ZYLYFTAR HOXHA: HISTORIA 2300 VJEÇARE E ‘SHQIPTARËVE’ TË NURISTANIT (QAFIRISTANIT)

Pashtriku.org, 26. 09. 2014: Kjo është një temë disi e rrahur në shtypin shqiptar në formën e një kërshërie, kurioziteti shkencor, por asnjëherë nuk është marrë me seriozitet nga autoritetet tona shkencore, megjithëse kemi të bëjmë me një rast unik të ekzistencës të paraardhësve tanë, ilirëve, në një cep tjetër të botës, me mijëra e mijëra kilometra larg, që mund të hedh dritë mbi historinë e tyre, por edhe mund të pasurojë historiografinë tonë. Ngaqë, ka qenë një vend i izoluar për mijëra vjet, atje janë ruajtur të gjalla tiparet popullore, gjuhësore e zakonore pellazge-ilire-arbëreshe-shqiptare.
Ekzistencën e Ilirëve në rajonin e madh gjeografik të Indokinës, në Qafiristan (sot Nuristan), një vend ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani, dhe pikërisht në atë zonë ku para disa kohësh u vra Bin Ladeni, fillimisht e ka zbuluar shkrimtari amerikan James Hilton, me veprën e titulluar “Horizonte të humbura” (Lost Horizon). Më pas, në maj 1983, në gazetën “Lidhja” të Antonio Belushit ka shkruar Ernesto Skura shkrimin me titull “Ilirët në Afganistan”. Të njëjtën gjë ka bërë në librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, i cili dëshmon kohën e vendosjes së ilirëve në atë vend të largët.

Historia e hulumtuar deri më sot tregon se këta janë pasardhësit e 6000 luftëtarëve ilirë të larguar nga shteti i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh, rreth vitit 300 para erës sonë. Ata ngelën andej, për shkak të largësisë nuk mund të ktheheshin në atdhe, por u vendosën në atë rajon ku u detyruan të martoheshin me gra vendase. Gjuha e tyre quhet burrashka, gjuha e burrave, ndërsa gratë flisnin gjuhën tjetër. Tani kjo gjuhë përsëri quhet burrashka, por është e përzier dhe nuk shkruhet.
Karakteristikat e banorëve të Hundëzës janë të ndryshme nga ato të pakistanezëve: ata jetojnë gjatë, janë shtatlartë dhe kanë flokë gështenjë, bëjnë dhe pinë verë si askush tjetër nga zonat dhe rajonin ku jetojnë. Lugina ku jetojnë quhet në ditët e sotme Hundëza (Hundë e vogël) dhe me të vërtete kjo fushë mbyllet me një hundëz midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vendndodhje moçalore quhet Balta. Mali përballë quhet Torabora (Tu ra borë). Një mal tjetër ngjitur me luginën është i mbuluar me akullnaja, të cilat rrëshqasin me kalimin e kohës. Ky mal quhet Rakaposhi (Ra kah poshtë).

Hunza – Kalash People have Albanian Roots – (PART 2 of 2)

Edhe pse vendi është malor, ai është shumë pjellor në prodhimin e zarzavateve, frutave e drithërave të ndryshme, si për shembull: patate, bizele, kastravecë, grurë, misër, elb, kajsi, dardhë, mollë, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj., që nuk i kultivojnë vendësit. Banorët janë bujq (arë-bërës) të shkëlqyer dhe kanë krijuar një sistem mahnitës e madhështor tarracash dhe vaditjeje për to. Kanalet kullues, që lidhin dhe ushqejnë tarracat me ujë quhen Kulluse. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe ndihmues të njëri-tjetrit. Kryetari i Hundzës e ka titullin Mir (Më i miri). Festa më e madhe është Viti i Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët), quhet Naurosh (Na uro) dhe bie më 21 mars.
Hundëzakët janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezët. Hundëzakët janë të bardhë dhe me mollëza të kuqe. Shumica e 50 mijë hundëzakëve kanë sy të kaltër, të gjelbër ose bojë hiri dhe flokë që kalojnë nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa fëmijë kanë edhe flokë të kuq.
Lart në male është një fis i madh që quhet Kalash dhe ngjashmëria e tyre me paraardhësit evropianë të lë me gojë hapur. Perënditë e Kalasheve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashët skalisin në portat e tyre edhe një gjë që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brirë dhie (edhe Skënderbeu dy brirë dhie kishte në përkrenare). Një lule të egër me ngjyrë të verdhë, që fëmijët e mbledhin në mal apo fushë e quajnë Bisha. Burrat veshin pantallona të bardha që i quajnë Shalëvare (shalë të varura), ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë Kamishë (që vishet në misht). Vallet e hundëzakëve shoqërohen nga daullet, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë më dorë në formë rrethi. Një valle popullore e rëndësishme është Vallja e Shpatave, që kërcehet vetëm nga burrat dhe valltarët vishen me rrobe me ngjyra të quajtura Kamarbunde.

Hunza, Kalasha and Pamiri with Albanian roots

Banorët e Hundëzës dhe Baltëzës e dinë origjinën e tyre të lashtë që kanë qenë ushtarë të Aleksandrit të Madh. Ata e lidhin origjinën e tyre me Greqinë, e cila ka patur më shumë kontakt me ta dhe nuk kanë shumë dijeni për Shqipërinë, gjuhën e së cilës flasin, pasi atje nuk ka shkelur asnjë këmbë shqiptari, pavarësisht se ka njëmijë e një arsye për të shkelur e për t’u ngulur mirë.
Dijetari Dr. J. M. Hoffman ka vizituar dy herë Hundëzën dhe ka nxjerrë këto konkluzione: Vendbanimi i ilirëve është aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina, Taxhikistani, në pjesën e Pakistanit. Lugina ku ata jetojnë sot quhet Hundëza (Hundë e vogël). Kjo fushë mbyllet me një hundëz, rrethohet nga dy male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Një vend moçalor aty quhet Balta. Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit. Vendi ku banonin ilirët më pas u quajt Kafiristan (të pafetë, qafirët), sot e quajnë Nuristan.
Ata pinë verë të përzierë me ujë, si paraardhësit e tyre. Jetojnë shumë vjet, pinë shumë ujë që rrjedh nga akullnajat, pinë çaj me rrëshirë shkëmbi (që e quajnë shëlli-rë). Nuk pinë kafe ndërsa janë shumica vegjetarianë.
Gjuha e vendit illirian Makedhonia ishte Skipja – Shqipja e Lekës së Madh, e të atit të tij, Filipit të Makedhonisë. Ishte ajo gjuha që nuk e kuptonin autorët antikë, të cilët nga mëria ekspansioniste e quanin shqipen e vjetër edhe gjuhë barbare (“Aleksandri i Madh fliste një gjuhë barbare, që nuk ishte as greke dhe as latine”). Ishte ajo shqipja e Lekës së Madh, e përcjellë gjatë pushtimeve të tij në Aleksandri, Hindi, po ashtu deri tej illerit gjërman, në rrafshin trekontinental afriko-azio-evropian. Leka i Madh nuk pushtoi vetëm ushtarakisht, por edhe kulturalisht antikitetin botëror të kohës.

Raca e bardhe Pellazgo-Ilire ne Indi,Irak,Pakistan,Tajkistan,Siri,etj

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura