Përmet, 11 prill 2018: Prej kohësh një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë kanë ngritur alarmin për ndërtimet e hidrocentraleve në Shqipëri duke paralajmëruar se “lumi i digave” do të shkaktojë një katastrofë natyrore dhe do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë vendin tonë.
Sipas një analize të re, rreth 2800 diga të reja do të ndërtohen nga Sllovenia në Greqi, por Shqipëria konsiderohet si pika më e nxehtë, me 81 diga në ndërtim e sipër.
Pak muaj më parë, gazeta prestigjoze “The Guardian” ngriti alarmin se përveç jetës ujore, bumi i digave në vendin tonë mund të kërcënojë edhe njerëzit.
Ndërkohë, ditën e sotme një tjetër organizatë e njohur evropiane ka realizuar një dokumentar mbi ndërtimin e digave që rrezikojnë të zhdukin lumenjtë e fundit të egër në Evropë.
“Blue Heart” dokumenton betejën për lumin më të madh në Evropë, Vjosën e Shqipërisë dhe përpjekjet e banorëve dhe aktivistëve për të ndalur qeverinë.
Ata e përshkruajnë Vjosën si një ekosistem unik dhe dinamik, i cili përmban shumë specie ujore që janë zhdukur në të gjithë Evropën.
Sipas dokumentarit nëse opozita dështon, pellgjet e fundit të pamposhtura në Shqipëri dhe Ballkan do të përfshihen nga më shumë se 3,000 diga hidrocentralesh.
Aktivistët e OJQ-të evropiane si RiverWatch (të drejtuar nga aktivisti gjerman Ulrich Eichelmann) po luftojnë kundër korrupsionit të qeverisë lokale dhe investimeve të huaja, por as qeveria shqiptare e as ato ballkanike duket se nuk kanë ndërmend të ndalen.
Gadishulli i Ballkanit është shtëpia e lumenjve të fundit të egër në Evropë. Megjithatë, ndërtimet e hidrocentraleve duket se do të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë rajonin, duke shkaktuar frikën e zhdukjes së lumenjve malorë dhe humbjen e biodiversitetit. (Andi Tane, Përmet)
Postime të Lidhura
GJOKË DABAJ: NJË REKLAMË QË MË IRRITON
Durrës, 31. 08. 2013 – Nuk e di sa irritohen të tjerët, por unë, sa herë e dëgjoj…
IRIDA XHENETI(*) : ‘LARGPAMËSIA’ E TEORIVE TË MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE PAS LUFTËS SË FTOHTË
Pashtriku.org, 28. 03. 2013 – Paaftësia për t’i paraprirë ngjarjeve të ndodhura ka ndikuar kërkimet teorike në fund…
NDRIҪIM KULLA: E NXJERR NË SHITJE VOTËN TIME!
Tiranë, 23 qershor 2017: Unë Ndriçim Kulla, botues, studiues, ish-pedagog, publicist, në këto zgjedhje kam nxjerrë në shitje…
UK LUSHI: PASHMANGSHMËRIA E TË (PA)PARASHIKUESHMES NË HISTORI
(New York, 15. 10. 2012) – Një popull i emancipuar nuk duhet të lejojë disa personalitete antihistorike të…