XHAFER DURMISHI: FLAKA E PASHUAR E LËVIZJES NË UNTERGRUPPENBACH

Pashtriku, 3 mars 2021: “Oxhaku i tij i lartë, që i mbeti në këmbë atë ditë e sot, shekuj me radhë, nxjerrë tymin duaj-duaj”
Shoku i Sadik Blakajt: Në Kështjellën e Jusufit kishte urdhër të regjistrohej e evidentohej çdo gjë!
Shkolla e UDB-së: Në Kështjellën e Jusufit kishte urdhër të rreptë që të mos regjistrohej e evidentohej asgjë!
Ramadan Pllana: “LNÇKVSHJ-ja, u shua si subjekt me vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës.” (DËSHMI TË KOHËS PËR ORGANIZATËN PATRIOTIKE LNÇKVSHJ, mars 2009, www.pashtriku.org)

Shkolla e UDB-së”: “Pas vrasjes së Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, udhëheqjen e organizatës, në mënyrë misterioze, e mori Xhafer Durmishi. Ky emërim apo vetemërim kishte ndodhur pa dijen dhe pëlqimin tim … Prandaj, emërimet e tilla, pa ndonjë marrëveshje paraprake me anëtarët e mbijetuar të kësaj Lëvizjeje, do ta degradonin LNÇKVSHJ-në, duke e shtyrë drejt dobësimit apo shuarjes totale.” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 124)
Ibrahim Kelmendi: “Në fundjavë vërshuan qindra bashkatdhetarë për të shprehur ngushëllimet dhe admirimin për heronjtë. Nuk erdhën sa parashikoheshin, pasi kishte dalë fjala se në Familje të Gërvallajve ku mbahej ceremonia mortore ishin ca njerëz që mbanin evidencë për vizitorët. Edhe kur nuk i njihnin i pyesnin për emër e mbiemër, për vendlindjen dhe i regjistronin ose i detyronin të shënoheshin në libër të zisë me të dhëna të plota personale. Bashkatdhetarët kishin filluar të frikësoheshin se do ta pësonin kur të shkonin për pushime në Kosovë, prandaj një numër i madh i tyre hezitonin
Ibrahim Kelmendi: “Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mosdija…” (Letër Sadik Blakajt, 21 janar 1981) të vinin për vizitë ngushëlluese.” (Atentatet, f.351-352)

Kështjella e pamposhtur e Vëllezërve Gërvalla, e pa njollosur përveç fluskave të bardha të borës, e fotografuar nga Remzi Ademaj në dhjetor 1984 me kërkesën e Xhafer Durmishit.

Dorëshkrimi i Remzi Ademajt

Jusufi e ka ndalue të mbahet zi në shtëpinë e tij, sepse me këtë do të kënaqej vetëm UDB-a dhe infromatorët e saj. Aktivist të Shtutgartit janë ruajtur nga Ibrahim Kelmendi pasi të gjithë e kanë pasur të njohur rastin e Hysen Gegës dhe kush ia ka kurdisë kurthën.
Ajo çka është e vërtetë është se ka shumë raste, kur bashkatdhetarë të rrethit të Shtutgartit kan ardhur deri në derë për ngushllime, kur kanë marrë vesh se brenda në shtëpi, në mesin e ngushlluesve është I. Kelmendi, ata ia kanë shprehë ngushllimet Suzanës apo Haxhi Berishës tek dera dhe janë kthye. Por edhe sikur të ken qarkullua këto fjalë, frika e bashkatdhetarëve në këtë pikë ka qenë e pavend pasi askush nuk ka guxua ta përdorë të pamen në Kështjellën e Jusufit për të marrë në pyetje askend për asnjë shënim apo të dhënë personale. Këtë nuk e ka bërë askush. Shokët e Jusufit, të regjur në punë ilegale kanë kërkuar që askush të mos i jep ndonjë të dhënë askujt, sidomos nga ata që kanë udhëtuar rregullisht në Kosovë, dhe si përfundim, të mbledhë shënime se kush po vjen për ngushllime nuk ka mund ta bëjë as vetë i godituri, i cfilituri deri në dërmim, naivi, konkreti, i sinqerti e njohësi i dorës vrastare, I. Kelmendi.
Se marrja e shënimeve personale, emrave, është ndaluar rreptësisht është vërtetuar më së miri prej Nuhi Sylejmanit (ish shok i Jusufit), shokut më të ngusht të Dezertorit të UDB-së Abdullah Prapashtica dhe Vëzhguesit të tij, për mëse 28 vite.
E quaj të arsyeshme të përmendi se Abdullah Prapashtica ka qenë ushtrues legal, zyrtar d.m.th. jo i fshehët por i shkolluar në mënyrë profesionale, i detyrës së inspektorit të UDB-së, profesion prej të cilit i ka siguruar mjetet për jetesë, dhe prej të cilit ka dezertua.
Një letër dërguar Ramadan Pllanës më 11 nëntor 2009 shprehen qëndrimet e mia të vërteta ndaj Abdullah Prapashticës, pra rreth 10 muaj para leximit (në gusht 2010) të librit ”Vrasja e trefishtë”, fjalë të cilat janë shumë i kënaqur që i kam thënë.
Xhafer Durmishi: “Shkrimin e Abdullah Prapashticës e kam lexuar dhe ka shumë pak tekste që më bëjnë me qesh e që më kënaqin shpirtin më shumë se shkrimet e budallallëqet e Abdullah Prapashticës, dhe shpresoj që ai të vazhdoj me kontributin e tij teorik edhe më tutje. Zoti jetën ia shtoftë e i dhashtë shëndet. Është mirë që të ka ra ndërmend se ekziston Faridin Tafallari, si shok i Jusufit e njohës i mirë i rrethanave të asaj kohe. Për ekzistencën e Faridin Tafallarit e librit të tij “Terror Dhimbje Qëndresë” të kam tregua më 2006, ndërsa ti ishe i fokusuar më shumë dhe i kishe pas ra në trag Nuhi Sylejmanit e për Faridin Tafallarin nuk kishe ndie kurrë deri sa të tregova unë. Me fjalë tjera në këtë rast i ke shitë dardhagjisë dardha.” (Letër dërguar Ramadan Pllanës, më 11 nëntor 2009, www.pashtriku.org , 23 shtator 2010)
Është interesant se zelli i Dezertorit të UDB-së Serbe, Abdullah Prapashtica për t’i njollosur shokët e Jusufit, dhomat dhe muret e Kështjellës së Jusufit, është ndoshta edhe më i madh se sa i Ibrahim Kelmendit, por efekti i fakteve të Nuhi Sylejmanit është katastrofal si për Ibrahim Kelmendin (për të cilin Abdullah Prapashtica ka një respekt të madh si intelektual e udhëheqës i denjë i Frontit të Kuq), si për vet Abdullah Prapashticën, si për UDB-në ashtu edhe për misionin e saj, si për UDB-në ashtu edhe për ata që kanë dezertuar nga UDB-a. Ja faktet që sjell Nuhi Sylejmani.
Ramadan Pllana: “LNÇKVSHJ-ja, u shua si subjekt me vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës.”

Remzi Ademaj, me kurorë në dorë gjatë ceremonisë së varrimit të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, më 5 shkurt 1982 në varrezat e Bad Canstatit në Shtutgart.
Nuhi Sylejmani: “Shuma e mbledhur gjatë periudhës 19 janar 1982, deri më 25 prill 1982, arrinte shifrën rreth 70.000 marka.” (Vrasja e trefishtë, f.156)

Lista e atyre që ndihmuan luftën dhe e mbajtën FLAKËN TË PASHUAR në Kështjellën e Vëllezërve Gërvalla dhe me këtë e nuk ia lejuan UDB-së Serbe dhe vrasësve të saj ta shuaj si subjekt edhe Lëvizjen e tyre Nacionalçlirimtare:
Shokët e Remzi Ademajt 1990 DEM
Shokët e Remzi Ademajt nga Mynheni 6240 DEM
Shokët e Remzi Ademajt nga Heilbroni 2520 DEM
Shoku i Remzi Ademajt 260 DEM
Shoku i Remzi Ademajt – kroat 50 DEM
Shokët e Remzi Ademajt 200 DEM
Shokët e Remzi Ademajt 386 DEM
Shokët e Remzi Ademajt nga Mynheni 920 DEM (bashkarisht 12566 DM)
„Shoqëria Vullneti“ 11970 DEM
Klubi „Emin Duraku“ i Dyseldorfit 9480 DEM
26500 BEF
700 FRF
150 DEM
Vëllezërit nga Berni 1410 SFR
2000 SEK (bashkarisht 21960 DEM
(pa valuta tjera)
Miku i Hasan Malës nga Manhajmi 200 DEM
Shokët e Shaqir Shabanit nga Manhajmi 210 DEM
Shokët e Mynhenit, Abdyl Pacolli 330 DEM
Hetem Fejza me shokë 300 DEM
Tezaku i Hysenit 50 DEM
Shokët e Murat Kryeziut 500 DEM
Shoku i bacit Jahë 20 DEM
Shokët nga Sindelfingeni 120 DEM
Shokët nga Zvicra 500 DEM
Shokët nga Cyrihu 200 DEM
Shokët nga Berna 200 DEM
Shokët e Shtutgartit 500 DEM
Shoqëria Bernhauzen 300 DEM
Shoqëria Ahmet Sadikut nga Frankfurti 490 DEM
Shokët nga Mynheni 600 DEM
Shokët nga Ludvigsburgu 330 DEM
Ramadani dhe shoku i tij 200 DEM
Shoku i Nami Ramadanit 100 DEM
Shokët nga Manhajmi 250 DEM
Shokët nga Bitighajmi 1100 DEM
Shoku i Zhujit 100 DEM
Shoqëria Mörs – 3 Replenstrase 14 2200 DEM
Solidariteti Bremen 1300 DEM
Solidariteti “Fronti Popullor” 240 DEM
Ramadan Kurtishi me shokë.
Këta shokë dhanë gjithsej 930 DEM
Shokët nga Zvicra 980 DEM
+250 SFR+2130 dinarë
Shokët nga Manhajmi 330 DEM +100 BFR
Miku i Zhujit 300 DEM
Shokët e Zhujit 170 DEM
Shokët e Ahmet Sadikut
nga Dajmler Benz kontributi i librave 140 DEM
Shokët nga Manhajmi 250 DEM
Frankfurti 970 DEM
Shoku i Mynhenit 100 DEM
Shoku i Nami Ramadanit 20 DEM
Shokët e Zvicrës 1100 SFR
Shoku i Ulqinit 140 DEM
Shokët e Zhujës 600 DEM
Shokët e Murat Kryeziut 200 DEM
Fqinjët gjermanë nga Untergruppenbach 790 DEM (bashkarisht 16260 DEM)
Në mënyrë anonime, përmes shokëve të vet janë dhënë
50786 DM (Marka Gjermane)
2760 SFR (Franga Zvicërane= 3353 DEM
26600 BEF (Franga të Belgjikës) =1412 DEM
700 FFR (Franga Franceze)=259 DEM
2000 KR (Korona Suedeze)=774 DEM
2310 dinarë
Shuma totale së bashku me valutat tjera 56584 DE

Flaka e pashuar e oxhakut në Untergruppenbach
Ramadan Pllana: “LNÇKVSHJ-ja, u shua si subjekt me vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës.”

Osman Shemsiu e Shaip Bukoshi 400 DEM
Skënderi me një shoqe nga Ludvigsburgu 200 DEM
Hysen Gërvalla 200 DEM
Rifat Kadriu 620 DEM
Sylejmani nga Boni 100 DEM
Zymber Kryeziu 1200 DEM
Ademi 100 DEM
Ahmeti 100 DEM
Ramushi 100 DEM
Shaqir Shabani 140 DEM
Ademi me një shok, ka shitur fotografi
dhe atë shumë e ka dhënë për ndihmë 10 DEM + 50 SFR
Elfi Agushi, Gjenevë (nga Ferizaj) 500 DEM
Jahir Jahiri 500 DEM
Qemal Haxhillari 200 DEM
Vezir Kelmendi 100 DEM
Drejtori i shkollës Gjermane 100 DEM
Fahredin Tafallari 500 DEM
Nami Ramadani 1000 DEM
Fetahu 200 DEM
B. Ramadani 100 DEM
Latifi 500 DEM
Fazliu. 200 DEM
Mahmut Agushi përmes postës 1000 DEM
Muhameti 100 DEM
Zhuji 200 DEM
Niman Osmani 200 DEM
Besim Rexha 100 DEM
Shokët: Smajl Jashari, Arif Jasiqi,
Magllan Jahaj, Zenel Gjocaj, Muhamet Dukaj,
Mustafë Mazrekaj,
Nysret Hajdari nga Beningeni/ nga Prishtina 530 DEM
Nuhi Sylejmani nga Sindelfingeni/ nga Llojani 500 DEM
Shabani 100 DEM
Mustafë Bajraktari 100 DEM
Dinë Salihu 100 DEM
Haxhi Berisha 100 DEM
Isa 50 DEM
Sami Ramadani nga Smira 100 DEM
Halim Hasanaj 100 DEM
Ragbi nga Zyrihu 900 DEM
Halili nga Mynheni 200 DEM
Rizah Hoxha 100 DEM
Eshref Morina 100 DEM
Kamber Bajram Alija 20 DEM
Sonja me një shoqe 1300 DEM
Besim Rexhaj 700 DEM
Përmes postës Selim Bega nga Franca 386.84 DEM
Zymer Basha 200 DEM
Ramë Hysaj nga Erlageni 100 DEM
Rifat Kadriu nga Mynheni 100 DEM
Hajrullah Rugova 100 DEM
Kadri Ipek 200 DEM
Shuma totale 14756,86 DEM
+ 50 Frangat Zvicërane
14817,61 DEM
Shuma totale (nga ata që ndihmuan pa i dhënë emrat e mibiemrat) 56584 DEM 79%
Shuma totale (nga ata që ndihmuan dhe emrat tyre u shënuan me pëlqimin e tyre) 14817 DEM 21%
______
71401 DEM
Lista e atyre që e kanë mbajtur të pamposhtur nga UDBa dhe Shkolla e saj, Kështjellën e qëndresës në Habichthöhe 40, FLAKËN TË PASHUAR, është marrë nga: Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, Prishtinë 2010, faqe 157.
Ramadan Pllana: “LNÇKVSHJ-ja, u shua si subjekt me vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës”
Kursi i valutave për vitin 1982 në raport me 1 dollar amerikan
Gjermani Francë Zvicër Suedi Belgjikë
DEM FRF SFR SEK BEF
2.43 6.5721 2.0303 6.2826 45,691
Faridin Tafallari gjithashtu ka thenë se ka shënime se si është ndihmuar lufta në atë kohë.
Përveç të dhënave nga Nuhi Sylejmani, fushata për ndihma lidhur me rastin e 17 janarit 1982 janë bërë edhe në Australi dhe SHBA. Vlen të theksohet se me Kështjellën e Jusuf Gërvallës kanë qenë të lidhur përveç të tjerëve edhe Bytyqët nga skajet e ndryshme të Botës, siç kanë qenë Rilind Bytyqi nga Australia, Sejdi Bytyqi nga New Yorku, Sadije dhe Ibush Bytyqi nga Parisi, Leme dhe Sylejman Bytyqi nga fshati Kravasari, me adresë në Kirch winkel str.5, 5031 Peine, West Germany dhe Mejdi Bytyqi nga Heilbroni e shok i Remzi Ademit.
Rilind Bytyqi dhe Shoqëria Bashkimi Kombëtar “Bajram Curri” në Australi, me të cilët e kisha siguruar unë kontaktin përmes Pajazit Ibrahimit kanë mbledhur ndihma, si për familjet Gërvalla ashtu edhe për shoqen e Kadri Zekës. Çeku bankar që ka ardhë në Shtutgart nuk ka mundur të përdoret pasi ka qenë në emër të një pesudonimi. Sa i përket ndihmës për shoqen e Kadri Zekës i kam drejtuar në adresën që më është dhënë në Zvicër. Kjo është krejt çka di në këtë pikë.
Sejdi Bytyqi nga New Yorku, i cili adresën e Kështjellës së Jusuf Gërvallës e ka siguruar nga policia e New Yorkut, në një letër më 5 qershor 1982 më shkruan këto fjalë:
Sejdi Bytyqi: “…gjithashtu tani u hap fushata edhe për ndihmën e dy të vejave të vëllezërve Gërvalla.” (Letër Xhafer Durmishit, 5 qershor 1982)
Përveç Sejdi Bytyqit, në një letër të atyre ditëve (pa datë), nga Amerika thuhet kështu:
“Komiteti Shqiptar i Detroitit me rrethe, ditën përkujtimore të dëshmorëve të ri të Kosovës, hapi një fushatë të vogël, më tepër shpirtërore se financiare, të posaqme për familjet e vëllezërve Gërvalla. Në të njejtën kohë të gjithë shqiptarët e Michiganit ju ngushllojnë me zemër për humbjen tragjike tuajën dhe tonën si vëllezër shqiptar.
Zoti i past buz vedit
Me nderime dhe respekt
Julian Efa, Xhevdet Hoxhaj”
Për këto ndihma, dhe atë se në cilën adresë janë dërguar, nuk di. Vlen të theksohet se sa i përket gjirollogarisë së botuar në revistën “Liria”, në gusht të vitit 1981;
Hilfe für Kosova
Katharina Asal – Biel-Biene,
Konto 25-45475
Biel-Biene Schweiz
As prej momentit të publikimit të saj, as pas 17 janarit 1982, as pas 15 majit 1982 dhe as në ndonjë rast tjetër nuk jam njoftuar për asnjë shifër të vetme.
Në dritën e fakteve të shohim edhe njëherë fjalët e Ibrahim Kelmendit në luftën e tij për njollosjen e Kalasë së pamposhtur të Vëllezërve Gërvalla.
Ibrahim Kelmendi: “Në fundjavë vërshuan qindra bashkatdhetarë për të shprehur ngushëllimet dhe admirimin për heronjtë. Nuk erdhën sa parashikoheshin, pasi kishte dalë fjala se në Familje të Gërvallajve ku mbahej ceremonia mortore ishin ca njerëz që mbanin evidencë për vizitorët. Edhe kur nuk i njihnin i pyesnin për emër e mbiemër, për vendlindjen dhe i regjistronin ose i detyronin të shënoheshin në libër të zisë me të dhëna të plota personale. Bashkatdhetarët kishin filluar të frikësoheshin se do ta pësonin kur të shkonin për pushime në Kosovë, prandaj një numër i madh i tyre hezitonin të vinin për vizitë ngushëlluese.” (Atentatet, f.351-352)
Një sulm të ashpër në Kalanë e Jusufit me qëllim për ta marrë atë nga brenda, e për ta osmanizuar atë, e bënë edhe Shkolla e UDB-së Serbe – Abdullah Prapashtica me sekretarin e vet, Vëzhguesin Osman Osmani. Në pamundësi për ta vendosur emrin e Abdullahut para fjalëve të tij e kam vendosur emrin e shkollës së tij.
Shkolla e UDB-së: “Me direktivat e Skënder Skënderit ndalohej rreptësisht mbajtja e shënimeve për shumat e parave që hynin e dilnin nga arka,.. Pavarësisht këtyre sugjerimeve, pavarësisht kërkesës së Suzanës dhe arsyetimeve se mbajtja e shënimeve do t’i rrezikonte njerëzit, unë vazhdova mbajtjen e evidencës për të hyrat dhe të dalat. Këto shënime isha i shtrënguar t’i mbaja për arsyen e ndjeshmërisë dhe përgjegjësisë që kisha. ” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, f. 91)
Shkolla e UDB-së: “„Mos mbaj shënime“, që për mua nënkuptohej: „Ti mos le gjurmë, që të mos jap përgjegjësi unë!“” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, f.148)
Faridin Tafallari: “Po, po edhe këtu gënjen se unë e di fare mirë, kur Xhafer Durmishi të tha mos i pyet njerëzit dhe mos mbaj shënime për emrat por evidento shifrat, se ata po frigojnë… E unë të them me përgjegjësi se, asnjëherë, asnjëherë nuk janë keqpërdorur të hollat dhe përtë gjitha shpenzimet ekzistojnë dhe sot e kësaj dite vërtetimet e rregullta.” (ASKUSH S’MUND TA ZËVENDËSONTE DHE AS MUND TA ZËVENDËSOJË JUSUF GËRVALLËN!, www.albaniapress.com, 30 shtator 2010)
Në këtë drejtim është shumë interesant se si Shkolla e UDB-së Serbe nuk më akuzon vetëm mua por shumë më tepër e akuzon, pikërisht ashtu siç i ka hije asaj, shokun e mirë të Sadik Blakajt, Ibrahim Kelmendin.
Shkolla e UDB-së Serbe: “Në këtë pozitë inferiore nga ana e „zëvendësit“, ndjehej edhe udhëheqësi i FKP-së, Ibrahim Kelmendi.” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, f. 89)
Sipas Abdullah Prapashticës, sikur Ibrahim Kelmendi ta kishte poseduar superioritetin e tij dhe të Vëzhguesit të tij Osman Osmanit, atëherë Kalaja ka pasur mundësi me u marrë nga brenda.
Shkolla e UDB-së: “Pas vrasjes së Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, udhëheqjen e organizatës, në mënyrë misterioze, e mori Xhafer Durmishi. Ky emërim apo vetemërim kishte ndodhur pa dijen dhe pëlqimin tim … Prandaj, emërimet e tilla, pa ndonjë marrëveshje paraprake me anëtarët e mbijetuar të kësaj Lëvizjeje, do ta degradonin LNÇKVSHJ-në, duke e shtyrë drejt dobësimit apo shuarjes totale.” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 124)
Ramadan Pllana: “LNÇKVSHJ-ja, u shua si subjekt me vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës.”
Duket qartë se sulmi sa është djallëzor, shumë më tepër del edhe i pakoordinuar i cili bëhet nga shkolla e UDB-së kundër Kalasë së Jusufit, që mund të përmbledhet me pshertimën serbomadhe Kasno stizhe Janko na Kosovo! Njëri sulmon duke thënë se ka qenë urdhër i rrept që çdo kujt t’i mirret emri e mbiemri, vendbanimi etj., ndërsa pala tjetër sulmon duke thënë se ka pasur direktiva të rrepta që të mos shënohet asnjë shifër. Si është e mundur që kemi shifra shumë ekzakte dhe kemi emra konkret vetëm për 21% të rasteve. Kjo do të thotë se shkolla e UDB-së, sado që të sulmoj prej dy fronteve, me shipfjet e tyre në mënyrë katastrofale e godasin dhe asgjasojnë njëra tjetrën, ndërsa Kalaja e Jusufit, Oxhaku i Jusufit, për të mirën e nderit të Jusufit dhe shokëve të tij, mbetet e pamposhtur, mbetet në këmbë. Edhe ata 21% të personave që e kanë dhënë emrin e mbiemrin, në mënyrë direkte e indirekte, shumica absolute e tyre përbëjnë bërthamën e atyre që kanë dalur haptazi në luftë kundër pushtimit serb gjatë pranverës e verës së vitit 1981 duke demonstruar nëpër sheshet e kryeqendrave evropiane, dhe me këtë nuk kanë mundër të shkojnë në Kosovë për 20 vite.
Thelbi i kësaj çështje del se direktivat e mia dhe të shokëve të Jusufit kanë qenë që rreptësisht të shënohet çdo shifër dhe po aq rreptësisht nuk guxon askush të pyetet kundër dëshirës së tij se si e pate emrin e mbiemrin. Fakti se 79% përqind e ndihmave janë dhënë nga persona që kanë dashur të jenë anonim flet më së miri për katastrofën e shkollës së UDB-së në luftë për ta osmanizuar Kalanë e Jusuf Gërvallës, se njerëzit heroik që luftojnë në mënyrë heroike pa menduar në çdo çast tek emri e dukja e tyre, janë Kala e pamposhtur, janë material tepër i papërshtatshëm për t’i manipuluar shkolla e UDB-së në stilin se nuk janë respektuar e nuk u është ditur kimeti sa duhet.
Shkolla e UDB-së Serbe: “Skënder Skënderi (Xhaferi Durmishi-shën im), vazhdonte me punët e tij të „mëdha“ politike. Konsultohej vetëm me Suzanën. … pastaj, „detyrimisht“ bënte udhëtime „zyrtare“, sa në Vjenë, sa në Stamboll… kurse për mbulimin e shpenzimeve tejet të larta për xhepin e mërgatës, isha i ngarkuar unë… dhe herë pas here Suzana më thoshte se këto para duhet të paguhen.” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, f.90-91)
Pse Abdullah Prapashtica e udhëzon Nuhi Sylejmanin ta vendos nënshkrimin nën rreshtat e mësipërm, pastaj harron krejtësisht se çka ka bërë dhe të njejtit i thotë t’i nëshkruaj edhe rreshtat e mëposhtëm.
Nuhi Sylejmani: “Shuma e mbledhur gjatë periudhës 19 janar 1982, deri më 25 prill 1982, arrinte shifrën rreth 70.000 marka. Këto mjete në masë të madhe u shfrytëzuan për shërbime juridike, shpenzimet e varrimit, për avokatin e familjes Gërvalla, për shtypin e numrit dy dhe tre të „Zërit të Kosovës“, për leje demonstratash, për udhëtime zyrtare në Vjenë e Stamboll, për kthimin e Saime Jusufit në Zvicër, udhëtimin përfundimtar të familjes së Jusuf Gërvallës në Shqipëri, kthimin e familjes së Bardhosh Gërvallës në Kosovë etj.” (Vrasja e trefishtë, f.156)
Si mund të kuptohen kondradiktat e citatit nga faqe 90-91 me atë të faqes 156?
Përgjigja është kjo: Nëse unë kam bërë udhëtime nëpër Gjermani, në Vjenë, në Stamboll e në Ankara për ta takuar Engjëll Kolanecin, Sabri Novosellën e Bujar Hoxhën për çështje të familjes së Jusufit, e për çështje të Lëvizjes e të luftës në përgjithësi, atëherë këto udhëtime na dalin të detyrueshme, shpenzime të papërgjegjshme e tejet të larta për xhepin e mërgatës. Por nëse këto udhëtime nuk janë bërë për familjet e Vëllezërve Gërvalla, për Lëvizjen e Jusuf Gërvallës dhe për luftën në përgjithësi por vetëm e vetëm për t’iu përgjigjur “pozifave” të imagjinatës së gënjeshtarëve të paskurpullt – të Abdullah Prapashticës dhe Vëzhguesit të tij, atëherë këto udhëtime na dalin zyrtare dhe të justifikueshme.
Në bazë të fakteve të mësipërme, në këtë aradhë luftëtarësh dallohet shumë qartë roli i Remzi Ademit dhe shokëve të tij, si kontribuesit më të fuqishëm të Flakës së Janarit dhe oksigjenit të saj, në ato ditë.
Ramadan Pllana: “LNÇKVSHJ-ja, u shua si subjekt me vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës.”
Në mesin e këtyre luftëtarëve që në momentin e caktuar historik u gjendën aty ku e deshti nderi, rrethanat e ndryshme kanë ndikuar që të gjendem edhe unë. Në këtë drejtim jamë përpjekur deri në atomin e fundit të energjive të mia, të jem në shërbim të këtyre shtyllave të pamposhtura, të këtyre luftëtarëve të njohur e të panjohur, që të kontribuoj që Lëvizja e Jusuf Gërvallës dhe Zëri i Jusuf Gërvallës të qëndrojnë, të mos mposhten nga UDB-a serbe, as nga vrasja përmes krismës së plumbave, as nga planet vrastare të saj, për t’i vrarë me njollosje e heshtje.
Shkolla e UDB-së: “Pas vrasjes së Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, udhëheqjen e organizatës, në mënyrë misterioze, e mori Xhafer Durmishi. Ky emërim apo vetemërim kishte ndodhur pa dijen dhe pëlqimin tim … Prandaj, emërimet e tilla, pa ndonjë marrëveshje paraprake me anëtarët e mbijetuar të kësaj Lëvizjeje, do ta degradonin LNÇKVSHJ-në, duke e shtyrë drejt dobësimit apo shuarjes totale.” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 124)
Ramadan Pllana: “LNÇKVSHJ-ja, u shua si subjekt me vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës.”
OXHAKU I TIJ I LARTË QËNDROI NË KËMBË I PARRËZUAR DHE I PASHUAR

Shekuj me radhë, nxjerrë tymin duaj-duaj
Jusuf Gërvalla: “Në ballë i kërceu një damar i trashë.
Iu bë se ishte rritur për këmishën e dragoit, që dikur ishin përpjekur t’ia shplonin më kot të tjerët. U ngjit lart në tavan, mes frymëve që kaluronin natën, dhe e veshi atë këmishë.
Ç’po ngjante kështu?
I fërkoi sytë. Një zhurmë e brendshme ia kaploi trupin.
Po zgjohej zhurmshëm nga kotja e rëndë shekullore, që e ngurron nganjëherë edhe draguan.
Oxhaku i tij i lartë, që i mbeti në këmbë si shenjë e shpotitjeve të Dakë Skelës dhe të Bekë Troshit, atë ditë e sot, shekuj me radhë, nxjerrë tymin duaj-duaj dhe pos fluskave të bardha të borës e Zëri i Kosovës, mars 1982, Untergruppenbach

ZËRIT të thekshëm të kalamajve, s’ka frymë as erë tjetër që ia tollovit fqollat që marrin erë thik përpjetë.” (Rrotull, Tiranë 1983, faqe 124-125)
Emrush Xhemaili: “Në qershor të vitit 1982 në Gjermani me teknikën që kishte lënë dëshmori Jusuf Gërvalla vazhdon botimi i gazetës (së pashuar-shën. im) “Zëri i Kosovës”. Redaktor i gazetës ishte Skender Durmishi (Xhafer Durmishi-Skenderi-shën im). (20 vjet veprimtari, 1982-2002)
Jusuf Gërvalla: “Kështu e pata kuptua më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror-shën im).” (14 janar 1982)
© Pashtriku.org, Janar 2011

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura