Pashtriku.org, 06. 04. 2015 – Më 29 mars 2015 u mbajtën zgjedhjet për parlamentin e Kantonit të Lucernit dhe me këtë rast garuan disa kandidatë shqiptarë. Në këto zgjedhje kandidatja, Ylfete Fanaj ka marrë 4968 vota, dhe kështu është rizgjedhur për herë të dytë në Parlamentin e Kantonit të Lucernit. Ajo ka fituar numrin e dytë më të madh të votave nga kandidatët e partisë në rrethin e saj zgjedhor dhe në gjithë Kantonin e Luzernit. Prej kohësh është aktive në politikë. Nga prilli i vitit 2011 ka qenë deputete e Partisë Socialdemokrate në Parlamentin e Kantonit të Lucernit. Fillimisht këtë parti e ka përfaqësuar në Asamblenë e qytetit të Lucernit. Ajo duket se është femra e parë shqiptare në Zvicër, e zgjedhur në një parlament kantoni dhe asamble komune.
YLFETE – WAHLEN 2015
HAPE: https://vimeo.com/121246617
Nga viti 2009 ajo ka qenë edhe kryetare e organizatës Second@s Plus Schweiz, në nivel të Zvicrës. Ylfetja është shumë aktive edhe në aktivitetet e shumta të komunitetit shqiptarë në Zvicër.
Për më shumë informacione – lexoni faqen zyrtare të Ylfete Fanajt:
HAPE: http://www.ylfetefanaj.ch
……………………………………………………………..
(Përgatiti editori i pashtriku.org, sh.b)