SHKRIMI
e enjte, 09 korrik 2020

SHERADIN BERISHA: KUSH E RRËZOI ALBIN KURTIN, SHKARKIMI I AGIM VELIUT, TARIFA 100%, RECIPROCITETI APO DIKUSH TJETËR?! ҪFARË SKENARI PO I PËRGATITET KOSOVËS?!

Pashtriku, 5 qershor 2020: Më 22 prill 2020, derisa po zhvillohej beteja e PLAN-it në krye me Hashim Thaçin për formimin e një qeverie të Re, pa VV-në, në faqen time në FB, kam bërë një analizë të thjesht, lidhur me këto zhvillime! Tashmë kemi një qeveri të Re (LDK-AAK-NISMA-SERBSKA-6+) në krye me Abdullah Hotin, e cila me 3 qershor u votua nga 60 deputet, plus Haxhi Shala - Topi, xhokeri Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt! Dhe unë këtë qeveri e quaj - Qeveria e Haxhi Topit!

Në vijim ju ftojë të lexoni analizën time, publikuar në FB, më 22 prill 2020:

***

KUSH E RRËZOI ALBIN KURTIN, SHKARKIMI I AGIM VELIUT, TARIFA 100%, RECIPROCITETI APO DIKUSH TJETËR?! ҪFARË SKENARI PO I PËRGATITET KOSOVËS?!

Nga Sheradin Berisha

M
e 20 prill 2020, zyrtari i lartë dhe deputeti i LDK-së, Kujtim Shala (me profesion poet lirik, studiues letrar dhe profesor i letërsisë) ishte i ftuari i radhës në debatet maratonike që po zhvillohen prej kohësh në T7 PRESSING.

Me këtë rast Kujtim Shala flet për zhvillimet e përgjithshme politike dhe institucionale në Kosovë, duke vënë theksin edhe mbi arsyet e vërteta të rrëzimit të Albin Kurtit, me 25 mars 2020 në Kuvend.

Sipas deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, LDK-ja paska pyetur në Shtëpi të Bardh, se a është kryeministri Albin Kurti i pranueshëm në Washington për të negociuar dhe për të arritur marrëveshje me Serbinë?

Gjatë debatit me drejtuesit e T7-shit, Berat Buzhala dhe Leonard Kerquki, Kujtim Shala, deklaron:

Lexoni në vijim:

- Kujtim Shala: "Pyetja e drejtpërdrejt (për amerikanët) ka qenë kjo: Nëse hiqen tarifa dhe reciprociteti dhe të gjitha, a do të mund t’i prijë kryeministri i Kosovës delegacionit? Përgjigjja ka qenë jo”!

- Berat Buzhala: "Prej kuj ...?"

- Kujtim Shala: "Nga administrata amerikane. Kjo është situata konkrete!"

- Leonard Kerquki: "Specifikisht për kryeministrin Albin Kurti apo për kryeministrin e Kosovës, kushdo që të jetë kryeministër?"

- Kujtim Shala: "kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti"

- Leonard Kerquki: "Në këtë rast është nenkuptuar për të?"

- Kujtim Shala: "Patjetër!"

***

Bazuar në këtë dëshmi të z.Kujtim Shala del qartazi se, nuk paskëshin qenë probleme kryesore:

- shkarkimi i MPB, Agim Veliu,

- as tarifa 100%,

- as reciprociteti, sepse edhe po të hiqeshin "tarifa dhe reciprociteti dhe të gjitha" siç po thotë deputeti Shala, prapë, pa hezitim e me çdo çmim, në Kuvend grupimi politik PLAN + minoritetet (me mocion mosbesimi) do të duhej ta shkarkonin (rrëzonin) kryeministrin Albin Kurti!

***

- Kush e realizoj në Kosovë planin për shkarkimin e qeverisë, në krye me Albin Kurtin?

- Grupimi partiak PLAN: Kadri Veseli (PDK), Isa Mustafa (LDK), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Fatmir Limaj (NISMA), në krye me 'presidentin' Hashim Thaçi!

- Pse e rrëzuan Albin Kurtin?

- Sepse na qenkësh pengesë për arritjen marrëveshjes me Serbinë, e cila tashmë dihet se është një marrëveshje e dëmshme për Kosovën!

- Ҫfarë qeverie pretendohet të formohet?

- Duke u bazuar në veprimet e kokës së PLAN'it, Hashim Thaçi (pavarësisht qëndrimit të VV-së), duket se do t'i përdore të gjitha hallkat e sistemit të kapur, për formimin e një qeverie Kukull (pa VV-në), dhe kjo qeveri do të përpiqet të çoj përpara agjendën e negociatave për finalizimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë!

- Kush do ta formoj këtë qeveri?

- Padyshim, do ta formoj grupimi PLAN! Në të vërtetë (nëse bazohemi në deklarimet e "ashpra akuzuese" publike të Kadri Veselit kundër LDK-së), PDK edhe mund të mos jetë pjesë e kësaj qeverie, por gjithësesi mbetet pjesë e këtij plani të PLAN-it!

***

Pra, rrjedhimisht nëse nuk do të ketë protesta masovike bllokuese siç di t'i bëjë VV-ja (ndoshta mund të jetë pengesë "pandemia Covid19"), atëhere me ndikimin e Hashimit tek xhokerët e tij "institucional" e partiak, i mbetet LDK-së të formoj qeverinë me: AAK-në, NISMËN, Listën Serbe dhe minoritetet e grupimit 6+…!

Ndoshta e kam gabim, mbetet të shihet si do të zhvillohet ky skenarë i keq për Kosovën!

_______

Ilustrim: Dialogun e sipërcituar, Shala - Buzhala - Kerquki, mund ta shikoni e dëgjoni në minutën: 9:00 - 9:33 të debatit (prej 1:30:19 sek), që u zhvillua në T7 - PRESSING.

T7 - PRESSING: Leonard Kerquki, Kujtim Shala, Rron Gjinovci, Berat Buzhala - 20.04.2020

https://youtu.be/XF_LByLRj7Y



============

Lexoni analizën në arkivin e FB, 22 prill 2020:

KUSH E RRËZOI ALBIN KURTIN, SHKARKIMI I AGIM VELIUT, TARIFA 100%, RECIPROCITETI APO DIKUSH TJETËR?! ҪFARË SKENARI PO I PËRGATITET KOSOVËS?!

Nga Sheradin Berisha

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10216508341917467&id=1125324528


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks