SHERADIN BERISHA: VRASËSIT E SHPRESËS!

Pashtriku, 16 prill 2019: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, ju në saje të luftës së UÒªK-së u faktorizuat politikisht!
Dhe rrjedhimisht paslufta në politikë ju konsumoj pa masë!

Pse?!
Sepse për 20 vjet rresht në vend se ta zhvillonit Kosovën, ju e feudalizuat atë, duke krijuar mirëqenje dhe pasuri përrallore vetëm për feudet e kastës suaj!
– Dhe kështu rrjedhimisht e keni mbushur kupën, edhe pse miqtë tanë si Xhems Rubin etj., ju kishin thënë me kohë që ta leni politikën!!!
– Dhe kupa e mbushur me plotë durim, paknaqësi, zhgënjim e indinjatë të shqiptarëve, tashmë po derdhet në IKJE masive të shqiptarëve, sepse ua kani vrarë edhe SHPRESËN!
– Dhe Ju, tashmë nga këto rrethana ekzistuese nuk mund ta ndryshoni këtë gjendje, as të shkuarën tuaj, ama mund ta ndimoni të ardhmen e këtij vendi!
Si mund ta ndihmoni të ardhmen?!
Keni vetëm një rrugë!
T’i hapni rrugë ndryshimit në mendësinë politike, duke ikur nga politika!
***
Òª’rëndësi ka pushteti kur, për çdo ditë zbrazet shteti nga mileti?!
__________________
(Është publikuar fillimisht më 11 prill 2019, në facebook)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

SAMI BABA!

SAMI BABA! Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 28 tetor 2021 Derisa kemi këso SAMI BABASH në politikë shteti shkon…