XHEVAT BISLIMI: KRYETARJA E REPUBLIKËS SHANTAZHON KOALICIONIN E SHUMICËS ME OPSIONIN E HASHIM THAҪIT PËR ZGJEDHJE! FOTO +VIDEO

Prishtinë, 11. 10. 2014 – Meqë, Hashim Thaçi dhe grupi i tij, që kanë uzurpuar PDK-në, nuk arriten t’i fitojnë zgjedhjet as me një koalicion pesëpartiak, bënë të gjitha përpjekjet e mundshme për ta krijuar koalicionin e shumicës parlamentare, por asnjë parti nuk pranoi të hynte në koalicion me PDK-në… Përmes Enver Hasanit dhe Gjykatës Kushtetuese, të shndërruar në një “sektor juridik të PDK-së”, Hashim Thaçi dhe grupi i tij, ka tre muaj që po shantazhojnë dhe dhunojnë në mënyrë të pashembullt Kuvendin e Republikës dhe vullnetin e popullit të Kosovës…!! E gjithë kjo po bëhet duke shpresuar se koalicioni i shumicës parlamentare do të përçahet ose, duke pritur ndërhyrjen e “miqve” ndërkombetarë…!!
Me sa duket, në fund, këtë “mision të ri” për përçarjen e koalicionit të shumicës ia kanë ngarkuar Kryetares së Republikës, Atifete Jahjagës!! Kryetarja, e cila edhe është njëra prej atyre që çështjet e definuara dhe të saktësuara në Kushtetutë i kishte dërguar pa asnjë arsye në Gjykatën e Enver Hasanit, e cila pastaj edhe bëri puç ndaj Kuvendit të Republikës dhe demokracisë parlamentare, po përpiqet ta shantazhojë koalicionin e shumicës me zgjedhje…!! Megjithatë, koalicioni i shumicës parlamentare dhe i shumicës shqiptare po qëndron i pathyeshëm përballë shantazheve të Gjykates Kushtetuese të Enver Hasanit dhe opsionit të Hashim-Atifetes për zgjedhje të jashtëzakonshme…

Enver Hasani, BABA i Gjykatës Kushtetuese dhe “Garantuesja e Kushtetutës së Ahtisaarit” – Presidentja e ZARFIT, Atifete Jahjaga! (sh.b)

Hashim Thaçi dhe grupi i tij u bindën përfundimisht se koalicioni i shumicës është i pathyeshëm. Edhe pritja për ndërhyrje të drejtëperdrejtë të “ndërkombëtarëve”, si në rastin e Atifetes, Pacollit…, i doli pa gjë… Karta e fundit është (ri)organizimi i zgjedhjeve të reja, me të cilat, Hashimi, mendon ta shtyj edhe pak qeverisjen e tij ilegale… Këtë opsion, si shantazh për koalicionin e shumicës, e ka marrë përsipër Kryetarja e Republikës, e cila sot edhe ua nxori në tavolinë përfaqësuesëve të koalicionit të shumicës më qëllim që t’u bëjë presion dhe t’i shantazhojë që të pranojnë përfshirjen e PDK-së në koalicion-qeverisje… Animi i Kryetares është i dëmshëm për stabilitetin institucional dhe për krijimin e institucioneve në përputhje me Kushtetutën, me rregulloren e Kuvendit, me demokracinë parlamentare dhe me votën e lirë të deputetëve të zgjedhur nga sovrani… Kërkimi i zgjidhjes jashtë Kuvendit të Republikës dhe votës së deputetëve është tendencë për të vazhduar kapjen e shtetit dhe të sistemit tonë politikë… Kryetarja e Republikës ka detyrim kushtetues, politik, kombëtar e moral të përfaqësojë dhe ruaj interesat e Republikës dhe të popullit të saj… Kryetarja ka detyrim kushtetues dhe politik që të garantojë dhe ruaj unitetin e popullit të Republikës… Ajo ka për detyrim edhe të garantojë funksionimin demokratik dhe normal të institucioneve të Republikës… Funksionimi demokratik dhe normal nuk mund të “garantohet” duke përkrahur ata që kanë kapur Kuvendin përmes më të moshuarës, F. Brovinës, dhe po bllokojnë e shantazhojë Kuvendin dhe vullnetin e deputetëve të zgjedhur nga sovrani… Qëllimi i vetëm i kësaj bllokade (përmes Flora Brovinës dhe Enver Hasanit…) është që t’i pamundësohet shumicës parlamentare zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e Qeverisë… Mirëpo, Kryetarja, me heshtjen e saj, po miraton këtë bllokade, të shkaktuar nga pakica dhe Enver Hasani me vendimet e tij arbitrare dhe po kërkon zgjidhje përmes zgjedhjeve (po merrë anën e pakicës dhunuese…).
Koalicioni i shumicës shqiptare dhe parlamentare nuk do të duhej në asnjë mënyrë të pranonte zgjedhjet, sepse kjo do ta fuste vendin në një “spirale” dhe në një praktikë të re të mosnjohjes së vullnetit të qytetarëve dhe të deputetëve, në mohimin e shumicës parlamentare dhe të demokracisë parlamentare, të vlerave mbi të cilat është ngritur dhe ndërtuar sistemi ynë politik dhe Republika e Kosovës… Kjo do t’i hapte rrugë tiranisë dhe dhunës së pakicës parlamentare, e cila edhe po të bëheshin zgjedhje përsëri do të mbetej në pakicë, sepse fajin nuk ia kanë as qytetarët dhe as partitë tjera shqiptare… Fajin e ka brenda PDK-ja …

******************************************

Një rikujtesë nga editori i pashtriku.org

QË TA DINI – KRYE’BABA DELL ENDE ËSHTË GJALLË!

Prishtinë, 7 prill 2011: Më 6 prill 2011 (e mërkurë), Kye’Baba i Kosovës, ambasadori amerikan, Christopher Dell, në një takim me treshen e maskave të Kosovës: Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli, ka prezentuar Zarfin me emrin e nënkoloneles së policisë Atifete Jahjaga, për presidente të Republikës së Kosovës… ndërkaq në paraditen e 7 prillit (e enjte) në një konferencë të përbashkët për media, katërnomi: Thaçi&Pacolli&Mustafa&Dell, ky i fundit pra Krye’Baba Dell, pati thënë, se është i bindur që Atifete Jahjaga do ta mbrojë Kushtetutën e Kosovës dhe do të jetë e përkushtuar për sundimin e ligjit!!!! Derisa Maskat e Teatrit të quajtur Kosovë, Thaçi&Pacolli&Mustafa, falënderuan 10 herë radhazi njëri tjetrin për arritjen e marrëveshjes së “ZARFIT”, në fund të këtij spektakli intrigues dhe nënçmues…, Krye’Baba DELL, publikisht para kamerave, MASKAVE – ju thotë: QESHNI TASH! Dhe, edhe unë u qesha deri sa u përlota!!!! Që ta dini! Krye’Baba DELL (përmes “garantueses së Kushtetutës së Ahtisaarit” – presidentes së ZARFIT me emrin ATIFETE JAHJAGA) ende është gjallë!!!

,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

(Përgatiti: Sheradin Berisha, editor i pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura