PËRPARIM DEMI: AH KËTA PERËNDIMORËT!

Bukuresht, 16. 12. 2105: Të huajt, perëndimorët, e kanë të vështirë të kuptojnë se përse opozita në Kosovë përdor këtë metodë për të bllokuar aktivitetin e Kuvendit. Tek ata, qeveria nuk është kundër popullit apo kundër interesave të vendit, prandaj ata nuk mund ta kuptojnë që qeveria e një vendi të shesi vendin e vet. Kjo ndodh vetëm tek ne. Ata nuk kanë historinë tonë dhe nuk mund ta kuptojnë sensibilitetin tonë ndaj privilegjeve që i bëhen pakicës sërbe në Kosovë, apo asaj greke në Shqiperi. Kush nga ata bie në kontakt me historinë tonë, e kuptojnë që kemi të drejtë dhe pozicionohen ndryshe, ndërsa të tjerët, ata që kanë interesa të dyshimta dhe janë të implikuar me korupsionin shqipetar dhe bëjnë pjesë në vendim-marrjet e qeverisë së Kosovës, prandaj dhe shprehen në favorin e saj. Këta të fundit raportojnë qeverive të tyre opinion të deformuar, fshehin të vërtetën.
Regullat e demokracisë parlamentare tek ata funksionojnë, tek ne jo, pasi qeveria (pushteti ekzekutiv) ka dal mbi parlamentin (Kuvendin – legjislativin), i cili nuk është më një instuticion i pavarur. Pra, kur nuk kemi të bëjmë me një sistem demokratik (pasi diktatura nuk mund të jetë demokraci), ky nuk mund të gjykohet mbi bazën e principeve që njohin perëndimoret. Kështu ndodhte dhe në kohën e diktaturës enveriste në Shqiperi, kur thuhej se “diktatura e proletariatit është më e madhja demokraci”. Kështu ajo diktaturë e përdhunoi për 45 vjet rresht popullin shqipetar.

Pra ndodhemi në një rreth vicioz, ku ҫdo gjë mbulohet nga një mjergull mediatike manipuluese. Qeveritarët e Kosovës, ata që firmosën marrëveshjet me fqinjët, përdorin një gjuhë fallco “demokratike”, ndërkohë që veprojnë krejt ndryshe, ushtrojnë dhunë, mashtrojnë, gënjejnë dhe vjedhin etj. Përfaqësuesit e qeverisë janë njerëz me dy fytyra, ku njëra (e bukura) është për ndërkombëtarët dhe tjetra (ajo e shëmtuara) për popullin. Pastaj vejnë dhe u qahen ambasadorëve të huaj, se opozita po pengon demokracinë dhe shkojnë deri aty sa e quajnë teroriste. Ata nuk u tregojnë ambasadorëve për interesat e tyre, për kontrabandën që zhvillojnë në bashkpunim me mafiozët sërb në veri të Kosovës dhe se “Zajednica” do i ndihmojë ata ta vazhdojnë këtë kriminalitet deri në fund, dhe se populli i Kosovës do varfërohet edhe më shumë, ndërkohë që ata do pasurohen akoma më tepër.
Ata nuk u shpjegojnë ndërkombëtarëve se pas ligjerimit të marrëveshjeve, ish kriminelët e strukturave paralele (bashkëpuntorët e tyre të allishverisheve) do ligjerohen dhe do kenë fuqi ekzekutive dhe legjislative. Pra 32 % e teritorit të Kosovës do jetë parajsa e tyre fiskale, vendi ku ata do shpërlajnë parat e zeza, do jetë vendi i parajsës së kontrabandës, dhe se në ҫdo moment mund të bëhet vendstrehimi i tyre, nëse ligji i Kosovës do kërkoj ti fusi në burg për aktivitetin e tyre kriminal. Kjo zonë e lirë nga ligji mund të krahasohet figurativisht me ishullin e piratëve, që kemi lexuar në romanet me aventura. Edhe qeveritarët sërb janë të gëzuar dhe mezi presin të miratohet marrëveshja në Kuvend, pasi do kenë dhe ata pjesën e tyre, e cila ndoshta do jetë thela më e majme për ta. Sa mirë u morën vesh me Hashimin, për bukuri! Veç ti shihje si i buzqeshnin me dashuri njëri tjetrit, Vuçiçi me Hashimin. Isa do ketë dhe ai një thelë, veҫ të vogël ama, sa për të thënë. Ai s’ka gjë në dorë, kurse për të firmos do e firmoste me një këmbë (si Ҫeҫua), se yzmeqari i tyre ka qënë gjithë jetës dhe e ka dosjen e trashë në Beograd.
Shumë gjëra nuk dinë perëndimorët, por jo të gjithë ama, flas për ata që e shohin Kosovën nga larg me dylbi, se ata që janë brënda, i dinë të gjitha, i shohin përditë, por aq u bën, ata u shërbejnë patronëve të tyre dhe interesave të veta.
Këta tanët, nuk ҫahen dot me llafe, janë bërë bllok dhe në Bruksel flasin me një gojë. Në këto kushte opozita s’ka shanse ti pengojë, aq më tepër që tani, pak nga pak, po hyn e gjith opozita në burg. Unë nuk jam dakord për bomba lotsjellëse në Kuvend, po ҫfarë mjeti duhet? S’po më vjen ndër mend në këtë moment ndonjë gjë më eficiente, që tu vij hakut.
Do mendohem…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura