PROF.MURAT GECAJ: ISA HALILAJ, BOTON NJË LIBËR TË RI NË FUSHËN E GJUHËSISË

Tiranë, 2. 6. 2016: Në sasinë e botimeve të birit të Lumës së Kukësit, Isa Halilaj-“Mësues i merituar”, numri është mbi 12. Lindur e rritur në një krahinë me tradita të shquara atdhetare, historike, arsimore e kulturore etj., me një formim të gjithanshëm arsimor e profesional, në faqet e tyre i shohim ato të pasqyruara bukur , në libra të tillë, si: “Në rrugën e diturisë” (Tiranë, 1998), “Kukësi në sofrën e arsimit kombëtar” (Tiranë, 2002), “Pesha e përfaqësimit” (Tiranë, 2004), “Në kujtesën e histiorisë” (Tiranë, 2006) dhe për të vazhduar me tre “Mozaik shkrimesh” (Tiranë, 2007, 2010 e 2015).
Megjithëse Isaja ka kryer studimet për gjuhë-letërsi e histori dhe ka shërbyer mësues e drejtor në shkolla 8-vjeçare e të mesme të vendlindjes, pra ka qenë njohës i mirë edhe i çështjeve të gjuhës sonë amtare, është hera e parë që ai shkruan e boton një libër të kësaj fushe. Kështu, këto ditë doli nga shtypi libri i tij i ri, “Pasthirrmat e gjuhës së sotme shqipe, në të folmen e Lumës-Kukësit”(Tiranë, 2016). Konsulentë të tij janë filologët: Prof.Shefqet Hoxha e shkrimtari Izet Duraku.
Hyrjen e librit e ka shkruar vetë autori. Ndër të tjera, ai nënvizon: “Prej kohësh e kam menduar që të mbledh e të shikoj vlerën e pasthirrmave, anomeve e fjalëthirrmave në Lumë-Kukës, në të folmen në evolim, sipas standadtit të gjuhës së sotme shqipe” Më poshtë ai shpjegon se si e ka programuar e trajtuar këtë temë në librin e tij dhe arsyeton: “Pasthirrmat kanë përdorim të shumtë kuptimor dhe artistik. Nga folku i Lumës dhe letërsia artistike kemi shkëputur për ilustrim vetëm 48 përdorime të zgjadhura, për të treguar se kemi të bëjmë me një pasuri gjuhësore e morale shumë të rëndësishme”.


Ballinat e librit të ri, nga Isa Halilaj.

Duke e shfletuar këtë libër, ndalemi në pjesën “Pasthirrmat”, e cila shoqërohet me një numër të konsiderueshëm pasthirrmash të krahinës Lumë-Kukës, sipas rendit alfabetik: A-Zh.
Pjesë me interes të librit janë edhe ato me titujt “Tingëllimat” ose “Onomat” dhe “Përshëndetje, urime apo mallkime”.
Autori Isa Halilaj ka menduar që këtë punim të tij ta shoqërojë edhe me të dhëna, se si është pasqyruar në shkrimet letrare, që nga Rilindja e këtej, përdorimi i pasthirmave, tingëllimave e fjalëthirrmave. Kështu, ai ka sjellë shembuj nga: De Rada, Pashko Vasa, Filip Shiroka, Naim Frashëri, Ndre Mjeda, Hilë Mosi e Dritëro Agolli.
Tërë ky libër modest, pra që është vetëm në 62 faqe, mbyllet me referimin e veprave, që ka shfrytëzuar e është mbështetur ky autor.
Në fund, duke e përgëzuar autorin Isa Halilaj për këtë botim të ri, mendoj se megjithëse në këtë punim është bazuar e ka trajtuar të dhëna nga një krahinë e caktuar e Veriut të Shqipërisë, pra Luma e Kukësit, vlerat e tij janë më përgjithësuese. Për këtë arsye, ai u shërben mësuesve të profilit të gjuhë-letërsisë shqipe dhe studentëve të këtyre degëve, por dhe një mase më të gjerë lexuesish.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

MOTIVE JETIKE

MOTIVE JETIKE Nga Meti Rexhepi Hysen Këqiku: “LULELALET  VESHIN  PETALE” (Poezi dhe tregime për fëmijë) Shtëpia botuese, KURORA,…