WESLEY ROTHMAN: ‘ZODIAKU’ I ZEQOS, TË KUJTON ‘ELEGJITË’ E RILKE’s, ‘FIJET…’ E WHITMANIT DHE ‘CANTOS’in’ E POUNDIT

Pashtriku.org, 19. 05. 2016: “Zodiaku“ i Zeqos i përkthyer nga Anastas Kapurani dhe Waynne Miller, botuar nga ZAPHYR PRESS në SHBA, në 2015, të kujton “Elegjitë“ e Rilkes, “Fijet e barit“ të Whitmanit dhe “Cantos“ të Ezra Pound-it. Ky libër është një relike (dëshmi kryesore e aktit krijues) e rëndësishme e poezisë, e artit ndërkombëtar, mitologjisë dhe gjuhës, si dhe e perspektivës.
Nëpërmjet tij, anglishtfolësit dhe poezidashësit ballafaqohen me një poet shqiptar të pazakontë nëpërmjet një serie (cikli) të hartuar mençurisht, që të kujton ”Elegjitë” e Rainer Maria Rilke-s dhe “Fijet e barit” të Walt Whitmanit. “Zodiak” gjithashtu mbart me vete gjurmë vëzhgimore dhe referuese nga “Këngët” (Cantos) e Ezra Paundit.
Në këtë përkthim të veçantë- të gjuhës dhe kulturës – Kapuranidhe Miller na e lehtësojnë lidhjen tonë me Zeqon, duke na ofruar përkrah përkthimit pozitën e Gjuhës Shqipe si dhe kulturën dhe historinë e një epiqendre midis Lindjes dhe Perëndimit (fundnotat na informojnë mbi referenca të shpeshta mbi mitologjinë, historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë).
Lexues i tij e pat besim që të lundrojë mbi referencat pak më të njohura perëndimore.
Prezantimi i matur dhe informativ i Waynne-it tregon – ç`ka kërkon nga ne si lexues dhe si njerëz si dhe çfarë Zeqo ofron.

 

– Waynne Miller dhe Moikom Zeqo –

Në një Shqipëri të turbulluar politike dhe kulturore, Zeqo portretizohet si një dijetar social dhe kulturor (“Shqipëria është edhe e lashtë dhe habitshmërisht e re si komb, dhe arti i saj kombëtar dhe letërsia janë të ngjashme të dyja, sa të të lashtë, aq edhe të rinj”)
Ky portretizim intrigues dhe delikat është i pranishëm si te parathënia, ashtu edhe te krejt poezitë – në formë mohimi.
Lexuesit inkurajohen të bëhen pjesë “kryesisht në ekstazë dhe vizionarë, në ajër para të gjitha llojeve të salduara çuditshmërisht, prekëse, të prirur dhe pse jo, nganjëherë ironizuese dhe shpotitese.”
Një aspekt tjetër i këtij portretizimi vjen në ç`ka duhet të ndjejmë për Zeqon. “Zodiak” është oferta e tij” kundër anonimitetit të së ardhmes, një përpjekje për të skalitur emrin e tij sa më plotësisht dhe fuqishëm”.
Konteksti në të cilin ky libër është shkruar, është aq thelbësore sa poezia që përmban. Referencat dhe përkthimi duken prandaj si një akt perdellimi dhe vëmendjeje ndaj Zeqos, por në fund të fundit ato janë absolutisht të domosdoshëm për këto poezi.
Ky përkthim i shkelqyer na krijon lidhje të çuditshme me një poet, një komb dhe një kulturë. Që shumë shpesh është e anashkaluar, sikur me qenë e padukshme.
Shqetësimi i autorit se mund të harrohet, të bën të ndihesh keq (“ndërsa librat bëhen të padukshëm, sapo Zeqo i përfundon ato”), por ai gjithashtu i kujton vetes dhe të gjithëve ne që në shekullin e 21 edhe Hemingueit“ ia hoqën dhëmballët”.
Nga kjo pikëpamje është e qartë, arsyeja se pse pikërisht ndjenja e urgjencës dhe e frikës, çuan në këto poezitë e rrezikshme, të hapur adhe plot ekstazë.
Kur lexon “Zodiakun” e kupton pse ky portretizim është i dobishëm dhe pse paradoksi i zanatit, gjuha, intelekti dhe referencat janë të rëndësishme.
Ky libër është një ndërmjetës i shkëlqyer midis gjuhëve, midis kulturave, midis ndërgjegjësimeve dhe midis tendencave poetike.

Përmban një emocion të drejtpërdrejtë, që mund të mos proferohet nga shumë “workshops-e amerikane”, por edhe një gjuhë që duket sikur pengohet, vetëm për të garuar dhe për t`u penguar sërish dhe përsëri për t’u ngritur.
“Zodiaku” nuk është turizëm poetik, por një ftesë për t`u zhytur në poetikën, kulturën dhe emocionet e një “tjetri” që ne kurrë nuk mund të kishim pasur privilegjin për të kuptuar.
Zeqo, nëpërmjet Kapuranit dhe Millerit, na prezanton me një grumbull elegant të përvojës njerëzore, një meditim madhështor të vendit të një njeriu brenda dhe jashtë kohës.
Ai zotëron humor, mprehtësi, pakëndshmëri, dhe zhvillim.
Ne na ofrohet një mundësi e qartë negociate me Zeqon; ky libër, këto poezi, na kujtojnë se poezia, ashtu si dhe përkthimi, është një formë e jashtëzakonshme negociate.

*) Wesley Rothman është Poet i shquar bashkohor amerikan.
– Përkthyer në shqip nga Kleitia Zeqo

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura