XHEVAT BISLIMI: POLITIKANËT E SHANTAZHUAR NUK MUND T’I PËRFAQËSOJNË DHE MBROJNË INTERESAT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS!

Viti, 06. 04. 2014 – Kërkohet themelimi i një gjykatë për denimin e “krimeve” të pretenduara, ndërsa nuk bëhet një gjykatë për denimin e krimeve, të gjenocidit dhe të holokaustit serb të dokumentuar dhe të superdokumentuar. Faktet e gjenocidit serb në Kosovë i kanë të gjitha të fotografuara dhe të dokumentuara këto vende dhe qeveri që po kërkojnë një gjykatë për “krimet” që pretendohet se i paska kryer UҪK’ja! Prandaj, me të drejtë populli i Kosovës do të kërkonte që këta politikanë dhe zyrtarë të lartë, të shantazhuar me pa të drejtë – të japin dorëheqje dhe të shpëtojnë vendin nga koncesionet e reja. Më mirë është të humbas dikush personalisht (qoftë edhe më i merituari për lirinë, pavarësinë, demokracinë…) se sa të pësojë humbje të reja Kosova dhe populli i saj…
Projekti autonomist për Kosovën i disa shteteve dhe qeverive tashmë nuk përbën sekret. Ka disa vende dhe disa qeveri që ishin angazhuar hapur kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosoves dhe të popullit të saj shqiptar. Këta dihen dhe njihen si miq të vjetër e të rinj të Serbisë. Por, ka edhe disa shtete e disa qeveri tjera qe nuk “munden” t’i kundërviheshin hapur përpjekjeve, luftës dhe të drejtës së Kosovës për liri e pavarësi. Kjo edhe për arsye se nuk mund ta kundërshtonin hapur angazhimin amerikan në krah të popullit shqiptar dhe të Kosovës. Një arsye tjetër (mbase kryearsyeja) ishte edhe fakti se populli shqiptar në Kosovë e në Iliri-Ballkan tashmë ishte aq i fuqishëm sa për ta ndezur zjarrin e luftës në Iliri e më gjerë, edhe në Europë. Kjo mbase i frenoi disa shtete dhe qeveri që të dalin hapur dhe të angazhohen kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, këto shtete dhe këto qeveri punuan nën rrogoz dhe me një projekt shumë perfid… Në emër të mbrojtjes së trashëgimise kulturore dhe fetare “serbe” në Kosovë dhe në emër të mbrojtjes së pakicës serbe në Kosovë imponuan “zgjidhje” me të cilat garantuan praninë e Serbisë në Kosovë, duke “bosnizuar” në një shkallë të rrezikshme dhe kërcënuese Kosovën! Ky projekt në dukje “stabilizues” dhe “paqësor” në thelbin e tij është destabilizues dhe konfliktuoz me gjasa reale (në një moment të caktuar) për një luftë të re shqiptaro-serbe! Autonomia politike dhe territoriale për pakicën serbe në Kosovë dhe përvetësimi-uzurpimi i mbi 30% të territorit shqiptar nga një pakicë serbe, që nuk përben më shumë se 5% të popullsisë së Kosovës, është një presedan i rrezikshëm për paqen dhe sigurinë e Republikës së Kosovës. Këto zgjidhje mund të “administrohen” nga Republika e Kosovës dhe nga kombi shqiptar vetëm nëse do të kemi një fuqi të duhur ekonomike dhe ushtarake, adekuate për Serbinë shoviniste.

Politikanët e korruptuar’shantazhuar!

Pjesë e këtij projekti ishte edhe ndjekja, arrestimi dhe dënimi sistematik i komandantëve dhe ushtarëve të UҪK’së me akuza për “krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”!! Argatë dhe mbështetës të kësaj fushate anticivilizuese dhe antinjerëzore (në kundërshtim me moralin dhe me të gjitha normat ndërkombëtare për luftërat mbrojtëse dhe çlirimtare…) u bënë gjatë këtyre viteve të pas luftës edhe disa jugofile (shqipfolës – jugonostalgjikë) dhe bashkëpunëtorë të devotshëm të Serbisë fashiste. Organizimi dhe ndjekja sistematike e luftëtarëve të UҪK’së kishte për qëllim ta “kompremetonte” luftën çlirimtare dhe kundërpushtuese të kombit shqiptar për Kosovën në sytë e opinionit ndërkombëtar, me qëllimin e fundit: “kriminalizimin” e saj! Kjo ndjekje (gjueti shtrigash) u organizua dhe u zbatua me qëllim që ta shtynin projektin e tyre kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, e cila u bë halë në sytë dhe mendjet e tyre!
Krahas ndjekjes së pjesës më të madhe të luftëtarëve të lirisë u përdor edhe metoda e korruptimit të klasës politike, të atyre që vdesin për ta ruajtur emrin (cilësimin…) “lider”! Këta “liderë” e zyrtarë të lartë të partive politike dhe të institucioneve të Republikës u “nxitën” dhe u stimuluan nga të huajt në Kosovë dhe jashtë saj, për t’u përfshirë në përfitime galopante të paligjshme, duke u pasuruar në rrugë dhe me metoda e mjete të kundërligjshme. Të gjitha këto i dinë dhe i kanë të “dokumentuara” të huajt dhe ua mbajnë mbi kokë politikanëve tanë si shpatën e Demokleut. Nën kërcënimin e kësaj “shpate” politikanët tanë (“liderët) kanë pranuar dhe po pranojnë të bëjnë lëshime që tashmë kanë rrezikuar lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës. Edhe Gjykata e Hagës, edhe raporti famëkeq e mafioz i Dikmartit (në fakt i Këshillit të Europës dhe pjesë e projektit antishqiptar dhe anti’Kosovë) ishin dhe janë në funksion të këtij projekti kundër UҪK-kundërshqiptar! Me sa duket “finalja” e kesaj loje, e këtij projekti do të luhet-zhvillohet me themelimin e një Gjykate për “krimet” e UҪK’së! Edhe kjo është pranuar tashmë nga “liderët” tanë të shantazhuar dhe nën akuza e hetime për “krime” lufte, për “trafikim” organesh, për korrupcion dhe shpërdorime e afera të përmasave që as nuk mund t’i imagjinojë qytetari i zakonshëm… Kërkohet themelimi i një gjykatë për denimin e “krimeve” të pretenduara, ndërsa nuk bëhet një gjykatë për denimin e krimeve, të gjenocidit dhe të holokaustit serb të dokumentuar dhe të superdokumentuar. Faktet e gjenocidit serb në Kosovë i kanë të gjitha të fotografuara dhe të dokumentuara këto vende dhe qeveri që po kërkojnë një gjykatë për “krimet” që pretendohet se i paska kryer UҪK’ja! Prandaj, me të drejtë populli i Kosovës do të kërkonte që këta politikanë dhe zyrtarë të lartë, të shantazhuar me pa të drejtë – të japin dorëheqje dhe të shpëtojnë vendin nga koncesionet e reja. Më mirë është të humbas dikush personalisht (qoftë edhe më i merituari për lirinë, pavarësinë, demokracinë…) se sa të pësojë humbje të reja Kosova dhe populli i saj… Në fund të fundit me një Kosovë të lirë, të pavarur dhe sovrane do të fitonin edhe ata që me të drejtë ose pa të drejtë hetohen, shantazhohen e përfolen për “krime”, për korrupcion e shkelje të tjera. Politikanët e shantazhuar nuk mund t’i mbrojnë dhe as t’i përfaqësojnë interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Kosovës…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura