Pashtriku.org, 14 mars 2017: Kohë më parë ka dalë nga shtypi libri me poezi “Mos ma vrisni lotin” i krijueses Elife Luzha. Ky është libri i tretë i autores, dhe siç shkruan në një vlerësim për librin prof.Agim Vinca, me këtë autorja shënon një hap para në përvetësimin e shprehjes poetike. Sipas Vincës figura qendrore e poezisë së saj është loti, aq sa mund të thuhet se kjo figurë, pra metafora e lotit, është shenjë identifikuese e poezisë së saj. “Në trajta kryesisht të shkurtra poetike e me vargje sugjestive, poetja Luzha artikulon shqetësimet e veta krijuese, që kanë të bëjnë me jetën, Kosovën, vendlindjen, gruan dhe motive të tjera që përbëjnë botën e saj krijuese”, ka potencuar Agim Vinca.
Lexoni faksimilin e gazetës “Kosva Sot”, 12 mars 2017: