XHEMAJL RUDI: REXHEP R.KRASNIQI – VEPRIMTAR I DALLUAR

Zvicër, 10. 04. 2016: Ne burgun e Prizrenit ne gusht te vitit `81…ishim takuar per here te pare me Rexhep K. Krasniqin, i cili me ka lene pershtypje. Ishte i heshtur dhe nuk fliste, ne te shumten e rasteve, ai ecte ne oborrin e burgut i vetem dhe i mbyllur ne vetvete. Ne shkurt te vitit`81 Rexha tregonte se kishte shkuar ne Shqiperi, ku i ishte mundesuar nga ambadada shqiptare te shkonte me pasaporten e vellait te tij Nystetit! Keshtu qe kur ulej ne stol fillonte te fliste me mua, dhe keshtu ngapak fillonim biseden me Rexhepin. Ai pas demostratave te 11 marsit 1981, ne Prishtine ishte ne burg ne kete kohe te gushtit `81. Ne vitin 1978 kishte shkuar ilegalisht per ne Shqiperi dhe me pas ishte kthyer. Flisnim se si mund te çlirohemi dhe biseda rridhte per tek lufta e armatosur si ceshtja kyqe dhe vendimtare per çlirimin e Kosoves dhe te viseve te saj.
Ketu ishim te nje mendje dhe ne vazhdimesi pas daljes nga burgu ishim pare disa here me Rexhepin, por nuk flisnim per te mos rene ne sy. Pas nje kohe une u burgosa prape (ne shkurt te vitit `82)..dhe pos te tjereve e kisha taku ne Dubrave te Istogut Ibrahim Nikqin, Ujkan Nikqin, Nezir Fejzen etj. Ishin te fjales, trima dhe me qendrim burreror. Ne vitet e mevonshme Rexhepi dhe Ibrahim Nikqi e te tjeret me radhe ashtu sikur i ka publikuar miku Rifat Muriqi, emrat e studenteve te Universitetit te Prishtines lidhur me demonstratat e marsit e te Prillit`81, qe ishin ne dijeni te demonstratave te gjithe keta qe jane ne listen e R.Muriqit, e nder ta ishte eshe Rexhepi.

Si ne mars dhe ne prill, Rexha e kishte marre me vete revolen dhe krisma e revoles ndaj pushtuesit, ishte degjuar si dhe krisma e Ibrahim Nikqit, qe ishin krisma te vetdijshme te kushtrimit per zgjimin e fitoreve per Liri, permes pushkes. Keto ishin krisma te fillimit te planit te shperthimit te nderhyrjes se Ushtrise Shqiptare. Krismat e Rexhepit, Ibrahimit dhe Xhemajliut, me date 26 mars ’81, ishin krisma kushtrimi per Liri!
Me pas me daten 26 mars ’81, Rexha thote, me vetedije kisha veshe nje xhemper me flamur qe e kishte veshur nen setren e tij, i vetedijshem se do te vritej dhe xhemperi me shqiponjen kuq e zi do te shperfaqej. Cak e kisha tribunen e stafetes ku ishte Dushko Rustiqi edhe nese nuk arrija ta vrisja mendoja te pakten ti shkaktoja plage! Plani nuk u realizua ngase demonstrimi filloj ne hapesiren e Konvikteve dhe nuk e arrita tribunen!
Rexha ne burgun e Prizrenit ishte i rezervuar dhe shume gjera qe me ka thene me vone, atehere as qe bisedohej per to. E dija une se Rexha ishte i pergatitur per te vepruar ne vazhdimesi, permes organizimit te nje rrjeti me te gjere ne drejtimin e ngritjes se vetedijes, per mes forces dhe aksioneve te duhura ndaj pushuesit, qe do te mund ti arrijme qellimet tona çlirimtare.
Ky synim e ka udhehequr per gjithe kohen, dhe me ne fund pas viteve `90-ta e kendej u krijuan disa favore, dhe Rexhepi kishte bashkepunim me Xhemajli Berishen tashme deshmore i atdheut. Ne vitin 1982 kur ndodhi vrasja e tre veprimtareve te ceshtjes kombetare, dhe me pas u krijua LPRK-ja, Rexha me shoke kishte kontakte dhe veprimet i kordinonte ne interesin e kohes dhe ne synimin e krijimit te celulave te sulmeve vetem ndaj forcave ushtarake pushtuese, e jo asnjehere ndaj civileve…Caku ishte pushtuesi dhe njerezit e tyre.
Rexhepi ju bashku radheve te uçk-se dhe me pregatitjen e tij profesionale dhe me organizimin e bere me vite arriti suksese ne frontin e luftimeve, ku edhe u plagos ne nje fushebete per LIRI.
Duke ju referuar shtypit gjerman te kohes mesohet se Rexhep Krasniqi, ne cilesine e zv.komandantit te brig. 124, me 12 qershor kishin marre ne kontroll spitalin rajonal te Prizrenit!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura