XHAFER DURMISHI: ÇËSHTJE TË BRENDSHME TË IBRAHIM KELMENDIT (FRONTIT TË KUQ) DHE ORGANIZATËS MARKSISTE – LENINISTE TË KOSOVËS (OMLK)

Pashtriku, 6 mars 2021:
1. Portreti i babait
Ibrahim Kelmendi: “Babai i Kadriut mbante ballin e dhomës me biseda, duke bërë një durim stoik dhe duke u munduar t’i inkurajojë të goditurit. Ndonjëherë, si për inat të “trashëgimtarëve”, bënte shaka në dukje marrashe.
– Isha fare i panjohur, – tha ai kur i kërkuan të fliste. – Nuk më njihnin as në katundin fqinjë. Kur ndodhi kjo vrasje, u bëra i njohur. Me mijëra erdhën për ngushëllim dy ditët e para, sa isha atje. Po ta kisha ditur se kështu do të afirmohesha, do ta kisha vrarë vetë djalin tim dhe do t’ia kisha lënë fajin UDB-së… Kur e dëgjuan “trashëgimtarët”, gati sa nuk pëlcitën nga inati.” (Atentatet, f.350)

Saime Isufi: “Për ato rrethana, ku pjesëmarrëse kam qenë edhe vetë, vërtetë secilin personazh e ke paraqitur të tillë siç pata mundësi t’i njihja edhe vetë.” (Letër Ibrahim Kelmendit, 5 mars 2007, www.pashtriku.org)
Avni Dehari: “I tillë është edhe Babai i Kadri Zekës, i cili duke e pasur parasysh se në mesin e atyre që vinin për ngushëllime, kishte bashkëpunëtorë të UDB-së, ndër të tjera thoshte: ‘Nuk më njihnin as në katundin fqinjë. Kur ndodhi kjo vrasje u bëra i njohur. Me mijëra erdhën për ngushëllime dy ditët e para sa isha atje. Po ta kisha ditur se kështu do të afirmohesha, do ta kisha vrarë vetë djalin tim dhe do t’ia kisha lënë (mveshë-shën im) fajin UDB-së.’ Dorasit duke i vrarë tre bashkëluftëtarët e tij bënë atentat shpirtëror edhe mbi Miranin, mbi familjen Gërvalla, mbi familjen Zeka, mbi shumë bashkëveprimtarë të tjerë dhe mbi tërë Lëvizjen…” (www.pashtriku.org, Gazeta Focus, 2 mars 2007)
2. Portreti i birit
Ibrahim Kelmendi: “Kurse në mërgatë, ti shoku Kadri ende nuk ke anëtarësuar njeri, vetëm mban rreth vetës disa kandidatë simpatizantë që duhet ta plotësojnë stazhin para se t’i anëtarësoni.” (Atentatet, f.293)
Saime Isufi: “Për ato rrethana, ku pjesëmarrëse kam qenë edhe vetë, vërtetë secilin personazh e ke paraqitur të tillë siç pata mundësi t’i njihja edhe vetë.” (Letër I. Kelmendit, 5 mars 2007)
I. Kelmendi: ”OMLK-ja kishte përcaktim komunist. Jashtë Kosovës nuk besoj të ketë pasur anëtarë, pos Kadri Zekës (Atentatet, f. 330)
II. Saime Isufi: “Për ato rrethana, ku pjesëmarrëse kam qenë edhe vetë, vërtetë secilin personazh e ke paraqitur të tillë siç pata mundësi t’i njihja edhe vetë.” (Letër I. Kelmendit, 5 mars 2007)

3. Portreti i Frontit
Hasan Mala: – Me sa di unë dhe nuk besoj se gabohem, u arrit vetëm në ditët e fundit të jetës së Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallës. Ata u takuan disa herë në qytete të ndryshme të Gjermanisë, – më në fund në Shtutgart – dhe, më në fund, u morën vesh jo vetëm që të dyja organizatat të shkriheshin në një, por kështu të bëhej edhe me të dyja organet që botonin ato, përkatësisht ‘Liria’ dhe ‘Zëri i Kosovës’. Të kishte pra vetëm një gazetë, dhe ajo të quhej ‘Liria’. Dhe Taip Zeka ka të drejtë kur mendon se ata qëndruan edhe një natë së bashku, për t’iu gëzuar në njëfarë mënyre, këtij bashkimi të shumëpritur. Dhe vrasja e tyre kishte pikërisht edhe këtë qëllim të mbrapshtë, të pengonte me çdo kusht dhe me çdo mjet bashkimin e organizatave dhe krijimin e Frontit, gjë që ndodhi realisht.” (Apostol Duka, Vrasje në Shtutgart, Tiranë 2009, faqe 256-257)
Ibrahim Kelmendi: ”Fronti ishte më shumë, do të thosha, frymë sesa organizatë me strukturë të centralizuar, të përpiktë e klandestine, siç ishte praktikë e kohës.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)
Mehmet Hajrizi-Gani Sylaj: “Nga Grupi Revolucionar te Fronti i Republikës” (Titull libri, Prishtinë 2014)
Ibrahim Kelmendi: ”Emërtimi bazë i organizatës së re qe vendosur të ishte LËVIZJA, edhe për shkak se emërtimin FRONT e kishim konsumuar ne të Frontit të Kuq Popullor.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)
Jusuf Gërvalla: ”Sa për organizatën e bashkuar rreth organit ”Bashkimi”, më duket se pak dobi mund të ketë nga iniciativa për bashkim e bashkëpunim me ta. Së paku për sa shihet te udhëheqësi i kësaj organizate në botën e jashtme, (I. Kelmendi-vërejtja ime) nuk ekziston përshtypja për organizim të mirëfilltë dhe as për ndonjë organizatë të fuqishme numerikisht. Megjithatë, po ta shihni ju të arsyeshme, ndoshta do të mund të realizohej mundësia që shokëve të Lëvizjes në Kosovë t`u jepet lidhja me përfaqësuesin e “Bashkimit” në Kosovë. Megjithëqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë (i UDB-së-shën ynë), njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit” (19 dhjetorit 1980 – shën. i Xh. D.), të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm (I.Kelmendi) i kam ndërprerë.” (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

Ibrahim Kelmendi

4. Portreti i shokut
Saime Isufi: ”Hasan Mala, siç e kemi quajtur Plaku, me respekt të madh, ka qenë është dhe mbetet timonieri kryesor i Lëvizjes ilegale të mërgatës në Zvicër dhe më gjërë pas rënies së Kadri Zekës.” (Film dokumentar i Ismet Rashitit për Hasan Malën, nëntor 2012, minutat 01:15-01:32)
Hasan Mala: ”Kur është kthye Kadriu prej mbledhjes (tetor 1981, në Stamboll – shën i Xh. D.) që kanë pas, unë kam qenë në panairin e librit në Frankfurt. Ishte edhe Ismail Kadareja, ishte edhe Isufi aty. Pak a shumë u njifshim me Isufin, por jo sa duhet. Kisha një respekt ndaj tij, ishte njeri i afërt. Vjen Kadriu aq i lodhur e aq i mërzitur sa nuk mundet me u marrë me mend, dhe më kapi për krahu e u ulëm rreth një tavoline.
– Çka u bë puna si kaluat atje?
– Kurrqysh hiq nuk kemi kalue!
– Si?
– Nuk kemi mund të bëjmë asgjë, por frikohem se është prishë puna edhe më shumë.
– Po Bardhi si mendon?
– Bardhi nuk mendon keq, Bardhi, por megjithatë, kur ishte ndikimi i tij (Sabri Novosellës – shën im), para tij nuk e thoshte ndoshta edhe atë çka e mendonte, se Sabriu kishte më kompetencë. Por Isufi më la përshtypje të mirë, – se i ka folë Isufit aty.
Isufi i ka thënë se pse nuk është arritë atje, mund të kryhet nesër. Domethënë mund të bëhet nesër, nuk do të thotë se u krye (mori fund – shën im) kjo punë. Isufi e ka pritë me rezervë, domethënë pse s’u bërë mirë tani, por në të ardhshmen do të bëhet mirë.” (Marrë nga filmi dokumentar “Ç’ke bërë sot për Kosovën?”, 1997)
Ibrahim Kelmendi: ”Informim interesant nga Hasani fatkeq! Gjithë kohën edhe Hydajeti, edhe Kadriu e shfrytëzonin atë kryesisht si shofer. Nuk i jepnin mundësi të bëhej anëtar i OMLK-së, sepse kishin një stazh që duhej absolvuar, që do të thotë, duhej të dëshmohet si “kandidat” se është komunist i devotshëm. Ndërsa pas vrasjeve të kobshme edhe atij i erdhën tre ditë që të bluajë, si Nuhi Sulejmanit, Suzana Gërvallës, Xhafer Durmishit. Pra ai tashmë po përfaqësonte OMLK-në dhe ishte ai, Hasan mjeran, që ia dha “autorizimin” Xhafer Shatrit që t’ia bashkëngjis OMLK-në “bashkimit” të sajuar më 17 shkurt 1982, nga SN, Abdullah Prapashtica & Co.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)
Saime Isufi: ”Hasan Mala, siç e kemi quajtur Plaku, me respekt të madh, ka qenë është dhe mbetet timonieri kryesor i Lëvizjes ilegale të mërgatës në Zvicër dhe më gjërë pas rënies së Kadri Zekës.” (Film dokumentar i Ismet Rashitit për Hasan Malën, nëntor 2012, minutat 01:15-01:32)
Ibrahim Kelmendi: ”Hasan Mala. Edhe ai do të faktorizohet, meqë edhe atij, (ish-traktoristit dhe gjysmanalfabetit), i rastisi të gjendej emigrant në Zvicër. Atje Hydajet Hyseni, Kadri Zeka e ndonjë tjetër e kishin afruar që të kishin tek ai bazë strehuese dhe mundësi të transportit me makinë. Për këtë gatishmëri e angazhim udhëheqësit e OMLK-së e kishin shpërblyer me dhënie të statusit të “kandidatit” të OMLK-së. Ai dhe, në këtë rast, edhe vëllai i Kadri Zekës, rrëfejnë, por duke mos u mbështetur në dëshmitarin e Bashkimit (që kishte rastisur të isha unë), siç u ka treguar, por “filozofojnë”, sikur janë dëshmitarë.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)
5. Portreti i gruas
Ibrahim Kelmendi: “Mirani (I.Kelmendi) mori frymë thellë për të pritur reagimin. Kishte frikë mos po e humbiste durimin, pasi ishte bindur se shtabi i UDB-së që kishte urdhëruar atentatet, tani kishte dhënë urdhër që të provokohej Mirani për të bërë ndonjë hata ndaj provokuesve.
– Jo vetëm ti, por as ajo kurva, që ju po i thoni Bule, nuk jeni të dëshiruar të qëndroni më këtu, – foli Xhafari (Xh.Durmishi).
Të gjithë të pranishmit hapen sytë në drejtim të Xhafarit, pos Nuriut (N.Sylejmanit) që vazhdonte të mbante kokën ulur, pothuajse midis këmbëve. Sikur pjesëmarrësit nuk po u zënin besë veshëve çfarë dëgjuan.
– Përse është kurvë bashkëshortja e nderuar e Kadriut? – ia drejtoi Mirani Xhafarit, duke ruajtur qetësinë e jashtme, të cilën përbrenda pothuajse e kishte humbur. Sa s’po eksplodonte.
– Ajo kurvë e dërguar nga UDB-ja i ka qitur shokët në pritë, – u përgjigj Xhafari, që po ngjante me shumë në një kërmë se sa në njeri.
– Pa na e zbërthe edhe këtë komplot, se si i keni sajuar detajet!?
– Nuk jam këtu para UDB-së që të përgjigjem në pyetjet e tua, – tha Xhafari.
– Mor kriminel i dërguar, do të sqarosh apo do të ta dredh qafën si të gjelit!? – e kërcënoi Mirani, i cili po shtrëngohej për t’ia mbërthyer fytin. Tashmë Mirani kishte fituar siguri se pos ndërhyrjes për t’i ndarë nuk do t’i hidheshin të tjerët.
– Dihet, – nisi të përgjigjet Xhafari, që kishte humbur davanë, – Kadriu ka lënë orarin kur do t’i telefonojë kurvës së tij. Ajo ka informuar vrasësit për orar dhe pastaj vrasësit kanë zënë pritë.” (Ibrahim Kelmendi: Atentatet, f. 363-364)
Saime Isufi: “Për ato rrethana, ku pjesëmarrëse kam qenë edhe vetë, vërtetë secilin personazh e ke paraqitur të tillë siç pata mundësi t’i njihja edhe vetë.” (Letër I. Kelmendit, 5 mars 2007)
***
“Njoftim
Njoftohen shokët Xhafer Shatri dhe Ibrahim Kelmendi për mbledhjen e fundit të KQ të LRSSHJ
“Duke e parë situatën e krijuar, Xhaferi (Shatri-shën ynë) dha dorëheqje me shkrim.
Derisa shoku Xhafer (Shatri-shën ynë) në punën e tij që bëri e përcollën edhe gabimet, në anën tjetër shoku Ibrahim Kelmendi nuk punoi fare, por u muar drejtpërdrejt me përcjelljen e punëve dhe gabimeve të Xhaferit; u muar me thash e thëna në mesin e punëtorëve. Bëri edhe dekonspirime të sekreteve të KQ të LRSSHJ-së. Keqpërdori ndihmat për Kosovën, duke mos sjellur në fond asnjë qindarkë. P.sh. të përmendim vetëm rastin e Suedisë në praninë e katër vetave një familje shqiptare i dha ndihmë luftës sonë prej 50. 000 korona, prej të cilave nuk solli asnjë qindarkë, si dhe ndihmat që dhanë familjet e tjera në Suedi; mbjellja e frymës përçarëse në vetë KQ; mospërgjegjësia ndaj punës; prishja me miq zviceranë; mosaktiviteti me të huaj dhe krijimi i ftohjes së tyre ndaj luftës sonë dhe organizatës sonë.”
“Kështuqë KQ i LRSSHJ me shumicë votash 4:1 (katër me një) vendosi që shokët Xhafer Shatri dhe Ibrahim Kelmendi përjashtohen nga KQ i LRSSHJ-së, përderisa të mos e vërtetojnë të kundërtën me aktivitetin e tyre.
10 shkurt 1985 Zvicër
KQ i LRSSHJ”
(Faridin Tafallari, Terror Dhimbje Qëndresë, Tiranë 1997, f .253-254)
Dëshmitare kur Ibrahim Kelmendit i janë dhënë 50 mijë korona suedeze nga Nexhmi e Shefkate Sherolli është Saime Isufi. Anëtare e Komitetit Qendror të LRSSHJ në Zvicër, i cili më 10 shkurt 1985 e përjashton Ibrahim Kelmendin për hajni është Saime Isufi.
Ibrahim Kelmendi: Afishuar me: 23.03.2007 21:18 “Në xhepat e mijë të grisur nuk ka bir nëne (e as bir kurve), që do mund të kërkonte të hollat e tij ose të hollat e cilido kontribues, që do të thotë se nuk kam shpërdoruar e përvetësuar nga ato mjete për vete dhe as për familje.” (www.kosova.de)
I nderuari, i përshëndeturi dhe i respektuari Xhafer Durmishi-Skenderi
Ibrahim Kelmendi: ”13 PYETJE PËR XHAFER DURMISHIN – AUTORIN E LIBRIT – “LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS!“
I nderuar ish Bashkëveprimtari Xhafer!
…..
Besoj, edhe Ti e di, se pata shkruar roman dhe jo libër historik e dokumentar dhe as memoare. (…)
Me respekt,
Ibrahim Kelmendi” (Në vend të reagimit / me 22. 10. 2011, www.pashtriku.org)
Ibrahim Kelmendi: ”Përshëndetje (Xhafer Durmishi)
Edhe për refuzimin Tënd që të përgjigje në pyetjet që të bëra, të falënderoj, meqë edhe kështu ke dhënë një pjesë të përgjigjes.
……………..
Uroj që debati të ketë nivel sa më të kulturuar e të kultivuar, pa fyerje e ofendime, me shpresë që secili dhe secila të jenë skajshmërisht të sinqertë.
Me respekt,
[email protected], (23 tetor 2011; facebook)”.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura