XHAFER DURMISHI: FAKTE RRETH LËVIZJES SË JUSUF GËRVALLËS

Pashtriku, 16 shkurt 2021: (Nga arkivi i pashtriku.org, 2011)
FAKTE për disa “DËSHMI” të shprehura në shkrimin “DËSHMI TË KOHËS PËR ORGANIZATËN PATRIOTIKE LNÇKVSHJ” të Ramadan Pllanës, në formë të një interviste dhënë Fadil Shytit dhe Kristina Rasit, 17 mars 2009, publikuar në www.albaniapress.com dhe www.pashtriku.org. Citatet e mëposhtme të Ramadan Pllanës, me përjashtim të atyre të 20 marsit 2009 dhe 19 dhjetorit 2010, janë marrë nga shkrimi i lartpërmendur. LNÇKVSHJ – Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi, Lëvizje në të cilën figura qendrore ka qenë dhe ka mbetë Jusuf Gërvalla, e njohur shkurtimisht e pa shkurtesa si Lëvizja e Jusuf Gërvallës.

1. Fakte rreth Jusuf Gërvallës
Ramadan Pllana: “Pra, unë, kam pas kontakt me Bujar Hoxhën në tetor të vitit 1979, me të cilin nuk jam pajtuar kurrsesi që LNÇKVSHJ-ja të ndërroj platformën e vet për bashkim me Shqipërinë. Ai, këmbëngulte që ne t’i kërkonim të drejtat tona në kuadër të RSFJ-së, se, Titoja, sipas tij, ishte i mirë. Nuk do të shpjegoj më shumë, sepse i ke në pjesët e mësipërme për bisedat që i kam pasur me të.” (Pse të trazojnë kujtimet e mia, Abdullah Prapashtica?!, www.albaniapress.com, 20 mars 2009)
Ramadan Pllana: “Në vitin 1978 në «Komitetin Qendror» pranohen edhe dy anëtarë, që kishin marrë besimin nga udhëheqësit e LNÇKVSHJ-së, dhe këta:
1. “Sokoli”, alias, Jusuf Gërvalla, në mesin tonë organizativ i njohur si Gazetari, i propozuar nga Sabri Novosella dhe
2. “Qemajli”, alias Ramadan Pllana, në mesin organizativ i njohur si Studenti i Frëngjishtes, i propozuar nga Shefqet Jashari.” (17 mars 2009, www.pashtriku.org)
Jusuf Gërvalla:”Kështu e pata kuptuar më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im).”
Shefqet Jashari: “Ta zëmë rastin kur është futur në kryesinë e ngushtë Jusuf Gërvalla. Unë nuk kam ditur si quhet, çfarë profesioni ka, ku punon dhe jeton dhe ku ka lindur. Sabriu ka thënë se e njoh një kohë të gjatë, është atdhetarë i mirëfillt, dmth. i painfektuar nga ideologjia e djallit të mallkuar bolshevik.” (Drita, Trelleborg, Suedi, nr 15, 1997, faqe 15)
Jusuf Gërvalla:”Kështu e pata kuptuar më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im).”
Ramadan Pllana: “Deri më tani, historikisht, është vërtetuar se në këtë Komitet (Komitetin Qendror të LNÇKVSHJ-shën.im) kanë qenë të angazhuar Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Shefqet Jashari, Jusuf Gërvalla dhe, unë, Ramadan Pllana.” (Avdi Kelmendi-një veprimtar i çështjes kombëtare, www.albaniapress.com, 19 dhjetor 2010)

Ramadan Pllana: “Sokoli”, alias, Jusuf Gërvalla, në mesin tonë organizativ i njohur si Gazetari”
Shefqet Jashari (për Jusuf Gërvallën): “Unë nuk kam ditur si quhet, çfarë profesioni ka, ku punon dhe jeton dhe ku ka lindur.”
Shefqet Jashari: “Dihet se ti me Sabri Novosellën nuk keni pasur kontakte të drejtpërdrejta dhe ai nuk ka ditur për ty më shumë se sa që unë i kam treguar. Për ty Sabriu, Metushi e nëpërmjet tyre ndoshta edhe Jusufi kanë ditur aq sa unë i kam informuar për ty.” (Letër Ramadan Pllanës, 27 prill 2009)
Jusuf Gërvalla: “Tash ka dalë sheshit pezmi i madh i popullit, gatishmëria e madhe për flijime të larta, ideja e luftës për liri është materializuar më shumë se kurrë. Sipas njohurive të mia të pakta teorike, më duket se tash, në vend të reduktimeve e të përkufizimeve, duhet të aplikojmë zgjerimin e furishëm të radhëve, ashtu siç thotë Lenini me një rast, madje në atë mënyrë që rekrutët e rinj të zënë vendin e luftëtarëve të rëndomtë, kurse ushtari i vjetër të zërë vendin e oficerit të ulët. Kështu e pata kuptuar më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im).” (Letër Sabri Novosellës, 14 janar 1982, Faridin Tafallari, Terror Dhimbje Qëndresë, 1997, faqe 452-454)
“D O K U M E N T
Nga mbledhja e përbashkët në nivel të përfaqësuesve të KQ (Komiteti Qendror-shën im) të LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ
Në orën 21.10 të datës 17 shkurt 1982 (në Ankara – vërejtja ime) filluan bisedimet për bashkimin e organizatave motra, LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ, gjegjësisht për shkrirjen e këtyre dy organizatave në një të vetme.
Oganizatën e LNÇKVSHJ e përfaqësojnë anëtarët e KQ (Komitetit Qendror-shën i Xh.D.) Mërgimi (Sabri Novosella) dhe Shpendi (Xhafer Durmishi).” (Ankara, 17 shkurt 1982; Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë, 1997, faqe 217-218 dhe www.pashtriku.org, 2008)
Jusuf Gërvalla: “Kështu e pata kuptua më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im).”
Ramadan Pllana: “Deri më tani, historikisht, është vërtetuar se në këtë Komitet (Komitetin Qendror të LNÇKVSHJ-shën. im) kanë qenë të angazhuar Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Shefqet Jashari, Jusuf Gërvalla dhe, unë, Ramadan Pllana.” (Avdi Kelmendi-një veprimtar i çështjes kombëtare, www.albaniapress.com, 19 dhjetor 2010)
Jusuf Gërvalla:”Kështu e pata kuptuar më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im).”
Komiteti “Vëllezërit Gërvalla”: “Fjalën pastaj e mori Drita (Suzana Gërvalla-shën. i Xh.D.) e cila u falenderua dhe në vazhdim i njoftoi të pranishmit se Shpendi (Xhafer Durmishi-shën. im) ishte njeriu që ishte udhëzuar ta ndihmonte Sokolin (Jusuf Gërvallën-shën i Xh.D.) dhe për këto detyra të kryera ai kohët e fundit ishte pranuar edhe anëtarë i KQ (Komitetit Qendror-shën. im) të ish-LNÇKVSHJ.” (Letër dërguar Komitetit Hasan Prishtina, 26 shkurt 1982; Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, f. 357-358)
Jusuf Gërvalla: “Kështu e pata kuptuar më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im).” (Letër Sabri Novosellës, 14 janar 1982, Faridin Tafallari, Terror Dhimbje Qëndresë, 1997, faqe 452-454)
Nga faktet e painfektuara të Shefqet Jasharit rrjedh se Ramadan Pllana nuk e ka njohur Jusuf Gërvallën në asnjë mënyrë e as përmes profesionit, pasi këtë punë nuk e ka ditur as vetë Shefqet Jashari (lidhja e vetme e Ramadan Pllanës me udhëheqjen e Lëvizjes që duket edhe më mirë nën pikën 2 më poshtë). Nga letra e infektuar e Jusufit rrjedh se Jusufi është pranuar në Komitetin Qendror të LNÇKVSHJ pas 17 korrikut 1981, në të njejtin moment apo me të njejtin vendim së bashku me Shpendin, përmes Sabri Novosellës.
“Kështu e pata kuptuar më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ”. Kjo do të thotë se me gradë, në Kosovë, Ramadan Pllana ka qenë më i lartë se Jusuf Gërvalla. Por është modestia e tij tepër e madhe që e shtyn mos me i dalë Jusufit përpara, andaj edhe deklaron se është pranuar në KQ në të njejtën ditë me Jusufin. Shtrohet pyetja: Pse Ramadan Pllana i shtrembëron faktet në mënyrë kaq të tejdukshme për personin kryesor të Organizatës së vetë, përkundër fakteve me shkrim të shkruara nga dora e Jusuf Gërvallës tri ditë para vrasjes?
2. Fakte rreth Bujar Hoxhës, djalit të Kadri Prishtinës (Hoxhë Kadrisë)
Ramadan Pllana: “Në Stamboll, qëndrova nga data 5-8 tetor të vitit 1979. (…) Zyrtarisht, nga Grupi ynë, më 11 nëntor 1979, i pari u arrestua Sulejman Qyqalla. Pastaj, më 14 nëntor, në mesnatë, në fshatin tim, Shtruerë (ish-Shtitaricë), u arrestova unë, nga Burhan Prishtina, me suitën e tij.”
Aktgjykimi i Shefqet Jasharit me shokë: “NË EMËR TË POPULLIT
Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në Kolegjin e përbërë nga gjyqtari Isak Nishevci. kryetar, gjyqtari Metush Sadiku dhe gjyqtarët porotë Azem Emini, Maksimoviq Dojqin dhe Qazim Goxhufi, anëtarë, me pjesëmarrjen e procesmbajtëses Bedrije Kasumi punëtore e kësaj gjykate, në çështjen penale të akuzuarëve (…)
Ramadan Pllana nga fshati Shtitaricë, të cilin e mbronë Zeqir Arni av. nga Prishtina, sipas detyrës zyrtare, për vepër penale bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 1 lidhur me nenin 114 të LPJ, …
… GJYKON
Të akuzuarin Ramadan Pllanën me dënim me burg në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vjetësh.” (AKTGJYKIMI I GJYKATËS SË QARKUT NË PRISHTINË P – nr. 137/80, 4 qershor 1980, www.pashtriku.org)
Ramdan Pllana:”Nga analizat dhe shoshitjet e mia që ia kam bërë këtij udhëtimi në Stamboll, qysh nga qëndrimi në Turqi, pastaj në burg, në mërgatë dhe në biseda me shokë kam konstatuar se shkuarja ime në Stamboll, ishte një komplot i kurdisur i disa personave zyrtarë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, që ishin kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, në krye të të cilit, me gjasë, qëndronte diplomati i shtetit shqiptar Bujar Hoxha.”
Shefqet Jashari: “Të thuhet se është bërë komplot kunder teje në ato rrethana kur Organizata jonë ishte në formim e sipër, është e papranushme dhe e pakapshme, kur dihet se ti me Sabri Novosellën nuk keni pasur kontakte të drejtpërdrejta dhe ai nuk ka ditur për ty më shumë se sa që unë i kam treguar. Për ty Sabriu, Metushi e nëpërmjet tyre ndoshta edhe Jusufi kanë ditur aq sa unë i kam informuar për ty.” (Letër Ramadan Pllanës, 27 prill 2009)
Ramadan Pllana: “Aty, pas një kohe, afërsisht rreth orës15, erdhën dy persona të cilët Tefiku m’i prezentoi si diplomatë të shtetit shqiptar, me gjasë Bujar Hoxha dhe një tjetër me të cilët pata një polemikë të ashpër lidhur me ndryshimin e pikës së parë të Statutit tonë, d.m.th. të hiqnim dorë nga ribashkimi me Shqipërinë.”
Ramadan Pllana: “Pra, unë, kam pas kontakt me Bujar Hoxhën në tetor të vitit 1979, me të cilin nuk jam pajtuar kurrsesi që LNÇKVSHJ-ja të ndërroj platformën e vet për bashkim me Shqipërinë. Ai, këmbëngulte që ne t’i kërkonim të drejtat tona në kuadër të RSFJ-së, se, Titoja, sipas tij, ishte i mirë. Nuk do të shpjegoj më shumë, sepse i ke në pjesët e mësipërme për bisedat që i kam pasur me të.” (Pse të trazojnë kujtimet e mia, Abdullah Prapashtica?!, www.albaniapress.com, 20 mars 2009)

Kadri Prishtina, Kryetari i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, babai i Bujar Hoxhës
Faridin Tafallari: “Ja po ta shënoj edhe kohën e Bujar Hoxhës, ish punonjës në Ambasadën e Shqiperisë në Ankara të Turqisë. Ai ka qenë që nga QERSHORI I VITIT 1981 deri në TETOR 1982 (emërtimi) MINISTËR FUQIPLOTË I SHQIPËRISË në ANKARA (të dhëna nga e bija).” (Letër Xhafer Durmishit, 28 tetor 2009)
Shefqet Jashari: “Për Shqipërinë Organizata jonë dhe as udhëheqsia e saj nuk kishin në atë kohë, atë forcë dhe rëndësi që Partia e Punës do të duhej të bënte komplote në atë mënyrë siç mendoni ju ndaj njerëzëve të saj.” (Letër Ramadan Pllanës, 27 prill 2009)
Thelbi i kësaj çështje del ky: Kur Ramadan Pllana ka qenë në Stamboll nga 5-8 tetor 1979, Bujar Hoxha nuk ka shërbyer si diplomat në Turqi. Në kohën kur Bujar Hoxha ka qenë diplomat në Turqi, nga qershori 1981 deri në tetor 1982, Ramadan Pllana ka qenë në burg.
3. Fakte rreth Lëvizjes së pashuar të Jusuf Gërvallës
Ramadan Pllana: “- LPRK-ja, më vonë LPK-ja, si vazhdimësi e Lëvizjes gjithëpopullore, në udhëheqësinë e vet, kishte anëtarët më konsekuentë të OMLK-së, LNÇKVSHJ-së, e të shumë grupeve të tjera, që kishin vepruar pa u ndalë kundër okupatorit serbo-sllav. Mirëpo, De facto: LNÇKVSHJ-ja, u shua si subjekt me vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës. Praktikisht, me vrasjen e Jusufit dhe Kadriut, të cilët ishin pionierët e bashkimit të mirëfilltë të të gjitha organizatave patriotike në Kosovë dhe në viset tjera të ish RSFJ-së, do të zbehet edhe aktiviteti organizativ, që do të zgjatë deri në lirimin e të dënuarve të ndërgjegjes kombëtare, sidomos të atyre, që u gjykuan për organizimin e demonstratave të vitit 1981. Kurse, De jure: Aktiviteti i LNÇKVSHJ-së u shua një muaj pas atentatit makabër që u bë në Shtutgart më 17 janar të vitit 1982. Pra, një muaj, pas rënies heroike të dëshmorëve të lartpërmendur, më 17 shkurt të vitit 1982. Në Turqi, Sabri Novosella, në emër të LNÇKVSHJ-së, dhe Abdullah Prapashtica, në emër të PKMLSHJ-së, pa e përfillur OMLK-në, me të cilën, Jusufi e Kadriu, i kishin bashkuar aktivitetet nga viti ’81, në prezencën paternaliste të diplomatit të shtetit shqiptar në Turqi, Bujar Hoxhës, – shpallin të formuar Lëvizjen për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ).”
Kadri Rexha: “Edhe qëllimi i tretë do të të dështojë. Dhe, këtu nuk kam asnjë fije dyshimi. Sikur Skënderbeu, edhe Jusuf Gërvalla, për jetë të jetëve do t’i çajë shekujt e historisë, si trim i mirë me shokë shumë.” (Mendjelehtësi apo diçka tjetër, lidhur me artikullin „Katër rrëfime për Jusuf Gërvallën“, të nënshkruara nga Fokusipress, botuar në gazetën „Fokusi“, nr. 10, datë 17 janar 2004, faqe 3-7)
Përkundër fjalëve të Ramadan Pllanës LNÇKVSHJ nuk është shuar me vrasjen e Jusufit e Bardhoshit. Vrasja e Kadriut nuk mund të shtrohet në relacion me LNÇKVSHJ pasi ai ka qenë i një organizate tjetër dhe në punët e të cilave nuk më takon të përzihem qoftë edhe në rolin e avokatit. Shokët e Jusufit dhe Bardhit pas vrasjes së tyre, kanë:
– organizuar demonstratë në Shtutgart më 23 janar 1982,
– kanë organizuar varrimin madhështor më 5 shkurt 1982, i cili gjithashtu ka qenë një veprim shumë më i madh se një demonstratë e zakonshme,
– kanë bashkorganizuar demonstratë më 3 prill 1982 në Bon
– kanë vazhduar e përjetësuar Zërin e Kosovës, si Zë i Jusufit, në mars, i cili ka jehuar deri sa është larguar edhe ushtari i fundit i Serbisë nga Kosova,
-kanë organizuar demonstratë në Vjenë, më 24 prill 1982.
Ibrahim Kelmendi: “Në muajin mars (1982) Xhaferi (Xhafer Durmishi-Skenderi-shën im) nxori Zërin e Kosovës.” (Atentatet, faqe 389)
Jusuf Gërvalla:”Kështu e pata kuptuar më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im).”
Përkundër të gjitha këtyre megjithatë nga deklarimet e Ramadan Pllanës mund të nxirret një konkluzion. Me fjalët e tij ai ka kërkuar që me gjithë këtë punë e gjithë këtë vitalitet që e kan treguar shokët e Jusufit, pikërisht për meritën e Jusufit, ai nuk është i interesuar të identifikohet me te, megjithëse e ka pasur një lloj të drejte morale ta bëjë këtë. Por ky është problem për te. Ai është i lirë dhe me fjalët e veta ka deklaruar se nuk është i interesuar të identifikohet me asnjë punë që shokët e Jusufit e kanë bërë pas vrasjes së tij, si në Shtutgart apo nga ata prej të cilëve janë angazhuar e kanë marrë kontakt me Kështjellën e tij në Untergruppenbach, prej skajeve të Globit, me vendosmërinë më të madhe për ta vazhduar qëndresën.
Teksti i tij i larpërmendur përmban njëzetmijë (20000) fjalë, ndërsa unë në 5 citatet nga ai i kam përdorë vetëm 444 fjalë, d.m.th. i kam analizuar vetëm për pak më shumë se 2% nga teksti i tij i përgjithshëm.
Këto fakte të parashtruara prej meje po i plotësoj me fjalët e Halil Matoshit dhe shokut të Ramdan Pllanës, Emrush Xhemailit.

Ramadan Pllana, 1977

Halil Matoshi: “Lidhur me rolin e LNÇKVSHJ dhe të Jusuf Gërvallës në demonstratat e vitit 1981, fjalën e vetë do ta thotë historia, por një gjë dihet botërisht: nuk është zhvilluar asnjë proces politik në gjykatat serbe të Kosovës gjatë viteve të tetëdhjeta ku të mos jetë përmendur emri i Jusuf Gërvallës dhe gazetat e tij “Lajmëtari i lirisë” dhe “Zëri i Kosovës”. (Rasim Selmanaj, Heroi me Kitarë, Prishtinë 2007, f. 104)
Emrush Xhemaili: “Në qershor të vitit 1982 në Gjermani me teknikën që kishte lënë dëshmori Jusuf Gërvalla vazhdon botimi i gazetës (së pashuar-shën. im) “Zëri i Kosovës”. Redaktor i gazetës ishte Skender Durmishi (Xhafer Durmishi-Skenderi-shën im). (20 vjet veprimtari, 1982-2002)
Jusuf Gërvalla:”Kështu e pata kuptuar më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im).”
Shefqet Jashari-Strofci: “I dashur Xhafer, E lexova me vemendje dhe interesim të veçantë shkrimin tënd: ”Flaka e pashuar e Lëvizjes në Untergruppenbach”. Ishte një punim shumë i rëndësishëm për t’i rrëzuar për toke gënjeshtrat dhe shpifjet e vjedhsëve (hajnave) të historisë. Të përgëzoj për këtë punë të vleshme dhe të çmuar për Historinë tonë më të re. I Madhi Zot të ruajtë nga djalli i mallkuar dhe nga djajt-njeri dhe të dhashtë vullnet, forcë dhe energji për t’i luftuar manipuluesit e shumtë, që po bëjnë përpjekje për shtrembnimin e ngjarrjeve të rëndësishme të Historisë tonë kombëtare, si dhe mohimin e personaliteteve që ndikuan fuqishëm në ato ngjarrje. Me nderime vëllazërore, Shefqeti (20 janar 2011)
Jusuf Gërvalla:”Kështu e pata kuptua më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im).”
(Janar 2011 )

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura