XHEVAT BISLIMI: NGËRҪI I SHEFAVE TË PDK’së DHE KOSOVA

Viti, 29. 09. 2014: U bënë sa muaj që në Kosovë nuk ke pse e hap televizorin, radion, internetin e gazetën… Lajmi qëndëror vazhdon të mbetet “ngërçi” politik, institucional, shtetëror…!! Në fakt në ngërç është Partia Demokratike e Kosoves, e cila po bënë përpjekje “mbinjerëzore” dhe nuk po len gur pa luajtur që ngërçin e saj t’ia imponojë Republikës së Kosovës dhe shoqërisë shqiptare…!! Kjo parti, (PDK’ja) ka vite që ka dalur nga shtrati i saj ideologjik, politik, kombëtar, shoqëror dhe demokratik…!! Kjo parti, pasi u distancua nga vlerat e saj çlirimtare, kombëtare e demokratike, nisi të distancohet edhe nga shumica e themeluesëve të saj, e drejtuesëve dhe e veprimtarëve të saj të devotshëm…!! Mohimi i demokracise së brendshme, i vendimmarrjes dhe i organeve të partisë bënë që kjo parti të “mbytet” në mentalitetin dhe në praktikat antidemokratike…!! Këtë mentalitet uzurpues, përfitues, zhvatës, antidemokratik…, PDK-ja e barti për shumë vitë në institucionet e shtetit…!! “Statuti, rregullat dhe rregulloret në Parti, thoshtë Toni Bleri, na duhen për ta edukuar anëtrësinë tonë që kur të vijmë në pushtet të qeverisim me frymën e ligjit…”. Këto praktika dhe këtë mendesi jodemokratike, PDK-ja, pas zgjedhjeve po përpiqet t’ia imponojë gjithë shoqërisë në Republiken tonë…!!
Shembulli me tipik dhe me domethënës i këtij mentaliteti dhe i kësaj praktike kundërdemokratike është “këmbëngulja” e PDK-së (“patroneve” të saj…) për të qëndruar në pushtet pa votë dhe në kundërshtim me demokracinë parlamentare…!! Është e vërtetë që koalicioni i PDK-së me katër parti tjera (jo PDK-ja, e cila kësaj radhe nuk ishte subjekt zgjedhor me vete, por koalicion…) kishte dalë më i votuari, ndërsa partia më e votuar (si parti me vete…) ishte LDK-ja…!

Buzëqeshja e ngërç’uar e shefave të PDK’së!

Gjykata Kushtetuese mori një vendim antikushtetues, duke ia njohur të drejtën (pa të drejtë…!) koalicionit të PDK-së me partitë tjera për grupin më të madh parlamentar dhe rrjedhimisht edhe të drejten për ta propozuar kandiatin për kryetar të Kuvendit të Republikës…!! Kjo e “drejtë e garantuar” njëanshem nga Gjykata Kushtetuese, në asnjë mënyrë dhë në asnjë rrethanë të një demokracie parlamentare nuk ia siguron votat (shumicën parlamentare) asnjë partie, asnjë koalicioni dhe asnjë grupi parlamentar për zgjedhjen e kandidatit të propozuar për kryetar… Sistemi politik dhe, sidomos sistemi zgjedhor në Kosovë nuk ia mundëson asnjë force politike që t’i fitojë zgjedhjet… Prandaj, bëhen koalicionet dhe aleancat e marrëveshjet politike (s’ka fare rëndësi nëse bëhen para apo pas zgjedhjeve, irelevante…) midis partive të ndryshme për ta siguruar votën e nevojeshme për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe të Qeverise…
Nese Kryetari i Kuvendit dhe Qeveria ose çfarëdo pozite tjetër fitohet vetëm me zgjedhje-me votë, atëherë nuk ka gjykatë as institucion apo instancë tjetër që mund ta zgjedhë Kryetarin dhe Qeverinë, përveç votës së deputetëve, të cilët janë zgjedhur nga sovrani për t’i ndërtuar institucionet e shtetit… Madje, edhe Kryetari i Republikës zgjedhet vetem me votën e deputetëve… Se si merren vesh partitë, se si i bëjnë pazaret, si i ndajnë postet, se çfarë marrëveshje bëjnë ata, për inat apo për qejf…, të natyrëshme apo të panatyrëshme, është punë dhe e drejtë vetëm e tyre… Këto koalicione dhe marrëveshje do të vlerësohen (do të shpërblehen apo do të dënohen…) vetëm me votën e qytetarëve në kohën e zgjedhjeve…
PDK-ja, siç e dimë të gjithë, nuk ia doli të krijoj koalicione që ia sigurojnë votat e nevojshme për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë… Asnjë parti politike shqiptare nuk pranoi të hynte në koalicion me të… Pse? Këtë përgjigje PDK-ja dhe ata që e kanë uzurpuar-privatizuar dhe degjeneruar këtë parti do të duhej të jepnin përgjigje para strukturave dhe organeve të PDK-së, por edhe para zgjedhësve të tyre, që ka kohë që ndjehen të “tradhtuar” nga “shefat” e PDK-së… Deklaratatë e zyrtarëve të lartë të PDK-së ose të disa zyrtarëve të kësaj partie, që deklarojnë atë që duan “shefat”, janë shqetësuese për demokracinë e kësaj Republike… Ҫdo ditë e çdo orë deklarojnë se PDK-ja nuk tërhiqet nga pushteti, se PDK-ja nuk do të tërhiqet kurrë nga ky apo ai post, se vetëm PDK-ja e ka të drejtën për ta kryesuar Kuvendin dhe për ta bërë Qeverinë, e deklarata të ngjashme sa absurde po aq antidemokratike…! Kjo është një dhunë e pastër verbale ndaj Republikës dhe qytetarëve të saj…!
Puçi ndaj Kuvendit dhe uzurpimi i tij nga një deputete e PDK-së, e cila të vetmen “meritë” e ka se është më e moshuara, është një alarm për institucionet e vendit, për partitë politike dhe për qytetarët…! Ka më shumë se tre muaj që deputetja PLAKE, e “komanduar” nga “shefat” e saj, po e terrorizon Republikën, demokracinë parlamentare dhe qytetarët që votuan për deputetët e Kuvendit të Republikës…!!
Nuk ka edhe një rast të ngjashëm në botën demokratike… Një parti që nuk i ka votat (dhe nuk i mungojnë pak…) të këmbëngul për pozitën e Kryetarit të Kuvendit dhe ta mbajë peng Kuvendin dhe formimin e Qeverisë, vetëm e vetëm pse i ka qëlluar një deputete më e moshuar se të tjerët…?!! Në vendet normale (që nuk janë suigeneris…) partia ose koalicioni që nuk i ka votat e nevojshme dhe që nuk ka bërë paraprakisht marrëveshje ose koalicion për ato vota, as nuk do ta provonte të propozonte kandidat për Kryetar ose për Kryeministër…!! Është diçka jo normale…!! Po të jetë se partia ose koalicioni që ka dalë me më shumë vota mund ta ketë Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin (Qeverinë), atëherë s’do të kishte nevojë për votën e deputetëve dhe as për koalicione…!! Nëse e ka këtë të drejtë, që s’e ka kush në botën demokratike…, atëhere PDK-ja le ta bënë Kryetarin e Kuvendit, pa votat e domosdoshme, dhe le ta zgjedhë Qeverinë…!!
Ҫfarë po pret?!
Këeshtu mund të bëhet vetëm me një puç “ushtarak” ose me një revolucion…! Mirëpo, këtë “takat” nuk e kanë, por po manipulojnë me interpretimin e Gjykatës Kushtetuese dhe, posaçërisht, me “fatin” e madh, se kryesuese e mbledhjes themeluese u ka qëlluar të jetë Flora Brovina (më e moshuara)…!! E kush tjetër do ta bënte këtë manipulim, këtë shantazhim dhe këtë uzurpim të institucioneve?! Krejt kjo me “shpresën” se do të blihet ndonjë deputet (e dënueshme dhe e turpshme…), se mos po afrohet LDK-ja me ta, ose, edhe më shumë, duke pritur ndërhyrjen e pranise ndërkombëtare dhe hipokrizinë e saj “neutrale”…!!
Koalicioni i shumicës (për fat janë shumicë shqiptare e jo si herën e kaluar, kur shumica shqiptare ishte në opozitë, ndërsa PDK-ja qeveriste me pakicat, që kishin edhe nga dhjetë vende të rezervuara dhe me Pacollin…!) duhet ta zgjedhë Kryetarin e Kuvendit nga radhët e veta dhe me votën e deputetëve… Vazhdimi i kësaj gjendje kaotike dhe me nuanca të theksuara anarkiste, më së paku i duhet Kosovës sonë në këtë kohë me plotë rreziqe e konflikte në botë…
PDK-ja, me saktë, padronët e saj, nuk e kanë të lehtë të heqin dorë edhe për arsye se, duhet të ballafaqohen me strukturat dhe zgjedhësit e tyre të pakënaqur me politikatë dhe qeverisjen e tyre skandaloze dhe përplotë me afera… Megjithatë, është interes i PDK-së që të shkojë në opozitë, siç e ka përcaktuar përqindja e votave dhe vota e deputetëve e të merret me vetëveten… Të shikojë mirë ku po i pikon çatia… Pse po i pikon dhe kush i ka thyer tjegullat e çatisë që po pikon? Të rikthehet në shtratin dhe në vlerate e saj… Të ristrukturohet dhe të lirohet nga ata që po ia bëjnë gropën kësaj partie dhe idealeve të saj… Vetëm kështu do të mundej dhe duhet të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme…
Mendimet dhe propozimet e disa “politikanëve” dhe “opinionistëve” për të gjetur një kompromis, për të bërë marrëveshje, për ta nxjerrë vendin nga ngërçi, etj., janë vërtet mendime koti, mendime dhe propozime e ide të pa menduara…!! Nuk jemi sistem monist, por sistem pluralist, me pozitë dhe opozitë… Për çka duhet të bëhet “kompromis”? Për ta bërë një Qeveri gjithëpërfshirëse?!! Ky do të ishte një “kompromis” absurd dhe jodemokratik, që nuk do t’i shërbente konsolidimit të mëtejmë të institucioneve tona dhe të demokracisë në Republikën e Kosovës… Përpjekjet e PDK-së (“shefave” të saj…) për puç dhe për uzurpim të institucioneve janë kundërkushtetuese dhe kundër interesave të vendit… Kosova ka nevojë për një opozitë të fuqishme dhe konstruktive…
Le ta provojë PDK-ja të jetë e tillë dhe le ta bind (me prova…) qytetarin tonë:
– se nuk është PDK-ja ajo që ka kapur shtetin, se nuk është PDK-ja ajo që nuk respekton votën e deputetëve,
– se nuk është PDK-ja ajo që mbanë peng institucionet e Republikës,
– se nuk është PDK-ja ajo delja e zezë me të cilën nuk dëshiron të bëjë koalicion asnjë parti serioze shqiptare,
– se nuk është PDK-ja ajo që bënë koalicione të panatyrëshme si me Pacollin (me herët më LDK-në…), me “mjekërr” e “shami”,
– se nuk është PDK-ja ajo që nuk respekton statutin dhe organet e partise,
– se nuk është PDK-ja ajo që ka mbajtur peng edhe ndryshimin dhe përmirësimin e sistemit zgjedhor (të një sistemi që nuk e gjenë as në Afrikë… një qytetar pesë vota…!!),
– se nuk është PDK-ja ajo që ushqen korrupcionin dhe krimin e organizuar, kontrabandën dhe trafikimin e pronës dhe të pasurise së këtij vendi, etj.

Vetem kështu mund të shpreson kjo parti të rikthehet një ditë në pushtet dhe të jetë e pranueshme për partitë tjera…

– Autori është magjistër i diplomacisë, ishte anëtar i KP dhe i Kryesisë të LPK-së, anëtar i KQ të Fondit ‘Vendlindja Thërret’, përfaqësues politik i UÇK’së në Francë, deputet i Kuvendit të Kosovës, gazetar, publicist…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura