë ndezur në rrugë të gjatë, rrugë që zgjatet e zgjatet…
Në shkollë funksiononte një grup letrar. Stoli e monizmit që shkoi. Ky fakt na bënte të qëndronim bashkë sado që ai atëhere mbante orë dore, ndërsa unë ëndërroja për një kostum doku…
Në grupin letrar merrte pjesë edhe prozatori i talentuar Ramadan Pasmaciu që e nisi aktivitetin letrar me vjersha për fëmijë por, u lartësua në prozën humoristike ku fitoi edhe disa çmime kombëtare. Provoni ta lexoni, do të kënaqeni me stilin e tij origjinal, dhe dialogjet e zhdervjellta. Gjithashtu nuk më harrohen, artisti Miho Gjini, aktori Kadri Pirro, i cili u ngjitë me shumë sukses në teatrin e Durrësit…
Po le të kthehemi tek Anastasi. Pas mbarimit të shkollës së mesme, ai shkoi për studime në B.S. për gjeologji në qytetin e Leningradit… Mbaj mend se që andej shkruante dhe botonte poezi të bukura për dashurinë të cilat i botonte në Revisten Nentori, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Poezitë e tij ishin lirike, të ndjeshme, gjithnjë nën ndikimin e Eseninit.
Anastasi në fillim nisi punë në Kuçovë, dhe më pas në Fier si specialist paleontolog. Ky njeri i punës dhe me kurajo, tërhoqi vëmëndjen e të mëdhenjëve prandaj e morën lartë. Disa mezi ngjitin një shkallë apartamenti, kurse Anastasi fluturojë. Ca kolegë këtë gjë ia atribuojnë faktorëve të tjerë, miqësive dhe krushqive që ai kishte me të mëdhenjtë. Unë them se atë e ngjiten lartë dy valencat personale, puna dhe guximi. Aforizmi thotë, asgjë nuk është e jona përveç kohës
Një hërë teksa po ecja me shkrimtarin Dhimitër Xhuvani pranë ish kinema Partizanit në Tiranë, përballë na del Anastasi përkrah me Ismail Kadaren. Ata po bisedonin për një tregim të Anastasit botuar në gazetën Dita, parqitur nga Dhimitëri, i cili në atë kohë punonte redaktor.
Me vonë, befas u shfaq në qytetin e Patosit, pikërisht në Mencën e Inxhinierëve. Isha në dhomën e fjetjes kur hapet dera dhe futën brenda tre persona. Anastasi me dy shoqëruese. Mbasi u takuam, mi pa me vëmëndje libat që kisha mbi komo. I kalojë në dorë një nga një dhe më pas me atë zë baritoni më thotë, çfarë do na bëhesh shkrimtar apo shkencëtar? Sigurisht sarkazma e tij me skuqi, dhe siç e shikoni akoma nuk e kam harruar, megjithëse kanë kaluar shumë vite.
Një herë tjetër u takuam në mencën e Institutit të Naftës në Fier. Në atë mencë gatuhej shumë keq, prandaj që një suprizë ta shikoja të vinte të hante drekë në atë stallë… E pikasa që në derë. Kollos, si gjithmonë. Ai përpiu sallën me një shikim të shpejtë dhe qëndroi tek unë, në anë të sallës. Më dha dorën dhe më pyeti, si je more Ҫollak? Heshti pak dhe shtoi, a e di çdo të thotë Ҫollak në turqisht? Jo i thashë. Do të thotë sollak, mengjarash tha. Anastasi lexonte.
Anastas Kondo do të ngelet një vigan që u lartësua me punë, me guxim.
Ҫmoni të paktën guximin e stërgjyshëve tanë, që ishin të zhveshur nga çdo llojë xhelozie për zotninë… thotë Seneka
_______________________
IN MEMORIAM, ANASTAS KONDO