Përmet, 11 prill 2018: Prej kohësh një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë kanë ngritur alarmin për ndërtimet e hidrocentraleve në Shqipëri duke paralajmëruar se “lumi i digave” do të shkaktojë një katastrofë natyrore dhe do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë vendin tonë.
Sipas një analize të re, rreth 2800 diga të reja do të ndërtohen nga Sllovenia në Greqi, por Shqipëria konsiderohet si pika më e nxehtë, me 81 diga në ndërtim e sipër.
Pak muaj më parë, gazeta prestigjoze “The Guardian” ngriti alarmin se përveç jetës ujore, bumi i digave në vendin tonë mund të kërcënojë edhe njerëzit.
Ndërkohë, ditën e sotme një tjetër organizatë e njohur evropiane ka realizuar një dokumentar mbi ndërtimin e digave që rrezikojnë të zhdukin lumenjtë e fundit të egër në Evropë.
“Blue Heart” dokumenton betejën për lumin më të madh në Evropë, Vjosën e Shqipërisë dhe përpjekjet e banorëve dhe aktivistëve për të ndalur qeverinë.
Ata e përshkruajnë Vjosën si një ekosistem unik dhe dinamik, i cili përmban shumë specie ujore që janë zhdukur në të gjithë Evropën.
Sipas dokumentarit nëse opozita dështon, pellgjet e fundit të pamposhtura në Shqipëri dhe Ballkan do të përfshihen nga më shumë se 3,000 diga hidrocentralesh.
Aktivistët e OJQ-të evropiane si RiverWatch (të drejtuar nga aktivisti gjerman Ulrich Eichelmann) po luftojnë kundër korrupsionit të qeverisë lokale dhe investimeve të huaja, por as qeveria shqiptare e as ato ballkanike duket se nuk kanë ndërmend të ndalen.
Gadishulli i Ballkanit është shtëpia e lumenjve të fundit të egër në Evropë. Megjithatë, ndërtimet e hidrocentraleve duket se do të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë rajonin, duke shkaktuar frikën e zhdukjes së lumenjve malorë dhe humbjen e biodiversitetit. (Andi Tane, Përmet)
Postime të Lidhura
SHERADIN BERISHA: MENDËSIA NDJELLAKEQE NDAJ MARGATËS SONË!
Pashtriku, 15 tetor 2020: (Reagimi është bërë më 14 tetor 2019) – “Kokëfortësia në mendime ashtu si gjaknxehtësia…
SYLEJMAN PIREVA: LLOJSHMËRIA E KOLEKSIONEVE TË LIBRIT NЁ RRJETIN E BIBLIOTEKËS PUBLIKE
Prishtinë, 04. 02. 2014 – Furnizimi a pajisja e degëve të bibliotekës publike/qendrore me material bibliotekar, në përgjithësi,…
BEHXHET SH.SHALA: LIGJI PËR AMNISTI – FALJE E IMPONUAR APO DISKRIMINIM I POLITIZUAR!?
Prishtinë, 11. 07. 2013 – (Sot) Më 11 korrik 2013) në Kuvendin e Kosovës për herë të dytë…
ELIFE LUZHA: DALËZOTËSIT E KOSOVËS ENDE JANË GJALLË
Shpjeguar në çfarëdo varianti çoftë me shprehjen ‘ikje’ çdo here nënkuptojmë diçka negative. Por, kur është fjala për…